Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Pak histori mbi dhe rrethin e Matit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Pak histori mbi dhe rrethin e Matit

Qyteti i Burrelit ndodhet nė njė distancė prej 93 km nga Tirana. Ai ėshtė i vendosur mbi pllajė tė rrafshėt me lartėsi 320 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga male. Kjo zonė ka qėnė e banuar qė nė kohė lė lashta. Mendohet si qėndėr e banuar qė nė Shek e VIII para lindjes se Krishtit. Dėshmi pėr kėtė fakt janė zbulimi itumave, janė 54 tė tilla nė gjithė rrethin e Matit, tė cilat gjėnden nėperėndim dhe veri perėndim tė Burrelit. Kėto tuma janė dėshmi e kulturės “Ilirete Matit”. Vetė Burreli ėshtė krijuar si qytet nė vitn 1922 si qėndėr e rrethittė Matit. Nė qytet bie nė sy njė park me sipėrfaqe 4 hektarė.

Historia

31 Korriku eshte festa e ēlirimit te Burrelit nga Gjermanet me 1944. Festohet pothuajse ne te gjithe rrethin e MATIT por me qender Burrelin. Burreli ka qene konsideruar si qyteti i molleve sepse qe ne hyrje trotuaret kan pas te
rreshtuar peme me molle. Lulishtja e Burrelit e cila u zhvillua nga Mbreti Zog eshte e shquar sepse nga siper shfaqet si forma e flamurit shqiptar me dy krenaret.Mati shquhet si vendi i kuvendeve dhe nje fole e pamposhtur trimash
dhe luftetarve dhe gjeneraleve te medhej. Libri i par shqip eshte shkruajtur ne MAT nga Autori Pjeter Budi, dhe gjithashtu eshte shpallur pamvarsia e kishes katolike shqiptare per here te pare po nga kryengritesi Pjeter Budi.
Ne kohen e regimit komunist Burrelsat/Matjanet kan qen pseodonuar me fjalen "Zogista". Kjo e fundit eshte shkak i Mbretit Zog i cili lindi ne Burgajet to MATIT dhe ky i fundit kishte nje perkrahje te madhe nga bajraktaret e Matit kur erdhi ne pushtet ne 1924. Mbreti Zog i pare njihet ne historine shqiptare si diplomati me i madh i njeqind vjecarit te fundit.Disa pseudo historiane mendojne te jete Mati vendlindja e Skenderbeut Heroit tone kambetar, por nuk eshte aspak e vertete.

Gjeografia


Rrethi i Matit ka rreth 60 000 banore me nje siperfaqe rreth 10km2. Eshte rrethuar me rrugen e cila quet "unaza e Burrelit". Lumi MAT buron ne Suē te MATIT ne malin e Kaptinės dhe me gjatesi 115km derdhet ne Adriatik. Ndermjet lumit jane ndertuar dhe dy Hidrocentrale ai i Shkopetit dhe i Ulzes te cilet funizojn Matin, nje pjese te mire te veriut dhe nje pjese se Kryeqytetit Tirane. Lumi duke rrjedhur nga ura e Matit eshte nje pjese e madhe e argetimit te banoreve se Burrelit ne vere. Ura eshte nje nder urat me te vjetra e cila u ndertua nga Italianet. Macukulli eshte fshati me i madh i Matit dhe i Shqiperise.

Origjina e flales "Mat"

Origjinėn e fjalės Mat(Matja) e kanė studiuar shumė studiues e shkencėtarė, por ende mbetet e papėrcaktuar qartė prejardhja e saj. Disa besojnė se ky emėr ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur
N.Jokli shpjegon se emri i krahinės vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalėn mat`anė(mat`anė lumit, mat`anė bregut). Nė njė dokument tė vitit 1304, nė njė listė anzhuine me emrat e 13 fiseve, pėrmendet edhe ai i Matit nė formėn e Matesos.

Pozita Gjeografike

Mati shtrihet nė pjesėn qėndrore tė Shqipėrisė. Siperfaqja e rrethit ėshtė 997 km katrorė. Dendėsia e popullsisė ėshtė 69 banorė pėr km katrorė. Nė qytet banojnė 27% e popullsisė ndėrsa pjesa tjetėr banon nė fshat.
Kufiri natyror i Matit fillon nga lindja me malin e Dejės, zbret nė Qafė-Murrė pastaj ngjitet nėpėr majat e maleve tė Balgjajt, qė rradhiten nė drejtim tė jugut, pėr tė zbritur nė Qafė tė Buallit, pastaj me nė jug kufizohet me
malėsinė e Martaneshit duke u ndarė nga rrethi i Dibrės dhe Bulqizės. Nga kėtej kufiri vijon nė Malin me Gropa pėr tė zbritur nė qafėn e Murrizės, vazhdon mė tej duke u ndarė me rrethin e Tiranės, zbret nė Qafė-Shtame, pėr tu ngjitur ne drejtim tė veriperendimit nė vargmalet e Skėnderbeut, ku kufiri ndahet me rrethin e Krujės, vazhdon me Qafėn e Belegut dhe pėrfundon nė grykėn e Shkopetit, qė ndan Matin me rrethin e Kurbinit. Ndėrsa nga ana
veriperendimore kufizohet me malet Kulmi i Dervenit, vazhdon nga ana e veriut me kodrat e Prosekut, ku terrenet janė mė tė hapura dhe mė tė kalueshme, pastaj kufiri mbyllet pėr tu ndarė me rrethin e Mirditės. Mati gjendet midis kordinatave gjeografike 41o e 26` dhe 41o e 47`, gjėrėsi veriore dhe 19o e 52` dhe 20o e14` gjėrėsi lindore Ulėz Shkopet ėshtė vendi ku janė krijuar kanionet mė tė thellė e mė tė rėndėsishme nė Shqipėri.
Tipike pėr kėto ngushtime ėshtė Gryka e Shkopetit(40 metra) disa metra e thellė e ēarė nga lumi Mat para se tė dalė nė fushė.

Relievi dhe Klima

Lartesia maksimale mbi nivelin e detit nė lartėsinė mė tė madhe 2246 metra qe ėshtė Maja e Dejės.Dallohen katėr nivele tarracore, qė pėrbėjnė gropėn e Matit nga Klosi deri nė Ulėz. Nė njėrėn nga kėto tarraca lumore ėshtė vendosur qyteti i Burrelit. Klima nė luginėn e Matit ėshtė afėrsisht si mesatare e klimės e gjithė Shqipėrisė, lidhet me brezin e klimės mesdhetare e cila karakterizohet nga vera e nxehtė dhe e thatė me shkėlqim tė madh tė diellit dhe nga dimri relativisht i butė nė luginė dhe disi i ashpėr nė brezin malor. Temperatura mesatare vjetore ne Luginėn e Matit ėshtė afro 14 gradė celsius nė ditėt mė tė nxehta tė korrikut arrin 38 gradė. Muaji mė i ngrohtė ėshtė korriku me temperaturė mesatare 24 gradė, ndėrsa mė i ftohti ėshtė janari me temperaturė mesatare +4 deri 0 gradė celsius. Ditėt me diell zėnė 88-90% tė ditėve tė vitit.
farao mati. burreli. burgajet. rrethi.

Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi