Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Lura dhe pasurite Natyrore te saja.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral

Ndodhet nė pjesėn Veri-Lindore tė Shqipėrisė vetėm 125 km larg kryeqytetit.
Ėshtė njė krahinė turistike me larmi tė ndryshme ku brėnda tyre ndėrthuren dukshėm bukuritė e liqeneve, malet e larta dhe livadhet e mėdha tė mbushura me njė shumėllojshmėri lulesh. Lura ofron kushte ideale pėr piknike e ngjitje sportive, ku mund tė soditėsh panorama mahnitėse qė tė ofron ky vėnd i mrekullueshėm dhe qė e bėn teper interesant udhėtimin, pushimin dhe aktivitetet e tjera. Ėshtė zonė e pasur dhe me vlera unikale natyrore. Pozita e veēantė gjeografike qė zė krahina me bukuritė e saj dhe mundėsinė ė jep pėr tė hedhur vėshtrimin nė shumė pjesė tė vėndit, ia rrisin mė shumė rėdėsinė turistike kesaj krahine. Gjate periudhės sė dimrit Lura pėrveē pejsazhit natyror tė mrekullueshėm, gjelberimit tė pishave i shtohet dhe bardhėsia e dėborės, e cila nė faqet e maleve dhe nė livadhet e shumtė, krijon kushte tė pėrshtatshēme pėr tė apasionuarit e sporteve tė skisė. Nė tė gjithė muajt e vitit, pasuria e kėsaj treve ka se ē’tė ofrojė pėr tė gjithė.

Parku Kombėtar i Lurės, me njė sipėrfaqe prej 1.280 ha, ndodhet nė pjesėn lindore tė malit masiv tė quajtur "Kunora e Lurės" ose siē quhet nga banorėt e trevės, “Nezhda e Lurės”, 2.121m mbi nivelin e detit. Rreth saj gjėnden 7 liqene me origjinė akullnajore tė cilėt ndodhen nė njė lartėsi deri nė 1.720 m mbi nivelin e detit. Pėr nga madhėsia e tyre mund tė veēojmė, Liqeni i Madh (32 ha), Liqeni i Pishave (13 ha), Liqeni i Zi (8 ha), Liqeni i Luleve (4 ha). Ky i fundit dhe vetė emrin e ka marrė pėr shkak tė zambakėve qė ēelin mbi ujė. Nė dimėr, liqenet e Lurės mbulohen nga shtresa akulli.
[/justify]
Kullat e Lurės, janė banesat tradicionale tė zonės. Kullat nė pėrgjithėsi janė dy ose tre katėshe ose sic thuhet nė gjuhėn vendase “pode”. Nga pikėpamja arkitektonike kulla e Lurės paraqitet me elementė tė pasur dekorativ, sic janė arkitrarėt prej gurėsh tė gdhendur nė formė harku mbi derėn e jashtme, oxhaku me ornamente tė ndryshme, ku mė shumė dominon e gdhendur shqiponja me dy krerė, tavani dekorativ prej druri etj. I gjithė materiali ndėrtimor sigurohej nė mjedisin rrethues. Malėsori luras pėr tė patur njė kėndvėshtrim sa mė tė mirė, i ka ndėrtuar kullat nė vėnde dominuese, prandaj edhe tė huajt i kanė quajtur “fortesat e bardha”.
Besimi, nė Lurė gjejmė njė kombinim tė dukshėm besimesh tė ndryshme fetare si besimi mysliman dhe ai katolik. Populli Luras karakterizohet nga mikpritja e toleranca fetare.
[justify]Bashkjetesa nė familje me besime tė ndryshme nuk ėshtė problem pėr popullin e Lurės por njė fenomen qytetėrimi europian e botėror.

Fushat alpine tė Lurės: Janė livadhe tė mėdha ku dominon gjelbėrimi i barit natyral. Nė periudhėn e pranverės kėto “fusha” mbulohen nga njė llojshmėri lulesh dhe njė harmoni ngjyrash. Disa nga kėto fusha janė:

Lanė Lura (95 ha), Fusha e Krejės (65 ha), Fusha e Pelave (14 ha), Gjorgjishti (5 ha), Tytyra (12 ha) etj.

Lulet. Shumica e luleve ēelin nė periudhėn Maj-Qershor. Lulja e zojės, njė nga lulet mė tė bukura nė kėtė zonė. Kjo lule, rritet nė pjesėn lindore tė Lurės. Ka njė kurorė petalesh tė bardha dhe nė mes ėshtė me ngjyrė tė verdhė. Lulja e qyqes ose sic njihet shkencėrisht “akuliēja”, ėshtė njė lule me ngjyrė tė verdhė dhe me aromė tė kėndėshme.

perdoret si bimė medicinale. Zambaku i bardhė dhe zambaku shumėngjyrėsh, kėto lule rriten brėnda nė liqen dhe veēanėrisht tek Liqeni i Luleve. Kanė kėrcell tė gjatė qė pėrshkojnė tė gjithė thellėsinė e ujit dhe nė sipėrfaqe kanė gjethet dhe kurorėn e bardhė apo shumėngjyrėshe qė dhurojnė njė pejsazh vėrtet marramendės. Lule shėndra, rritet nėn hijen e pishave. Ka ngjyrė tė bardhė dhe aromė shumė tė kėndshme. Manushaqja, njė lule qė rritet nė gjithė Shqipėrinė, rritet edhe nė zonėn e Lurės. Ajo paralajmėron ardhjen e pranverės dhe pėrdoret si bimė medicinale.

Drurėt: Shumica e drurėve qė rriten nė krahinėn e Lurės janė halorė. Arrniu i Zi, Arrniu i bardhė, Pisha e zezė, Bredhi, Ahu, Dėllinja,etj.

Pėr tė pėrshkruar Lurėn me fjalė ėshtė e vėshtirė por dhe kėnaqėsi, pasi ajo mbart njė nga bukuritė e rralla tė Shqipėrisė, kėtė mund ta zbuloni edhe ju, duke e vizituar kėtė krahinė.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi