Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

skocia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 skocia prej 31.07.08 13:01

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Skocia ėshtė njė shtet qė shtrihet nė pjesėn veriore tė ishullit Britanik. Ėshtė pjesė e Britanisė sė Madhe,[1] dhe ndan kufi tokėsor me Anglinė nė jug. Rrethohet nga Deti i Veriut nė lindje, Oqeani Atlantik nė veri dhe perėndim, dhe Kanali i Veriut dhe Deti Irlandez nė jugperėndim. Pėrveē pjesės kontinentale, Skocia pėrbėhet nga mė se 790 ishuj[2] pėrfshirė Ishujt e Veriut dhe Hebrides.
Edinburghu, kryeqyteti i vendit dhe qyteti i dytė nga madhėsia, ėshtė njė nga qendrat financiare mė tė mėdha nė Evropė.[3]
Ishte nyje e "Ndriēimit Skocez" tė shekullit tė 18-tė, e cila e bėri
Skocinė njė nga fuqitė komerciale, intelektuale dhe industriale nė Evropė. Qyteti mė i madh nė Skoci ėshtė Glasgow,
i cili dikur ėshtė njė nga metropolet udhėheqėse industriale, dhe tani
shtrihet nė qendėr tė "Greater Glasgow" qė dominon ultėsirat Skoceze. Ujėrat Skoceze pėrbėhen nga njė sektor gjigant [4] tė Atlantikut Verior dhe Detit tė Veriut, duke pėrmbajtur rezervat mė tė mėdha tė naftės nė Bashkimin Evropian.
Fjala Skoci rrjedh nga flaja latine Scoti, qė i referohej Galėve. Fjala latine Scotia (toka e Galėve), nė fillim pėrdorej pėr Irlandėn. Nė shekullin e 11tė fjala Scotia pėrdorej pėr Skocinė, por vetėm pėr pjesėn qė fliste Galisht nė veri tė lumit Forth, gjatė kėsaj kohe, fjalėt Albania ose Albany rrjedhin nga fjala Galishte Alba.[5] Pėrdorimi i fjalėve Scots (Skocez) dhe Scotland (Skoci) pėr Skocinė nė tėrėsi u bė zakon gjatė Mesjetės.
Nė njė kontekst modern dhe politik, fjala Skocez (ang Scot), pėrdoret pėr t'iu referuar nė mėnyrė tė barabartė tė gjithė banorėve tė Skocisė, pa marrė parasysh etnitetin e tyre. Sidoqoftė, njė studim i vitit 2006 i publikuar nga Universiteti i Edinburgut
sugjeron se segmentet e shoqėrisė Skoceze vazhdojnė tė ndryshojnė prej
atyre qė pretendojnė tė jenė Skocez nė baza etnike dhe atyre qė
pretendojnė kėtė mbi baza tė angazhimit civil.[6] "Scots" (shqip skocisht) pėrdoret edhe pėr t'iu referuar gjuhės skoceze, tė cilėn e flasin njė numėr i madh i popullsisė skoceze.[7]
HistoriaAkullnajat,
qė dikur pėrfshinin tėrė pjesėn e Skocisė sė sotme, kanė shkatėrruar
ēdo gjurmė tė njerėzimit qė mund tė ketė ekzistuar para kohės Mesolithike.
Besohet se njerėzit e parė pas akullnajave arritėn nė Skoci diku rreth
12,800 vjet mė parė, kur shtresa e akullit po zhdukej pas periudhės sė
fundit tė akullnajave.[8][9]
Grupet e tė ardhurve filluan tė ndėrtonin shtėpitė e para tė pėrhershme
nė tokėn Skoceze rreth 9,500 vjet mė parė dhe fshatrat e parė rreth
6,000 vjet mė parė. Fshati i ruajtur mirė i Skara Brae nė pjesėn kontinentale tė Orkneyt daton nga
Gjeografia e Skocisė



Harta e Skocisė
Pjesa kryesore kontinentale pėrbėhet nga njė e treta veriore e sipėrfaqes sė ishullit tė Britanisė sė madhe, e cila shtrihet jashtė bregdetit veriperėndimor Evropės kontinentale. Sipėrfaqja e pėrgjithshme ėshtė 78,772 km².[32] Kufiri i vetėm tokėsor i Skocisė ėshtė me Anglinė, i cili ėshtė 96 kilometra i gjatė dhe ndodhet mes lumenjve Tweed nė lindje dhe Solway Firth nė perėndim. Ka dalje nė Oqeanin Atlantik nė perėndim dhe nė Detin e Veriut nė lindje. Ishulli i Irlandės shtrihet vetėm 30 kilometra larg gadishulli jup-perėndimor Kintyre;[33] Norvegjia ėshtė 305 kilometra nė lindje dhe Ishujt Faroe, 270 kilometra nė veri.
Masa territoriale e Skocisė ėshtė kryesisht ajo e pėrcaktuar mė 1237 nga Traktati i Jorkut mes Skocisė dhe Anglisė[34] dhe Traktati i Perthit mė 1266 me Skocisė dhe Norvegjisė.[35] Pėrjashtime tė rėndėsishme pėrfshijnė Ishullin e Njeriut, e cila meqė u mor nga Anglia nė shekullin e 14tė tani ėshtė Varėsi e Kurorės jashtė Britanisė sė Madhe; grupet ishullore tė Orkneyt dhe Shetlandit, tė cilat janė marrė nga Norvegjia mė 1472; dhe Berwick-upon-Tweed, e marrė nga Anglia mė 1482.
Qendra gjeografike ndodhet shtrihet disa kilometra larg fshatit Newtonmore nė Badenoch.[36] Pika mė e lartė e Skocisė, maja e malit Ben Nevis, ėshtė 1,344 metra mbi nivel tė detit, kurse lumi mė i gjatė nė Skoci ėshtė lumi Tay, i cili ėshtė 190 km i gjatė.[37][38]
Klima


Ben Nevis, Maja mė e lartė nė Skoci
Skocia ka klimė tė butė dhe oqeanike dhe ėshtė shumė e ndryshueshme. Ajo ngrohet nga Rryma e Golfit qė vjen nga Oqeani Atlantik
dhe si e tillė ka dimra shumė mė tė butė (por verėra mė tė ftohta dhe
tė lagėshta) se zonat me gjerėsi tė ngjashme, pėr shembull Kopenhaga, Moska, ose Gadishulli Kamchatka nė anėn e kundėrt tė Evroazisė. Sidoqoftė, temperaturat janė kryesisht mė tė ulėta se nė pjesėn tjetėr tė Britanisė. Temperatura mė e ftohtė nė Britani -27.2 °C u shėnua nė Braemar nė Malet Grampian, mė 11 shkurt 1895.[39]
Temperatura maksimale gjatė dimrit arrin 6°C nė zonat e ulėta, kurse
maksimalja gjatė verės arrin 18°C. Temperatura mė e lartė nė Britani, 32.9°C, u shėnua nė Greycrook, Kufijtė Skocez mė 9 gusht 2003.[40]
Perėndimi i Skocisė ėshtė kryesisht mė i ngrohtė se lindja, pėr shkak tė ndikimit tė Atlantikut dhe temperatura e mė e ftohtė nė sipėrfaqen e Detit tė Veriut. Tiree, nė Inner Hebrides, ėshtė njė nga vendet mė me diell nė vend: ai pati 300 ditė dritė dielli mė 1975. Shirat ndryshojnė shumė rreth Skocisė. Vendet mė tė lagura janė western highlands (shqip
zonat malore tė perėndimit), me shira vjetorė qė kalojnė 3,000mm. Nėse
e krahasojmė me zonat e ulėta, kėto kanė mė pak se 800 mm nė vit.
Dėbora e rėndė nuk ndodh shpesh nė ultėsira, por rritet me gjatėsinė
gjeografike.
Resurset natyrore
Skocia
ka mjaft resurse natyrore duke filluar nga toka pjellore, e
pėrshtatshme pėr agrikulturė, e deri te nafta dhe gazi natyror. Sa i
pėrket mineraleve, Skocia prodhon qymyr, zink, hekur. Qymyri gjendet nėn Skocinė qendrore, veēanėrisht qymyri nga Ayrshire dhe Fife kontribuoi shumė nė industrializimin e vendit gjatė shekullit tė 19tė. Minierave tė qymyrit, dikur njė punėdhėnėsi kryesor nė Skoci
i ka rėnė rėndėsia qysh nga gjysma e dytė e shekullit tė 20-tė, pėr
shkak tė ēmimit mė tė ulėt qė ka qymyri i huaj. Miniera e fundit
vazhdon tė punojė nė Longannet tek lumi Firth of For.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi