Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

fenomene

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 fenomene prej 08.09.08 14:06

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral


Rrufeja (vetėtinma).-Lėvizjet shum tė forta konvektive nė kumulonimbuse janė shkak qė nė pjesėt e ndryshme tė kėtyre reve tė grumbullohet elektriciteti pozitiv dhe negative. Ky grumbullim i pėrhershėm, nė njė moment tė caktuar, do tė bėjė qė tė shkaktohet zbrazja e elektricitetit. Lėvizja jashtzakonisht e vrullshme e elektricitetit nėpėr ajėr nė tė shkakton njė nxemje shum tė madhe dhe e bėnė atė shum tė dukshme, sikurse te xixa elektrike.
]
Gazrat e atmosferės e pėrhapin dritėn diellore duke i dhėnė tokės njė brerore tė kaltėrt kur shikohet nga hapėsira.

Atmosfera[/url]
(nga qreq. ατμός, atmós - "avull" dhe σφαίρα, sfera - "lėmsh") ėshtė njė shtresė gazesh qė mbulon njė trup qiellor. Ajo pėrbėhet shpesh nga njė pėrzierje gazrash tė ndryshėm, dhe mbahet e mbėrthyer nga fuqia e rėndesės nė trupat qiellorė. Atmosfera ėshtė nė sipėrfaqe mė e dendur dhe me rritjen e lartėsisė shkon duke u rralluar
Disa planetė pėrbėhen kryesisht prej gazesh tė ndryshėm, dhe kėshtu ata kanė atmosfera shumė tė thella, si p.sh. Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni.
Toka, Afėrdita, Marsi dhe Plutoni kanė atmosferė qė mbeshtjell sipėrfaqet e tyre, siē e kanė edhe tre satelitėt e planeteve tė jashtėm: Titani, Enkeladusi (hėna e Saturnit, dhe Tritoni (hėnė e Neptunit). Trupa tė tjerė qiellorė tė sistemit tonė diellorHėna (gaz natriumi), Mėrkuri (gaz natriumi) , Evropa (hėnė e Jupiterit) (oksigjeni) dhe Io (sulfuri).
Atmosfera e Tokės pėrbėhet nga pesė shtresa: troposfera, stratosfera, mezosfera

Troposfera ėshtė shtresa mė e poshtme dhe mė e dendur e atmosferėstokės dhe pėrfshinė 80 % tė masės sė saj. Troposfera nė ekuator arrinė 18-20 km, nė gjrėsitė e mesme 11-14 km dhe nė pole 8-10 km. Nė troposferė gjendet sasia kryesore e avullitujit, qė luan rol tė rėndėsishėm nė proceset dhe dukuritė atmosferike-formimin e reve, i reshjeve, i mjegullave, etj. Ėshtė konstatuar se nė troposferė temperatura zbret me rritjen e lartėsisė mesatarisht 0,56 ŗC nė ēdo 100 metra
Mezosfera ėshtrė shtresė e atmosferės. Ndahet nga stratosfera me shtresėn - stratopauza, . Shtrihet nė lartėsi prej 40 - 80 km, nė pjesėn e poshtme karakterizohet me rritjen e temperaturės, kurse nė pjesėt e sipėrme ajo zbret. Nė mezosferė formohen retė e argjendta.

Termosfera ėshtė shtresė e atmosferės e cila ndahet nga mezosfera me nėnshtresėn - mezopauza. Termosfera shtrihet nė lartsi 40 - 80 km. n termosferė temperatura ngritet dhe nė lartsi prej 200 km mbi sipėrfaqe tė tokės arrinė +250 gradė celsius. Nė termosferė molekulat dhe atomet e gazeve absorbojnė rrezet ultravjollcė dhe ndikojnė nė rritjen e madhe tė temperaturės, ku nė shtresat mė tė larta tė termosferės arrinė mbi 1200 gradė celsius, nė tė cilėn molekulat dhe atomet janė tė elektrizuara, pėr kėtė arsye, kur ėshtė nė pytje elektropėrqushmėria e termosferės, atėherė e quajmė - jonosferė.

Egzosfera ėshtė shtresė e atmosferės. Shtrihet nė lartėsi 800 - 3000 km. Gazrat nė tė janė aq tė rralla sa qė mund tė krahasohen me vakuumet, qė mund tė pėrfitohen nė laboratoret bashkohore tė fizikės. Molekulat dhe atomet e gazrave janė tė rralla, cilėsohen me shpejtėsi tė madhe tė lėvizjes dhe pjesėrisht mbizotėrojnė forcėn tėrheqėse tė tokės dhe shkojnė nė hapsirėn ndėrpalnetare.

Mirazhi
Nganjėherė verės, nėn diellin pėrvelues, tė duket sikur shikon larg nė rrugė njolla ujė qė pasqyrojnė qiellin. Kėto pamje tė gėnjeshtra, qė i detyrohen nxehtėsisė, janė mirazhi: uji nė rrugė nė fakt nuk ekziston. Uji i liqenit pasqyron rrezet e dritės dhe jep shėmbellin e pėrmbysur tė bimeve qė rriten nė brigjet e tij. Edhe njė shtresė ajri mund tė pasqyrojė rrezet e dritės dhe tė japė shėmbellin e pėrmbysur tė njė pamjeje tė largėt.
Dukuria e pasqyrimit ndodh kur ajri i mbinxehur nga toka
zotėrojnė njė atmosferė tejet tė hollė. Kėta janė ndeshmet me njė shtresė ajri tė freskėt. Sipėrfaqja ndarėse veprson si pasqyrė dhe pasqyron, pėrshembull nė rrugė, njė pjesė qielli tė kaltėrt.Marrė nga Wikipedia



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 07.03.09 11:27, edituar 2 herė gjithsej (Reason for editing : Gjeografi.gjeografia.Diber.Peshkopia,Gjeografi.gjeografia.Diber.Peshkopia)

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

2 Erat prej 10.10.08 14:57

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral


Era Pluhur dreqi.
Era ėshtė njė dukuri natyrore qė pėrbehet nga lėvizja e rregullt, pothuajse e rrafshėt, e masės ajrore tė shkaktuar nga trysnia mes dy pikash tė atmosferės. Era, pra mund tė jetė, pėrbėrėsisht e parė njė rrymė ajri, qė duke u nisur nga zona tė trysnisė sė lartė, mundohet tė rimbushė zbrazėtirat e lėna nga ētrysnia. Kjo rrymė nuk rrjedh nė mėnyrė tė drejtė nga njėra pikė nė tjetrėn, por pėson njė shmangie tė shkaktuar nga Fuqia e Koriolit,
qė mundohet tė rrotullohet kah e djathta e gjysmėlėmshit (hemisferės)
verior tokėsor dhe kah e djathta nė gjysmėlėmshin jugor tokėsor, dhe nė
lartėsinė (mė pak se 600m) nga veprimi fėrkues me sipėrfaqen e tokės.
Era ėshtė njė pėrzierje e njė rryme ajri tė ngrohtė dhe njė rrymė ajri tė ftohtė. Ka edhe erėra tė vazhdueshme si Aliseo, tė rregullta e tė ndryshueshme qė lidhen nė veēanti me kushtet rrethanore tė vendit.
Elementet e erės

Forcat udhėheqėse dhe sistemet e erėrave

Llojet e erėrave


Erėrat rajonale

Mitologji mbi erėn

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

3 Trekėndeshi i bermudes prej 27.01.09 15:55

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Para disa javesh kam ndjekur nje dokumentar lidhur me kete teme ne nje
kanal televiziv. Dhe personat qe e kishin realizuar emisionin tregonin
ne menyre shkencore ate qe ndoshte ne "trekendeshin e bermudes". Me
poshte po e jap me te perpiluar ate qe ndoqa ne TV.


Se pari
"trekendeshi i bermudes"shtrihet ne nje siperfaqe te madh nga Majami ,
kosta rica dhe bermuda duke formuar nje siperfaqe trekendeshe. E gjithe
historia eshte e lidhur me zhdukjen e mijra anijeve dhe aeroplaneve ne
kete zone. Nje fakte eshte se cdo vit ne kete zone humbasin pa lene
gjurme reth 60 aeroplane te madhesive te vogla. Historia me e cuditshme
lidhur me humbjen e aeroplaneve ne kete zone eshte ajo e 5 avioneve
ushtarak qe humben pa lene gjurme si edhe 1 nga 2 aeroplanet qe u
dergua per te pare sec ndodhi me 5 avionet e pare. Per kete problem
jane dhene me qindra versione. Versioni me i afrushmen me realen eshte
se te 5 avinet luftarak do kene ngateruar rugen e kthimit nga moti i
keq qe kishte kapur ate dite, dhe nje fakt tjeter eshte se vetem
udhehesei i grupit ishte pilot me eksperienc te tjeret ishin pilota te
rinje. Pra ne rugen e kthimit per ne Majami pilotat do jene ngateruar
me grup ishujt e vegjel qe ndodhen ne kete zone duke i mare me island
keys dhe duke bere udhetim me te gjate sesa u lejonte karburanti i tyre
dhe me vone duke shkatuar renjen e tyre ne oqean. Edhe dicka tjeter
eshte se lidhja e tyre me kullen e aeroportit ishte e shkeputur. Por
fakri se njeri nga aeroplanet e ngritur me vone per te pare sec ndodhi
me 5 avionet e pare nuk u kthye kurre, duke leshuar sinjale te
cuditshme. Nje version tjeter eshte prania e UFO-ve ne kete zone dhe
avionet te jene sulmuar prej tyre ose te jene mare rob prej tyre. Sipas
njerezve qe kane kane fluturuar ne kete zone gjithmone kane verejtur ne
shumicen e rasteve nje re gjigante si nje kerpudhe ne gjyre te jeshilte
te hapur. Dhe mendohet se energjia qe cliron kjo re mund te ndikoj ne
zhdukjen e avinoneve. ( lidhur me kete mund te lexoni Eksperimentin e
Filadelfias). Kurse me lidhje me humbjen e anijeve shkencaret kane
vertetuar se ne fundin e detit ka shume gazra natyral qe duke dale ne
siperfaqje krijojne dallge te medha duke thithur cdo gje qe ndodhet ne
siperfaqe kete shkencaret e kane provuar me ane te eksperimenteve qe
kane bere ne lidhje me kete fenomen. Por shume versione te tjera jane
hedhur dhe kjo me lidhje me UFOT ne kete zone. Megjithate une solla
dicka qe shkenca ka vertetuar dhe qe mund te pranohet me shume si dicka
real per njerzimin.Rasti i vetem i dokumentuar ne Trekendeshin e Bermudeve me nje avion me
pasagjere qe ka patur si te thuash humbje kohe, ose shtrembrim kohe ka
te beje me nje avion te linjes British Airways ne mes te viteve 70 i
cili mbasi u futen ne nje re mbi trekendeshin e Bermudeve, doli qe
andej 10 minuta me vonese. Te gjitha oret e dores te pasagjereve si dhe
ato te avionit , kur u zbrit ne aeroport tregonin nje humbje kohe prej
10 minutash.

Po te kishte nje rast te tille kur nje avion me
pasagjer do humbte dhe do rishfaqej perseri mbas 25 vjetesh, kjo do
kishte qene nje sencacion dhe do vazhdonte te flitej edhe sot e kesaj
dite.

Arsyeja pse e them kete ka te beje (pa u mburrur) me faktin
qe kam shume informacion per Trekendeshin e Bermudeve dhe u be nje kohe
pothuajse prej 10 vjetesh qe lexoj rregullisht mbi ate qe ndodh aty
madje kam marre pjese edhe ne 2 simpoziume te organizuara, nje ne Itali
ne mars te vitit 1993 dhe nje ne Canada ne tetor te vitit 2001.
Natyrisht thjesht si i apasionuar i fenomenit asgje me shume. Ketu po
ju shkruaj dicka mbi ate qe di si dhe disa nga teorite e shumta qe
ekzistojne mbi misterin e trekendeshit.

Termi trekendesh ka lindur
nga forma qe ka hapesira ku ndodhin fenomene te pashpjegueshme. Ne nje
linje te drejte nga Miami (Florida) ne Porto Rico dhe perseri nje
tjeter linje nga Porto Rico ne ishujt Bermude, linje qe me pas
rikthehet nga Bermudet ne Miami, te treja me nje gjatesi prej 1000
Miljesh seicila formohet ai qe eshte quajtur prej shume vitesh
Trekendeshi i Bermudeve.

I ashtuquajturi trekendesh eshte bere
objekt i nje sere shkrimesh sensacionale dhe i zhdukjeve te mistershme
si dhe disa anomalive qe eshte pothuajse e pamundur te shpjegohen
shkenceritsht apo brenda koncepteve tona per fiziken, kimine dhe vete
kohen apo materien ne te. Rasti zyrtar qe e shnderroi trekendeshin ne
nje nga fenomenet me te mistershme dhe te frikshme te globit eshte ai i
vitit 1945 me te famshmen Skuadriljen e 19. Ne daten 5 dhjetor te vitit
1945, 5 bombardues te rende te tipit Avenger rreth mesdites nisen nga
baza ushtarake e Fort Lauderdale, Florida, per nje fluturim stervitor.
Koha paraqitej mese e pershtatshme per nje fluturim te tille dhe
ekuipazhi pervec nje piloti te ri, ishte me eksperience te mjaftueshme
duke patur seicili te pakten 400 ore fluturimi. Mbas pothuajse 2 oresh
nga nisja e tyre, u kap nje mesazh qe mendohet se ka qene midis
komandantit te skuadriljes dhe njerit prej piloteve i cili i thoshte qe
kishte humbur orientimin. Instrumentat nuk funksiononin ndersa edhe
vete komunikimi midis tyre kishte nderhyrje te forta ne frekuence.
Mesazhe te shkeputura u vazhduan u kapen nga kulla e kontrollit ne Fort
Lauderdale, Florida, dhe po ashtu nga disa drejtues anijesh te vogla
private te ndodhura ne afersi. Nga permbajtja e tyre kuptohet qe te
gjithe kishin humbur orientimin, instrumentat keqfunksionin nga nje
lloj nderhyrje e forte magnetike dhe vizibiliteti ishte pothuajse zero.
Me pas sinjalet u nderprene dhe vetm heshtje. Nga Fort Lauderdale u
ngrit nje avion kerkimi dhe fill mbas tij nje tjeter ne nje distance
kohore te shkurter. Kur avioni i pare ju afrua trekendeshit dhe ui
zhduk ne nje re te bardhe (nga e cila nuk doli me kurre) ne kullen e
kontrollit u kap nje mesazh qe thoshte Mos hajde mbas meje, o zot kjo
nuk eshte tokesore....

Mbas ketij mesazhi avioni i dyte i kerkimit u
kthye ndersa i pari u zhduk si te tjeret per te mos u gjetur me kurre.
Cdo perpjekje per te gjetur ndonje gjurme nga skuadrilja e avioneve
rezultoi e kote por fakti me trondites per kerkuesit ishte ai qe nuk u
gjet asnje gjurme e vetme vaji motorash gje qe ndodh rendom ne raste
rrezimesh ne det, ose ndonje nga objeket e vete avioneve ndonje xhakete
shpetimi ose gjera te tjera te kesaj natyre. Cdo gje dukej sikur ishte
perpire nga uji.

Arsyeja pse u zgjata me kete "aksident" ka te beje
me faktin qe prej asaj dite fama e trekendeshit mori perpjestime te
medha dhe njohu nje lloj zyrtarizimi ndonese nga organizma te caktuara
te qeverise amerikane, fenomeni kishte disa kohe qe po studiohej.

Qe
prej asaj dite numri i raportive per zhdukje anijesh dhe aeroplanesh si
dhe varkash te volga apo anijesh te medha eshte rritur ndjeshem. Nisur
dhe nga kurajo e njerezve per te folur dhe me ne fund thyerja e
heshtjes prej disa nga deshmitareve qe kane perjetuar situata te
ndryshme brenda trekendeshit, lista e zhdukjeve fatkeqesisht eshte
pasuruar ndjeshem. Studiues te ndryshem te te gjitha fushave,
fizikante, kimiste, oqeanologe, gjeologe, arkeologe etj i kane kushtuar
jeten dhe pasionin e tyre studimit te ketij fenomeni dhe sot e kesaj
dite ndonese kane dale shume teori per ate qe mund te ndodhi ne
trekendesh, asnjera prej tyre nuk mund te quhet e provuar teresisht.
Nje prej tyre nga me prestigjiozet Carls Berlitz (seminarin e te cilit
pata fatin ta degjoja ne Itali ne mars te vitit 1993) i cili eshte
autor i shume librave per kete fenomen (njeri prej tyre i perkthyer
edhe ne shqip Pa Lene Gjurme) ka mbledhur informacionin me te madh qe
ekziston per trekendeshin duke e koordinuar punen e tij dhe me te
famshmin ufolog Dr Carl Sagan apo Stanton Friedman dhe Allen Hynek si
dhe me studiues te tjere te fushave te materies dhe fenomenve natyrale.

Ne nje pamje te pergjithshme per ate qe ndodh ne trekendesh ata
kane dale me nje teori qe deri tani eshte nga me te qendrueshmet. Ana
me pozitive e ketij studiuesi, ne ndryshim me shume te tjere eshte qe
ai merr ne konsiderate cdo lloj teorie te paraqitur nga shkenctare te
ndryshem madje i perfshin ato ne referimet e tij ne te gjithe auditoret
e botes.

Me pak fjale gjeja me e zakonshme qe verehet ne Trekendesh
nga anijet dhe sidomos nga avionet eshte ndryshimi i papritur i kohes.
Nga nje pamje e qarte dhe nje qiell blu, papritur cdo gje shnderrohet
ne nje mjegull te dendur ne nje te ashtuquajtur White Out qe nga
pilotet shpjegohet si bashkimi i qiellit me ujin ne kuptimin e
orientimit, pra mjegulla eshte kaq e denduar sa nuk arrin te shquash ku
mbaron ajri dhe fillon uji. Kesaj i shtohet edhe mosfunksionimi i plote
i instrumentave magnetike si rezultat i nderhyrjeve shume te forta qe
shmangin cdo lloj orientimi si dhe humbja pothuajse e plote e
komunikimit si rezultat i daljes jashte perdorimit te aparaturave. Nje
gje tjeter qe deshmohet rendom eshte dalja papritur e disa reve ne
forme konike dhe ne momentin kur pilotet jane futur brenda tyre, eshte
deshmuar qe per disa caste kane provuar nje lloj ndjesie sikur kane
humbur gravitetin. Nga disa pilote te forcave ajrore amerikane gjate
nje stervitje ne kohen e krizes se raketave ose sic njihet nga te
gjithe si konflikti kuban, eshte deshmuar qe jane "kapur" nga nje re e
tille dhe ajo qe kane perjetuar eshte sa e mrekullueshme aq dhe
misterioze dhe e frikshme. Ne momentin qe grupi i avioneve futet ne re,
humbasin komunikimin me kullen e kontrollit, instrumentat fillojne te
keqfunksionojne dhe ajo qe i shtangu me shume ishte humbja e gravitetit
si dhe pamja qe kishin para syve. Ne momentin qe u futen ne re e cila
nga larg dukej e nje permase te vogel, qielli ishte i paster dhe shume
i qarte. Ndersa ne momentin qe futen brenda rese ajo nuk kishte te
mbaruar dhe cuditerisht ndryshonte forme duke u rrotulluar brenda vetes
me shpejtesi. Nga te gjithe pilotet pamja e brendeshme e rese
pershkruhet si ne ngyjuren e aluminit dhe qe zgjatohej ne formen e
tunelit. Ne fund te tunelit shikohej toke, po nje pamje shume e vecante
per pilotet qe e njihnin mire ate zone te bregdetit. Ne momentin qe
skuadrilja del nga reja, rifitohet komunikimi me radio, busulla fillon
funksionimin por ajo qe ishte me shokuesja ishte qe te gjithe avionet
kishin pershkuar nje distance prej me shume se 1500 miljes ne nje hark
kohor prej 15 minutash. Gje e pamundur per teknologjine tone pa harruar
qe edhe sasia e karburantit te harxhuar ishte ajo qe zakonisht perdoret
per nje fluturim rreth 100 mile. Per te mos harruar qe grupi i piloteve
e pa veten e tyre shume shume largt destinacionit dhe per kete arsye
ata nuk mund te njihnin bregdetit qe pane gjate kohes qe ishin brenda
rese. Natyrisht kjo deshmi eshte e atyre fatlumeve qe i kane perjetuar
gjera te tilla brenda Trekendeshit dhe kane dale gjalle prej tij por
shume te tjere jane zhdukur pa lene gjurme.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

4 Re: fenomene prej 27.01.09 15:56

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Te kthehemi tek Berlitz dhe tek teorite e tij. Ai mbeshtet fort teorine
qe ne zonen e trekendeshit ka nje shmangie te forte magnetike qe krijon
nje lloj deformimi kohor si dhe dimensional (sipas koncepteve tona per
dimensionin dhe njohurite qe kemi per ekzistencen e vetem 3 prej tyre).
Nje lloj force e pashpjegueshme ndodhet brenda trekendeshit, force e
cila shpesh here shperthen duke thithur anije, aeroplane dhe njerez per
te mos i kthyer me kurre. Nese keta fatkeq ne nje menyre ose tjetren
perfundojne ne nje dimension tjeter apo ne nje bote me te mire, atehere
le ti urojme qe te kthehen nje dite dhe te na tregojne per ato qe kane
pare. Eshte marre shume ne konsiderate edhe teoria e ekzistences ne
trekendesh te nje lloj StarGate, ose nje lloj porte per te kontaktuar
bote te tjera. Nga te gjithe njihet teoria e famshme e kontiniumit
hapesire-kohe por brenda trekendeshit kjo duket sikur nuk para
perfillet. Me pak fjale disa nga ligjet e fizikes qe ne njohim aty nuk
perfillen. Shume anije kane humbje ne kohe, disa prej tyre pershkojne
distanca qe nuk i justifikon as koha e shpnezuar, as karburanti dhe as
teknologjia tokesore. Shume prej tyre deshmojne per nje beteje te
vertete magnetike brenda Trekendeshit te Bermudeve qe shoqerohet me
shperthime te forta elektrike, eren e squfurit qe eshte e zakonshme
gjate shperthimit te rrufeve si dhe pranine e mjeteve te panjohura nga
teknologjia jone UFO dhe USO (Unidentifying Sea Object). Per nje stuhi
te tille magnetike ka deshmi dhe nga kronikat e Kristofor Kolombit ne
nje nga udhetimet e tij brenda trekendeshit ku gjate nje stuhie
magnetike ai humbi 6 nga anijet e tija te ngarkuara me ar dhe me sende
te tjera te vyera. Shume here jane deshmuar pamje te ufove ne kete zone
sidomos gjate stuhive te tilla magnetike po ashtu dhe pamje te ufove qe
zhyten me shpejtesi te ma imagjinueshme nen siperfaqen e oqeanit pa
bere piken me te vogel te zhurmes dhe pa lene asnje gjurme ne uje. Nje
fenomen i tille eshte pare me shume ne Detin e Sargaseve, pjesa veri
lindore e trekendeshit aty ku dhe aktiviteti magnetik eshte me i madhi.
Disa studiues e lidhin veprimtarine e madhe magnetike ne kete zone si
rezultat i efektit qe krijohet nga sistemi i propulsionit qe perdoret
nga UFO dhe duke qene se pamja e tyre brenda trekendeshit deshmohet
pothuajse nga te gjithe, kjo teori mbeshtetet si nga me te fortat per
fenomenin. Shmangiet e pashpjegueshme ne kohe, ne distanca dhe
crregullimi teresor i te gjitha aparaturave eshte gjithmone i
pranishem.
Disa studiues mbeshtetin teorine e ekzistences se
Atlantides ne zonen e trekendeshit. Te gjithe kemi degjuar per
kontinentin e humbur (do bej nje shkrim me vone per kete gje) por edhe
kjo teori eshte e lidhur me nje aktivitet jashtetokesor pasi mendohet
qe nese kontinenti i fundosur eshte brenda trekendeshit atehere ai ne
nje menyre ose tjetren ka lidhje me nje teknologji te panjohur nga
shkenca jone dhe qe smund te shpjegohet tjeter vecse me nje prani
aliene.
Te shkruash per Trekendeshin e Bermudes natyrisht do
duheshin mijera faqe per te thene cdo gje qe dihet apo supozohet. Ajo
qe ka me shume rendesi eshte qe cdo gje deri me sot nuk mund te
provohet shkencerisht. Fenomenet qe ndodhin akoma nuk mund te kuptohen
nga shkenca jone dhe sidomos nga botekuptimi jone per dimensionet dhe
perkuljet e kohes. Teoria e fundit qe po mbeshtetet nga nje grup shume
brilliant shkenctaresh eshte ekzistenca e tuneleve ne hapesire qe
mundesojne shkurtimin e distancave midis planeteve, sistemeve diellore
dhe vete galaksive. Trekendeshi me fenomenet qe ndodhin eshte nje prove
per kete teori. Plus teoria tjeter per ekzistencen e nje dimensioni te
katert te cilin ne akoma nuk mund ta emerojme sepse koncepti jon eshte
vetem 3 dimensional. Pra lartesi, gjeresi dhe gjatesi. Cdo gje tjeter
jashte ketij trinomi akoma nuk te perceptohet nga te gjithe sepse eshte
jashte botekuptimit tone per ambjentin qe na rrethon.
Sic e thashe
me siper qeveria amerikane (e shquar per fshehje informacioni apo per
tendence keqinformimi) e ka anashkaluar te pakten zyrtarisht ate qe
ndodh ne trekendesh por nga ana tjeter ka filluar prej shume kohesh te
studioje fenomenin, majde shume me perpara sec mund te mendohet.
Rasti
me tipik eshte ai i te ashtuquajtures Eksperimenti i Filadelfias i bere
ne vitin 1943. Nepermjet krijimit te nje rryme te forte magnetike u
arrit transportimi brenda casteve i nje destrojeri te marines amerikane
nga Philadelphia, Pennsylvania, ne Norfolk, Virginia.
Anija USS
Eldridge me nje ekuipash prej disa dhjetra vetesh u teletransportua
brenda disa casteve ne nje distance qe do ti duheshin ore te tera
navigimi. Fatkeqesisht eksperimenti pati pasoja shume te renda per
ekuipazhin te cilet gjate teletransportimit u kthyen ne nje gjendje
transparente dhe te temerruash shikonin gjymtyret dhe pjeset e tjera te
trupit te beheshin te padukshme. Shume prej tyre paten probleme
mendore, disa vdiqen nga shkaqe te panjohura dhe disa u mbyllen neper
institucione speciale dhe kur dolen prej andej, askush nuk deshironte
me te fliste per ate qe kishte ndodhur. Cdo gje u mbulua nga heshtja
dhe konspiracioni dhe duket sikur qeveria amerikane e ka nderprere kete
eksperiment.
Per te mbyllur kete shkrim dua te shtoj nje tjeter fakt
shume te cuditshem. Ne te njejten forme dhe ne te njejten zone, vetem
se ne anen tjeter te globit tokesor ekziston nje tjeter trekendesh ne
detin e Japonise qe quhet Trekendeshi i Djallit. Cdo gje ketu ndodh ne
te njejten menyre si ne trekendeshin e Bermudeve dhe fenomeni duket te
jete i njejte perfshi zhdukjet dhe anomalite e tjera. Mbas nje studimi
te detajuar rezultoi qe te dy trekendeshat perputhen plotesisht vetem
se ne ane te kunderta te globit.
vazhdon ....



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 07.03.09 11:27, edituar 2 herė gjithsej (Reason for editing : Gjeografi.gjeografia.Diber.Peshkopia,Gjeografi.gjeografia.Diber.)

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

5 Re: fenomene prej 27.01.09 15:59

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
pjesa 2
Ja dhe nje foto ne njeren prej gazetave te
asaj kohe qe paraqet grupin e pilotave te zhdukur ne Skuadriljen 19 dhe
po ashtu nje foto e anijes me te cilen u be eksperimenti i famshem i
Filadelfias.
Me poshte nje harte me e qarte e Trekendeshit te Bermudes
Gjeta edhe nje dicka tjeter, nje foto te bere ne Detin e Sargaseve qe sic e
kam shkruar me siper ka nje aktivitet shume te madh persa i perket
anomalive. Kur bera pershkrimin e fenomeneve qe ndodhin ne trekendesh
harrova te permend njerin prej tyre qe eshte shume i shpeshte dhe
komplet i pashpjegueshem. Kjo gje eshte deshmuar nga shume deshmitare
dhe fatmiresisht eshte arritur e fotografuar. Fenomeni ka te beje me
nje ngritje te papritur te siperfaqes se ujit ne forme spirale,
drejtekendeshi ose edhe rrethore qe e pare nga siper te jep pershtypjen
e nje kerpudhe. Fenomeni sic shfaqet ashtu edhe zhduket me qetesine me
te madhe, pa zhurme dhe pa lene gjurme me mbrapa. Ne raste te tilla me
pas jane pare UFO te shendritshme qe dalin nga uji ose hyjne ne uje
duke shtangur te gjithe ata qe e shikojne.
Fotoja tjeter i perket
rastit me te fresket te zhdukjeve. Dy personat, babe e bir mbasi kane
marre me qira nje anije te vogel jane nisur per lundrim mengjesin e 19
tetorit te vitit 2004. Mbasi jane futur ne Trekendeshin e Bermudes,
prej tyre nuk ka me asnje lajm. Ne foto jane fytyrat e tyre dhe anija
qe kane perdorur per lundrim.




Zona
tjeter e botes qe paraqet anomalira te njejta me ate te Trekendeshit te
Bermudeve eshte dhe Deti i Djallit qe une gabimisht e quajta
trekendeshi i djallit. Ne fakt me kete emer quhet rendom trekendeshi i
bermudes keshtuqe me falni per ekuivokun. Me pak fjale Deti i Djallit
eshte ne Detin e Japonise rreth 300 milje ne jug te Tokyos. Kjo zone
eshte e dalluar shume dhe per nje aktivitet te theksuar vullkanik dhe
sizmik. Spata mundesi te gjej ndonje foto qe te mund te tregonte
koordinatat e sakta po sidoqofte ekziston dhe si e tille eshte quajtur
simotra e trekendeshit te bermudes ne anen tjeter te globit. Me shume
informacion per Detin e Djallit do te gjeni ne librin e Charles Berlitz
qe e perseris eshte i perkthyer edhe ne shqip Pa Lene Gjurme


pjesa 3




Ana tjeter e kohes

Nje
nga misteret me coroditese qe ndodh brenda Trekendeshit te Bermudes
eshte humbja ose fitimi i rastesishem ne kohe, nje dukuri turbulluese
kjo ne menyre te vecante per nje kulture si e jona, e cila ka nje besim
te shenjte dhe te palekundshem per ecjen perpara te kohes ne menyre te
mateshme. Kete dukuri e kane vene ne dukje kryesisht personelet e
aeroplaneve te cilet kane nje preokupim te kuptueshem qekurse koha e
fluturimit me aeroplan filloi te rregjistrohet me kujdes, megjithese
mund te kete lidhje gjithashtu edhe me zhdukjet misterioze (po ashtu
edhe dukjet) te anijeve te vjetra e te reja sic eshte raportuar gjate
viteve.
Mberritjet e pashpjegueshme ne aeroport para kohes se
caktuar te aeroplaneve disa here kane ndodhur pasi aeroplanet kane
fluturuar permes nje reje ose mjegulle te dendur (lexo ne shkrimet e
tjera brenda kesaj teme).
Kjo dukuri eshte e kuptueshme sigurisht
kur ka ere jashtezakonisht te forte qe fryn nga mbrapa aeroplaneve,
shpejtesia e se ciles arrin ndoshta disa qindra milje ne ore,
megjithese ne shumicen e rasteve ska patur erera te tilla. Nje mundesi
tjeter mund te jete dhe gabimi ne matjen e shpejtesise ose funksionimi
jo i mire i intrumentave matese, megjithate ky nuk eshte nje faktor i
pergjithshem ne te gjitha rastet e dokumentuara. Per me teper ne disa
incidente te kontrolluara me shume kujdes duket sikur per njefare
periudhe koha ecen perpara, permbyset ose projektohet ne te kaluaren -
apo ndoshta ne te ardhmen - per aeroplanin dhe personelin e tij qe
fluturon per nje fare kohe ne nje zone te Trekendeshit.
Brus
Xhernon, pilot nga Boyton Beach Florida, me 4 dhjetor te vitit 1970
kaloi nje incident te jashtezakonshem gjate fluturimit te tij nga
ishulli i Androsit per ne Palm Beach. Megjithese sugjeron nje
shtrembrim te kohe-hapesire dhe "kapje" prej nje formacioni reje, kete
incident e deshmon kopiloti, personeli i bazes, matesi i shpejtesise
madje dhe fatura e karburantit. B. Xhernon ishte nje pilot me afro 600
ore fluturimi qe me te shumtat i ka bere midis Bahamas dhe Florides. Ne
ate kohe ishte 29 vjec, 180 cm i gjate, me nje konstrukt te forte dhe
mjaft prozaik ndaj fluturimit. Ka nje kujtese shume te mire vecanerisht
per ndodhite gjate fluturimit. Diten qe ndodhi ngjarja, Xhernon ka qene
me te jatin si kopilot. Ata u larguan nga Androsime aeroplanin "Bonanza
A-36" duke fluturuar mbi brigjet e bahamas per ne drejtim te Biminit.
Ndersa po ngjitej ne lartesine e percaktuar prej 10500 kembesh, vuri
perballe vetes nje Re ne forme eliptike (vezore).
"Ajo rrinte atje
pa levizur. Pa merresha me drejtimin e aeroplanit keshtuqe nuk i
kushtova vemendje ose kujtova se ishte me lart. Fluturoja siper saj
duke u ngritur 1000 kembe ne minuta, kur vura re se ajo ngrihej
pothuajse me te njejten shpejtesi. Disa here kaloja perpara saj, por
ajo me arrinte dhe me kapte perseri. Gjeresine e saj e vleresova afro
15 milje. Mendova te beja nje kthese 180 grade dhe te kthehesha ne
Andros. Me ne fund e kalova dhe perpara doli qielli i paster. Por kur
ktheva koken ta shihja perseri, pashe se reja tani ishte bere gjigande
dhe lakohej ne forme gjysemrrethi te madh me njeren pjese te saj qe
dilte para nesh dhe ishte afro 60000 kembe e larte. Fundi i rese dukej
se shkonte drejt e ne oqean dhe ajo nuk ngjante me rete e tjera
grumbullore, te cilat kane reshje dhe boshllek ne nen vehte."
Xhernon
u perpoq te fluturonte duke i ardhur perqark po per cudine e tij pa se
tani ndodhej brenda "gropes" se nje reje gjigande si "petull" . Duke
veshtruar se mos gjente ndonje dalje, ai pa nje si te care dhe u sul
drejt saj meqe ajo ngushtohej gjithmone e me shume derisa perfundoi ne
nje vrime cilindrike, ose tunel brenda te ketyre reve te
jashtezakonshme. Pas pak ai e arriti kete vrime, qe tani qe ngushtuar
deri ne gjeresine 200 kembe dhe vazhdonte te ngushtohej ende, duke
fluturuar me nje shpejtesi 230 milje ne ore.
"Me dukej sikur
veshtroja ne kanalin e ngushte te tytes se pushkes. Ishte nje tunel
horizontal afro 1 milje i gjate dhe shenonte drejt Miamit. Ne fundin e
saj shikoje qiellin blu qe gjendej midis tunelit dhe Florides..."
Xhernoni
e futi aeroplanin permes ketij tuneli me nje shpejtesi kritike. Ai vuri
re se muret e ketij tuneli shkelqenin nga nje drite e bardhe. Muret, te
cilet vinin duke u ngushtuar, dukeshin shume qarte dhe perqark tyre
rrotulloheshin me ngadale sipas drejtimit te akrepave te sahatit re te
vogla ne forme pufke.
"Po te mos kishte qene piloti automatik qe i
mbante krahet e aeroplanit ne nivelin horizontal, ndoshta do te beja
edhe une aeroplanin te rrotullohej si ato dhe do te fluturoja brenda
mureve."
Gjate 20 sekondave te fundit majat e kraheve te aeroplanit
preken muret nga te dyja anet. Ne ate cast Xhernoni provoi nje gravitet
zero qe zgjati per disa sekonda. Kur doli nga tuneli ai e pa veten ne
mes te nje mjegulle ngjyre te gjelbert te zbehte, ne vend te qiellit
blu qe kishte pare pak me pare. Megjithate kufiri i te parit te qarte
shtrihej disa milje. "Nuk shikohej asgje. Kudo po ajo mjegull e bardhe
ne te gjelber."
Duke u munduar te percaktonte pozicionin ai pa se te
gjitha instrumentat elektronike e magnetike funksiononin keq dhe nuk qe
ne gjendje te lidhej me qendren e kontrollit te radarit. Sipas kohes se
fluturimit te Xhernonit, ai duhet ti ishte afruar Bimini Kays.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

6 Re: fenomene prej 27.01.09 16:01

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Ne kete cast ndodhi nje ngjarje e jashtezakonshme: "Papritur te cara te
medha (ne mjegull) u duken perqark nesh, njelloj sikur te shikonim
nepermjet perdeve veneciane. Ato shkonin paralel me drejtimin e
fluturimit. E cara poshte nesh behej gjithmone e me e madhe derisa me
ne fund ne pame plazhin e Miamit poshte nesh..."
Pasi zbriti ne Palm
Beach Xhernoni vuri re se fluturimi kishte zgjatur vetem 45 minuta ne
vend te fluturimit normal qe zakonisht zgjaste 75 minuta. Madje sasia e
miljeve te pershkuara ishte edhe me e madhe, 250 milje ne vend te 200
miljeve qe eshte largesia normale sepse fluturimi kishte qene i
terthorte. Keshtu u ngrit pyetja: Si mund t'i pershkonte aeroplani 250
milje per 45 minuta kur kishte fluturuar me nje shpejtesi maksimale
prej 195 milje ne ore? Xhernoni u fut edhe me thelle ne kete ceshtje.
Nga kontrolli i faturave te karburantit qe kishte bere ne fluturimet e
meparshme, ai kishte nxjerre perfundimin se per te njejtin fluturim
aeroplani konsumonte zakonisht 40 gallona karburant. (1 gallon eshte
rreth 4 litra), kurse kete rradhe qene konsumuar vetem 28 gallona
gazoline. Sipas fjaleve te Xhernonit: "Ky kursim eshte per llogari te
atij gjysem oreshi te fituar sepse me 10 gallona gazoline, "Bonanza"
fluturon rreth gjysem ore dhe pershkon 100 milje."
Megjithese nuk ka
asnje shpjegim te sigurt per kete fitim ne kohe, Xhernon sugjeron se
ndersa ishte ne tunel, formacioni i rese mund te kete levizur me nje
shpejtesi prej 1000 milje ne ore e cila po ti shtosh shpejtesine e
aeroplanit , do ti jepte atij shpejtesine maksimale prej 1180 miljesh
ne ore, gje e cila shkon per llogari te kursimit te gazolines..
Mbase
eshte rastesi por duhet te kujtojme se fluturimi i Xhernonit ndodhi me
4 dhjetor 1970 ne oren 3 pasdite, plot 25 vjet pa nje dite, kur ne oren
2 e nje cerek te pasdites te 5 dhjetorit 1945 u zhduk Skuadrilja e 19...Ndryshime te tjera te pashpjegueshme te kohes se matur nga sahatet disa
here jane me te gjata dhe disa here me te shkurtra sesa gjysem oreshi i
Xhernonit. Nje incident qe une e kam permendur edhe ne shkrimin e pare
ne kete teme ka te beje me nje aeroplan te te shoqerise British Airways
dhe National Airlines qe fluturonte per ne Miami. Para se te fillonte
manovrimet per te zbritur, ai u zhduk nga ekranet e radareve per 10
minuta, pastaj u shfaq perseri dhe zbriti normalisht. Pilotet te
trembur nga autoambulancat, zjarrefikset etj, qe qene mbledhur ne
aerodrom, u pyeten nga personeli i kulles se drejtimit dhe i sherbimit
te shpetimit nese kishtin patur ndonje veshtiresi pasi qene zhdukur nga
radari. Sipas pilotit dhe kopilotit nuk kishte ndodhur asnje gje
pervecse ata kishin fluturuar 10 minuta ne mes te nje mjegulle. Ne
lidhje me ceshtjen e zhdukjes se tyre nga radari, pilotet bene nej
kontroll te sahateve te tyre dhe gjeten se ata kishin mbetur mbrapa 10
minuta. Pastaj kontrolluan oren kronometer te aeroplanit, sahatet e
personelit qe sherbente ne aeroplan, bene fshehurazi edhe nje kontroll
midis pasagjereve dhe gjeten se te gjithe kishin humbur ne menyre te
pashpjegueshme 10 minuta, aq kohe sa ishin zhdukur nga radari.
Megjithese ndonjehere radaret pesojne ndonje avari ne funksionim,
unanimiteti i sahateve sugjeron qe per njefare periudhe kohe te
pezulluar aeroplani dhe pasagjeret "qene" diku gjetke - ne anen tjeter
te kohes.
Disa incidente te tjera qe jane raportuar se kane ndodhur
brenda Trekendeshit te Bermudes, duket se reflektojne ngjarje te se
kaluares (edhe zhurmat e tyre), sikur per disa momente koha projekton
pjese te shkeputura nga e tanishmja ne te kaluaren ose ne te kunderten,
e perkul kontiniumin e kohes ne nje menyre te tille, duke perzier te
kaluaren me te tanishmen, ndoshta edhe me te ardhmen. Megjithese disa
prej ketyre raporteve duken si fantazi, nuk duhet te harrojme se ato
jane pare qarte dhe jane raportuar prej deshmitareve te besueshem, te
cilet gjate detyres se tyre ne det nuk kerkonin dukuri te cuditeshme,
por thjesht vrojtonin ate cfare dukej se po ndodhte.
Xhon Sander,
kamarier ne anijen "Mbreteresha Elizabeta 1 ", deshmon per nje incident
te tille qe ndodhi ne vjeshten e vitit 1976. Ai thote:
"Lundroja me
anijen "Mbreteresha Elizabeta 1 " permes zones se Trekendeshit te
Bermudes. U nisem nga Nasau per ne drejtim te New York. Qielli ishte i
paster dhe deti i qete. Ne ora 6.45 te mengjesit po rrija ne kuverte
duke pire kafe se bashku me nje kamarier tjeter, perpara se te fillonim
punen tone te perditshme. Papritur pashe nje aeroplan te vogel. Dukej
si tip "Piper Comanche", afro 300 jard larg dhe ne lartesine 200 jard,
i cili fluturonte duke ardhur drejt nesh nga krahu i djathte i anijes.
Ja tregova shokut tim. Krejt papandehur ai u fut fare pa zhurme ne det
ne largesine 75 jard nga anija. Nuk u degjua asnje llokocitje uji,
vetem se u zhduk brenda tij. Mua mu duk sikur deti i qete u hap dhe e
perpiu. Shoku im rrinte ende duke veshtruar drejt atij vendi. pastaj
vura ne dijeni oficerin e rojes. Anija u kthye dhe u leshua nje varke
ne det, por atje skishte as njolla vaji dhe as mbeturina, asgje. Ata
nuk na besuan. Ajo qe nuk arrij te kuptoj ende eshte pse nuk u degjua
asnje llokocitje. E kuptoj dhe une se eshte pothuajse e pabesueshme por
si kristian i ndershem, betohem per Biblen se ajo qe pashe ishte e
vertete."
Nje rast tjeter i dokumentuar shume mire per nje aeroplan
qe zhduket, ndodhi mbremjen e 27 shkurtit te vitit 1935 ne Daytona
Beach, Florida. Ky rast u vrojtua jo nga dy por nga qindra deshmitare.
Sic u raportua nga Richard Winer ne librin Trekendeshi i Djallit, nje
aeroplan ngjyre argjendi me drita te kuqe dhe jeshile tek krahet, u pa
te binte ne det ne vendin perballe hotelit te Daytona Beach ne oren 10
te mbremjes. Aeroplani ishte kaq afer sa dy deshmitaret zoti dhe zonja
Forest Aditon, qe po rrinin duke soditur detin nga ballkoni i tyre,
menduan se ai po vinte drejt ballkonit. Ta alarmuar prej shume
deshmitareve, anijet dhe aeroplanet e vegjel te Rojes Bregdetare si dhe
anije te tjera dolen menjehere ne kerkim por pa sukses. Meqe aeroplani
u pa te binte ne det jo me larg se 100 jard nga bregu, ishte e pamundur
te besohej qe nuk u gjet asnje mbeturine e tij brenda zones se ceket
dhe percaktuar shume mire ne ate det te qete. Qindra njerez deshmuan te
njejten gje dhe treguan po ate zone. Sidoqofte perderisa kontrolli ne
aeroportin e Florides madje edhe ato te Georgias nuk tregoi gje per
ndonje aeroplan te humbur ose te vonuar ne ate zone, incidenti me nje
deshire te nenkuptueshme per te sqaruar ate qe smund te shpjegohej, u
klasifikua me ne fund si thashethem.
Ashtu sic jane pare aeroplane
te futen pa zhurme ne det, po keshtu edhe nga kuvertat e anijeve te
tjera jane pare vazhdimisht anije te shumta, shpeshhere anije te
shekujve te kaluar, te dalin e te futen ne mjegulla qe vijne perqark,
disa here madje edhe ne kohe te paster. Tregime te tilla sigurisht qe
kane qene filli prej te cilit jane thurur legjendat e detit dhe anijet
fantazem te Trekendeshit te Bermudes dhe te Detit te Sargaseve qe
gjendet ne pjesen lindore te tij; anije te cilat jane pare gjate
shekujve, duke filluar nga galerat fantazem spanjolle e deri tek
"Hollandezi Fluturues" i cili shikohet kudo. Disa here keto pamje kane
qene te pastra sa i jane raportuar Rojes Bregdetare, e cila megjithese
nuk beson ne anijet fantazma, tregon interes per anijet e braktisura te
cdo lloji, qofshin moderne apo antike. Hadley Dott, marinar ne Marinen
Tregetare te Shoqerise se Bashkuar te Frutave dhe oficer i Marines
Mbreterore Kanadeze, pranveren e vitit 1946 bente pjese ne ekuipazhin e
anijes "Cyrus Field" e cila kishte si detyre shtrirjen e kabllos:
"Ishin afro 15 milje larg bregut te Florides. Nata ishte e paster. Fare
papritur u degjua thirrja "hard over hard", qe do te thote se anija po
ndryshon kursin sa me shpejt qe te jete e mundur. Roja kishte pare nje
anije me vela e cila vinte drejt nesh per tu perplasur tek kici. Atje
nuk dukej njeri, por ne kabinen e kapitenit kishte drite.
Ndryshimi
i kursit u shenua ne ditar dhe iu raportua Rojes Bregdetare ne New
York. Roja Bregdetare na tha se ate nate midis Bimint dhe Florides
kishte patur edhe incidente te tjera te ngjashme kete tonin. Nuk e
vrame shume mendjen per te kete incident, por pasi Roja Bregdetare na
tha se nuk ishte ne gjendje te zbulonte asgje per ate anije, ne filluam
te habiteshim. Ajo anije u shfaq nga asgjekundi dhe po aq shpejt u
zhduk atje."

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

7 Re: fenomene prej 27.01.09 16:05

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
vazhdimi ......
Nje nga incidentet me te jashtezakonshme te tipit "anije fantazem" u pa
nga V.H Prosper ne vitin 1972 ne trekendeshin e Bermudes midis
Eleuteras dhe Grait Abako ne Bahama. Ndersa te gjitha anijet "fantazem"
futen ne kategorine si te jashtezakonshme, ajo qe te cudiste ne kete
rast te vecante ishin permasat vigaane te anijes dhe shkelqim i i
koncentruar i dritave te saj qe e ben Prosperin te kujtonte se ajo
ishte anija "Holandezi Fluturues Hillton". Prosperim sic thote per kete
incident te jashtezakonshem ne revisten National Fisherman 9vellimi 56,
numer 5), po drejtonte anijen e kerkimit 85 kembe te gjate "Undersea
Hunter" nga San Crua per ne Florida. Megjithese radari i anijes e
kishte siguruar qe me pare se ne hapesiren midis Abakos dhe "Gjuetarit
te Nendetit" nuk kishte asnje anije tejter, papritur ai u verbua nga
nje shkelqim i forte qe vinte nga krahu i djathte i anijes dhe qe dukej
sikur dilte nga nje pasqyre vigane. Atij i mbeti ne mendje sikur ishte
nje lloj "hoteli klimaterik me disa kate" qe permbante edhe komoditete
detare te tilla si "shezlonge, pishine larje qe ndriconte etj.". Me
qellim qe t'i shmangej perplasjes me kete anije monstruoze ai e mbajti
pa levizur timonin e anijes se tiji duke patur keshtu nje drejtim
paralel me ate shkelqim vigan. Ndersa Prosperi po perpiqej me
nervozizem t'i shmangej perplasjes, papritur vuri se re anija e
panjohur u zhduk nga krahu i djathte dhe doli menjehere nga mbrapa nga
ana e kicit, duke u shmangur keshtu menjehere 45 grade. Pastaj vigani u
zhduk ne cast duke lene naten pis te zeze si me pare. Kjo shfaqje e
jashtezakonshme dhe pompoze, permban edhe nje element tjeter misteri.
Me gjithe afersine e tij te madhe, nuk u duk per asnje cast ne ekranin
e radarit te "Gjuetarit te Nendetit".
Po te qe e mundur, sic ka
qene teorizuar per disa zona (midis te cilave Trekendeshi i Bermudes
mund te jete nje rast teper i vecante ku dhe veprojne rryma ose forca
qe tani per tani nuk mund te shpjegohen) qe koha te projektonte kapsula
vizuale me kujtime te se kaluares ne kohen e tanishme, atehere ato qe
mund te jene perceptuar ne rastet qe folem me siper, kane qene ndoshta
pamje te nje anijeje ose e nje objekti tjeter ne te kaluaren, ndoshta
ne te ardhem, ose edhe kujtesa vizuale e nje bregdeti te humbur ose e
nje kontineti te zhdukur.Per disa transmetime te radios, koha ka mbetur e palevizshme, disa
emisione te radios madje edhe nje program televiziv i rastesishem jane
kapur mbas shume vjetesh pasi kane qene transmetuar, sikur tere kete
periudhe kohe ndermjetese ta kishin kaluar duke u endur ne kohe dhe
hapesire. Transmetime te tilla nga e kaluara jane raportuar edhe nga
radiste te FASHBA qe kryenin sherbimin ne Vietnam, te cilet deklaronin
se disa prej mesazheve qe kapnin vinin nga aeroplane qe vepronin ne nje
lufte te meparshme - ne ate te Korese. Ndersa mesazhe te tilla mund te
vijne prej shkaqesh te ndryshme, duke perfshire ketu shaka praktike, do
te ishte e veshtire te shpjegohej nje incident i jashtezakonshem qe ka
te beje me nje program televiziv qe ndodhi ne Angli me 14 shtator 1963.
Ne kete rast telespektatoret angleze ndersa shikonin programin e tyre u
cuditen kur vune re se atje nderhynte ne menyre sporadike nje program
tjeter qe vinte nga stacioni TV-KLEE i cili transmetonte nga Houston,
Teksas. Te dy transmetimet perziheshin duke forcuar e dobesuar
njeri
tjetrin por ne pergjithesi transmetimi nga Teksasi vinte me i forte se
ai anglez. Ky program i stacionit TV-KLEE, sidoqofte kishte qene
transmetuar para disa vjeteve dhe vete stacioni ne fjale tani nuk
ekzistonte me. Nje shoqeri prodhimi e aparaturave elektronike u ngarkua
qe te hetonte kete incident por nuk arriti ne ndonje konkluzion te
kenaqshem. Emri i kesaj shoqerie qe u caktua per hetim cuditerisht
mbante emrin "Atlantis Electronics LTD e Lancasterit".
Para shume
vjeteve u ngrit nje legjende shume interesante e cila u bazua ne nje
fluturim mbi Polin e Jugut te kryer nga admirali Richard E. Barton ne
vitin 1929. Ajo ben fjale per nje raport me ane te radios te bere nga
admirali gjate fluturimit. Ky raport eshte kaq i pabesueshem sa u la ne
heshtje ne menyre zyrtare. Esenca e ketiji raporti qendron ne nje pamje
te vrojtuar nga admirali ne afersi te polit. Gjate fluturimit te tij, i
cili transmetohej njekohesishgt edhe ne radio, ai papritmas doli nga
nje mjegull dhe e pa veten duke fluturuar ne nje toke te cliruar nga
akulli. Ai qe ne gjendje te shquante gjelberim, liqene, kafshe qe
dukeshin se i ngjanin mamutheve ose buajve te medhenj dhe gjithashtu
njerez ne afersi te tyre. Sipas burimeve qe interesoheshin ne fushat e
zoologjise dhe te eksplorimit, te cilat perpiqeshin te conin me tej
kete raport, transmetimi u nderpre dhe me vone u hoqen disa pjese qe
benin fjale per gjera te jashtezakonshme. Sidoqofte besimi i
pergjithshem ndaj ketij raporti u perforcua me vone nga verejtjet e
vecanta qe beri vete admirali per ate toke pertej poli.... qendra e te
panjohures se madhe.....dhe madje nga verejtja shume e cuditshme qe
beri ne vitin 1957 per ate "kontinent magjepes ne qiell, toke e
misterit te perjetshem.."
Fakti qe shume personave ju kujtohet
transmetimi direkt ne radio ne ate kohe i fluturimit mbi polin e jugut
e vesh kete ngjarje me nje re misteri te madhe. Pra i vetmi shpjegim
mbetet qe gjate fluturimit ne ate mjegull dhe mbasi doli prej saj,
admirali dhe mjeti i tij jane futur ne ndonje shtrembrim te kohes dhe
ka pare pamje qe i perkisnin tokes dikur ne ate pjese te globit.
Ndoshta
"gabimet ne kohe" jane me te zakonshme sa duken. Disa raporte gjate
shekujve kane pershkruar per nje kohe te gjate dicka shume te afert me
kete koncept.
Sidoqofte perderisa teorite shkencore te se djeshmes
shpeshhere marrin formen e fakteve qe pranohen sot, ka mundesi qe
enigma e ngaterruar te behet perfundimisht me e kuptueshme. (Kujtojme
se enigma e lashte e sfinksit grek, ne themel ishte nje enigme kohe).
Ndoshta do zbulohen faktore te tjere qe ndikojne ne perkuljen e kohes.
Kushtet e kesaj perkuljeje mund te ekzistojne jo veten ne hapesiren e
jashteme (kozmos) sic e ka thene Ainshtain e te tjere por madje edhe ne
disa pjese te siperfaqes se tokes. Dikur dukurite e pashpjegueshme qe
kishin lidhje me gabimet ne kohe u jane ngarkuar shtrigave dhe magjise,
kurse sot ne kohen tone klasifikohen si imagjinime te fantazise
shkencore dhe qe bejne pjese ne nje fushe te papercaktuar te zbulimeve
psikike, por qe te dyja e kane parashikuar te ardhmen me nje saktesi
disi te cuditshme. Per rastin e fantashkences ekzistojne tregimet 100
vjecare te Zhyl Vernit, ku nendeteses "Nautilius" iu dhane pothuajse me
saktesi te njejtat permasa qe kane sot nendeteset atomike, kurse
fluturimet nga toka ne hene pershkruhen se u bene ne bregun lindor te
Florides 100 vjet perpara se ato te kryheshin me te vertete. Bomba
atomike dhe efektet e saj u pershkruan madje ne karikaturat perpara se
te perdoreshin ne kete planet. Perdorimi per qellime lufte i dukurise
se ndarjes se berthamave te atomeve dhe eprshkrimi cuditerisht i sakte
i efekteve te tij perbejne nje karakteristike dalluese te
MAHABHARATA-s, literatures se shenjte te hinduve, e cila u perpilua ne
Indi mijeera vjet me pare dhe qe u referohet ngjarjeve qe kane ndodhur
mijera vjet perpara perpilimit te saj origjinal.
Eshte e qarte qe
universi permban mistere jo vetem te pashpjegueshme per ne, por
gjithashtu edhe te papranueshme per imagjinaten tone. Disa prej
mistereve themelore nuk gjenden vetem ne yjet e largeta por edhe me
prane nesh. Keto mistere na interesojne per shkak te kuptimit jo te
plote qe kemi ne per materien, hapesiren, kohen dhe per marrdheniet qe
ekzistojne midis tyre.
vazhdon ......

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

8 Re: fenomene prej 27.01.09 16:09

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
vazhdimi .....
Disa pyetje qofshin te thjeshta apo themelore, nuk kane pergjigje, por
edhe ne qofte se ndonjera ka, ajo na duket e papranueshme per konceptet
qe kemi sot. Ne pyetje te tilla perfshihen: ē'eshte koha? Kur filloi
ajo? Kur do mbaroje? Ku filloi hapesira? Ku mbaron ajo? Si ka mundesi
qe cdo gje ska fund?
Keto pyetje te shkurtera dhe themelore na
shqetesojne, madje edhe na frikesojne. Ne iu shmangemi atyre ne menyre
te pavetedijshme. Ato jane bere pyetje te "ndaluara" (per konceptet e
tanishme qe kemi per mjedisin qe na rrethon) dhe jane te pakuptueshme
per ne. Teorite shkencore dhe dijet tona te perparuara vetem sa i kane
ritheksuar keto pyetje pa pergjigje. Por ka mundesi qe ato te jene
thjesht jashte kuptimit tone te tanishem, ashtu sic ka qene teoria
atomike per magjistaret profetizes te mesjetes. Me zgjerimin e
njohurive dhe koncepteve tona ndoshta ndonje dite kuptimi yne do ti
kape dhe keto pyetje. Sidoqofte kur ne nxjerrim perfundimin se nje
iluminizem i tille dhe kontrolli i mundshem mbi hapesiren dhe kohen do
te ndodhe atehere kur ne jemi ne gjendje ti kuptojme marrdheniet e
nderlikuara qe ekzsitojne midis energjise, hapesires dhe kohes, ne
ndoshta bejme gabim po te supozojme se ne jemi te vetmet krijesa qe do
ta bejme kete progres brenda pjeses tone te universit. Ka shume te
ngjare qe njohuri te tilla ti zoterojne krijesa te tjera qe jane
adaptuar me to dhe si rrjedhim jane te afta te drejtojne sipas deshires
ne kontiniumin hapesire kohe, per arsye te cilat mbeten ende te
panjohura, megjithese po rritet numri i teorive qe bejne fjale per
vizitore te huaj te ardhur nga planetet e tjera ise nga bote me
interdimensione. Objektet fluturuese te panjohura ose UFO-t qe gjenden
kudo dhe qe po vrojtohen gjithmone e me teper ne te gjitha pjeset e
botes duket se jane anijet kozmike te ketyre krijesave. Por cfare do
qofshin Ufo-t , rast i thjeshte gabimi ne identifikim ose zhvillim
sekret i teknologjise, qofte se vijne nga jashte, qofte sondazh nga e
kaluara apo ndoshta nga e ardhmja, qofte produkt imagjinar apo
shpirteror i popullit ose produkt aktual qe ben buje nga uniteti
kolektiv i mendjeve te atyre qe i veshtrojne, duket se eshte mjaft e
qarte qe veprimtaria e tyre ka nje lidhje me dukurite e Trekendeshit te
Bermudeve dhe nje ekzaminim i veprimtarise se tyre ne kete zone mudn te
na tregoje nje lihdje qe me pare i eshte shmangur vrojtimit ndoshta
sepse ka qene aq e dukshme.Mos valle Trekendeshi i Bermudes eshte nje strehim kozmik?

Kur
fenomeni u be shume i njohur ne mbare boten dhe zgjoi interesin e nje
numri te madh njerezish, u be i njohur gjithashtu nje fakt shume i
jashtezakonshem. Nje pjese cuditerisht e madhe e letrave qe vinin nga
lexuesit, degjuesit e radios dhe TV-ja, nuk ishin thjesht sic mund te
pritej, kerkesa per nje informacion me te gjere apo komente te
shfaqjeve te ndryshme. Ato ishin me teper raporte te vertetuara nga
njerezit qe kishin provuar vete anomali te tilla ne zonen e
Trekendeshit te Bermudes dhe qe ishin porositur nga eproret e tyre qe
te mos e diskutonin ne publik. Linja e pergjithshme e ketyre
komunikimeve ka qene e tille: "Kur kam qene ne sherbim, kjo me ka
ndodhur edhe mua, (aeroplanit ose anijes). Ishim porositur nga eproret
tane qe te mos benim fjale me njeri derisa ajo te hetohej. Nuk momra
vesh kurre sesi u be ai hetim. Me pare nuk kam diskutuar kurre me njeri
per kete gje por tani qe u largova nga sherbimi (Forcat ajrore, Roja
Bregdetare, Marina Tregetare) doja te flisja me dike dhe tja tregoja
ate qe me ka ndodhur."
Keto komunikime kane ardhur nga persona te
terhequr nga sherbimi ne Forcat Ajrore e Detare te SHBA. Kane ardhur
nga ish anetare te Forcave Mbreterore Detare dhe Ajrore te Kanadase,
nga anetare te marinave tregetare te shume shteteve te botes, por qe
nuk i kane harruar ndodhite e tyre te jashtezakonshme dhe te
pashpjegueshme ne Trekendeshin e Bermudes.
Eshte e kuptueshme se
operacionet e patrullimit ajror e detar duhet te kryhen me fshehtesi qe
te kene efekt. Por censurimi ose mohimi i raporteve mbi dukurite e
kesaj zone pasi eshte kryer operacioni, ngre disa pyetje njera prej te
cilave mund te jete nese kjo zone eshte zone operative me nje
ndjeshmeri te vecante apo raportet e zhdukjeve dhe te dukurive
censurohen ose mohohen sepse nuk ka ndonje menyre per ti shpjeguar ato.
Po ashtu gjate vrojtimeve te dukurive te tilla ne Trekendesh pohohet
per nderprerje te shpeshte te energjise, per shterim te energjise
elektrike, per shtypje (strese) qe ndodhin brenda kesaj zone dhe qe
shpeshhere veprojne mbi anijet dhe aeroplanet e medhej e te vegjel,
civil e ushtarak.
Anijet detare, vecanerisht ato qe levizin ngadale
ne kete zone dhe qe pershkojne pjese te ndryshme te botes, kane
konstatuar se ne Trekendesh atmosfera behet e cuditshme dhe zogjte dhe
kafshet zhduken perkohesisht atje gjate periudhes qe ndodh nderprerja e
radiokomunikacionit dhe funksionimi jo i mire i pajisjeve elektronike.
Gjate kesaj kohe personelet e anijeve e kane pershkruar detin si
pasqyre, pa jete, pa pranine e zakonshme te zogjve dhe peshqeve dhe
njekohesisht kane vene re pranine e nje mjegulle te shndritshme qe sa
vjen e shtohet. Dhe pikersisht ne momente te tilla shfaqen UFO qe hyjne
dhe dalin nga deti dhe zhduken ne menyre te papritur sikur te hynin ne
nje porte te padukshme nga syri i njeriut.
Nje deshmi e
jashtezakonshme dhe qe tregon ndofta jo vetem per ekzistencen por dhe
qe aludon per qellimet e shume UFO-ve te para ne kete zone, ka qene
vrojtimi i tyre nga austronautet e raketave "Gemini" dhe "Apollo" qe
nisen nga kepi Kenedy. po ashtu su dhe gjurmimi i UFO-ve nga qendrat e
kontrollit tokesor. Astronauti James Mc David fotografoi nje UFO nga
raketa "Gemini 4". Frank Borman dhe James Lowell, astronaut ne raketen
"Gemini 7" vrojtuan me detaje dy UFO ne forme kerpudhe me sistemet e
tyre te propulsionit dhe gjithashtu i fotografuan me sukses.
Astronautet Borman dhe Lowell ne "Apollon 8" si dhe Staford dhe Young
ne "Apollo 10" u ndoqen pergjate gjithe kohes nga dy UFO deri sa lane
orbiten e tokes. Ajo qe kane te perbashket keto raste eshte qe te
gjithe UFO e vrojtuara ndodheshin ne pozicionin qe korrespondon me
Trekendeshin e Bermudes ne toke.
Ne perfundim te hipotezes qe
ngrita eshte per tu marre ne konsiderate fakti qe prania e fenomeneve
te pashpjegueshme ende nga shkenca jone ne Trekendesh, pamja e shumte e
UFO dhe USO gjate aktivitetit anormal si dhe zhdukjet e shumta qe
vazhdojne sot e kesaj dite pa nderprerje, perkrahin teorine e
ekzistences se nje porte per ne kozmos qe shfrytezohet nga UFO qe ne
nje rast te tille me nje llogjik te thjeshte i bie te jene mjete
fluturuese te nje rrace inteligjente jo tokesore qe per nje arsye ose
tjeter kane krijuar nje strehim komzik ne zonen e Trekendeshit te
Bermudes. Hipoteza do te mbetet e tille perderisa nuk do shnderrohet ne
nje fakt te forte te mbeshtetur nga shume raporte qe jane zhdukur apo
fshehur qellimisht nga agjencite e inteligjences amerikane apo Sigurise
Kombetare apo edhe raste te tjera qe lidhen ngushte me fenomenin e
Trekendeshit.
Nje gje eshte mese e sigurt. Ne Trekendesh ndodh dicka
qe injoron ligjet qe njohim ne mbi fiziken dhe materien dhe qe organe
te vecanta te inteligjences se SHBA kane njohuri dhe fakte per ta
vertetuar se cfare eshte.
FUND


informacion i mare dhe i montuar

lexojeni se eshte shume interesant.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi