Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Dibra e Madhe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Dibra e Madhe prej 05.05.12 14:13

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
“Dibra me krenari pėrmendet pėr njė fakt shumė historik, kėtu Skėnderbeu ka mundur tė mbajė Kuvendin e parė mes shqiptarėve nė 1443. Qeliza e parė e ēėshtjes kombėtare, e historisė sė Skėndėrbeut, tė gjithė historisė sė shqiptarėve fillon me kuvendin qė Skėnderbeu mban nė Dibėr”, thekson Rruzhdi Lala.

Nė mendjen tonė, shqiptarėve tė Shqipėrisė, krijohet menjėherė njė asosacion i ēuditshėm sa herė dėgjojmė tė pėrmendet Dibra e Madhe.

E mbetur pėrtej kufijve, kjo krahinė ėshtė pėrfolur aq shpesh saqė shumėkush beson se tek madhėshtia e emrit tė saj, nė mungesė tė njė Dibre tė vogėl, qėndrojnė tė gjitha, pėrfshi kujtesėn e njė tė kaluare historike.

“Dibra me krenari pėrmendet pėr njė fakt shumė historik, kėtu Skėnderbeu ka mundur tė mbajė Kuvendin e parė mes shqiptarėve nė 1443. Qeliza e parė e ēėshtjes kombėtare, e historisė sė Skėndėrbeut, tė gjithė historisė sė shqiptarėve fillon me kuvendin qė Skėnderbeu mban nė Dibėr”, thekson Rruzhdi Lala.

E nisėm kėtė udhėtim nė Dibrėn e Madhe me faktin qė na bėri mė shumė pėrshtypje dhe me pamjet qė ofron Kodra e Bejlerėve, qė njihet nė kohėrat e hershme si e banuar nga fisnikėt vendas. Nė ditėt e sotme Dibra ėshtė e ndarė nė dy pjesė, nė Dibrėn e Vjetėr dhe atė tė Re. E pėrmendur qė nė vitet 168 para Krishtit, Dibranėt i referohen rilindjes pėr atė qė sot konsiderohet Dibra e vėrtetė.

“Ashtu siē e ka cilėsuar njė ndėr rilindasit tanė, Jusif Bageri, Dibra ėshtė kėrthiza e Shqipėrisė sepse shumica e popullsisė shqiptare, pavarėsisht nga ėshtė, ėshtė dashur tė kalojė nė qytetin e Dibrės”, vazhdon Lala.

Dibra e vjetėr pėrmban objektet mė tė rėndėsishme historike dhe kulturore. Hamami, nje monument me vlera historiko-monumentale falė strukturės arkitektonike, quhet “bukuroshe e qytetit”. Vendi i “shtatė minareve” ku mė e vjetra ėshtė ajo e “xhamisė mbretėrore” banohet vetėm nga 104 ortodoksė. E goditur prej shumė vitesh nga emigracioni, kėtė vit qyteti i vjetėr ka pritur studentėt me hapjen e Universitetit tė tij.

“Startuam me fakultetin per terapi-fizikale, i cili ėshtė i vetmi i kėtij lloji nė trojet shqiptare. Studentėt nė Dibėr mund tė bėjnė pjesėn praktike me pajisje moderne qė janė tė nivelit europian”, shprehet Argėtim Fida.

Qyteti ka qenė udhėkryqi kryesor nėpėr tė cilin kalonte edhe Via Egnatia. Nė mesjetė njihet si qendėr e rėndėsishme qytetare. Por nga mesi i shekullit tė 19-tė me 250 dyqane dhe me mė shumė se 8 mijė banorė, Dibra konsiderohej si njė qendėr e rėndėsishme. Zhvillmet politike nė Ballkan bėnė qė ky vend tė humbiste rėndėsinė e vet, ndėrkohė qė sot vendasit, pėrmes fjalės tė bėjnė tė ditur traditėn zakonore tė Dibrės.

“Cdo shtėpi dibrane, cdo familje, ēdo fis ose ēdo mėhallė dibrane duhet tė kishte specifikat e veta, tė veēohej pėr njė virtyt nė mėnyrė qė tė jetonte nė Dibėr, pėrndryshe nuk do trajtohej si dibrane”, tregon Lala.

Kėtė “fanatizėm pozitiv” e ndeshim nė qendėr tė qytetit, tek ndėrtesa 154 vjecare e fisit tė Erebarajve, njė pjesė e trungut tė familjes sė regjisorit tė njohur shqiptar, Gėzim Erebara. Nė vitin 1976 Ibrahim Erebara, pronari i ndėrtesės filloi ta rikontruktonte atė. Kjo banesė, pėrvecse e pėrfshirė nė guidėn turistike, “tavani” dhe “dritarja” e saj, prej shtetit maqedon, pėrdoret si emblemė nė kartėmonedhėn 100 denarėshe…duke treguar vlerat e saj universale:
“Babai si merakli e rregulloi nga brenda shtėpinė, por tavani nuk ėshtė “prekur”, vetėm ėshtė mirėmbajtur. Tė gjitha i ka bėrė se kishte dėshirė, nuk ka pasur subvencione nga shteti”, thotė Mexhait Erebara, djali i regjisorit Gėzim Erebara.

Nė kėtė vend mes malesh, 900 metra mbi nivelin e detit gjenden Lixhajt e Banishtes, njė pasuri natyrore e vetme nė kėtė rajon. Vendasit thonė se kjo pikė kurimi ka filluar tė ndėrtohej nė vitin 1947 dhe ka pėrfunduar nė vitin 1951. Deri nė fillim tė viteve `80 keto ambiente janė pėrdorur vetėm nga udhėheqėsit e ish-Jugosllavisė.

Por qytetaria dibrane i falet kulturės sė hershme. Duke rastisur nė ditėt e Festivalit tė Teatrove nė Dibėr, mėsojmė se shfaqja e parė nė skenė ėshtė vėnė nė vitin 1941 dhe nė kėtė “ngjizje” tė hershme teatrore merr kuptim ky interesim, ndėrsa nė njė prej netėve tė Edicionit tė 9-tė, pritet tė ngjitet nė skenė teatri “Dodona” i Prishtinės me pjesėn “Natėn e Mirė nėnė”

Regjisorja e shfaqjes Drita Begolli vjen per here te pare ne Diber, edhe pse rrenjet e bashkeshortit te saj i ka nga ky vend. Impresionet e saj per kete qytet jane “artistike” dhe “njerezore”:
“Mė pėlqeu qyteti, publiku, njerėzit. Fėmijėt e mi kanė origjinė dibrane, janė stėrnipat e Jusuf Pashė Dibrės dhe kjo ėshtė njė arsye mė tepėr tė vij nė kėtė qytet. Qyteti i Dibrės mė ka pėlqyer jashtėzakonisht shumė.”

Tė ngulitur nė shekuj, dibranėt e quajnė qytetin e tyre “provincė” qė vazhdon tė “jetojė agoninė”, ndėrsa ne nga Dibra duam tė marrim me vete “fjalėn e mirė”, mikpritjen dhe “qytetarinė” e vendasve qė jetojnė mes 9 malesh.(Top Channel)
Dibra e Madhe, Maqedoni. Dibra.Diber

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

2 Re: Dibra e Madhe prej 30.05.12 8:46

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
Kafshėt dhe bimėt e veēanta tė Maleve tė Sharrit
nga Naki prej Wed 25 Apr 2012, 12:01 am

Fauna e Maleve tė Sharrit pėrfshin shumė kafshė tė rralla dhe tė rrezikuara. Kėtu bėjnė pjesė njė numėr gjitarėsh, si ariu i murrmė, rrėqebulli, derri i egėr, ujku, kaprolli, dhia e egėr dhe shpendėt si shqiponja e malit, thėllėza e malit, gjeli i egėr, skifteri kthetrabardhė, bufi dhe shkaba.
Mishngrėnėsit e mėdhenj pėrshkojnė distanca tė mėdha, kalojnė kufijtė e shteteve duke bėrė kėshtu tė mundur mbijetesėn e popullatave ndėrkufitare tė specieve tė tyre. Rajoni mbart shumė komunitete tė ndryshme bimėsie qė gjenden tė shpėrndara nė habitate tė ndryshme. Shfaqja e tyre varet nga lartėsia mbi nivelin e detit, ekspozimi dhe lloji i tokės apo pėrmbajtja e shkėmbit.
Kėtu gjenden komunitete tė ndryshme pyjore, qė pjesėrisht kanė degraduar nė komunitete shkurresh malore, veēanėrisht nė zona ku pyjet janė prerė nė mėnyrė tė pėrsėritur. Pjesa mė e madhe e zonave mbi brezin pyjor mbulohen nga kullota malore, nga bimėsia e tokave shkėmbore-gėlqerore dhe, shkėmbore-silikate, nga bimėt e lėndinave, vegjetacioni i tokave tė lagėshta qė ndodhen lart nė male dhe nga vegjetacioni i rrafshnaltave me bar.
Nė pikat mė tė larta tė ekspozuara ndaj erėrave tė ftohta gjenden ishuj vegjetacioni nė mes tė dėborės, ēka ėshtė njė dukuri tipike pėr zonat e larta malore.
Njė nga speciet relike tė kėtyre maleve ėshtė pisha maqedonase gjethe-gjilpėrė, me filizat tipikė tė shkurtėr dhe me pesė gjethe nė formėn e gjilpėrės, dhe pisha boshnjake, e cila gjendet nė zona mė tė thata dhe mė shkėmbore se sa specie e mėsipėrme. Tė dyja kėto specie janė endemike, d.m.th., janė unike pėr kėtė rajon gjeografik.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi