Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Publikime mbi Dibren

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]
Totali i votave : 544

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Publikime mbi Dibren prej 22.10.08 10:08

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
Rrethi i Dibrės


Rrethi i Dibrės ėshtė njėri nga 36-tė rrethet e Shqipėrisė. Rrethi bėn pjesė nė Qarkun tė Dibrės. Rrethi i Dibrės ka 86,000 banorė (sipas 2004), me njė sipėrfaqe prej 761 km² dhe kryeqendėr Peshkopinė.
Pėrmbajtja
1 Historia
2 Gjeografia
3 Ndarja administrative
4 Shiko edhe

Historia
Pozita e kėtij rrethi ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin e kėsaj zone qė ka qėnė herė pozitiv e herė negativ nė periudha tė ndryshme historike dhe nėn ndikimin e faktorėve socialė dhe ekonomikė qe kanė lėnė gjurmė nė tė. Rolin e saj pozitiv ajo e ka patur kur ka sherbyer si njė urė lidhėse pėr trevat e vendit tonė nga parendimi nė brendėsi tė territoreve shqiptare. Qė nė antikitet ka funksionuar rruga Durrės - Fusha e Tiranės – Dibėr, e cila lidhte bregdetin me vise tė tjera lindore. Rolin e kėsaj pozite e dėshmon qartė zhvillimi social-ekonomik, pasi nė vitin 1911 Dibra ishte njė qendėr e rėndėsishme artizanale, tregėtare, ndėrtimore etj. Pėr kėtė flasin qartė tė dhėnat e popullsisė ku ky rreth kishte 11 000 banorė. Por roli i kesaj pozite zbehet me vendosjen e kufijve arbitrare ne 1913, ku jashte mbeten qendra te medhe tregtare (Dibra e Madhe)dhe urbane per kohen. Pas 1913 kjo zone vazhdoi ta luaj kete rrol por me nje intensitet me te dobet. Deri kur ne vitet 1945-1990 u nderpre plotesisht kjo lidje dhe u kthye ne nje faktore penguas dhe izolues per te. Pas viteve 1990 kjo zone e rimerr rolin e saj lidhes por me nje intensitet me te vogel. Projekte tė ndetimit te autostrades qe do te kalonte neper rrugen e vjeter dhe lidhja e saj me nje arterje me rrethin e Kukesit do ti rikthente nje rendesine e pozites gjeografike te ketij rethi se bashku me burimet qe permban dhe do ta kthente kete rreth ne nje Qender te nje eurorajoni nderkufitar duke bere qe pozita te behet faktor zhvillimi.
Gjeografia

Rrethi i Dibres ben pjese ne rajonin verioro-lindor me nje reliev pergjthesisht malore kodrinor. Pra shtrihet ne veri-lindje te Shqiperise ne dy anet e lugines se drinit te Zi duke u kufizuar ne lindje nga vargmali i Korabit dhe ne perendim nga vargmalet e Lures. Qendra e rrethit eshte qyteti i Peshkopise qe eshte edhe qyteti i 3-te pas atij te Sruges dhe dibres se Madhe ne republiken e Maqedonise. Qendra e rrethit (Peshkopia) qe shtrihet 185 km nga kryeqyteti dhe 21 km largesi nga pika e doganes se Bllates ne Maqellare Ky rreth eshte vendosur ne keto kordinata gjeografike:41ŗ 53’ 20”,dhe 41ŗ 33’ 40” gjeresi gjeografike veriore dhe 20ŗ 34’ 50” dhe 20ŗ 07’ 00” gjatesi gjeografike lindore. Kufizohet nga kufij konvcionale ne lindje me republiken e Kosoves dhe te Maqedonise me nje gjatesi kufitare 90 km nga te cilat 19 km jane lumore. Ne veri kufizohet me rrethin e Kukesit me 75 km vije kufitare. Ne perendim me Mirditen 13 km vije kufitare dhe me rrethin e Matit me 60 km vije kufitare. Ne jug me Bulqizen 27.8 km vije kufitare Ky reth ka nje ndertim te komplikuar gjeologjik qe eshte kapur here pas here nga levizjet neotektonike ngritese qe ka luajtur nje rol te rendesishem ne formimin e rrelievit. Rethi i Dibrės ka nje reliev kodrinor-malor qe varion nga 350 m(lug drinit te zi) deri ne 2751 ne majen e Korabit. Ben pjes ne zonen klimatike mesdhetare malore dhe mesdhetare para malore meqene se eshte pjes perberese e pellgut te Drinit te Zi. Ka nje hidrografi te pasur me burime mbi tokesore dhe nen tokesore ku dega kryesore eshte Drini i Zi. Dibra dallohet per shumellojshmerine e tokave te cilat per shkak te rrelievit malor shprehen qarte. Gjejme brezin e tokave aluvionale rreth lumit te drinit te Zi, te kafejta, te murrme pyjore dhe ate livadhore malore. Ne kete takojme breza bimore si :brezi i dushqeve, ahishteve dhe kullotave alpine. Ky reth ka nje popullsi prej 75,000 banoresh te vendosur ne 1088 km² kryesisht ne vendbanime te rralla e rurale.



Edituar pėr herė tė fundit nga Dibrani_84 nė 14.04.13 11:46, edituar 10 herė gjithsej

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

2 Klima prej 22.10.08 10:36

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
Klima
Rrethi i Dibrės bėn pjes nė zonėn klimatike mesdhetare malore dhe atė mesdhetare para-malore meqėnė se ėshtė pjes e pellgjeve tė lumejve tė Drinit. Dallohet pėr ndryshime tė dukshme nga njė sektor nė njė tjetėr sidomos nė drejtimin vertikal.Nė formim tė kesaj klime kanė ndikuar faktore si:lartesia dhe rrelievi e territorit,ndikimi i madh i klimės kontinentale nėpėrmjet erave qė vijne nga grykat dhe qafat nga brendesia e ballkanit.si rezultat kjo klimė dallohet pėr klimė tė ashpėr ,tė gjatė dhe me reshje tė mėdha te dėbores dhe verė te freskėt por pa reshje Temperatura mesatare shkon nga 6* C nė malin e Korabit ne 11 * C ne afersi te luginės.Po ta krahasojmė me temperaturen mesatare te vendit tone ajo leviz nga 4*c-8*C ē’kuptohet qė shkaku kryesor ėshtė lartesia mbi nivel tė detit dhe pozicjoni i soj lindor qė kushtezon njė ndikim nga brendesia e ballkanit.Nė perjudhėn prill-shtator temperatura mesatare ėshtė 16*C nė afersi tė qytetit Pėr muajin korrik temperatura mesatare shkon nga 7 *C ne pjesė tė larta dhe 16 *C ,nė afersi tė luginės .Muaji janar ėshtė muaji me i ftohte i vitit ku mesatarja shkon nga 0*C ne -3şC. Amplituda e temperatures vjetore merr vlera jo tė vogla qė shkojnė rreth 17*C-18*C.Kurse amplituda ditore shkon deri 10-15şC temperatura maksimale e zonės ėshtė rregjistruar nė korrik tė 1996 nė qytet 39.5*C kurse ajo minimale ėshtė rregjistruar nė 1959 kur ka arritur -20*CCamplituda midis vlerave ėshtė relativisht jo e vogėl qė shkon 60*C. Data mesatare e fillimit te ngricave eshte 1 nendori dhe data mesatare ėshtė 15 marsi.Numri mesatar i diteve me ngrica shkon 136 dite kurse po ta krahasojme me zonat perendimore te vendit ajo eshte 40-45 dite.Numri maksimal shkon 166 -190 ne zonat me malore te kesaj zone qė kemi marre nė studjim.Pėr sa i perket sasise sė rreshjeve zona futet ne zonat nėn masataren sė vendit.Kjo vlere shkon nga 900 mm (nė qarrishte )ky ndryshim lidhet me deporimin e erave te ftohta e te thata .Pjesa mė e madhe e tyre ėshtė e pėrqendruar nė pjesen e ftohte te vitit,90 %,Kurse nė pjesen e ngrohte bin rreth 10-15%,Muaji me i laget eshte nendori me 12% tė rreshjeve afro 225 mm,kurse muaji mė me pak reshje ėshtė korriku me 3.6% ose 46 mm .Maksimumi i reshjeve ne 24 ore ka qėnė 127 mm .Per reshjet e debores mund tė themi se fillojnė msatarisht me 1 nendor dhe data e mbarimit ėshtė 20 mars.Numri mesatar i ditėve me borė shkon 38 dite dhe krijon njė shtrese mesatre prej 30-35 cm. Shtresa maksimale shkon 1.5m nė shpata te malit. Pėr sa i pėrket dukurive negative tė klimės mund tė themi se ajo ka karakter kapriēoz ,pra ajo ka diktuar edhe vendosjen dhe mėnyrėn e ndėrtimev nė kėtėreth. Po ashtu kjo klimė qė ėshtė edhe shumė e shėndetshme por nuk lelon kultivimin e tė gjithallojeve tė bimėvė dhe me dukuri si:ngrica ta gjata dhe tė vona,dorė tė hėrshmė,reshje tė mėdha tė borės dhe tė breshėrit, jo pak herė ka shkatėrruar prodhimet bujqėsore dhe i ka dhėnė drejtim tė gabuar zhvillimit ekonomik.por kjo klimė ka edhe favoret e veta pasi lejon zhvilimin e disa llojeve tė turizmit,si edhe tė disa sektorėve tė tjerė tė ekonomise.
[*]Shenim me shenjen *C----kemi shenuar graden celcius.

Hidrografia
Ky rreth ka njė rrjet hidrografik shumė tė pasur qe pėrbėhet nga lumaj,liqene pėrrej, burime nėn tokesore dhe mbi tokėsore. Dega kryesore ėshtė lumi i drinit tė ziqė merr me vete disa degė tė tjera si:Malla,Seta,Veleshica,Murra etjer. Kėta degė kane karakter tė vrullshėm dhe me prurje tė mėdha nė kohėn e shkrirjes sė borės. Gjė qė i bėn ata tė jėnė shumė tė demshėm dhe tė shkatėrrojnė ēdo gjė qė u del para duke sjelle shumė materiale tė ngurta e shkaktuar pėrmbytje tė tokave pėreth.
Gjatėsia dhe pellgu janė pėrkatėsisht:
Emri gjatėsia ne KM pellgu nė KM˛
1-Drini zi 57 530
2-Murra 19 135
3-Malla 18 126
4-Seta 13 137
5-Veleshica 15 84
Midis pasurive tė shumta vlen pėr tė pėrmendur edhe liqenet shumė tė bukura tė Lurės,burimin e llixhave si edhe disa burime tė vogla nė afėrsi tė qytetit,pasuritė hidrike kanė ndihmuar jo pak nė zhvillim ekonomik tė kėtij rethi si nnė energji,ujitje,peshkim,indrustri, etjer por kėto burime sherbejnė edhe pėr terheqje tė turistėve si per turizėm balnear,argėtues,pushues, eko turizem etjer.
Diber Diber diber



Edituar pėr herė tė fundit nga Dibrani_84 nė 10.04.13 12:48, edituar 3 herė gjithsej

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

3 Re: Publikime mbi Dibren prej 22.10.08 10:52

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral

Shtrirja nga 380m deri ne lartesi te Korabit ka bere qe ne te gjejme shume breza dhe nen breza tokash duke ndikuar drejte per drejte ne bimesine e zones. Larmia e kushteve natyrare pedogjenetike ka kushtezuar edhe shume llojshmerine e tokave .Ne kete drejtim dallohen : Tokat e kafejta kane shtrirje jot e madhe dhe zene 20 % te territorit te zones shtrihen ne lartesite 600-1000 m mbi nivelin e detit sidomos ne pjjesen veriore pergjate lugunaveetjer.Formoohen mbi gelqeror dhe me pak magmatike dhe klime te ftohte dhe me rreshje te bollshme , Ne dimmer ndodh shperlarja e kriprave kurse ne vere ndodh grumbullimi I tyre.per pasoje shfaqen
njolla karbonatesh,kane structure granulare dhe teper te thelle qe shkon 1.2-1.5 m permbajte humusi qe shkon 4-9 % ne siperfaqe dhe 1 % ne thellesi. Takohen nen tipe te Tokave te kafenjta Si:tokat e kafejta tipike, te zeza dhe te kafejta livadhore.

Tokat e murrme pyjore
Ose te pyeve te ahut dhe te pishes qe shtrihen ne lartesite 1000-1200 m mbi nivelin e detit duke zene pjesen me te madhe te kesaj malesie reth 40% i gjejme te perhapura ne pjesen qebdrore ,jugore dhe
ate lindoreDuke patur nje zhvillim mbi sedimentaret dhe
magmatiket.Formahen ne rreliev te copetuar dhe te gerryer klime te ftohte qe kushtezon shperlarjen e kripave nen pyet e ahut dhe te haloreve.Kane profil te trashe qe shkon 80-120 cm e perbere nga nje shtrese e zeze rreth 5 cm. Takojme nen llojrt si:toka te murme pyore te zeza.te murrme tipike , te murrme te kuqerremta te shperlara ,karbonata hunusore etj Toka te ketij brezi jane te vena pak nen kulturat bujqesore tashme jane braktisur duke u lene ne doren e degradimit dhe deezertifikimit.

Tokat livadhore-malore
Edhe keto toka zene 40 % te territorit te kesaj malesie dhe shtrihen ne lartesite mbi 1700 m mbi nivelin e detit i gjejme te perhapura ne lindje te zone pran maleve kallkan ,mirake ,raduc. Formohen mbi gelqeror ne kushte te nje klime te ashper dhe me reshje, kurse rrelievi I tyre eshte heterogjen dhe dallohet per copetim dhe pjerresi te medha Profili shkon rreth 100 cm me nje horizont humusor te trashed
he nje shtrese te pershkueshme ne siperfaqe nga rrenjet e cila formonnje shtrese sfongjerore.Shtresa humusore shkon deri 40 cm ka ngjyre te zeze deri kafe te erret .Takohen disa nen tipe si:tokat tipike
livadhore malore,toka livadhore te zeza,tokat e djerrit dhe toket tokat e stepave.
Pozita gjeografike e zones,kushtet natyrore te saj,ndertimi gjeologjek ,copetimi i madh i rrelievit i shoqeruar me nje klim teper te larmishme ka kushtezuar nje shume llojshmeri te botes bimore te kesaj malesie. Faktoret e lartepermendur kane bere qe bimesia e kesaj
zone te dallohet per mbizoterimin e bimeve mase europjane dhe veri ballkanike qe jane shume te ndryshueshme nga bimesia mesdhetare qe rritet ne perendim te vendit. Shfaqet nje katezim vertikalku llojet kryesore perfaqesohen nga keto lloje bimesh:shkurre mesdhetare, dushqe. Ahu dhe pisha dhe kullota alpine.

Shkurret malore
Ky kat bimore shtrihet nga 380deri ne lartesite 600 m mbi nivelin e detit e marre ne total kjo bimesi ze 31% pra ze nje siperfaqe te vogel te gjithe bimasise zones.Zhvillohet nen nje klime me te bute se brezat e tjere.Ne kete brez shfaqet nentipi i shitblikut perbere nga bime qe i leshojne gjethet.
Duhet theksuar se ky kat eshte mjafte i demtuar nga dora e njeriut dhe e zevendesuar nga toka te punueshme prandaj ne shume sektore te ketij brezi shfaqet degradimi.Ky kat bimor shfrytezohet per kullota dhe dru zjarri. Duhet theksuar se ky kat ka edhe shume bime me vlera mjeksore dhe mjaltese.
Kati i Dushkut, ky kat bimor shtrihet nga 600- 1000 m, eshte i perhapur net e gjithe zonen dhe ze 17 % te bimesise totale te Malesise LLojet kryesore te bimeve jane: Dushku, panja, lajthia, bunga, etj.Edhe ky kat eshte shume i demtuar pasi bimedia e tij shfrytezohrt per ngrohje ne stinen e ftohte.Kati i Ahut dhe i haloreve: ky kat shtrihet nga 1000-1700 m mbi nivelin e detit. E gjith siperfaqja e ktij kati ze 23% te bimesise se zones. Perhapjen me te madhe e ka ne pjesen jug-lindore dhe lindore. LLoji kryesor I bimes mbizotruese eshte Ahu, nga e ka marre emrin kati. Ne perberje te ketij kati marrin pjese edhe bredhi , pisha, qe jane me pak te peehapura, por takohen edhe panja, Frasheri, meshtegna, etj.
Ky kat bimor ka pasurite me te medha floristike te perbere nga pyjet te ahut dhe te pishes, kjo bimesi kushtezon edhe zhvillimin e ekonomise pynjore qe perben nje nga aktivitetet kryesore te popullsise te kesaj komune. Kullotat Alpine, ne Malesine e korabit me qe ka reliev te larte nje shtrirje te konsiderueshme ka edhe kati bimi kulotave alpine.duhet theksuar se ne kullota te kesaj komune kullosin rreth 15 krere bageti te imta dhe 1500 krere gjegje te Klima e ashper dhe me rreshje te shumte te debores ka kushtezuar zhvillimin e ketij kati bimor. Kjo lloje bimesie eshte e tipit graminace ka perhapje mbi 1700 m konkretisht ne malin e,deshatit dhe lartesi te tjera. Ky kat shfrytezohet si kullot per bagetine ne stinen e ngrohte te vitit, po ashtu krijon edhe nje peisazh te bukur piktoresk duke krijuar mundesi te shumte e te medhe per zhvillimin e turizmit te gjelbert.

Bota shtazore
Larmia dhe pasuria qe ka kjo zone sin e aspktin klimatik ,ate te tokave, te flores etj ka krijuar kushte shume te fazorshme per zhvillimin e nje bote shtazore shume te larmishme. Kete gje e deshmon ekzistenca e shume specieve te vecanta sipas karakterit te habitatit.
Do te dallonim boten shtazore te shkurreve, te pyjeve te ahut dhe te dushkut ne lartesine boten interresante te kullotave alpine dhe te pak habitateve ujore. Ne habitatet e shkurreve qe jane me pak te zhviiluara
e me pak te perhapura dhe te degraduara nga dora e njeriut gjejme: Lepuri i eger, cakalli, thelleza, dhe nje sere shpendesh te tjere. Ne habitatet e dushkut qe edhe ky kat eshte i demtuar takohen rralle: Ujku, dhelpra, ketri, urithi, etj. Ne habitatet e pyjeve te ahut dhe te pishes qe jane me te dendura dhe me pak te prekura nga dora e njeriut takohen specie te vecanta: Ariu, Shqiponja, Rrjepulli, miu vogel, urithi, etj. Ne habitatet e ujrave te kthjelleta dhe te ftohta te ketyre lumenjve takohet trofta e eger dhe disa lloje te tjera peshqish cka e ben kete zone te dallueshme nga zonat e tjera te vendit. E gjithe kjo ,pasuri e botes shtazore dhe me vlera te vecanta ofron kushte per zhvillimin e disa llojeve te turizmit si : sportive, ekologjik, ēlothes, etj.

Vleresime
Nga analiza e botes se gjalle mund te dalim ne keto
konkluzione :zona ka bimesi te paket por shume te larmishme ku midis tyre dallohen ekosistemet pyore te shkurreve ,te dushqeve,te kullotave alpine ,si edhe ajo e siperfaqeve te degraduara te gjitha keto ekositeme kane vlera te vecanta sidomos ne sektore te cactuar me vlera shkencore dhe turistike Shumlllojshmeria e flore duke filluar nga shkurret mesdhetare e deri tek kullotat alpineben te mundur nje pasuri per shfrytezim per qellime te ndryshme si ajo blektoriale , industria e
perpunimit te drurit , turizmi etjr.Pasuri te madhe perbejn edhe llojet e shumta te bimeve mjeksore si kamomili,dellenja,salepi ,mellaga ,sherebeli qe perdoren per shitje nga popullsia e zones duke marre perfitime jot e vogla ekonomike .kjo lloj bimesie ka ndikuar ne zhvillimin e zones pasi ne diber ka shum lloje bimesh qe gjejne kushte,ketu gjejme te zhvilluar pemetarine ,vreshtarine si edhe shume lloje bime asharash

Zhvillimi Ekonomik
Periudha deri vitet 45 Duhet theksuar se
si e gjithe Sqiperiaedhe rethi i Dibres ka pasur nje zhvillim te vogėl ekonomik Pozita e kesaj zone duhet theksuar se shpesh here ka qėnė faktor pengues pasi kjo zone ka shėrbyer si rrugė pėr eksperditat ushtarake qe kane vizituar zonėn ketu duhet theksuar se edhe shteti Sebise ka pretendime pėr teritorin e kesaj komune gje qe ka cuar qe kjo zonė te digjej e shkaterrohej nga pushtuesit duke shkaterruar keshtu edhe ekoniminė dhe prodhimet e pakta bujqėsore .Pasi edhe tokat ishin ne duart e bejlere e agallareve.Ne kete kohe banore te kesaj komunė merreshin me profesione te lira artizanat,bujqesi edhe tregeėti me prodhime blektorale e bujqėsore .Nė kėtė kohe qyteti kishte 120 banesa, 1 treg ku ne te kishte edhe 3 kafene,kishte nj xhami ,disazyra per administraten e asa kohe si edhe nje shkollė.

Periudha 45-90 Nė perjudhėn 45-90 perfshi neėn kolektivizimin ku ēdo gjė u perfshi ne koperativa.Ky reth ishte mė e privilegjuar pasi edhe tokat e saj ishin me pjellore e sasia e saj ishte me e madhe.Edhe keto te ardhura ishin te pakta e te pa mjaftueshme por sido qė tė jete ky popull e kaloi keėtė perjudhe dhe u rezistoi krizave te shumė perjudhave. Fillimisht fshatareve u la 300 m˛ per familje per navoja vatijake por me pas edhe kjo sasi tokė erdhi duke u zvogėluar ne 1000
m˛ e me pas ne 400m˛ duke cuar ne nje krizė tė plote pėr banore te zones ndersa industria ne kėtė kohe ishte shume e vogėl.Mund te permendim minjerėn e rrethit Bulqizė qė nė ate kohe ishte nėn rrethin e Dibrės,minjeren e mermerit ne Muhur si edhe ate te guri te kuq,ishte fabrika e makaronave Ramiz Varvarica,SMT, si edhe nj sere objektesh te vogla per shfrytėzimin e inerteve,kyreth ka qėnė i pasur me burime hidrike qė jane shfrytėzuar pėr energj,uitje,peshkim,etj.Duhet theksuar se ne kėtė kohe u ngriten njė sėrė verash si hidrocentrale lokale
ashtuedhe vepra te tjera si kanalizime qe i erdhėn ne ndihmė bujqesisė.Nė kėtė kohe u bėnė edhe disa ndertime edhe ne qytet brenda si u ndertuan rrugė,rreth 1000 apartamente banimi tė mire projektuara per popullsine e ardhur,pallati i sportit,stdiumi i futbollit,spitali i ri me rreth 320 shtrėtėr si edhe njė qėndėr balneare me rreth 180 shtrėtėr ,hotel korabi si edhe shumė restorante te tjere Sasia e tokes 2500 ha toke plellore bujqesore dhe 700ha pye dhe kullota jane pasuri jo e vogel.Sic permendem me siper kjo komun ka edhe burime hidrike,pasuri me inerte edhe minerale te tjera por qe pak shfrytezohen.

Ekonomia e Dibrės pas viteve 1990 Pas viteve 90 me ndodhjen e ndryshimeve si nė gjitje Shqipėrinė ēdo pronė shtetrore kthehet nė prone private. Me reformėn agrare toka shkon ne duar tė pronarėvė duke bėrė njė copėtim shumė tė madh te tokave gje qė ēon nė vėshtirėsi pėr krijim tė fermave konkuruese ne treg.Dega qė jep mė shumė se 50 % tė tė ardhurave ėshtė bujqėsia.Nė perjudhen e viteve 1990-2003 rrethi i Dibrės kishte 15815 ha tokė bujqėsore dhe 20396 fermer Nga 19117 ha tokė qė kishte ne 2003,10650 e zinin bimėt e arave,612 ha drufrutorėt,358 ha perime,472 ha petate,4891ha faragjėre.Nga sa pamė mė
sipėr del qartė se nė dibėr nuk kemi ferma tė mirfillta ose parcela ta mėdha por njė copėtim tė tokės bujqėsore. Pėr u pėrmendur janė edhe disa plantacione tė vogla qė Kano filluar tė landin nė fshtrat afėr qytetit me pemė kryesisht tė importuara nga Europa perendimore.

Blektoria
Ne kėtė rreth kjo degė ėshtė shumė e rėndėsishme dhe ka qėnė gjithnjė baza e ekonomisė bujqėsore nė mitin 2003 nė kėtė rreth kemi 17266 krerė gjedhė,dhe 53010 krerė tė leshta,nė mitin 2003 ēdo banori
tė Dibrės i takojnė 422 litra qumėsht dhe 47 kg mish nė vit.Indrustia nė retińķ e Dibrės ka qėnė gjithnjė njė degė e dytė.Pas viteve 90 do tė
kemi njė shkatėrrim tė atyre objekteve indrusriale qė kishte,tani po vihet re njė pėrmisim i vogėl nė kėtė drejtim nė degė si indrustria ushqimore,ajo e pėrpunimit te produkteve bujqesore e blektorale si edhe ajo e lėndėve tė para pėr ndėrtim.Objektet mė tė permandura jane fabrika e miellit,ajo e pijeve,disa lavatriēe rėrash e zhavoresh,si edhe disa boxho. Nė 2004 rethi i Dbrės kishte 808 subjekte private jo bujqėsore ,8 hotele dhe restorante,1 fabrikė mielli,9 pika karburanti,452 pika shumice,1 qėndėr balneare,38 ndėrmarje druri,138 furgone,autobuze dhe kamione trasporti si edhe 89 ndermarje sherbimesh

Tipare tė zhvillimit demogrfik
Sipas pė dhėnave tė INSTAT nė retińķ e Dibrės banojnė 75262 banorenė 15394 familjeme rreth 4.9 anėtare pėr familje. Ka njė dendėsi 70 b/km˛. Duke analizuar tė dhėnat del se nga rethi Dibėr nga viti 1990 janė larguar 24106 banore pasi nė mitin 1990 ky reth kishte afro 99368 banore. Kjo popullsi ėshtė vendosur nė Tiranė 67 %,Durres 21% dhe rrethe si:Lushnje,Fier, Lezhė,Kavajė,deri Sarandė dhe Shkoder. Duke analzuar moshėn e punės. Pėr tu theksuar se tė largurit nė masón 90 %
janė nga fshatrat e largėta. Mosha 0-14 vjeē 15-64 vjec +65vjeē
29954(34%) 50934( 59.4%) 4851(6.6%)Sipas gjinisė 50.5% e zėnė meshkujt dhe 49.5% e zėnė femrat.
Nėkuadėr tė statusi banues 24% tė popullsisė banojnė nė qytet dhe 76% nė fshatra. Vendbanmet sa vijnė e rrallohen duke u ngjitur nė lartėsi tė larta dhe duke u largura nga qėndra e rethit. Komunat me mė pak popullsi dhe qė dallohen qartė pėr rėnie nė kėtė drejtim janė:Lura,Selishta,Reēi,Luznia Muhuri tjer

Rrethi i Dibrės ėshtė bashkia e vetme e Rrethit tė Dibrės]qe bėn pjesė nė Qarku i Dibrės nėn administrimin e vetė pėrfshinė 14 komuna qė janė:
Bashkia Peshkopi[/color] dhe komunat

    Komuna Arras
    Komuna Fushė-Ēidhėn
    komuna Muhur
    Komuna Kala Dodės
    Komuna Kastriot
    Komuna Lure
    Komuna Luzni
    Komuna Maqellarė
    Komuna Melan
    Komuna Tomin
    Komuna Selisht
    Komuna Sllovė
    Komuna Zall Dardhe
    Komuna Zall - Reē




Referencat

    AKADEMIA E SHKENCAVE,GJEOGRAFIA E SHQIPERISE ( VELLIMI 1 & 2)
    ISIDOROV.C ,KLIMA E SHQIPERIS,TIRANĖ (1955)
    ISTITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE, TIRANĖ (1985)KLIMA E SHQIPERISĖ
    INSITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLIGJIKE, MANUALI I RESHJEVE TIRANĖ ,(1975)
    INSITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE MANUALI I TEMPERATURAVE TIRANĖ (1975)
    INSAT(TĖ DHĖNA MBI PAPUNESINĖ ,TOKAT BUJQESORE DHE POPULLSINE)
    PERIKLI QIRIAZI GJEOGRAFIA E SHQIPERISE.TIRANE (2001)
    VALTER SHTYLLA,RRUGĖT DHE URAT E VJETRA TĖ SHQIPERISĖ TIRANĖ (1998)
    ENCIKLOPEDI MBI RRETHIN E DIBRĖS
    HISTORIA E SHQIPĖRISE,AKADEMIA E SHKENCAVE

Shiko edhe kėtu
Historia e Shqipėrisė
Lista e qyteteve tė Shqipėrisė
Qytetet shqiptare
Turismi nė Shqipėri



Edituar pėr herė tė fundit nga Dibrani_84 nė 14.04.13 13:12, edituar 4 herė gjithsej

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

4 Rruga e fundit per ne Greqi prej 21.01.09 14:26

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
DIBER - Nje grusht para dhe disa shoke udhe, mori me vete 42-vjecari Ilmi Lata, baba i pese femijeve, me vdekjen e tij te mbetur jetime, ne rrugetimin e fundit si emigrant ne Greqi. Familja e te ndjerit, dje vajtonte me dhimbje tragjedine e
ndodhur ne Follorine, ku nje polic kufitar 29-vjecar, i mori jeten Ilmiut, me plumb pas shpine, ndersa perpiqej te mos e kapnin per ta
riatdhesuar ne Shqiperi. Jeta e deri pardjeshme e Ilmi Lates, ishte teper e veshtire. Me nje shtepi ne gjendje te mjerueshme, por dhe me situate te njejte ekonomike, Ilmiut nuk i mbetej gje tjeter vecse te perpiqej te nxirrte pak para per te mbijetuar. Ndaj, mengjesin heret te 4 nentorit, pasi kishte folur gjate me disa shoke te tij, u nis per udhe. Pa e menduar kurre se edhe pse do te hynte ne token greke, nuk do te kthehej me i gjalle ne vendlindje. “Ilmiu kishte dite qe mendonte t shkonte serish ne Greqi, ku prej kohesh punon vellai dhe djali i tij i
madh”, tregon per “Koha Jone”, kusheriri i te ndjerit, Gezim Lata. “Ndaj, mori disa shoke, prej te cileve dhe nga ata qe kishin udhetuar me pare dhe u be gati”. Gezimi pohon faktin se dhe vete ishte perpjekur te kalonte ne Greqi, “por asnjehere s’me eci rruga”. “Me tha edhe mua te shkoja me te, por i pohova se s’kisha para. Duke qene aq zemermire, me dha 30 mije leke dhe u beme gati per t’u nisur”. Gezimi tregon keshtu nisjen e rrugetimit qe u pergjak tragjikisht. “Naten e pare fjetem ne nje hotel ne Bilisht dhe te nesermen, me 5 nentor, u nisem drejt lugines, pak kilometra larg pikes kufitare te Kapshtices”, rrefen Gezimi, ekskluzivisht per “Koha Jone”. Atje, nje patrulle e policise kufitare shqiptare na ndaloi dhe na mori ne posten policore. Pasi na verifikuan te gjithe, i liruan. Por mua me mbajten dhe nuk di pse, me keshilluan te kthehesha prapa. Ilmiu iu lut shume per te mos me lene, duke u thene: “Mos na ndani se Gezimi nuk di te vije vetem ne kete rruge”. Por kufitaret tane nuk e bene fjalen dysh”. Kjo, ishte ndarja e fundit e Gezim Lates me kusheririn e tij, Ilmiun. Ajo cka ndodhi me vone, ishte tejet e rende. Ndersa ishin 11 burra, te 11 emigrantet po pershkonin nje toke bujqesore, prane lokalitetit Leveas, ne komunen Filota, kur u perballen me tre policet kufitare greke. “Ruajtesit e kufirit ftuan emigrantet ekonomike te ndalen per kontroll dhe nente prej tyre ndaluan”, deklaroi Policia helene e Shtetit. “Dy te tjeret nisen te vrapojne, per t’iu shmangur kapjes nga policet kufitare”, vijonte deklarata zyrtare. “Ne keto kushte, nisi ndjekja nga kufitaret dhe njeri u kap ne pak caste. Kurse 42-vjecari, qe u identifikua si Ilmi Nezir Lata, nga fshati Katund i Ri, i komunes Luzinje ne Diber, u qellua me plumba automatiku ne kurriz, ku mori plaget fatale”, detajoi policia helene. “I plagosuri u dergua me nje autoambulance ne spitalin rajonal te Ptomelaidhes ne Kozan, por jeta e tij nuk mund te shpetohej”, shtoi Policia e Shtetit. Kurse shefi i shtypit te Drejtorise se Pergjithshme te Kufirit, Jorgos Psalidhas, deklaroi se nje hetim i plote po kryhet per ngjarjen e rende. “Lajmi i kobshem tronditi dhe djemte e djepit” Ne vendlindjen e tij, Ilmiu ka lene shume familjare. Mes tyre vellai, Islam Lata, nje burre 50-vjecar qe dje dukej tejet i trishtuar, ndersa eshte prej kohesh i semure. “Lajmi per vdekjen e vellait na ka pikelluar pa mase dhe akoma s’e besoj as vete se mund te kete ndodhur”, thote ai. “E percollem te ikte dhe tani qe na thone se e kane vrare, me duket si e pamundur se ai ka ikur me vrap. Jo, jo, ai nuk ikte dhe nese e kane vrare e kane bere vetem nga inati pse u kane ikur te tjeret” thekson me denese Islami, duke shtuar: I gjori, kishte pese femije dhe gruan, e hallet e tij nuk kishin te mbaruar”. Kryeplaku i fshatit Katund i Ri, Tahir Damzi, duke folur me “Koha Jone”, shprehet i hidheruar per tragjedine. “Ne fshatin tone pak a shume te gjithe njesoj jemi, por kjo lagje eshte me e varfer se eshte me e vecuar nga te tjerat dhe nuk ka fare toke ne fushe. Per rrjedhoje, burrat duhet te marrin trasten e te shkojne ne kurbet”. Ndersa shton: “Ilmiu nuk ka pasur asnjehere nje fjale te keqe me askend ne fshat. Ai shkonte e vinte nga Greqia e as qe u ndjente fare, prandaj u ka ardhur keq per te dhe femijeve te djepit”. Kaq vjet rruge “pa krye”Ne keto afro dy dekada qe nuk ka te sosur perpjekja shqiptare per emigrim ne Greqi, per nje jete me te mire, Ilmi Lata kishte shkuar disa here. E po ashtu dhe familjare dhe miq te tij. Te afermit e Ilmiut tregojne se per here te pare ishte larguar ne vitin 2003. Sigurisht nga mali, klandestin, perderisa e dinte mire se qe te shkonte legalisht, as qe ishte e mundur. Ilmiu e dinte mire se te pajisej me vize, nuk ishte e lehte. Ne keto afro pese vjet, Ilmiu shkonte dhe punonte ne Greqi si punetor sezonal, ne Katerini dhe Selanik. “Gjendja e rende ekonomike, papunesia, hallet, dhe pese femijet per t’u rritur, e detyronin Ilmiun qe te merrte rrugen mal me mal e pa dokumente, qe te shkonte te punonte per te siguruar nje te ardhme me te mire per te, familjen dhe vecanerisht femijet. Varferi e pafajshme
Ilmi Nezir
Lata, 42 vjec, u lind dhe banonte ne fshatin e thelle Katund i Ri, ne Luznie te Dibres. Nga vete pozita gjeografike e ketij vendi malor, nuk eshte e mundur nje jete normale. Fshati nuk ka te ardhura te tjera, pervec atyre prej mergimit, pasi nuk ka toke bujqesore. Ndaj atje, rralle mund te takosh te rinj ne moshe per pune, por vetem pleq. “Nuk ishte viktima i pare” Kusheriri i te ndjerit, Iljaz Lata tregon se shume raste kane ndodhur “edhe me njerez qe ne i njohim dhe ne fshatin tone”. “Nuk eshte rasti i pare qe policia greke ka bere te tilla krime ne kufi dhe pastaj per te shfajesuar autoret, nxjerr pretekste e aludime te tipit, ishte i armatosur apo ne trasten e tij kishte droge”. Iljazi pohon se “pretendimi grek se i ndjeri tentoi arratine, ishte nje perbaltje per nje hallexhi si Ilmiu”. “Te ikim si njerez” “Ky rast, qe la jetime pese femije, na ka djegur zemrat, por urojme qe te mos i ndodhe me kurre “as hasmit mos i befte vaki keshtu”, thote Kujdese Lata e aferme e Ilmiut. “Mallkuar qofte ajo dore qe la jetime keta femije”, shton duke apeluar me lot ne sy: “Shteti yne te marre masa qe femijet
te mos na shkojne me maleve dhe te vriten kufijve, por te ikin si njerez, si gjithe te tjeret”. Damzi: Perpjekje per te zbutur dhimbjen Kryetari i komunes Luznie ne Diber, Haxhi Damzi, duke folur dje me “Koha Jone”, tregoi perpjekjet per te zbutur dhimbjen e familjes. “Ne jemi duke u perpjekur qe te sjellim sa me shpejt trupin e te ndjerit dhe do te perpiqemi gjithashtu te ndihmojme familjen e mbetur tashme me pese jetime”, pohoi kryekomunari. Premci, masa per sjelljen e trupit Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Premci, urdheroi dje
marrjen e masave te shpejta per sjelljen e trupit te te ndjerit. Premci siguroi se trupi i te ndjerit i shoqeruar nga tre persona, u nis nga spitali i Ptomelaidhes per ne doganen e Kapshtices. Atje, nje autoambulance u vu ne dispozicion per te transportuar deri ne vendbanim, trupin e te ndjerit. Zyrtaret e policise shqiptare thane se mberritja e mundshme e trupit te viktimes, eshte parashikuar per oret epara te dites se sotme.

une qe e hoodha ne internet e pata mundesine te njoh nga afer.
Aleksander Spahiu Diber.



Edituar pėr herė tė fundit nga Dibrani_84 nė 14.04.13 10:10, edituar 3 herė gjithsej

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

5 Llixhat e Peshkopisė prej 27.04.13 9:08

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
Kompleksi balnear kurativ i ujrave termale tė Peshkopisė shtrihet rreth dy kilometra nė lindje tė qytetit tė Peshopisė, nė tė djathtė tė rrjedhjes tė pėrroit tė Bellovės, poshtė vargmalit tė Deshatit. Ky Kompleks ka 44 kabina individuale dhe disa kabinete terapeutike, tė cila perfshin trajtime tė baltės sulfurore, fizioterapisė, dhe i aerosal terapisė (to name a few). Gjithashtu ka dy dhoma reaminacioni pėr trajtimin e rasteve urgjente. Pėrdorimi i ujrave kurative ka qenė besuar tradicionalisht t’i ofroji rezultat terapeutik lidhur me trajtimin e trupit dhe e mendjes.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

6 Re: Publikime mbi Dibren Today at 16:17

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi