Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Efekti ēudibėrės i Piramidave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Efekti ēudibėrės i Piramidave prej 06.06.12 10:56

Explore - Shkence

PARANORMALE

Efekti ēudibėrės i Piramidave

Piramidat egjiptiane janė njė nga ēudirat mė tė mėdha botėrore dhe ndėrtesa mė misterioze qė ekzistojnė nė Tokė. Enigma e konstruktimit tė tyre si dhe efektet tjera rrezatuese qė shkaktojnė ato, edhe sot e tėrė ditėn, mbetet njė sfidė qė seriozisht e vėnė nė sprovė njohurinė tonė tė pakontestueshme materialiste e quajtur shkencė.

Vėrtetė, shkencėtarėt tanė mbeten tė mahnitur jo vetėm nga mėnyra e vetė projektimit dhe aftėsisė sė ndėrtimit tė kėtyre piramidave gjigante, por edhe nga efektet e ndryshme misterioze qė krijohen nga hapėsirat labirinte tė korridoreve tė tyre, duke shkaktuar ndryshime kualitative nė pėrbėrjen materiale tė disa substancave.

Nga tri piramidat mė tė njohura tė faraonėve tė Egjiptit tė lashtė qė gjenden nė rrafshinėn shkretinore tė Gizit, afėr Kajros (Keopsit, Kefrenit dhe Mikerinit), si mė e madhe dhe mė atraktive konsiderohet ajo e Keopsit. Ka njė sipėrfaqe prej 1300 m3, ndėrsa perimetri i themeleve ėshtė 910 metra. Lartėsia nga bazamenti e deri nė maje tė saj ėshtė 138 metra dhe hyn nė grupin e shtatė ēudive mė tė mėdha botėrore.

Dihet nga te gjithe se tėrė konstruksioni i saj piramidal, ėshtė i ndėrtuar prej blloqeve tė mėdha guri dhe secila prej tyre peshon 55 ton. Tė gjitha kėto blloqe janė tė vendosura me njė renditje tejet precize, gjė qė, edhe i hamend shkencėtarėt tanė, duke ju krijuar shumė dyshime tė bazuara: nga kanė ardhur kėto blloqe kolosale guri kur dihet se i tėrė regjioni aty afėr ėshtė njė hapėsirė shkretinore prej qindra kilometrash? Nėse janė marrė diku tjetėr, atėherė, si janė transportuar deri aty? Si kanė mundur kėto masa 55 tonėsh tė ngrihen nė lartėsira mė tė larta murale tė konstruksionit tė piramidės, pa pasur njė teknologji tė pėrsosur ndėrtimore sikurse e kemi ne sota?

Forma piramidale dhe dimensionet e caktuara precize gjeometrike tek piramidat e Egjyptit, tek studiuesit tanė bashkėkohor, nuk shkaktojnė vetėm mėdyshje nė mėnyrėn e konstruktimit dhe ndėrtimit tė tyre, por edhe tek efektete e caktuara mrekulluese qė shkaktohen nė hapėsirėn e brendėsisė sė saj. Kjo dukuri i ka sfiduar shumė shkencėtarė.

Pranimi zyrtar i efektit ēudibėrės tė piramidave, sė pari ėshtė regjistruar me rastin e njohur si “rasti Dėrbal”.

Nė Entin ēekosllovak tė zbulimeve te reja dhe Patentimit te tyre, nėn numrin 91304, gjendet i regjistruar njė zbulim i inxhinierit nga Praga,Karel Dėrbal. Ai njė kohė tė gjatė interesohej pėr parapsikologjinė dhe fenomenet jashtė shqisore, dhe nga shumė hulumtime tė veta tė bėra nga kjo fushe, mė nė fund zbuloi se piramida ka njė forcė mahnitėse, e cila transformon njė lloj tė energjisė kozmike, pėr ne ende tė panjohur.

Po ashtu, ai vėrtetoi se dhoma ku ishte vendosur kufoma e balsamuar e faraonit, gjendej nė 1/3 e lartėsisė, nga pika e mesit tė konstruksionit tė piramidės, gjė qė, jo rastėsish, mu aty ishte qendra e veprimit mė tė koncentruar tė kėsaj energjie specifike. Kėshtu, mė tej, ai zbuloi se modeli me dimensionet e njėjta gjeometrike tė Piramidės sė Keopsit, i mpreh brisqet e rrojes qe jane konsuuar.

Ideja pėr kėtė zbulim i rrodhi kur kishte vėrejtur nė brendinė e hapėsirės sė piramidave, njė trup tė maces sė ngordhur i cili nuk qe shndėrruar nė skelet, por ishte i mumifikuar nė mėnyrė fantastike, pa asnjė gjurmė kėrme. Me tė kthyer nė shtėpi, punoi njė model tė kopjuar tė piramidės dhe eksperimentoi. Fenomeni i njėjtė u pėrsėrit edhe nė piramidėn e improvizuar.

Dėbali mendonte se energjia e grumbulluar nė piramidė mund tė jetė bazė veprimi ndaj proceseve fizike, kimike dhe biologjike. Tehu i brisqeve ka pėrbėrje “gjalpi” (yndyrore). Pas pėrdorimit kjo mprehtėsi ulet, mirėpo jo gjithmonė. Disa sende mund t’i kthejmė nė gjendje tė mėparshme pas njė kohe tė caktuar, madje edhe pėrmbajtjen e tyre kristalore. Dėbeli logjikonte teorikisht: po qe se tehu i briskut te xhiletės ėshtė punuar nga ēeliku kualitativ, pėrderisa nuk dėmtohet mekanikisht, atij mund t’i kthehet mprehtėsia e mėparshme. Ai, me disa briqe xhiletė tė deponuar nėn piramidėn prej kartoni, mund tė kryente numėr tė pacaktuar rrojesh.

Ja udhėzimi praktik se si konstruktohet piramida e improvizuar nga kartoni me dimensionet gjeometrike tė modelit tė Piramidės sė Keopsit.

Nė qoftė se doni tė bindeni nė kėto efekte tė piramidės, punojeni njė model nga kartoni, i cili duhet tė jetė nga llojet e kartonit tė rrafshėt, e jo valor. Preni katėr trekėndėsha me dimensionet e bazės 23,4 cm. dhe tė dy brinjėve me 22,3 cm. Tė gjithė trekėndėshat i ngjitni me ngjitės duke pėrfituar formėn e piramidės.

Piramida e fituar nga baza e deri nė maje, patjetėr duhet tė jetė me lartėsi prej 15 cm. Pas ngjitjes sė katėr krahėve tė trekėndėshit dhe pėrfitimit tė konstruksionit tė piramidės, nė njė karton tė njėjtė kopjojeni bazėn nga forma e piramidės sė pėrfituar dhe kėtė katėrkėndėsh ndajeni nė katėr pjesė tė barabarta.

Me ndihmėn e busullės saktėsisht caktojeni drejtimin veri-jug. Mbajtėsin vendoseni nė lartėsinė prej 5 cm. (njė e treta e lartėsisė sė piramidės) dhe atė mu nė mes tė boshtit. Tehun e ”thyer” tė briskut xhilet vendoseni ashtu qė anėt e xhiletės tė jenė tė kthyera me drejtimin veri-jug. Kjo ėshtė e detyrueshme, pėrndryshe, nė tė kundėrtėn, nuk do ta kemi efektin e dėshiruar.

Piramida, nė asnjė mėnyrė, nuk duhet tė vendoset nė afėrsinė e ndonjė hapėsire ku veprojnė fushat e caktuara magnetike.Brisku Xhileti duhet tė qėndrojė nė piramidė sė paku gjashtė ditė. Pas kėsaj kohe, mund tė pėrdorohet pėr rruajtje me kusht qė, pas pėrdorimit, sėrish tė kthehet nė piramidė. Kjo qė e pėrmendėm si shembull me brisqet xhilet, nuk ėshtė e vetmja mėnyrė ku mund tė vėrehet veprimi i fushės misterize magnetike nga hapėsira piramidale.

Ju mund tė bėni eksperimente tė njėjta edhe me shumė artikuj tjerė. P.sh. nėse nė brendi tė piramidės futen zarzavatet e ndryshme, ato nuk prishen fare, veēse e humbasin sasinė e konsiderueshme tė ujit. Kafeja, ēaji, dhe birra, pas 10-15 ditėve, shndėrrohen nė artikuj tė cilėsisė sė lartė.

Mjafton qė njeriu nė njė piramidė tė improvizuar sipas formės dhe dimensioneve tė asaj qė e prezentuam (premisa tė njėjta, por madhėsi mė tė madhe), tė qėndrojė vetėm 15 minuta nė ditė, dhe, pas disa dite, do tė vėrejė pėrmirėsimet e dukshme tė procesit tė tė mbajturit nė mend dhe rritjen e shkallės sė inteligjencės. Qėndrimi nėn piramidė nė rrethanat e njėjta shkakton, po ashtu, edhe humbjen e kilogramėve tė tepėrt nga trupi, tek tullacėt – rritjen e flokėve, si dhe ka pasur raste tė shėrimit tė mrekullishėm tė sėmundjeve tė ndryshme.

Por, ēfarė efekti duhet tė ketė piramida nėse ajo kthehet mbrapsht (me majė poshtė e baze siper)? Pas shumė eksperimenteve tė bėra, nė kėtė pyetje pėrgjigjen na jep shkencėtari bullgar V. Litvinov. Rezultatet e tij tė arritura tejkalonin ēdo parashikim. Piramida e kthyer mbrapsht, jo vetėm se nuk i humb efektet e veta tė theksuara, por ato, pėrkundrazi rriten edhe shumėfishohen.

Ta zėmė: virusi i gripit dhe antibiotikė tė ndryshėm, arrijnė imunitet tė shumėfishuar. Penicilina, e mbajtur disa ditė nė piramidėn e kthyer mbrapshtė, e rrit efektin e vet deri nė dhjetė herė mė tepėr.

Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi