Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Vendet vizitonjese ne Fier

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Vendet vizitonjese ne Fier prej 26.07.08 14:35

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
Objektet vizitonjese

Muzeu historik: Muzeu historik paraqet ne mėnyrė te permbledhur gjithė historinė shumeshekullore te Fierit. Njė vend te rėndėsishėm ze pasqyrimi i monumenteve kulmore te histories krahinore si aktivitetet patriotike, kryengritjet fshatare, luftėrat pėr liri e pavaresi. Aty pėrfshihet edhe kultura materiale popullore, kultura etnografike, e kultura krishtere.
Biblioteka ėshtė njė nga institucionet kulturore mjaft te rėndėsishme me ambiente pune te bollshme te cilat e radhisin atė ne njė nga bibliotekat me te mira nė vend. Ne ambientet e saj zhvillohen mesatarisht 60 – 70 aktivitete te llojeve dhe natyrave tė ndryshme artistike, shkencore, sociale. Numri i lexuesve te regjistruar arrin mbi 5000 persona ne vit.
Teatri Bylis i ndertuar ne vitin 1971 ėshtė njė qendėr shumė e rėndėsishme e artit dhe kulturės. Ka njė kapacitet prej 400 vendesh. Ne te organizohen mjaft shfaqje nga trupa teatrore e estrades Fier, festivale tradicionale lokale dhe rajonale dhe shumė veprimtari te tjera te larmishme.
Qyteti antik i Apolonise Kryeqendra e historisė se Fierit ka qenė qyteti antik i Apolonise I themeluar ne vitin 587 p.e.s. nga kolonet korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe ne kulmin e lulezimit te saj ne njė siperfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorė.
Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vėrtetohet me faktin se se ne shekullin e I p.e.s. Perandori i parė romak Oktavian Augusti studioi ne Akademine e Apolonise. Apolonia ėshtė njė qendėr qe tėrheq me tepėr vizitore e turiste tė huaj te apasionuar pas arkeologjise dhe histories se lashtė te kėtij qyteti. Monumentet kryesore te qytetit antik te Apolonise janė Sheshi i Portikeve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni.
Prane Apolonise ndodhet Manastiri i Pojanit njė symbol i historisė dhe kulturės se shekullit XIII. Me njė stil bizantin ai konsiderohet si njė kompleks arkitektonik mjaft interesant se bashku me kishen dhe inferieret ne dekorimet dhe pikturat murale te veēantė. Para 30 vjetėsh ky manastir u shnderrua ne njė muzeum, ku ruhen statujat e periudhes iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shnderruar kėshtu ne njė qendėr mjaft te rėndėsishme kulturore artistike qe pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.
Plazhet Deti perben figuren kryesore ne vleresimin dhe shfrytezimin turistik rajonal ne rreth 48 km vijė bregdetare. Ne rajonin tonė dallojme ket plazhe:
Plazhi ne derdhje te lumit Vjose: Ky plazh qe i pėrket tipit te bregdetit me rere te trashe duke bėrė qe te dallohet qartė nga plazhet e tjera te rajonit dhe te perafrohet me tepėr me plazhet e bregdetit Jon. Vende – vende rėra e trashe zevendesohet nga zhavorret e permasave te vogladuke terhequr turiste dhe duke e bėrė kėtė plazh mjaft interesant .
Plazhi Hidrovor – Hoxhare i pėrket tipit te bregdetit me rere shumė te holle. Plazhi ka njė rere me vlera te mėdha curative duke terhequr me tepėr moshat e mesme dhe te vjetra.
Plazhi Vjose – Seman shtrihet ne zonen ku me pare ka qenė grykderdhja e lumit Seman. Ne kėtė zone tani kanė mbetur vetėm aluvionet e sjella nga ky lum gjatė periudhes qe ai derdhej aty.
Plazhi Seman perben njė nga lokalitet turistike mė interesante te rajonit. Ky plazh ka njė shtrirje prej 3,5 km me njė brez 2 m te gjerė. Dy nga karakteristikat e tij janė rėra e imet dhe e ashper e pasur me jod dhe pylli i mrekullueshem i pishave. Pozicioni i favoeshem gjeografik i jep Semanit mundėsi pėr zhvillimin e sporteve ujore net e ardhmen. Zona pėrmban dhe disa laguna qe shquhen pėr variatet e vegjetacionit dhe specie te rralla shpezesh migratore. Bashke me turizmin balnear njė rol te rėndėsishėm ka dhe turizmi rural.

PRESPEKTIVA
Megjithe veshtiresite dhe problemet e shumte qe po shoqerojne kėtė tranzicion ekonomik te vendit, e ardhmja e Fierit paraqitet jo pa shpresa. Parakushtin e pare pėr kėtė e perbejne potencialet e rėndėsishme natyrore qe pėrmban. Nentoka e rrethit ėshtė mjaft e pasur me nafte, gaz natyror, argjila, rėra, zhavore qe perbejne njė baze shumė te rėndėsishme pėr zhvillim ekonomik. Njė potencial te veēantė perben edhe vija bregdetare, deri tani e pashfrytezuar sa duhet. Pasuria e madhe ujore e perfaqesuar nga dy lumenje e mjaft burime natyrore perbejne gjithashtu njė potencial te rėndėsishėm natyror edhe pėr dege te veēanta te ekonomise se asaj energjitike, peshkimi, turizmit etj.
Potencialet e mesiperme natyrore shtohen me tej nėpėrmjet klimes se ngrohte, pasurive te shumta bimore dhe shtazore. Kėtyre potencialeve natyrore I shtohet edhe potenciali I rėndėsishėm human, pasi kanje popullsi vitale dhe te re.
E rėndėsishme ėshtė ruajtja, vlerėsimi dhe shfrytezimi sa me I mirė I kėtyre pasurive ne mėnyrė qe ato te perbejne potencial te vazhdueshem natyror pėr njė zhvillim te qendrueshme te ekonomise.
Megjithatė ka shumė faktoreqe e pengojne kėtė zhvillim si acarimet ne situaten politike, korrupsioni, kriminaliteti, si dhe roli I madh I sektorit informal te ekonomise.

BIBLIOGRAFIA
1) Shqipėria Veshtrim Gjeografik , Tiranė 1986, A. Berxolli, P. Qiriazi
2) Fieri ne shekuj, Fier 2004, I.Gjika
3) Historia e Fierit, Kavaje 2001, H.Emiri
4) Gjeografia Fizike e Shqipėrisė, Tiranė 2001, P.Qiriazi
5) Apolonia e Ilirise, Tiranė 1992. N.Ceka

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi