Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Veshtrim mbi rrethin e Fierit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Veshtrim mbi rrethin e Fierit prej 26.07.08 14:23

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
POZITA GJEOGRAFIKE, KUFIJTE, MADHESIA, VLERESIMI EKONOMIK DHE GJEOPOLITIK
Rrethi I Fierit shtrihet ne jug te Rajonit Perendimor dhe ze njė pozite gjeografike kyēe ne kryqezimin e rrugėve qe lidhin jugun e Shqipėrisė me kryeqytetin.Kufizoh et me Lushnjen ne veri, Beratin ne lindje, Mallakastren ne juglindje, Vloren ne jug dhe me detin Adriatik ne pėrėndim.Siperfaqja e pergjthshme e rrethit te Fierit ėshtė 785 km2.Administrativis ht rrethi ėshtė I organizuar ne 3 qytete, Fier, Patos, Roskovec dhe ne 14 komuna (117 fshatra). Popullsia e rrethit te Fierit ėshtė 199,082 banorė.Fieri ka njė pozicion gjeopolitik mjaft te favorshem pėr zhvillim,pasi largesia nga qendra e qytetit ne drejtim te portit me te afert Vloren ėshtė 36 km, me qytezen e naftes Patosin 8 km si dhe me kryeqytetin e vendit ku ndodhet dhe aeroporti rreth 100 km.Ne qytetin e Fierit kryqezohen rrugėt qe lidhin pjesen jugore te vendit me Durresin, Tiranen si dhe ndodhet stacioni hekurudhor.
Tė gjithė kėta faktore se bashku luajnė njė rol percaktues ne zhvillimin e rrethit te Fierit.Rėndėsia e kėtyre faktoreve ka dalė me ne pah pas viteve 90-te.
KARAKTERISTIKA TE PERGJITHSHME TE MJEDISIT NATYROR
Rrethi I Fierit ofron dhe potenciale te rėndėsishme natyrore pėr zhvillimin e tij.Ne pėrgjithėsi kemi te bėjmė me njė rajon fushor me lartesi nga 0-100 m mbi nivelin e detit dhe me toka shumė pjellore.Edhe relievet kodrinore janė pergjithesisht te buta dhe te mundshme pėr shfrytezim bujqesor.Ne zonat e rrafsheta zhvillohen tokat e hirta kafe. Kemi edhe lloje te veēanta tokash si aluvionale qe takohen ne luginat e Semanit e Vjoses, tokat e kripura qe shtrihen ne Hoxhare si dhe tokat mocalishte te Roskovecit. Ne rrethin e Fierit shtrihet njė pjesė e Myzeqese se Madhe, Myzeqeja e Vogel dhe fushat e Frakulles e te Cakranit.
Fieri ashtu si e gjithė Shqipėria bėn pjesė ne brezin e klimes mesdhetare, dhe dallohet pėr tipare me te shprehura mesdhetare, e cila karakterizohet nga vera e nxehte dhe e thate me shkelqim tė madh te diellit dhe dimeri i bute dhe me rreshje te mėdha. Ngricat dhe debora janė dukuri tepėr te rralla. I nxehti fillon qysh nga mesi i pranveres dhe vazhdon deri nė fund te tetorit. Klima e Fierit ėshtė e ngrohte sepse Fieri laget nga deti dhe ėshtė i mbrojtur nga lindja prej ererave te ftohta. Fieri dallohet pėr numerin e lartė te ditėve me diell mesatarisht 2800 ore ne vit. Rreshjet kanė rregjim kohor shumė te crregullt ato janė perqendruar kryesisht ne gjysmen e ftohte te vitit,sasia mesatare e tyre arrin 980-1000mm/vit.
Vera ne Fier ėshtė e thate dhe shpesh nuk bie shi pėr jave te tera. Muajt me te lagesht janė nentori dhe janari, kurse muajt me te thate korriku dhe gushti. Ererat fryjne ne drejtime tė ndryshme por gjatė dimrit mbizotėron era e jugut, e cila sjell edhe rreshje te mėdha, ndėrsa gjatė veres era fryn nga veriu dhe veriperendimi. Afersia me detin bėn qe klima te jetė e bute dhe vetėm ne raste tepėr te rralla temperaturat te bien nėn zero.Temperatura mesatare vjetore lekundet nga 150C-160C.
Klima e Fierit lejon zhvillimin e njė bujqesie shumė degeshe. Gjithashtu tokat bujqesore mund te shfrytezohen 2-3 here ne vit.
Ne kuadrin e pasurive natyrore rėndėsi te veēantė kanė pasurite ujore, ku pėrveē detit Adriatik, rrethi pershkohet nga lumenjte Seman, Vjose e Gjanica.
Semani -281 km i gjatė formohet nga bashkimi I Devollit me Osumin ne afersi te Beratit.Siperfaqja e pellgut ujembledhes ėshtė 5949 km2, prurja mesatare vjetore e tij arrin ne 96 m3/sek.Semani ėshtė nder lumenjte me eroziv, duke e bėrė lumin me eroziv nė vend.
Vjose - 272 km I gjatė buron nga malet e Pindit ne Greqi.Siperfaqja e pellgut ujembledhes ėshtė 6700 km2,ndėrsa prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m3/sek.
Gjanica - 67 km buron nga burimet e Pocemit e te Kalivacit.Siperfaqj
a e pellgut ujembledhes ėshtė 234 km2.Ėshtė njė nga lumenjte me te ndotur nė vend, pėr shkak te derdhjes se naftes.
Rrethi ka dhe disa liqene artificiale ku me I madhi e me I rendesishmi prej tyre ėshtė ai I Kurjanit me siperfaqe 375 ha, ujerat e tij pėrdoren pėr ujitje.
Bota natyrore bimore dhe shtazore e rrethit ėshtė transformuar nga veprimtaria e njeriut. Megjithatė rrethi I Fierit dallohet pėr disa lloje bimesh e kafshesh sidomos ne pjeset bregdetare e fushore. Takohen disa lloje kafshesh si urithi, cakalli, nusja e lales, dhelpra, shkurteza, mellenja, thelleza e fushes si dhe disa lloje te ndryshėm zvarranikesh e gjarprinjsh. Ndėrsa ne ujerat e detit gjenden shumė lloje peshqish si qefulli, levreku, koca etj.
Rrethi I Fierit bėn pjes ne brezin e shkurreve dhe te pyjeve mesdhetare. Shkurret perbehen nga nenkati I makies,ku rriten shkurret me gjelberim te perhershem si mareja, shqopa, gjineshtra, dafina. Ne kėtė nenkat bimor rriten edhe disa drure te lartė si selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e eger, qe ne disa raste formojne pyje te vegjel.
Nentoka ėshtė mjaft e pasur me lende djegese siē janė gazi natyror dhe nafta ku dallohet zona e Patos-Marinzes, e cila ėshtė dhe zona naftembajtese me e madhe ne Shqipėri. Gjithashtu nenetoka ėshtė e pasur dhe me materiale ndėrtimi si zhavore, rerera, argjila etj.
Rrethi I Fierit ėshtė njė nga rrethet ku shoqėria njerėzore ka demtuar botėn e gjallė, si dhe me ndotjen mjaft te madhe te ajrit.Ne te bėjnė pjesė disa zona te nxehta mjedisore si : fusha naftenxjerrese Marinez-Patos, Rafineria e Naftes Ballsh, AZOTIKU. Kėto zona kanė sjelle ndotjen e dy lumenjve Gjanica dhe Seman, ujerave nentokesore dhe ne kombinim me automjetet e transportit,qe clirojne njė numer tė madh gazrash, pluhuri dhe bloze, si dhe kanė bėrė qe Fieri te kėtė edhe njė ajėr tepėr te ndotur mbi normat e lejuara. Njė nga problemet kryesore ėshtė edhe eleminimi I 850 m3 me tretesire arseniti dhe arsenati tepėr helmues qe ndodhen ne Uzinen e Plehrave Azotike.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi