Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Reziku i vendeve tė Ballkanit nga t'sunami

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Gjeofizikani i Universitetit tė Bolonjės, Stefano Tinti, vė alarmin pėr katastrofat qė mund tė ndodhin
"Mungon rrjeti mbrojtės i vendeve tona, qė preken nga tėrmetet detare"
"Vendet e Mesdheut janė tė papėrgatitura ndaj njė rreziku Tsunami". Stefano Tinti, njė gjeofizikan i Universitetit tė Bolonjės, ka lėshuar alarmin. "Nuk duhet harruar qė Mesina u shndėrrua nė njė gėrmadhė vetėm nga njė tėrmet detar e gjithashtu nė brigjet romane niveli i rrezikut ėshtė shumė mė i lartė se sa kohė mė parė".

Pas Tsunamit tė 26 dhjetorit 2004, qė shkatėrroi brigjet e ishullit indonezian tė Sumatrės, e gjithė bota zbuloi njė rrezik alarmant natyror. Njė rrezik qė nuk duhet nėnvleftėsuar dhe nuk duhet konsideruar edhe aq larg nga brigjet tona. Tėrmetet detare nė Itali nuk janė tė panjohura dhe veēanėrisht njėri goditi nė mėnyrė katastrofike qytetin e Mesinės, nė Rajonin Kalabrez, qė mė 28 dhjetor tė 1908-ės pothuajse e pa veten njėsh me tokėn (Mesina pėsoi shembjen e rreth 90 pėr qind tė ndėrtesave). E megjithatė nuk duket se kombet, tė cilat pėrballen me kėtė fenomen nė Mesdhe, kanė ndonjė urgjencė pėr t‘u organizuar e pėr tė krijuar njė rrjet tė efektshėm parandalimi. Ai qė lėshon njė paralajmėrim serioz, derisa problemi tė pėrballet nė mėnyrė tė kujdesshme dhe nė kohė tė shpejtė, ėshtė profesor Stefano Tinti, gjeofizikant nė Universitetin e Bolonjės, i cili qė prej 30 vjetėsh studion tėrmetet dhe efektet e tyre, e veēanėrisht tėrmetet detare. "Brigjet mė tė ekspozuara, pohon ai, janė ato mė afėr burimeve sizmike, duke parė qė fenomeni, i cili shkakton tėrmetet detare ėshtė tėrmeti nėnujor. Duke vėshtruar Mesdheun nga pėrėndimi nė lindje, vendet mė nė rrezik janė Algjeria, qė ka njė zonė sizmike pikėrisht pranė brigjeve tė saj. Italia mesdhetare, veēanėrisht Pulia, Sicilia dhe Kalabria, si dhe zona e Adriatikut mesdhetar dhe Jonit, praktikisht nėn Kanalin e Otrantos. Pra, Shqipėria dhe Greqia". Por problemi i vėrtetė ėshtė se tėrmetet e mėdha detare, ndryshe nga ato qė krijojnė probleme kryesisht nė zonėn pranė epiqendrės, "lindin" nė njė zonė, por prekin njė hapėsirė shumė mė tė gjerė detare. Kėshtu, njė tėrmet detar mund tė shkaktojė dėme tė mėdha edhe nė distanca shumė tė largėta, pėr shembull siē ndodhi nė 2004. "Personalisht mė ka ndodhur tė shoh efektet e njė tėrmeti detar nė ishullin e Javės nė 1994-ėn, vazhdon tregimin e tij profesor Tinti. Fshatra tė vegjėl, tėrėsisht tė shkatėrruar, me shtėpi, nga tė cilat kishin mbetur vetėm themelet nga njė tėrmet detar, produkt i njė tėrmeti praktikisht i papėrfillshėm, i ardhur nga mė shumė se 200 km nga bregu".

Pra, a janė larg epiqendrave tė tilla brigjet emiliano-romane?

Tėrmete detare historike nė zonėn tonė ka pasur, por ishin fenomene tejet modeste. Ka pasur pėr shembull lajme mbi njė tėrmet detar nė 1875 nė Rimini dhe Riēone, me dallgė maksimumi njė metėr e gjysmė dhe nė atė kohė nuk u shėnuan viktima, sepse vendi ishte i boshatisur. Por tani situata ėshtė krejt ndryshe. Brigjet janė mbushur me shtėpi dhe ka momente kur plazhet janė tė mbipopulluara. Pra, niveli i rrezikut ėshtė shumė mė i lartė se sa njė herė e njė kohė. Rrezikshmėria, pra mundėsia e ripėrsėritjes sė njė ngjarjeje natyrore me energji tė madhe, ėshtė e lartė. Por vulnerabiliteti i zonės ėshtė nė rritje tė vazhdueshme. Ekspozimi ndaj rrezikut rritet pėr ēdo shtėpi tė ndėrtuar pranė bregdetit.

Deri ku mund tė shtyhet uji? Cilat janė rreziqet reale pėr brigjet tona?

Nė zonat bregdetare tė rajonit maksimumi uji mund tė mbulojė plazhet. Aksioni i njė tėrmeti detar varet nė fakt nga njė seri e gjatė faktorėsh, qė e bėjnė parashikimin tė komplikuar, nga pikėvėshtrimi hidrodinamik. Pėr shembull, mund tė ndodhė qė korrenti qė krijohet tė ngrihet pėrgjatė kanaleve dhe lumenjve. Por, njė gjė thelbėsore ėshtė qė tė rritet siguria pėr tė mos i lėnė vend alarmit, qė nuk i shėrben asgjėje pėrveēse konfuzionit.

A janė azhornuar vendet e Mesdheut pėr tė parandaluar kėtė problem? Ēfarė tip marrėveshjesh ndėrkombėtare duhet tė krijohen pėr tė evituar rrezikun e Tsunamit?

Vendet qė pėrballen me kėtė problem nė Mesdhe po organizohen, por nuk janė akoma nė atė fazė qė tė garantojnė njė shėrbim tė vlefshėm dhe efiēent. Pra e thėnė ndershmėrisht nuk jemi akoma gati pėr dy motive kryesore: Rrjeti detaro-grafik aktual ėshtė njė organizim i vėshtirė pėr t‘u krijuar. Nga pikėpamja e monitorimit sizmik jemi nė rregull. Vetėm pėr pak minuta jemi nė gjendje tė nxjerrim ēdo lloj informacioni apo tė dhėnash. Por mungon njė rrjet detaro-grafik qė lidh territore tė ndryshme nė kohė reale. Kėshtu, nėse verifikohet njė tėrmet detar nė ndonjė zonė, nuk e mėsojmė nė kohė tė vlefshme sepse detaro-grafitė e ndryshme nuk janė tė lidhura nė kohė reale. Nuk ekziston njė qendėr e mbledhjes sė tė dhėnave, pėr shkak se informacionet e nivelit tė marinės njė herė e njė kohė konsideroheshin tė ndjeshme nga pikėpamja ushtarake dhe regjistroheshin nga rrjete qė menaxhoheshin nga marina ushtarake tė vendeve tė ndryshme, qė i nxjerrin me vėshtirėsi.

Edhe nėse dėrgimi i kėtyre informacioneve mund tė shpėtonte shumė jetė njerėzore?

Ėshtė njė problem shumė i madh, sidomos nga pikėpamja politike. Aktualisht nuk duket se kjo gjė mund tė zgjidhet lehtėsisht. Kjo edhe pse objektivi qė kanė vendosur vendet e Mesdheut ėshtė tė krijojnė njė sistem alarmi efikas pėr tėrmetet detare brenda 2011, dhe pėr kėtė qėllim ėshtė ngritur qė nė 2005 njė grup koordinimi ndėrqeveritar qė pėrfshin vendet e zonės euromesdhetare me iniciativėn e UNESCO-s. Ėshtė e qartė se pas tėrmetit detar tė Strombolit nė 2002, qė u ndoq mė pas nga ai i Sumatrės, ėshtė evidentuar urgjenca pėr t‘u mbrojtur nga kėto ngjarje, pasi atėherė kur arrijnė, shkaktojnė katastrofa tė pamasa.

Ēfarė masash mund tė merren pėr tė evituar dėme eventuale tė shkaktuara nga njė tėrmet detar?

Mbi tė gjitha duhet sqaruar se nuk jemi nė gjendje qė tė parashikojmė njė tėrmet detar nė mėnyrė tė sigurt. Por dimė se shkaku mė i shpeshtė i kėtyre tėrmeteve detare janė tėrmetet dhe vetė kėto tė fundit janė tė paparashikueshme. Por njohja e shkakut na lejon qė t‘i paraprijmė njė Tsunami tė mundshėm. Pra mund tė themi se nėse regjistrohet njė tėrmet nė det, ka njė probabilitet tė lartė pėr njė tėrmet detar. Nga kjo pikė e mė pas mund tė ndizet sinjali i alarmit qė shpėton personat qė gjenden nė zonat e rrezikut. Pra duhet njė rrjet sizmik efiēent qė mund tė regjistrojė fenomenin nė det dhe qė tė dėrgojė tė dhėnat nė njė sistem llogaritjesh. Hapat janė tė thjeshtė dhe konsekuentė: lokalizohet tėrmeti nė det, vlerėsohet lėkundja (veprime qė kryhen nė pak minuta) dhe llogaritet mė pas probabiliteti pėr njė tėrmet detar. Vihet re pra qė nuk ekziston siguria pėr gjenerimin e njė tėrmeti detar, por vetėm nėse ėshtė ose jo e mundshme. Siguria do tė vijė vetėm nėse kėto tė dhėna do tė regjistrohen nga njė rrjet sensorėsh tė nivelit marin dhe pėr kėtė duhet mė shumė kohė. Njė tėrmeti nė Greqi pėr shembull i duhet 40 deri nė 45 minuta pėr tė mbėrritur nė Pulia. Aktiviteti i njoftimit ose paralajmėrimi nga Tsunami janė tejet konsekuent pas bėrjes sė ditur tė fenomenit. Nė zonat pranė epiqendrės sė tėrmetit potencialisht tėrmeti detar godet menjėherė dhe pėrgjithėsisht nuk ka kohė pėr tė pritur tė dhėnat e nivelit marin. Lėshohet njė paralajmėrim vetėm mbi bazėn e tė dhėnave sizmike, edhe pse dihet qė mund tė bėhet fjalė pėr njė alarm tė rremė, me njoftimin qė popullsia tė jetė e vetėdijshme. Pėr rajonet larg epiqendrės sė tėrmetit detar ka kohė pėr njoftimin, pasi tėrmeti ėshtė regjistruar nga detaro-grafitė. Mundėsia e njė alarmi fals ėshtė shumė e ulėt dhe evitohet krijimi i panikut tė kotė.

Nė Japoni e kanė edukuar popullsinė nė mėnyrė shumė preēize. Njerėzit paralajmėrohen duke ndėrprerė transmetimet televizive dhe kanė krijuar njė gjuhė tė vėrtetė vizive kundėr Tsunamit me harta tė ndara nė zona. Popullsia ėshtė e miredukuar dhe ėshtė mėsuar me kėto lloj paralajmėrimesh. Nuk ankohet nė rast se alarmi do tė rezultojė si i kotė. Dhe nė ēdo rast alarmi mund tė lėshohet vetėm nga njė ent i autorizuar si Mbrojtja Civile, qė garanton nė kėtė mėnyrė vlefshmėrinė e kėtij paralajmėrimi.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi