Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Uganda me popullsine me te re

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Uganda me popullsine me te re prej 26.07.08 14:04

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Popullsia mė e re e planetit jeton nė zemėr tė Afrikės: 56% e banorėve tė Ugandės ėshtė nėn moshėn 18 vjeē

Nė Ugandėn e largėt afrikane, qė nė vitin 1998 ėshtė ngritur njė institucion i posaēėm, i cili merret me kėshillimin e qeverisė nė lidhje me politikat demografike. I ėshtė dhėnė rėndėsi zhvillimit dhe shtimit tė popullsisė, pėr shkak tė prioriteteve kryesore tė vendit: marrjes sė vetes nga lufta civile shkatėrrimtare, si dhe nga shpėrthimi vdekjeprurės i SIDA-s, sėmundje qė nė vitet ‘90 goditi 30% tė popullsisė. Sot Uganda ėshtė njė ndėr vendet me rritjen mė tė shpejtė demografike nė botė: numri i popullsisė ėshtė dyfishuar nė krahasim me 20 vitet e shkuara dhe pritet qė tė dyfishohet brenda njė kohe rekord. Sipas parashikimeve brenda vitit 2030, Uganda do tė numėrojė 60 milionė banorė. Nėse tendenca aktuale do tė vazhdojė, nė vitin 2050 parashikohet qė nė Ugandė tė banojnė 103 milionė vetė, shihėr qė e kalon me disa milionė numrin e banorėve tė Rusisė. Por ajo qė kėrkon vėmendje nuk ėshtė vetėm numri i popullsisė, por mbi tė gjitha struktura. Uganda ėshtė vendi me popullsi mė tė re nė botė: 56% e banorėve tė saj ėshtė nėn moshėn 18 vjeē. Kampala, kryeqyteti plot pluhur e trafik i vendit, gėlon nga tė rinjtė. Zakonet dhe ambiciet e tyre reflektohen nė pikat e shumta tė internetit, qė ndodhen nė tė gjithė qytetin, nė universitetin e tij, si dhe nė xhiron marramendėse tė operatorėve tė telefonisė celulare, qė shesin pafund skeda njėdollarėshe, tė mjaftueshme pėr tė dėrguar 30 sms. Edhe pse duan ta kapin shpejt zhvillimin, vėshtirėsitė e kėsaj masė tė rinjsh janė tė dukshme: ndėrtesat e shkollave shpesh janė lėnė pėrgjysmė tė papėrfunduara, shumė tė rinj janė tė papunė dhe njė pjesė e mirė e njerėzve tė rrugės janė fėmijė jetimė. Me popullsinė e saj rinore, Uganda ndodhet nė linjėn e parė tė pėrballimit tė sfidės demografike, njė problem qė prek shumė vende. Por, ndėrsa nė Evropė dhe Azi problemi ėshtė rėnia e shkallės sė lindjeve, nė Ugandė sfida ėshtė e ndryshme dhe shumė mė komplekse: gjetja e mėnyrave pėr tė ushqyer dhe punėsuar gjeneratėn mė tė madhe tė tė rinjve nė historinė e njerėzimit. Sipas statistikave, sot nė botė janė 1 miliard e gjysmė persona tė moshės nga 12 deri nė 24 vjeē. 88% e tyre po rritet nė vendet nė zhvillim. Sfidat e vėrteta janė pikėrisht vendet e varfra me popullsi tė re, ku tė rinjtė presin tė shkollohen e punėsohen pėr tė ndryshuar mė pas fatin e vendeve tė tyre.

Fenomeni historik

Sipas njė kėndvėshtrimi, aktualisht Uganda po ndjek rrugėtimin e ndėrmarrė mė parė edhe nga vende tė tjera, i cili zakonisht tė ēon drejt begatisė. Nė dhjetėvjeēarėt e ardhshėm, Uganda dhe vende tė tjera tė Afrikės, Lindjes sė Mesme dhe juglindjes sė Azisė do tė pėrshkojnė tė njėjtin tranzicion demografik tė ngjashėm me atė qė shoqėri tė tjera e kanė kaluar gjatė periudhės sė industrializimit tė viteve 1800 dhe 1900. Koncepti i tranzicionit demografik ėshtė njė rrugėtim me ulje-ngritje, me shkallė tė ndryshme lindshmėrie dhe vdekshmėrie, ėshtė njė fenomen i popullsive paraindustriale, relativisht tė varfra dhe qė bien lehtėsisht pre e epidemive. Ky proces karakterizohet nga njė rritje e ndjeshme demografike. Shkalla e vdekshmėrisė, pas pėrmirėsimit tė kushteve spitalore dhe sanitare, nis tė bjerė mė ndjeshėm se shkalla e lindjeve. Kjo sjell formimin e njė popullsie tė madhe nė numėr, qė riprodhohet e shtohet gjithnjė e mė shumė, duke u dyfishuar, apo trefishuar. Me rritjen e zhvillimit social, shkalla e lindshmėrisė ka tendencė rėnieje. Praktikisht, njė vend ka nė dispozicion njė periudhė 30, 40- vjeēare pėr tė gjeneruar dhe investuar nė kėtė pasuri tė sajėn. Avantazhet e kėsaj "dritareje demografike", edhe pse ėshtė e vėshtirė qė tė llogariten saktėsisht, mund tė jenė tė jashtėzakonshme. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e arritėn kulmin e tranzicionit demografik nė gjysmėn e dytė tė viteve 1900. Kina, nė tė cilėn shkalla e lindshmėrisė kishte rėnė falė sė ashtuquajturės "politika e fėmijės sė vetėm", po arrin pikun e fenomenit, pikėrisht nė kėtė periudhė. India, ku shkalla e rritjes mbėrriti kulmin nė vitet ‘70, ndodhet nė prag tė hyrjes nė fazėn pozitive. Sipas ekonomistėve, rritja e tė ardhurave pėr frymė nė Lindjen e Largėt nga 1965 deri nė 1990 ka pėrfshirė 40% tė strukturės demografike tė vendeve tė rajonit. Diktaturat shkatėrrimtare ushtarake dhe destabiliteti ekonomik komprometuan rėndė mundėsinė pozitive demografike tė vendeve tė Amerikės Latine. Pėr sa i pėrket Ugandės, edhe pse ajo po pėrshkon tė njėjtin rrugėtim demografik me atė tė kryer kohė mė parė nga vende tashmė tė pasura e tė begata, ndodhet vetėm nė zanafillė tė procesit. Me njė mesatare vdekshmėrie 47 vjeē dhe me 56% tė banorėve nėn moshėn 18 vjeē, Uganda e vitit 2008 ėshtė demografikisht e ngjashme me Britaninė e Madhe tė viteve 1800, ku 51% e popullsisė ishte nėn 20 vjeē dhe njerėzit ndėrronin jetė sapo kalonin pragun e tė 40-tave. Shkalla e lindshmėrisė pėr Ugandėn ėshtė ende 7 fėmijė pėr grua. Kjo dinamikė popullsie sugjeron qė ky vend, sė bashku me shtete tė tjera me popullsi tė re nė botė, nuk do tė kenė asnjė avantazh demografik, tė paktėn deri nė fund tė vitit 2045. Njė tjetėr mundėsi ėshtė edhe ajo qė Uganda, vende tė tjera tė ngjashme tė zonės sė Saharasė sė poshtme dhe vende tė tilla si Afganistani apo Jemeni, tė pėrshkojnė njė rrugėtim tė panjohur deri tani. Nė mbėshtetje tė kėsaj hipoteze dalin disa shifra: vendet nė zhvillim paraqesin aktualisht njė shkallė rritjeje, rinie dhe transformimi tė paparė mė parė. Britania e Madhe, edhe kur ndodhej nė mesin e "ciklonit" imperialist dhe tė revolucionit industrial, nuk shėnoi nė asnjė rast rritje qė e kalonte 1.5% nė vit. Shtetet e Bashkuara arritėn njė kulm prej 2.05 nė vitin 1950 me fenomenin e famshėm tė baby-boom. Sipas parashikimeve tė institucionit ugandez, qė merret me demografinė, nė vitin 2008 popullsia e Ugandės do tė shėnojė njė rritje prej 3.6%. Kėto vitet e fundit, si nė Kenia, ashtu edhe nė Jemen ėshtė kapėrcyer shifra e 4%. Njė popullsi qė rritet me 3% dyfishohet brenda 23 vitesh. Kjo do tė thotė qė pėr tė qenė tė pasur si prindėrit e tyre, ose po aq tė varfėr, fėmijėt e sotėm do tė kenė nevojė pėr njė ekonomi mė dyfish, mė solide e tė konsoliduar. Fenomeni qė shkakton numrin mė tė madh tė pyetjeve dhe tė frikės njėherazi ėshtė vendi ku ndodhin fenomene tė tilla demografike dhe cilat popullsi e shtresa tė saj presin. Vala e tė rinjve tė fillimit tė shekullit po pėrplaset pikėrisht mbi shoqėritė qė kanė mė pak aftėsi pėr ta tretur njė goditje tė tillė. Sukseset demografike tė sė shkuarės mbėshteteshin nė ekonomi tė fuqishme. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės papunėsia e tė rinjve u ul ndjeshėm gjatė viteve ‘70, pavarėsisht fenomenit tė baby-boom menjėherė pas lufte. Nė mėnyrė tė ngjashme me kėtė, nga viti 1993 deri nė vitin 2003 rritja e Prodhimit Kombėtar Bruto nė tė gjithė Azinė arriti qė ta tejkalonte shtimin e numrit tė popullsisė aktive. Gjatė tė njėjtės periudhė, nė Afrikėn poshtėė Saharasė, PKB u rrit me 2.9%, jo mjaftueshėm pėr tė kompensuar rritjen prej 2.9% tė popullsisė aktive. Ndėrkohė, nė Lindjen e Mesme, gjithmonė nė periudhėn nė fjalė, presioni demografik ishte pjesėrisht pėrgjegjės pėr njė shkallė papunėsie tė tė rinjve nė masėn 30%. Perspektiva e gjeneratave tė tėra tė tė rinjve, e destinuar tė rritet nė vende me ekonomi tė brishta e tė qeverisura nga qeveri tė korruptuara, ka frymėzuar parashikime jo shumė optimiste. Sipas teorisė sė njė sociologu gjerman, qė i bazon studimet e tij nė analiza historike, kur individėt meshkuj tė moshės nga 15 deri 29 vjeē kapin 30% e njė popullsie, ka shumė mundėsi qė nė kėtė vend tė shpėrthejė ose ndonjė konflikt i brendshėm, ose ndonjė konflikt mes fqinjėve. Sipas studiuesit, kjo teori mbėshtetet nė disa raste jo tė vogla nė numėr gjatė historisė sė njerėzimit. Pas revoltave tė janarit tė shkuar nė Kenia, studiuesi vuri re se popullsia e kėtij vendi ishte 13 herė mė e madhe nė numėr nė krahasim me vitin 1928 dhe meshkujt nga 15 deri nė 29 vjeē sot janė ekzaktėsisht 30% e popullsisė.

Nė vendet si Uganda, shtimi i emigracionit ėshtė njė pasojė logjike e shtimit tė numrit tė tė rinjve. Nėse 87% e tė rinjve tė planetit jetojnė nė vendet nė zhvillim, do tė thotė qė nė vende tė tjera tė botės tė rinjtė numėrohen me gishta. Sipas njė qendre qė merret me studimet demografike brenda Bashkimit Evropian, vendet e BE-sė do tė kenė nevojė pėr 190 milionė emigrantė brenda vitit 2035 pėr tė mbajtur nė shifrat aktuale tė ashtuquajturin "raporti i varėsisė" dhe sigurisht pėr tė mbajtur popullsinė disi tė re. Pėr sa i pėrket Ugandės, ky vend mund tė eksportojė shumė mė tepėr se sa vetėm fuqi punėtore. Tė rinjtė e gjeneratės sė celularėve janė njė racė e ndryshme. Bėhet fjalė pėr mendje shumė prodhuese e me fantazi. Ata nuk janė racė e shushatur dhe e hutuar, por persona me informacion e interesa tė gjėra. Janė njė tribu e re. Nė fakt ky ėshtė variabėli mė interesant pėr sa u pėrket tė rinjve tė sotėm, qofshin kėta tė vendeve pėrėndimore, apo tė varfra. Revolucioni informatik, lehtėsia e madhe e zhvendosjes, si dhe teknologjitė e reja, a do tė mund t‘i bėjnė tranzicionet demografike tė sė ardhmes rrėnjėsore dhe pozitive si ato tė sė shkuarės? Sipas disa studiuesish, situata ėshtė optimiste. "Ajo ēka mė shqetėson, ėshtė fakti qė shpesh konkluzione tė caktuara bazohen nė stereotipa dhe paragjykime. Kontesti ėshtė shumė i rėndėsishėm e nuk duhet harruar dhe kontesti kėtė herė nuk ėshtė Uganda, Etiopia apo Afrika, por secila prej tyre, plus botėn mbarė, pasi asgjė tanimė nuk mund tė shihet veē e veē. Globalizmi i ka bėrė bashkė me njė fill tė padukshėm tė gjithė banorėt e botės, nė kėtė rast edhe tė rinjtė dhe kjo nuk ka precedent", thotė njė studiues i demografisė nė lidhje me tendencat e sė ardhmes dhe parashikimet pėr mbarėvajtjen e gjėrave.

Tė rikthehemi nė Uganda. Po tė bėjmė njė vizitė nė njėrin prej materniteteve tė kryeqytetit, mjekėt janė tė zėnė gjatė gjithė kohės me punė. 15 vjet mė parė, nė kėtė spital numri i lindjeve ishte 25-30 nė ditė. Sot, i njėjti personel me tė njėjtin numėr shtretėrish ndihmon ardhjen nė jetė tė 50-80 fėmijėve. Po si e imagjinojnė ekspertėt e demografisė tė ardhmen e vendit, nėse gjėrat do tė vazhdojnė tė ecin me kėtė ritėm? "Kur eci nė rrugėt e Londrės, apo Nju Jorkut, e shoh gjithė ata njerėz tė rendin plot energji e nxitim, mė vjen mirė dhe pėrfshihem edhe unė nė energjinė e tyre. Kur kthehem nė kryeqytetin e Ugandės mendoj: A do tė jetė e mundur vallė qė ajo qė shoh nė Pėrėndim tė bėhet dikur e mundur edhe nė tokėn time? Pra, qė tė gjithė tė jenė tė shėndetshėm, tė veshur mirė, me fytyra tė qeshura? Apo pas disa vitesh ajo qė do tė mė zėnė sytė kėtu do tė jenė vetėm turmat e lypėsve qė vdesin urie dhe ėndrra pėr njė jetė mė tė mirė do tė jetė e varrosur edhe mė thellė? Sigurisht nuk ėshtė ky peizazhi qė do tė doja pėr Ugandėn, por nėse do tė ndodhė do tė jem nė gjendje ta shpjegoj se pėrse ndodhi njė gjė e tillė", thotė njė specialist i demografisė, i cili megjithatė shpreson pėr mė tė mirėn.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi