Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Mjedisi dhe njeriu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Mjedisi dhe njeriu prej 30.05.12 8:35

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
Ajri, toka, ujrat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujrat nentokesore dhe gjithcka ku jeton dhe ndikon tek njeriu perbejne mjedisin rrethues.

Sot zhvillimi i vrullshem ekonomik i botes e civilizimi i saj, krahas progresit te madhe qe kane sjelle, kane nderhyre edhe ne demtimin ,ku me shume e ku me pak, te mjedisit tone rrethues.

Sot, mjedisi ku zhvillohet aktiviteti i botes se gjalle, eshte shume i ndotur me produkte e mbeturina te shumellojshme,nder to vendin kryesore e zene mbetjete kimike apo sic i njohim ndryshe,kimikatet dhe mbetjet radjoaktive. Te gjitha keto demtojne e shkaterrojne pa dallim bimet, kafshet edhe vete njeriun.

Natyre me ane te proceseve dekompozuese qe shkoktoheshin ose pershpejtoheshin nga dukuri natyrore,si ato atmosferike, tokesore, diellore etj, bejne te mundur eleminimin e ketyre mbeturina ndotese. Por ky ekuiliber eshte i pamjaftueshem dhe ne mbrojtjen e natyres sot eshte shume e domosdoshme ndihma e njeriut.

Sot vihet re gjithmone e me shume perdorimi pa kufi i plehrave kimike nga bujku,i cili me teprime te tillla pretendon te rrisi pjellorine e tokes. Por bima nuk thith te gjithen. Nje pjese e mire qe mbetet e paasimiluar, me ane te ujit te rreshjeve apo vaditjeve deperton ne brendesi te tokes dhe ndot ujrat nentokesore,ato te burimeve, liqeneve, lumenjve. Plerat dhe hedhja e tyre vend e pa vend, demtojne rende mjedisin rrethues, demtojne rende shendetin e vete fajtorit, njeriut.

Nje gje eshte shume e qarte. Natyra ndotet shume lehte, por pastrohet me shume veshtiresi.
Njerezit duhen te ndergjegjesohen, duhet te apelojne per te mbajtur paster ambjentin e tyre. Detyra paresore e tij eshte menjanimi i ndotjeve. Kujdesja ndaj mjedisit eshte obligim njerezor per te evituar katastrofat ekologjike.
Njeriu duhet te jetoje ne harmoni me natyren, duhet te kujdeset per ate, dhe te zhfrytezoje me efikasitet te mirat e saj, perndryshe natyra e ndeshkon ate dhe brezat qe do te vijne.

Njeriu eshte shkaktari kryesor ne ndryshimet drastike te klimes, njeriu eshte shkaku kryesor qe sot shume specie po rrezikohen te zhduken.
Keshtu nga studimet e ndermara jane mbi 17, 291 gjallesa bimore si dhe rreth 47 677 shtazore qe rrezikohen te zhduken. Keshtu rezultohet se nje nder kater bime mund te zhduket. Eshte studjuar gjithashtu se amfibet mund te zhduken me shpejt se cdo gjallese tjeter.
- Nuk ka asnje dyshim qe zhdukja e shume gjallesave eshte ne rritje. - shprehet Jane Smart, experte e IUCN-se

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

2 NAFTA, NJERIU DHE NATYRA prej 30.05.12 8:41

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
NAFTA, NJERIU DHE NATYRA
Prof. ass. Sazan GURI



Nafta, lėnda qė solli “bumin” industrial dhe qė mbajti ritmin e ekonomisė botėrore pėr shekullin e kaluar do tė kthehet njė ditė, brenda fillimeve tė shekullit qė jetojmė, nė njė lėndė qė do tė mund tė shterojė. Nė njė tė ardhme jo tė largme, nė mos sė afėrmi, ajo do tė pėrbėjė burimin mė tė pasigurtė dhe lėndėn e parė mė tė shtrenjtė pėr pėrfitim energjie ose pėr pėrdorim karburanti. Brenda 120 vjetėve zbulim tė arit tė zi, kėrkimet pėr tė kanė kontrolluar 70-80 % tė sipėrfaqes sė rruzullit, si dhe po aq thellėsinė optimale pėr ta gjetur atė nė gjendje tė lėngėt. Tashmė, bota shkencore po i hedh sytė drejt kėrkimeve nė fusha tė reja, ende tė panjohura, si Alaska, deti i veriut dhe mė tepėr drejt thellėsive mbi 6000 m., nxjerrja e sė cilės do tė pėrkthehet nė kosto shumė mė tė mėdha se sa sot, megjithėse, potenciali i Arktikut tė Alaskės ėshtė shumė i vogėl pėr tė justifikuar kėrcėnimin e natyrės prej shpimeve tė naftės.
Nė fakt, deri mė sot, kėrkimet e arit tė zi kanė nxitur dhe zhvilluar njė mori pa fund shkencash tė tjera, pa interesin e sė cilės, ato edhe sot do tė mbeteshin memece, pa kurrėfare kėrshėrie pėr t`i zbuluar. Oqeanografia, p.sh nuk do tė ish objekt kaq i rėndėsishėm po tė mos pėrkonte me interesat e naftės. Por, lakmia pėr tė zotėruar sa mė shumė naftė dhe nė njė kohė sa mė tė shkurtėr ka bėrė qė, ajo tė tė ketė njė jetė shumė tė shkurtėr. Me njė llogari tė thjeshtė, ju bėjme me dije, se nafta ėshtė formuar tė paktėn pėr 100 milion vjet dhe ėshtė shfrytėzuar nga “lakmitari” njeri pėr 100 vjet. A mundet natyra tė bėjė njė dhuratė kaq tė padrejtė, pra, tė ketė menduar vetėm pėr brezat e shekullit `20. Kjo ėshtė prishja e parė e kontratės me natyrėn. Prishja e dytė ėshtė kur ti, pasi e zbulon atė (naftėn) kėrkon t`i marrėsh, sa tė mundesh pa i lėnė rrugė kalimit vullnerabėl tė saj. Por, shyqyr, qė toka lėshon 10-12%, maksimum 15 % tė rezervave tė saj, se ndryshe “vampiri” njeri nuk do ta mishėronte dhe pjesėn tjetėr.
Krahas nxitjes sė zhvillimeve ekonomike, sot nė botė, kėrkimi, transportimi, pėrpunimi dhe pėrdorimi i naftės, me nėn produktet e saj pėrbėjnė dhe shkaktojnė njė nga ndotjet mė tė mėdha tė mjedisit, sepse njeriu industrial ndot dhe shpesh nuk paguan. Kjo pėrbėn dhe prishjen e tretė tė kontratės me natyrėn. Ajo, qė ka ndodhur me ndotjet nė tokė, ujė, ajėr, nė 300 vjetėt e fundit tė zhvillimit industrial, dhe sidomos nė 100 vjetėt e fundit tė bumit ekonomik nga produktet e naftės, dhe veēanėrisht nė 30 vjetėt e fundit tė bumerangut nė mjedis prej nėnprodukteve tė saj ėshtė e pakrahasueshme me tė gjithė ndotjen pėrgjatė historisė njerėzore tė marrė sė bashku. Ndotja antropogjene nuk njeh kufij, ndėrkohė qė ndotja natyrore, le tė themi njė hi vullkanik, njė pėrmbytje lumenjėsh, ndodh pse duhet, ndodh pse pjesa mė e madhe e faktorėve tė natyrės kanė nevojė pėr tė dhe pėr pasojė, raporti dobiprurės ėshtė i lartė. P. sh. kur derdhej Nili, banorėt Egjyptian festonin me ditė tė tėra, sepse do tė kishin tė mbjella dhe tė korrura tė mbara prej humusit qė ai sillte. Tė sqarohemi!. Me ndotje antropogjene, kurrėsesi nuk kuptojmė thėrimet e bukės tė bėra gjatė zhvillimit tė industrisė tė naftės apo tė ēfarėdo lloj qoftė ajo, por kuptojmė tonelatat e pluhurit apo tė mbetjeve tė patrajtuara, pėr shkak tė pėrjashtimit tė mekanizmave miqėsorė mjedisor dhe pėr shkak tė normave neto tė fitimit nė biznes.
Nė tė kaluarėn, interesi pėr naftė i ka fituar betejat e energjisė kundrejt mjedisit. Por, tashmė kur ndryshimet klimatikė po ecin deri nė 1 gradė nė 100 vjet, kur niveli i detit po ecėn deri nė 17 mm nė vit ose 1,7 m nė 100 vjet, kur shkrirja e shtresės sė ngrirė nga shpimet nė arktik, poshtė tokės po ndryshojnė dukshėm vegjetacionin, kur dimrat sa vijnė e shkurtohen, kur beharet sa vijnė e zgjaten, kur pėr sa kohė industria e naftės nuk ka ende metodologjitė dhe teknikat, qė gjejnė zgjidhjen e ndryshimeve tė menjėhershėm tė mjedisit, atėherė qėndrimi i ambientalistėve do tė jetė sa i prekshėm dhe i ashpėr, po aq argumentonjės dhe me alternativa. Ky do tė jetė shekulli, ku beteja e tė gjelbėrtve kundėr naftės sė madhe do tė marr pėrsėri zjarr. Ky do tė jetė shekulli, ku beteja e tė gjelbėrtve kundėr naftės sė madhe do tė fitojė. Dhe e dini pse, sepse kėsaj radhe, me ambjentalistėt do tė bashkohet dhe mėma natyrė, e cila e lejoi njeriun tė merrte atė qė meritonte nga gjiri i saj (naftė, gaz, ujė, minerale tė tjerė tė dobishėm) pėr zhvillim, dhe jo se e toleroi kėtė “arrakat”, qė tė marr dhe tė mos lėr mė pėr brezat e tjerė. Ajo (natyra), mė se njėherė i ka dėrguar mesazh njeriut, qė njė burim minerar, siē ėshtė formuar gradualisht dhe pėr njė kohė tė gjatė po ashtu do shfrytėzuar, gradualisht dhe pėr breza tė gjatė. Tashmė natyra nuk fal mė, kupa u derdh. Ti, njeri plangprishės i lindur, gjej vend e futu.
Le tė kthehemi tek elementi naftė. Ē`po ndodh me kėtė fosil, qė pėr momentin ėshtė ende gjigant nė gjenerimin e energjisė, megjithėse i paripėrtėrishėm, ndryshe nga elementėt e tjerė natyror si uji, era, dielli, qė jo vetėm janė tė ripėrtėrirshėm, por edhe “shokė” me mjedisin. Pėr 20 vitet e ardhshėm, rritja e ekonomisė nė botė ka pėr tė rritur kėrkesat pėr naftė dhe nėnproduktet e saj, nė njė sasi nga 65-85 milion fuēi nė ditė deri nė 330 milion fuēi nė ditė, i cili ėshtė njė numėr tepėr, tepėr i madh. Kėtu ndėrhyjnė njė sėrė pėrbėrėsish. Kėrkesat rriten afėrsisht me 2% nė vit, dhe konkretisht janė pėr 2 milionė fuēi nė ditė. Nė tė njėjtėn kohė, burimi, nga i cili prodhohet ėshtė nė rėnie me 3-4% nė vit ose rreth 3-4 milionė fuēi. Ēfarė na nevojitet tė bėjmė ēdo vit pėr tė plotėsuar hendekun, i cili po bėhet shumė shpejt njė detyrė e madhe pėr njerėzimin, nė pėrgjithėsi dhe pėr vetė njeriun nė veēanti. Ēfarė na nevojitet tė bėjmė gjatė kohės, qė ne po shkojmė drejt modeleve tė reja tė ēmimeve tė naftės.
E vėrteta ėshtė se besimi mbi lėndėt djegėse fosile ėshtė i paqėndrueshėm. Edhe pse ēmimet e naftės janė tė lartė, burimet e energjive tė pastra si era dhe dielli, pa pėrmendur hidrogjenin, (njė teknologji e paprovuar dhe nė fazė parapregatitore) nuk pėrbėjnė akoma njė arsye tė fortė ekonomike pėr tė zėvendėsuar naftėn. Kjo ėshtė arsyeja, qė mė tepėr se kurrė duhet menduar pėr tė ndėrtuar njė ekonomi hibride pėr pėrfitime energjie. Nė mėnyrė qė tė mos i zėvendėsojmė hidrokarburet tėrėsisht, ajo qė do tė na nevojitej tė bėnim do tė ishte tė pėrdornim sa mė pak naftė dhe sidomos ta pėrdornim atė me efiēencė, edhe pėr faktin pse po shteron, edhe pse duhet pėr teknologji tė domosdoshme, edhe pse ndot mė shumė se ēdo gjė tjetėr. Kjo do tė thotė, qė ne tė ndryshojmė ēdo gjė, qė nga makinat qė ngasim e deri tek shtėpitė nė tė cilat jetojmė, tė ndryshojmė mėnyrėn se si e prodhojmė dhe e shpėrndajmė energjinė elektrike. Ne duhet tė jemi mė tė kujdesshėm pėr mėnyrėn e pėrdorimit tė energjisė. Ky do tė jetė shekulli, ku ajo (energjia), do tė prodhohet nga alternativa hibride ekologjike dhe shumė pak fosile. Kur njerėzit e duhur bėhen sė bashku, ēdo gjė ėshtė e mundur.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi