Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Gjeogafi e Shqipėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Gjeogafi e Shqipėrisė prej 28.07.08 14:59

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
Burimet hidrike ne Shqiperi
Shqipėria, me siperfaqen e saj te
pėrgjithshme prej 28 748 km2, ne pėrgjithėsi ėshtė njė vend malor ku 70
% e zėnė malet, kodrat, siperfaqet e liqeneve dhe shtratet e lumenjve. Pėr sa i pėrket pasurive ujore dhe potencialit hidroenergjitik te saj ajo radhitet nder vendet e para ne Evrope. Territori hidrografik i Shqipėrisė ka njė siperfaqe prej 44000 km2 ose 57 % me shumė se territori shtetėror i vendit tonė.Lartesia mesatare e territorit hidrografik ėshtė shumė e madhe, rreth 700 metra mbi nivelin e detit.Shqipėria ėshtė njė vend me rreshje relativisht te shumta.Ne territorin e saj hidrografik bėn mesatarisht rreth 1400 m/m shi ne vit. Ne lartesine mbi 1000 m bien rreshje debore, ku ne zonat e thella malore ajo qėndron pėr disa muaj, duke siguruar ne kėtė mėnyrė furnizimin me ujė te lumenjve pėr periudhėn e pranveres dhe deri diku edhe ne vere. Prurja mesatare shumevjecare e rrjedhjes se pėrgjithshme te lumenjve tanė ėshtė rreth 1.245 m3/sek, e njė rendi me lumenjte e njohur te Evropes, qe derdhen ne Detin Mesdhe si lumi PO me prurje
1.275 m3/sek dhe lumi Ron me prurje 1.350 m3/sek.Tė gjithė lumenjte e Shqipėrisė, me perjashtim te lumit te Vermoshit e kanė drejtimin e rrjedhjes nga lindja ne perėndim dhe derdhen kryesisht ne detin Adriatik dhe pjeserisht ne detin Jon.Lumenjte me te rėndėsishėm te Shqipėrisė janė Buna me prurje mesatare shumevjecare prej 652 m3/sek dhe pastaj, me radhe, vijnė Drini me 340 m3/sek, Vjosa me 210 m3/sek, Semani me 101 m3/sek, Mati me 74 m3/sek, Shkumbimi me 60 m3/sek etj.Pervec kėtyre lumenjve, vendi ynė pėr vete natyren e tij te veēantė fiziko-gjeografike nderpritet nga njė rrjet i tėrė lumenjsh e perrenjsh malore, qe kanė burimet ujore 500-1000 m mbi nivelin e detit, te cilėt kanė vlera te mėdha hidroenergjitike. Nder lumenjte malore qe kanė rezerva ujore te rėndėsishme dhe potencial hidroenergjitik te konsiderueshem janė Valbona, Curraj, Cemi, Fani i Madh e Fani i Vogel, Kiri, Gjadri, Erzeni, Osumi, Devolli, Smokthina, Benca etj. Megjithėse prurjet e kėtyre lumenjve relativisht janė te vogla, ata kanė renie te madhe dhe bėjnė qe potenciali hidroenergjitik i tyre te jetė i
konsiderueshem pėr vendin tonė.Kėto resurse e bėjnė Shqipėrinė njė vend te pasur ne rezervat ujore dhe potenciali hidroenergjitik qe mund te shfrytezohet te kėtė vlera te rėndėsishme pėr zhvillimin e vendit.Gjatė njė viti nga te gjithė lumenjte tanė derdhen ne det rreth 39 miliarde m3 ujė. Deri tani ėshtė shfrytezuar rreth 30 % kėtij potenciali, ndėrsa vellimi i liqeneve artificiale pėr te rregulluar prurjet e lumenjve ėshtė i barabarte me 40 % te prurjes vjetore te lumenjve qe derdhen ne det.Ne baze te studimit te aprovuar, potenciali i lumit Drin do tė
shfrytezohet me pesė hidrocentrale: hidrocentrali i Skavices, Fierzes, Komanit, Vaut te Dejes dhe Bushatit. Tė pesė hidrocentralet e Drinit do tė kenė njė fuqi te vendosur prej 1.8 milion KW dhe njė prodhim mesatar te energjise elektrike prej rreth 6.7 miliarde KWh ne vite. Pėr te prodhuar kėtė energji elektrike me nafte do tė duheshin rreth 2.8 milione tonė nafte ne vit. Secili nga kėto hidrocentrale do tė kėtė fuqi te instaluar dhe do tė prodhoje mesatarisht energji elektrike ne vit si me poshte:Hidrocentrali i Skavices 350 000 KW dhe 1.5 miliarde KWh Hidrocentrali i Fierzes 500 000 KW dhe 1.8 miliarde KWh Hidrocentrali i Komanit 600 000 KW dhe 2.0miliarde KWh Hidrocentrali i Vaut te Dejes 250 000 KW dhe 1.0 miliard
KWh Hidrocentrali i Bushatit 100 000 KW dhe 0.4 miliard KWh

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi