Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Disa kryeqytet te rendesishme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Disa kryeqytet te rendesishme prej 26.07.08 14:50

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Londra
Njė studim i fundit, shumė i detajuar, liston kryeqendrat mė tė rėndėsishme tė planetit. Londra ndodhet nė krye tė njėrit prej klasifikimeve mė serioze qė janė bėrė nė lidhje me kryeqytetet e botės, njė klasifikim qė e rendit atė tė parėn ndėr shumė qendra e metropole tė tjerė gjigantė pėr nga performanca ekonomike dhe kulturore. Pas muajsh tė tėrė kėrkimesh nė lidhje me statistika tė ndryshme tė popullsisė, tregjet financiare, tendencat e turizmit, transportin dhe tė dhėnat qė kanė tė bėjnė me sportin dhe artin, studimi arriti nė pėrfundimin se: Londra ėshtė kryeqyteti i botės.
Ky studim ėshtė kryer nga gazeta britanike "The independent" dhe nė tė pėr herė tė parė faktet vendosen nė njė rrafsh krahasimor me qytetet e tjera tė mėdha tė botės. Dhe ato sa po vjen e po shtohen e po pėrsosen gjithnjė e mė shumė si qendra tė mėdha ekonomike, kulturore apo turistike. Ndėr tė mė agresivet pėr nga shpejtėsia dhe pėrmasat e zhvillimit janė Pekini dhe Delhi, por Londra ėshtė mbi tė tjerat pėr njė sėrė arsyesh. Me njėrėn prej bursave mė tė suksesshme e me veprimtarinė mė intensive nė botė, si dhe me njė vend si City ku "gatuhen" tendencat ekonomike tė planetit, me numrin mė tė madh tė vendeve tė konsideruara nga UNESCO si pasuri botėrore, me njė "ushtri" restorantesh e lokalesh qė reflektojnė shumėllojshmėrinė e banorėve tė saj Londra qė nė fillim i kishte tė gjitha shanset qė tė qėndronte nė krye tė klasifikimit, nė tė cilin Parisi renditet i treti duke fituar titullin e kryeqytetit tė Evropės Kontinentale dhe kėtė falė jetės financiare dhe aeroporteve. Kryetari i Bashkisė sė Londrės, Ken Livingston, deklaroi se studimi bazohet nė multikulturalizimin e njė metropoli si Londra pėr tė cilin qytetarėt e saj janė krenarė, duke e konsideruar si njė nga pikat mė tė forta tė metropolit. Dhe tė mendosh qė nė tė fliten mbi 300 gjuhė tė ndryshme ēka do tė thotė se padyshim bėhet fjalė pėr qytetin mė ndėrkombėtar tė botės.

Po tė pyesėsh persona tė ndryshėm pėr kryeqytetin e tyre tė preferuar do tė marrėsh me siguri pėrgjigjje tė ndryshme. Secili ka arsyen e vet tė pėlqyeshmėrisė: pėr shkak se ka lindur nė atė vend, ka jetuar, ose do tė donte tė jetonte. Por deri tani askush nuk kishte ndėrmarrė njė studim tė mirėfilltė mbi tė gjitha pėrsetė qė e nxjerrin njė kryeqytet tė preferuar pėr njė pjesė tė madhe tė njerėzve, si dhe njė kryeqytet tė preferuar pėr secilin nga kontinentet. E ndėrsa Londra ėshtė e para nė fund tė tabelės sė klasifikimit ndodhet Adis Abeba dhe Beirudi, por ka edhe tė papritura pėr tė gjithė si pėr shembull rasti i qytetit tė Meksikos qė renditet i dhjeti dhe kėtė shans ia kanė dhėnė vendet qė konsiderohen pasuri e njerėzimit sipas UNSECO-s.

Nju Jorku - kryeqyteti i Amerikės sė Veriut

Sigurisht qė ėshtė njė metropol gjigant, madje jo mė kot e quajnė udhėkryqi i botės. Nė tė fliten 175 gjuhė tė ndryshme dhe ka njė sipėrfaqe prej 322 kilometra katrorėsh. Ėshtė vendi ku janė pėrqendruar korporatat dhe grataēielat mė tė mėdha nė botė dhe sigurisht edhe paratė, pra bankat. Londra, ishte i vetmi kryeqytet qė mundi t‘ia marrė trofeun edhe se nė vetvete Nju Jorku nuk ėshtė njė kryeqytet. Megjithatė, pėr sa i pėrket diplomacisė Nju Jorkut nuk mund t‘i mohohet roli i kryeqytetit tė botės pėr shkak tė ndėrtesės sė Kombeve tė Bashkuara. Pėr sa u pėrket tė tjerave, ndėrtesave, transportit, jetės kulturore, vendeve tė trashėgimisė, Nju-Jorku ėshtė i mbushur plot dhe ėshtė njė nga metropolet mė tė shumėllojshme tė botės. Pėr kė ka qenė ėshtė e lehtė qė tė rendisė gjigantet e qytetit: Statujėn e Lirisė, Qendrėn Rokfeller, Parkun Qendror, Muzeumin e Elis Islans apo qendra tė tjera tė rėndėsishme. Dhe ky ėshtė vetėm njė fillim. Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė rivaliteti i Londrės me Nju Jorkun nė tė gjitha drejtimet, duke filluar me financėn e lartė: City pėr Londrėn dhe Wall Street pėr Nju Jorkun.

Parisi - kryeqyteti i Evropės

Parisi do tė jetė gjithmonė. Ėshtė pikėrisht natyra e parashikueshme dhe uniformiteti qė e bėjnė tė veēantė, tė paktėn tė ndryshėm nga Nju Jorku dhe Londra, tė cilėt janė metropole nė lėvizje, nė ndryshim tė vetes dhe tė banorėve tė tyre. Dikur ky ishte njė realitet qė i shkonte edhe Parisit, sidomos nė kohėn e revolucionit kur ishte nė avangardė tė ndryshimeve. Ai ishte njė qytet i dritės, por edhe i errėsirės. Kishte shumė qytete qė pretendonin titullin pėr kryeqytetin evropian. Kėshtu ishte Brukseli qė mund t‘ia merrte Parisit nė aspektin politik dhe administrativ, por jo kulturor. Vjen mė pas Berlini i bashkuar, rinor dhe energjik, por jo aq intelektual dhe artistik. Roma edhe pse mban brenda vetes histori mijėravjeēare dhe shumė bukuri, nuk mund t‘i kalojė kufijtė e Italisė. Sa pėr Parisin, ai mbetet kryeqyteti ndėrkombėtar i modės dhe i restoranteve mė tė mira tė botės. Mund tė mos ketė larminė etnike tė Londrės, por ka shijen e njė Evrope tė vjetėr, tradicionale. Sigurisht vende-vende, pasi edhe Parisi ėshtė shumė i populluar me emigrantė. Kryeqyteti francez ka njė ndėr tre aeroportet mė tė mėdha tė Evropės dhe njėherazi mund tė pretendojė se ėshtė shtėpia e gjithė trenave tė shpejtėsisė sė lartė qė ekzistojnė nėpėr Evropė. Ka dy opera tė mėdha, ah po ka edhe Luvrin brenda mureve tė tė cilit ndodhet koleksioni mė i madh i artit nė botė, si dhe Muzey d‘Orsay, vendi ku ndodhet koleksioni mė i madh i artit tė fundit tė shekullit 19-tė. Ėshtė vendi qė publikon numrin mė tė madh tė romaneve nė botė. Ēo vit dalin nė dritė 1000 vepra tė reja artistike. Ka 350 kinema etj., etj. Deri tani folėm pėr Parisin si njė vend pėr ta vizituar, por si ėshtė ai pėr tė jetuar? Ēmimet e qirave tė shtėpive janė astronomike, megjithatė janė shumė mė tė ulėta se ato tė Londrės dhe Nju Jorkut dhe kjo vlen pėr tė gjitha tė tjerat. Po e ardhmja? Zgjedhjet bashkiake i ka nė mars dhe njė nga ēėshtjet kryesore do tė jetė: Cili do tė jetė hapi i ardhshėm i kryeqytetit?

Tokio - kryeqyteti i Azisė

Njė lokal i vogėl ku pihet verė franceze. Njė klub nate nė tė cilin kumbon ritmi i muzikės braziliane. Njė lokal ēaji britanik ku mund tė gjesh tė gjitha llojet e ēajrave qė gjendjen edhe nė Londėr. Kėto janė copėza tė kryeqytetit japonez, Tokios ku aziatikja dhe e pėrbotshmja pėrzihen bashkė. Ja cila ėshtė edhe arsyeja qė Tokio ėshtė kryeqyteti i padiskutueshėm i Azisė. Ja tė veēantat. Vetėm 1% e popullsisė sė Tokios nuk ėshtė japoneze, por qytetarėt janė shumė tė interesuar qė tė pėrqafojnė kulturėn kozmopolitane, duke filluar qė me hapjen dhe frekuentimin e restoranteve indiane, shfaqjeve muzikale tipike amerikane, ekspozitave tė artit sipas variantit francez, si dhe butikėve me veshje tė stilistėve italianė. Njė nga pikat e forta tė Tokios ėshtė ushqimi. Tė gjithė shefat mė tė mėdhenj tė kuzhinės botėrore kanė hapur lokalet e tyre nė Tokio. Zona e blerjeve ose pazareve ėshtė njė tjetėr pikė e fortė. Ata qė duan produkte tipike japoneze kanė magazina tė pafundme ku mund tė shuajnė tė gjitha llojet e orekseve ushqimore, apo mode qofshin. Ndėrsa pėr vetė japonezėt qė duan gjėra pėrėndimore ekzistojnė butikėt e pafund nė njė numėr tė madh rrugėsh. Tė gjitha format mė tė famshme tė botės ndodhen nė Tokio dhe kanė filialet e tyre mė nė zė pėr Azinė dhe mbi tė gjitha kanė edhe njė numėr tė madh fabrikash. Pėr sa i pėrket zbavitjes, Tokio nuk ėshtė aspak mono-etnike. Ndeshjet e Sumos dhe arteve tė tjera luftarake janė tė kėshillueshme pėr kė kuron njė mjedis tipi aziatik, por njėherazi qyteti ka njė oreks shumė tė madh edhe pėr shfaqje tė tjera dhe mbi tė gjitha pėr kinematografinė, pas sė cilės japonezėt janė tėrėsisht tė dhėnė. Tokio ka popullsinė mė tė madhe nė botė, aeroportet mė tė mbushura me njerėz dhe metronė mė tė gjatė.

Johanezburgu - kryeqyteti i Afrikės subsahariane

Kajroja mund t‘ia kalojė Johanezburgu si kryeqyteti i kontinentit afrikan, por ēmimi pėr Afrikėn subsahariane ėshtė mė i rėndėsishėm. Me gjithė problemet dhe kontrastet e mėdha, Johanezburgu dy dhjetėvjeēarėt e fundit ka pėsuar shumė ndryshime dhe ndodhet shumė mė pėrpara nė klasifikim se Lagosi i Nigerisė, Nairobi i Kenias apo Addis Abeba i Etiopisė. Ėshtė ndėrtuar nė njė nėntokė tė pasur me ar, ndėr mė tė pasurat nė botė. Ėshtė qendėr e rėndėsishme qė nga viti 1880, por zhvillimi iu ndėrpre nga Aparteidi. Vetėm pasi Nelson Mandela doli nga burgu nė vitin 1994, rifilloi rilindja e kombit dhe Johanezburgu nisi sėrish tė tėrheqė vėmendjen e botės pėr mirė. Shenjat mė tė mėdha tė zhvillimit mund t‘i shohėsh nė qendėr tė qytetit me ndėrtimet e reja, aty ku ndodhet edhe njė urė e varur e madhe qė mban emrin e Mandelės. Po aty janė hapur qendra tregtare, muzeume, zyra tė mėdha biznesi e vende ku mund tė zbavitesh. Zhvillimi mė i madh i takon sistemit hekurudhor. Punime tė mėdha po bėhen pėr ta pėrgatitur vendin pėr mbajtjen e Kampionatit Botėror tė vitit 2010. Ndryshimin mė tė madh e ka bėrė Kodra e Kushtetutės, vendi i burgut tė famshėm ku Mandela kaloi vitet e gjata tė burgut. Aktualisht ėshtė shndėrruar nė gjykatėn mė tė madhe tė vendit. Megjithatė, Johanezburgu e meriton tė konsiderohet njė shesh ndėrtimi qė sapo ka filluar tė hedhė shtat. Ende vazhdojnė pabarazitė e mėdha mes tė bardhėve dhe personave me ngjyrė. Pikat e forta tė Johanezburgut ishin numri i madh i fluturimeve ndėrkombėtare, ekzistenca e bursės mė tė madhe nė Afrikė.

Qyteti i Meksikės - kryeqyteti i Amerikės Latine

Ndodhet thuajse nė zemėr tė njė vargmali tė mbuluar me borė dhe vullkanik. Pamje e mrekullueshme nga larg ėshtė impresioni i parė qė u jep vizitorėve qė vijnė me avion. Ka 22 milionė banorė dhe ėshtė njė ndėr metropolet mė tė mėdha tė botės, qė renditet vetėm pas Tokios dhe Seulit. Disa e quajnė metropol, tė tjerėt thjesht njė fshat gjigant qė pėrbėhet nga fshatra tė vegjėl. Nė zemėr ka ndėrtesa tė vjetra tė ruajtura nga koha e sundimit kolonial tė spanjollėve. Por tė parėt qė erdhėn aty ishin astekėt nė vitin 1325, tė cilėt ndėrtuan qytetin me emrin Tenochtitlan. Spanjollėt mbėrritėn dy shekuj mė vonė dhe e rindėrtuan atė nė gėrmadhat e astekėve. Ėshtė e ēuditshme, por qyteti i Meksikės ka numrin mė tė madh tė muzeumeve nė krahasim me qytetet e tjera nė botė. Ėshtė pikėrisht ana artistike dhe kulturore qė kanė ndihmuar shumė qytetin tė kthehet nė njė metropol tė rėndėsishėm dhe tė meritojė emrin kryeqytet i Amerikės Latine. Disa madje e quajnė po aq tė rėndėsishėm pėr Amerikėn Latine sa ē‘ėshtė Eroma pėr Evropėn. Pikat e forta qė e pėrzgjodhėn janė numri i madh i popullsisė, rrjeti i metrove dhe vendet e trashėgimisė kulturore.

Dubai - kryeqyteti i Lindjes sė Mesme

Njė ditė qershori pėrmes njė blloku ēimentoje tė vendosur nė majė tė njė kulle shėnuan njė rekord tė ri nė historinė botėrore: kullėn mė tė lartė nė botė: Burj Dubai, e lartė 509 metra. Por Dubai ėshtė shumė mė tepėr se kaq. Pas shumė vitesh kthyer nė njė kantier tė madh ndėrtimi, tani ai kryeson pa dyshim nė rajon. Shndėrrimi i tij nisi nė vitin 1966 qė kombinon me zbulimin e naftės. Qė nga ajo kohė ėshtė pikėrisht ari i zi qė i ka dhėnė jetė dhe dritė njė qyteti qė sa vjen e po shkėlqen mė shumė se qytetet e tjera tė rajonit. Sipas parashikimeve, rezervat e mėdha tė naftės do tė mbarojnė nė vitin 2025, ndaj deri atėherė vendi duhet tė ketė bėrė investime nė turizėm e degė tė tjera tė industrisė, tė cilat do tė mbėshtesin ekonominė e vendit. Por pėr momentin po pėrjeton situatėn e tij mė tė mirė nė histori.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi