Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Komuna Tomin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Komuna Tomin prej 29.07.08 10:13

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
POZITA GJEOGRAFIKE
Komuna Tomin ndodhet ne qender te rrethit te Dibres ne veri-lindje te shqiperise ne krahinen malore qendrore. Kjo kumune kufizohet ne lindje me kufirin shtetrore , ne veri-perndim me komunen e Luznise ku si kufi sherben lumi drin ,ne jug me komunen e Kastriotit ku si kufi sherben perroi I Bahutes,ne jug kjo komune kufizohet me komunen e melanit duke u shtrire deri ne kufi te qytetitkjo komune ka reliev te larte 380-2050 m mbi nivelin e deti dhe perbehet nga fshatrat :Selane,Brezhdan,Zdojan .Dallohet per shterje te madhe te rrelievit dhe per amplitude qe shkon deri 380-2050m.Ushtelenxe,Cetush,Bahute,Staravec,Shimcan,Dohoshisht,Pilafe,Zimur,
Rashnapoje.Me nje popullsi prej 10138 banore dhe 1900 familje.
Per sa I perket ndertimit gjeologjik kjo kumune ndertohet nge gelqerore.depozitime te plio-kuarternarit.Ne lartesite e medha ne ndertim marrin pjese formacionet me te vjatra te vendit tone.Kjo komune ka klime mesdhetare paramalore dhe masdhetare malore ku dallohen vlera te larta te amplitudave si ne reshje ashtu edhe ne temperature. Kjo komune shtrihet ne brezat e tokave:te kafejta, tokat pyore dhe
livadhore malore.shtrhet nen brezat bimore te shkurreve ne pjese te poshtme te
lugines . kati I dushqeve,kati I ahut dhe I pishes dhe ne lartesite e medha ai I kullotave alpine.Nje bimesi shume e pasur dhe e larmishme .Ne teritorin e kesaj komune rriten edhe sume bime me vlera si
lajthia,geshtenja,salepi,kamomilikatrioti si edhe nje sere bimeshte tjera qe i mbledhin banore te komunes duke krijuar nje sasi te ardhurash te konsiderueshme.Kjo komune ka nje faune shume te pasur dhe te shume llojshme,mjafton ketu te permendim kafshe te tilla si ariu ,ujku dhjelpra,dhia e eger
etjer por nuk mund te leme ketu pa permendur edhe kafshe qe mbareshtohen nga
banore qe jane te shumta ne lloje dhe numer Kjo komune nuk ka minjera por eshte e pasur me baker. Duhet theksuar se trashesia e madhe e bores qe bie ne dimmer krijon nje reserve te madhe ujore qe shfrytezohet nga popullsia e komunes.kjo komune ka edhe shume burime hidrike si perrej ,burime nentokesore ,liqene ,etjer Kjo komune eshte e pasur edhe me materiale ndertimi si gure,cakell,zhavore ,argjila qe jane shfytezuar per ndertim nga banore te zones.
Vlresime
Kjo komune ka nje pozite te favorshme per zhvillimin e ekonomise bujqesore pasi nje pjese e mire e territorit te kesaj komune eshte afer trgut te qytetit per sa i perket kerkeses per produkte bujqesore dhe blektorale dhe i sherben shume edhe per imputet bujqesor dhe sherbimet me nj ē’mim me te ulet se ne komunat e tjera.Komuna eshte edhe si pike lidhese me komunat e tjera dhe qytetin,Afersia ben qe te shkurtohen shume kohe per ta dale ne trg dhe te ulen kostot e trasportit duke rritur fitimet.



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 18.02.09 14:54, edituar 2 herė gjithsej

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

2 Re: Komuna Tomin prej 15.09.08 13:46

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
Kushte natyrore te komunes TOMIN
KOMUNA tomin ka nje ndertim te larmishem gjeologjik molasat
e plio-kuarternarit Brezateri gjenesh te vjeter te copetuar nga shkeputja tektonike.flishiri dhe formacione te tjera si dhe depozitime te kuaternarit ne afersi te lugines .
Relievi
Relieve i zones eshte malor dhe dallohet per karakterin kompleks ne perberje te relievit gjejm: kurrize malore,kodra e lugina.Kjo Komunė shtrihet nga 380-2050m ne skajin lindor pra amplitude hipsonometrike eshte e madhe ,mbizotrojne malesite mbi 300-350m qe ulen gradualisht ne
drejtim te perendimit .Coptimi horizontal i rrelievit ne kete zone
eshte i madh.Energjia e rrelievit eshte mesatare .Ne kete malesi takohen tipa te rrelievit strukturoro-eroziv ,erozivo-dedunues.Rrelievi
strukturor eroziv takohet ne gjith zonen,edhe rrelievi karstik eshte shume i perhapur kutu duhet theksuar se kane ndikuar klima me reshjet dhe me larmine e saj e ndryshymet e theksuara ne parametra . Rrelievi akullnajor ka shtrirje te e gjejme vetem
ne pjese te larta si maja e e malit te deshatit me perberje gelqeroresh.Relieve bėn nje ndarje te komunes ne dy njesi te medha ku nje pjes e teritorit shtrihet ne lartesi te medha dhe perbehet nga 4 fshatra si Bahute ,Zimur,Staravec dge Shimēan.Kėto 4 fshatra kane nje rrreliev me favorizues per blektorine dhe mbareshtimin e te imtave,pasi ka edhe nje pasuri me te madhe ne toke te lena djerre dhe pye e kullota.Duhet theksuar qe ky rreliev eshte pengues per nje ekonomi bujqesore te zhvilluar pasi nje sere kulturash bujqesore nuk kultivohen,behet penges per zhvilllim te infrastuktures,hyrjen e mekanikes dhe metodave te reja.fenomane negative te klimes si:ngrica,Bore e hershme dhe e vone,thatesire ne vere dhe bresher dhe bryme duke sjelle deme dhe renie te prodhimeve bujqesore.Ky rreliev ben qe ne 10 fshatrat poshte te kete toka me pjellore,e per pasoje eshe nje bujqesi shume me te zhvilluar.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

3 KLIMA prej 18.02.09 15:25

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
Klima
Teritori i kesaj komune ben pjes bėn pjes nė zonėn klimatike mesdhetare malore dhe atė mesdhetare para-malore meqėnė se ėshtė pjes e pellgjeve tė lumejve tė Drinit. Dallohet pėr ndryshime tė dukshme nga njė sektor nė njė tjetėr sidomos nė drejtimin vertikal.Nė formim tė kesaj klime kanė ndikuar faktore si:lartesia dhe rrelievi e territorit,ndikimi i madh i klimės kontinentale nėpėrmjet erave qė vijne nga grykat dhe qafat nga brendesia e ballkanit.si rezultat kjo klimė dallohet pėr klimė tė ashpėr ,tė gjatė dhe me reshje tė mėdha te dėbores dhe verė te freskėt por pa reshje Temperatura mesatare shkon nga 6 c nė malin e Deshatit ne 11 c ne afersi te luginės.Po ta krahasojmė me temperaturen mesatare te vendit tone ajo leviz nga 4 c-8 c ē’kuptohet qė shkaku kryesor ėshtė
lartesia mbi nivel tė detit dhe pozicjoni i soj lindor qė kushtezon njė ndikim nga brendesia e ballkanit.Nė perjudhėn prill-shtator temperatura mesatare ėshtė 16 C nė afersi tė qytetit Pėr muajin korrik temperatura mesatare shkon nga 7 C ne pjesė tė larta dhe 16 C ,nė afersi tė
luginės .Muaji janar ėshtė muaji me i ftohte i vitit ku mesatarja shkon nga 0 C ne -3 C. Amplituda e temperatures vjetore merr vlera jo tė vogla qė shkojnė rreth 17 C-18 C.Kurse amplituda ditore shkon deri 10-15 C temperatura maksimale e zonės ėshtė rregjistruar nė korrik tė 1996 nė qytet 39.5 C kurse ajo minimale ėshtė rregjistruar nė 1959 kur
ka arritur -20 amplituda midis vlerave ėshtė relativisht jo e vogėl qė shkon 60 C. Data mesatare e fillimit te ngricave eshte 1 nendori dhe data mesatare ėshtė 15 marsi.Numri mesatar i diteve me ngrica shkon 136 dite kurse po ta krahasojme me zonat perendimore te vendit ajo eshte 40-45 dite.Numri maksimal shkon 166 -190 ne zonat me malore te kesaj
zone qė kemi marre nė studjim.Dke u nisur nga sa thame me siper kjo klime nuk eshte shume favorizuese pasi ajo ndikon nepermje fenomeneve negative te saj si Ngricat,thatesira,Bora,duke bere qe edhe prodhimet te mos kene shume rendiment.Pėr sa i perket sasise sė rreshjeve zona futet ne zonat nėn masataren sė vendit.Kjo vlere shkon 978 mm.Pjesa mė e madhe e tyre ėshtė e pėrqendruar nė pjesen e ftohte te vitit,90 %,Kurse nė pjesen e ngrohte bin rreth 10-15%,Muaji me i laget eshte nendori me 12% tė rreshjeve afro 225 mm,kurse muaji mė me pak reshje ėshtė korriku me 3.6% ose 46 mm .Maksimumi i reshjeve ne 24 ore
ka qėnė 127 mm .Per reshjet e debores mund tė themi se fillojnė msatarisht me 1 nendor dhe data e mbarimit ėshtė 20 mars.Numri mesatar i ditėve me borė shkon 38 dite dhe krijon njė shtrese mesatre prej
30-35 cm. Shtresa maksimale shkon 1.5m nė shpate te malit. per sa i perket reshjeve ato nuk jane te mjaftueshme por terreni ujitete edhe artificjalisht edhe nga kanalet ujitse.Pėr sa i pėrket dukurive negative tė klimės mund tė themi se ajo ka karakter kapriēoz ,pra ajo ka diktuar edhe vendosjen dhe mėnyrėn e ndėrtimev nė
kėtė komune. Po ashtu kjo klimė qė ėshtė edhe shumė e shėndetshme por nuk lelon kultivimin e tė gjithallojeve tė bimėvė dhe jo pak herė ka shkatėrruar prodhimet bujqėsore dhe i ka dhėnė drejtim tė gabuar zhvillimit ekonomik.por kjo klimė ka edhe favoret e veta pasi lejon zhvilimin e disa llojeve tė turizmit,si edhe tė disa sektorėve tė tjerė tė ekonomise.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

4 Flora dhe fauna. prej 22.02.09 11:38

Flora dhe fauna
Flora
Shkurret malore
Ky kat bimore shtrihet nga 380deri ne lartesite 600 m mbi nivelin e detit e marre ne total kjo bimesi ze 31% pra ze nje siperfaqe te vogel te gjithe bimasise zones.Zhvillohet nen nje klime me te bute se brezat e tjere.Ne kete brez shfaqet nentipi I shitblikut perbere nga bime qe I leshojne gjethet.Duhet theksuar se ky kat eshte mjafte I demtuar nga dora e njeriut dhe e zevendesuar nga toka te punueshme prandaj ne shume sektore te ketij brezi shfaqet degradimi.Ky kat bimor shfrytezohet per kullota dhe dru zjarri. Duhet theksuar se ky kat ka edhe shume bime me vlera mjeksore dhe
mjaltese.
Kati I Dushkut,
ky kat bimor shtrihet nga 600- 1000 m, eshte I perhapur net e gjithe zonen dhe ze 17 % te bimesise totale te Malesise LLojet kryesore te bimeve jane: Dushku, panja, lajthia, bunga, etj.Edhe ky kat eshte shume I demtuar pasi bimedia e tij shfrytezohrt per ngrohje ne stinen e ftohte
Kati I Ahut dhe I haloreve: ky kat shtrihet nga 1000-1700 m mbi nivelin e detit. E gjith siperfaqja e ktij kati ze 23% te bimesise se zones. Perhapjen me te madhe e ka ne pjesen jug-lindore dhe lindore. LLoji kryesor I bimes mbizotruese eshte Ahu, nga e ka marre emrin kati. Ne perberje te ketij kati marrin pjese edhe bredhi , pisha, qe jane me pak te peehapura, por takohen edhe panja, Frasheri, meshtegna, etj. KY kat bimor ka pasurite me te medha floristike te perbere nga pyjet te ahut dhe te pishes, kjo bimesi kushtezon edhe zhvillimin e ekonomise pynjore qe perben nje nga aktivitetet kryesore te popullsise te kesaj komune.
Kullotat Alpine, ne Malesine e
korabit me qe ka reliev te larte nje shtrirje te konsiderueshme ka edhe kati bimi kulotave alpine.duhet theksuar se ne kullota te kesaj komune kullosin rreth 15 krere bageti te imta dhe 1500 krere gjegje te Klima e ashper dhe me rreshje te shumte te debores ka kushtezuar zhvillimin e ketij kati bimor. Kjo lloje bimesie eshte e tipit graminace ka perhapje mbi 1700 m konkretisht ne malin e,deshatit dhe lartesi te tjera. Ky kat shfrytezohet si kullot per bagetine ne stinen e ngrohte te vitit, po ashtu krijon edhe nje peisazh te bukur piktoresk duke krijuar mundesi te shumte e te medhe per zhvillimin e turizmit te gjelbert.
Bota shtazore
Larmia dhe pasuria qe ka kjo zone sin e aspktin klimatik , ate te tokave, te n flores etj ka krijuar kushte shume te fazorshme per zhvillimin e nje bote shtazore shume te larmishme. Kete gje e deshmon ekzistenca e shume specieve te vecanta sipas karakterit te habitatit.Do te dallonim boten shtazore te shkurreve, te pyjeve te ahut dhe te dushkut ne lartesine boten interresante te kullotave alpine dhe te pak habitateve ujore. Ne habitatet e shkurreve qe jane me pak te zhviiluara e
me pak te perhapura dhe te degraduara nga dora e njeriut gjejme: Lepuri I eger, cakalli, thelleza, dhe nje sere shpendesh te tjere. Ne habitatet e dushkut qe edhe ky kat eshte I demtuar takohen rralle: Ujku, dhelpra, ketri, urithi, etj. Ne habitatet e
pyjeve te ahut dhe te pishes qe jane me te dendura dhe me pak te prekura nga
dora e njeriut takohen specie te vecanta: Ariu, Shqiponja, Rjepulli, miu vogel, urithi, etj.Ne habitatet e ujrave te kthjelleta dhe te ftohta te ketyre lumenjve takohet trofta e eger dhe disa lloje te tjera peshqish cka e ben kete zone te dallueshme nga zonat e tjera te vendit. E gjithe kjo ,pasuri e botes shtazore dhe me vlera te vecanta ofron kushte per zhvillimin e disa llojeve te turizmit si : sportive, ekologjik, clothes, etj.
Vleresime
Nga analiza e botes se gjalle mund te dalim ne keto konkluzione :zona ka bimesi te paket por shume te larmishme ku midis tyre dallohen ekosistemet pyore te shkurreve ,te dushqeve,te kullotave alpine ,si edhe ajo e siperfaqeve te degraduara te gjitha
keto ekositeme kane vlera te vecanta sidomos ne sektore te cactuar me vlera
shkencore dhe turistike Shumlllojshmeria e flore duke filluar nga shkurret mesdhetare e deri tek kullotat alpineben te mundur nje pasuri per shfrytezim per qellime te ndryshme si ajo blektoriale , industria e perpunimit te drurit , turizmi etjr.Pasuri te madhe perbejn edhe llojet e shumta te bimeve mjeksore si kamomili,dellenja,salepi
,mellaga .sherebeli qe perdoren per shitje nga popullsia e zones duke marre perfitime jot e vogla ekonomike .kjo lloj bimesie ka ndikuar ne zhvillimin e zones pasi ne diber ka
shum lloje bimesh qe gjejne kushte,ketu gjejme te zhvilluar pemetarine
,vreshtarine si edhe shume lloje bime asharash.
Sistemi ujites
Pėr te perballuar stinen e nxehte kulturat bujqesore ne kete komune duhen ujitur dhe kjo ne kete komune eshte kryer mire nepermjet kanaleve ujitese.Me poshte po ju pershkruajme eshe disa nga ku mer edhe ujin kjo komune. 1-Kanali i Setes qe per nga menyra e ndertimit eshte ndertuar nga ndertuesi me shume pervoje ne projektime popullore Gani Tuēpi qe e projektoi me pushke.Uji vjen nga ana tjeter e drinit te zi dhe per inertesi te renies ne tuba ai ngjitet duke kapur toka te fshatrave te kesaj komune si :Brezhdani,Zdojani,etjer.2-Kanali i pėrroit te banjave qe kalon neper qytet edhe bie neper rrashnapoje dhe ujit toka te 8 fshatrave si:Ushtelenxe,Brezdan,Pollozhan,ZdojanRrashnapoje,Pilafe etj.Tani keto 2 kanale
funksonojne nepermjet nje puneturi qe ne cdo fshat e ka nga nje dhe e mban
rradhen me nje pagese perej 120lek te reja ne ore pasi tani mirmabahen nga
subjekte private,kurse me pare mirembaheshin nga aksinet vullnetare te fshatareve.
3-Fusha e Ushtelenxes ujitet ne nje menyre te vecante pasi uji buro ne toka
te fshatit dhe ne ēdo 40 minuta ujitet nje dynym dhe cdo 24 ore uji kalon ne
nje bllok tjetr duke a afruer tek parcelat ku kane edhe rradhen ne manyre
graduale dhe ne kohe kostante cdo 14 dite.



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 22.02.09 11:44, edituar 1 herė gjithsej (Reason for editing : Diber,Diber)

Shiko profilin e anėtarit

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
Ekonomia Bujqesore e komunes Tomin
Ne komunen Tomin kolektivizimi u be ne vitin 1958. Qe
qender e fshatit te bashkuar dhe perfshinte fshatrat:Ushtelenxe,Staravec,Shimēan,Bahute,Zimur,Brezhdan,Zdojan,Dohoshisht,Ēetush,Edhe
kur ne vitin 1974 u krijua si koperative si drejtim kryesor i shte kultivimi
i dritherave,molleve,kumbullave,qershive, dhe mbareshtimit te bagetiive.
Pas vitit 1990 bujqesia perben bazen e ekonomise duke punesuar edhe numrin me
te madhe te te punesuarve ne bujqesi pasi ne kete vit kjo komune dispononte 18710 dynym toke bujqesore. Duhet theksuar se ne kete komune ne fillim reforma per ndarjen e tokave u be per frymesh (2 dy per fryme)por me pas sejcili merr pronat e veta. Nga statistikat rezulton se kjo komune ka ne perberj 2500 ha,nga te cilat 700 ha jane pye dhe kullota Duhet theksuar se nje pjese e mire e komunes ka kushte te mira per kultivimin e shume kulturave bujqesore.Toka eshte endare ne parcela.Mungesa e pesticideve,Helmeve,ēmime te larta ne mekanike dhe sherbime. Mungesa ekreditimitjane nder skaqet kryesore qe e kane lene bujqesine te prapambeturMegjithate shihet tendenca per krijimin
e minifermave dhe fermave te reje me modele te marra ne vendet perendimore si
ne bujqesi ashtu edhe blektoriToka eshte e pershtatshme per kultivimin e tė
gjithave kulturave bujqesorepor aktualisht kultivohen bime tradicjonale si:Miser,Grure,Farogjere,Perime,Fasule,Patate,si
edhe shume lloje drufrutoresh(molle,dardhe,qershi,vreshta) qe u jane pershtatur
kushteve te komunes. Pemet frutore kane qene tradite si ne bahēet e shtepive por edhe ne plantacione te permasave te ndryshme. Vihet re njetendence per krijimin e platacioneve te llojeve te ndryshme te frutave me varjetete te reja edhe nga Europa pasi shihen si mundesi e mire per te hyre ne treg.
Shume te tilla jane krijuar ne:Ushtelenxe,Brezhdan,Zdojan,Dohoshisht,Rashnapoje,Pilafe pasi keto fshtra kane toka shume pjellore dhe kushte klimatike me te pershtatshme se fshtrat e tjer.Keto investime kane filluar te shihen si e ardhmja e tyre ne shqiperi dhe po kerkojne te hyjne fuqishem ne treg. Fasulja,Domatja,qepa e tjer jane nder parimet me kryesore qe kultivohen si per konsum vetiak ashtu edhe per treg.Ēdo familje
merret me kultivimin e tyre neper ngastra te vogla qe ne gjuhen e popullit
njihen me termin "kopeshte".
Mekanika bujqesore le pak per te deshiruar,ajo sigurohet ne menyre private.Kjo komune ka rreth 45 zetore,18 makina mbjellese dhe 5 makina korrese.
Pasqyra 2.Toka per fryme dhe familje


Emertimi

Volumi i
punimeve ne ha


Me mekanike

%

Plugime

1150

1059

92

Shkrifterime

1150

1059

92

Mblellje

1150

75.2

65.2

Kultivime

50

50

100

Sperkatje

300

200

66.6

Korrje

420

220

52

Shirje

380

300

78.9

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

6 Re: Komuna Tomin Today at 16:17

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi