Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Ngjarjet historike te Qytetit Peshkopi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral

Ngjarjet Historike tė qytetit tė Peshkopisė ndėr vite
Viti Ngjarja
527-565 Ndėrtohet kalaja ILIRE e Peshkopisė
1020 Ndėrtohet Epishkopata e Dibrės me seli nė lagjen”Bulke” tė Dobrovės.
Mars 1467 Peshkopia ėshtė fshat me 32 shtėpi.
1582 Nis islamizmi i qytetit.
1864 Peshkopia ėshtė qendėr e Kazasė sė Dibrės sė Poshtme.
1873 Vendoset lidhja telefonike Peshkopi – Oranikė(Shehri i Dibrės).
16 Gusht 1912 Peshkopia ēlirohet nga pushtimi i gjatė Turk.
14 Prill 1914 Hapet shkolla e parė Shqipe nė Peshkopi me mėsues Haki SHAROFI.
1915 Hapet Farmacia e parė nė Peshkopi nga Faik TOMINI.
18 Gusht 1920 Ngrihet pėr herė tė parė, zyrtarisht, administrata e parė vendore Shqiptare, Prefektura e Drinit me prefekt Ramiz bej Dibrėn (QOKU) dhe kryetar komune Shehat SHEHU.
Prill 1922 Hapet internati ”DIBRA” nė shtėpinė e Shehat SHEHUT.
1922 Shehat SHEHU zgjidhet kryetar i Bashkisė.
26 Prill 1922 Ngrihet Zyra e Postė – Telegrafisė.
03 Maj 1922 Zyra e Postė – Telegrafisė filloi punėn.
11 Prill 1923 Formohet Dega e shoqerisė “Djelmia Dibrane” e Tiranės nė Peshkopi, me kryetar Raif KADIU.
14 Prill 1923 Hapet shkolla e parė femėrore nė shtėpinė e Bajram ILAZIT me mėsuese Nazmie PASHOLLI.
16 Mars 1924 Krijohet Dega e Shoqerisė “BASHKIM” tė Dibrės me kryetar Taf AGOLLI.
15 Dhjetor 1924 Eles ISUFI organizon mbrojtjen e qytetit tė Peshkopisė nga forcat biellogardiste e mbėshtetėsit e Ahmet ZOGUT.
16 Dhjetor 1924 Vritet Sufe XHELILI. Plagoset Elez ISUFI. Hyn Ahmet ZOGU nė Peshkopi.
9 Nėndor 1927 Shoqėria Industriale Tregtare ”ANONIME”(S.I.T.A)pranon ofertėn pėr transportimin e krypės nė Peshkopi.
27 Shtator 1928 Dr. Ihsan KORĒA emėrohet Drejtor i Dispancerisė nė Peshkopi me njė rroge mujore 500 fr.ari.
8 Dhjetor 1928 Zbriti pėr herė tė parė nė fushėn e Kastriotit aeroplani i Shoqėrisė Italiane “ADRIA aereo Lloyd”. Udhėtimi Tiranė – Kastriot u bė pėr 27 minuta.
5 Prill 1929 Hapet Zyra e Hipotekave me nėnpunes Andrea ĒOKU.
9 Qershor 1929 U bė ceremonia e mbylljes sė vitit shkollor ku morėn pjesė 160 nxėnės tė Internatit “DIBRA” tė Kastriotit dhe 100(50vajza dhe 50djem) nxėnės tė Peshkopisė.
28 Nėndor 1930 Arriti pėr herė tė parė makina nė Peshkopi nė rrugėn Elbasan – Klenje – Ura e Ēerenecit – Peshkopi me inxhinier Kasem SHEFKIUN, qė kishte marrė pėrsipėr ndėrtimin e kėsaj rruge. Nė rrugen Maqellarė – Peshkopi makina pėr herė tė parė ka ardhur nė vitin 1923 me shofer Ismail RAMEN(Melani) dhe pas kėtij edhe makina e Imer MALIQIT.
22 Mars 1931 Filloi tė zbatohet dita e Diel pushim.
22 Mars 1931 Hapet njė shkollė nate pėr analfabetėt.
2 Prill 1931 Riorganizohet Shoqėria Sportive ”DIBRA” me kryetar Sali MORINEN.
18 Korrik 1932 Filloi shėrbimi ajror rregullisht ēdo tė enjte Tiranė – Peshkopi.
21 Gusht 1932 Zhvillohet i pari Kampionat i Atletikės me pjesėmarjen e 21 djelmoshave.
24 Shkurt 1935 Peshkopia tronditet nga njė tėrmet i rėndė , por pa dėme.
3 Mars 1935 Formohet Shoqėria Sportive”BASHKIMI DIBRAN”.
16 Mars 1935 Nė hotel ”DEFRIMI” (tė Peshkopisė), nxėnėsit e internatit ”DIBRA” ēfaqin dramėn ”I gėzuemi i fituemi”.
23 Maj 1936 Inagurohet ndėrtesa e Re e bashkisė, me 15 dhoma.
19 Tetor 1937 Drejtoria e Pėrgjithshme e “Ala Littorias” nė Itali, autorizon Degėn e saj nė Tiranė qė tė kryente udhėtime angazhe pėr nė Peshkopi nė ēdo kohė qė paraqiteshin 4 persona qė paguanin vajtje – ardhje.
8 Korrik 1938 Nė Peshkopi ndjehen lėkundje tėrmeti.
16 Shtator 1938 Zhvillohen zgjedhjet pėr Kėshillin Bashkiak tė qytetit. Kryetar zgjidhet Faik SHEHU.
21 Tetor 1938 Ministria e Punėve Botėrore investoi 41 000 franga ari pėr rrugėn automobilistike Burrel – Peshkopi.
15 Prill 1939 Trupat fashiste tė Musolinit pushtuan Peshkopinė. Kjo shėnoi pėrfundimin e pushtimitte tė gjitha qendrave kryesore tė prefekturave tė Shqiperisė.
30 Maj 1939 Shoqėria Italiane ”Al Italia” filloi tė kryej shėrbime ajrore 3 herė nė javė: tė Hėnėn, tė Mėrkurėn dhe tė Premten.
27 Gusht 1942 Tėrmet i fortė me epiqendėr Peshkopinė.
10 Shtator 1942 Vdes nga torturat nė burgun e Peshkopisė Nazmi RUSHITI.
19 Shtator 1942 Lėkundje tė lehta tėrmeti nė Peshkopi.
15 Janar 1943 Tėrmet pa dėme e viktima nė Peshkopi.
Qershor 1943 Formohet Kėshilli NĒ illegal, ku bėnin pjesė Stefan LUARASI, Thoma HARITO, Ramadan SHEHU, Ismete BAHOLLI etj.
10 Shtator 1944 Ekzekutohen nė kampin nazist tė Prishtinės Hamza SHEHU e Tasim SHEHU.
29 Korrik 1944 Ēlirohet qyteti i Peshkopisė nga nazifashizmi.
10 Shtator 1944 Konferenca e dytė NĒ e Qarkut tė Dibrės zgjodhi Kėshillin prej 30 anėtarėsh dhe kryesia prej 10 anėtarėsh me kryetar Faik SHEHU.
23 Shtator 1944 Mblidhet konferenca e parė e rinisė antifashiste tė qarkut Dibėr.
27 Tetor 1944 Riformohet Kėshilli i Ri qytetit tė Peshkopisė me kryetar Ramadan SHEHU, nėnkryetar Rasim FETAHU dhe 6 anėtarė.
10 Prill 1945 Nė Peshkopi formohet dega e Kryqit tė Kuq Shqiptar me kryetar Haki PAHUMI.
26 Shtator 1945 Bėhen zgjedhjet e reja pėr Keshillin e qytetit tė Peshkopisė.
15 Tetor 1945 Nė Peshkopi zgjidhet Kėshilli i Pėrgjithshėm i Gruas Dibrane prej 25 anėtare dhe kryesia prej 9 anėtare me kryetare Sofie BAHOLLI.
20 Dhjetor 1945 Hapet shkolla Unike e Peshkopisė.
Mars 1946 Hapet dega e Bankės sė Shtetit nė Peshkopi.
16 Maj 1946 Inagurohet Materniteti i Peshkopisė me 4 shtretėr. Personeli shėndetėsor pėrbėhej nga njė mjek kirurg-gjinekolog dhe njė mami(Margarita MENZELXHIU).
17 Maj 1946 Kėshilli i Ministrave vendosi hapjen e rrugės qė do lidhte Peshkopinė me Kukėsin.
29 Maj 1946 Inagurohet Shtėpia e Kulturės. Pėrgjegjės emėrohet Vasfi XHELADINI.
1 Gusht 1946 Shfaqet filmi i parė nė kinemanė e qytetit me aparaturė stacionare.
29 Nėntor 1947 U ngrit dhe u vu nė punė salla e operacionit me 3 dhoma. Salla e shtrimit kishte 15 shtretėr.
Shtator 1948 Hapet zyrtarisht Shkolla e Mesme Pedagogjike nė Peshkopi me Drejtor Pandi CICI. Shkolla nisi te funksionojė me 18 nxėnės.
1 Korrik 1949 Riorganizohet Qarku i Dibrės. Nga 26 lokalitete qė kishte, me organizimin e ri ngelėn 12: Ostren, Klenjė, Zerqan, Shupenzė, Selishtė, Lurė, Dardhė, Kastriot, Muhurr, Maqellarė, Sllovė dhe lokaliteti i qendrės.
Gusht 1949 Ditėt e para tė Gushtit 1949 mblidhet Kėshilli Popullor i Rrethit, i cili zgjodhi kryesinė prej 7 anėtarė me kryetar Demir LEKA.
8 Nėntor 1951 Pėrurohet hidroēentrali i parė nė Peshkopi, me pėrgjegjės Xhelil Ēorja.
Maj 1959 Ngrihet Estrada profesioniste e Peshkopisė.
Shtator 1964 Hapet Shkolla e Mesme e Pėrgjithshme(Gjimnnazi) me drejtor Riza MANJANI.
30 Nėntor 1967 Qyteti i Peshkopisė ashtu si gjithė rrethi goditet nga njė termet i fuqishem 9 ballė tė shkallės Rihter.
3 Prill 1968 Doli numri i parė i gazetės (Ushtima e Maleve)organ i komitetit partisė rrethit me k/redaktor Esat BASHARI.
6 Nėntor 1968 Hapet shkolla 3 vjeēare pėr mami.
Shkurt 1969 Krijohet Fanfara nėn drejtimin e Tonin ROTES. Mė vonė drejtohet nga Nuredin MAZARI.
28 Gusht 1969 Inagurohet muzeu historik i Dibrės, me drejtor Ilmi SADIKAJ.
19 Maj 1970 Peshkopia goditet nga njė tėrmet 4 ballė.
2 Dhjetor 1970 Inagurohet Shtėpia e Pionierit.
Korrik 1974 Nis punėn Zyra e Kadastrės, pranė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit.
15 Korrik 1975 Nis punėn Drejtoria e Higjenės dhe Epidemiologjisė.
13 Tetor 1975 Krijohet Dega e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve.
Maj 1984 Ngrihet Teatri Dramatik i Dibrės.
21 Qershor 1991 Doli numri i parė i gazetės “DIBRA”.
28 Janar 1992 Doli numri i parė i gazetės “KASTRIOTET”, organ i shoqatės ”Bashkimi DIBRAN” me kryeredaktor Moisi MURA.
13 Mars 1997 Ora 13:30, nis transmetimin TV Dibra, me njė staf: Veli Vraniēi drejtor, Ben Zeqo operator, Mentor Roēi teknik dhe Gentiana Xhajku folėse.
29 Mars 1999 Nė qytetin e Peshkopisė vijnė tė dėbuarit e parė Kosovar.
15 Dhjetor 2001 Inagurohet pallati i kulturės ”Haki STERMILLI”.
2003 Denisa KOLA shpallet “Miss Albania”.
11 Mars 2007 Ora 23:00 Peshkopia lėkundet nga njė tėrmet 4 ballė i shkallės Rihter. Gjithė muaji Mars ėshtė shoqėruar me lėkundje tė lehta tėrmeti.
10 Shtator 2008 Inagurohet Xhamia e Re e Peshkopisė.
17 Nėntor 2008 Inagurohet godina e re e Bashkisė Peshkopi.


_________________
Uji fle armiku s'fle
Duaje atdhene si shqiponja folene.
Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi