Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Historia e Rethit Diber prej 03.02.09 13:41

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
ORIGJINA DHE HISTORIA E RRETHIT DIBER
Qyteti i Dibres i ka fillesate tij qe 6000 vjete para eres ssone burimet arkeologjike te cetushit dhe te kalase se gradishtes ne lagjen bulkaj te qytetit te sotem deshmojne qarte per gjurme popullimi ne kete rajon Ne kate lagje jane gjetur edhe rrenojat e nje kishe jashte mureve te keshtjelles duke na e bere te qarte se ka pasur edhe vendbanim tjeter vec kesaj keshtjelle.Keme edhe vendbanime te tjera si keshtjella e Zdojanit,Kallcishtit si edhe kishat e Dohoshishtit.Ne shekullin e 2 para eres sone del ne sken nje qytet me emrin debe, emer i njohur ky ne boten antike jo vetem Ilire por sdhe ate greko-romake.Deboret mendohet te kene qene para ardhesit e pare te Dibraneve te sotem,por qe mendohet qe ky fis te jete shperngulur nga atedheu i tyre historik dhe vendin e tyre takete zene nje nje fis tjeter me emrin PenestFis qe ka lujtur nje rol te madh ne luften Iliro-Romake te IIIpre mendohet qe ne shekullin e II te jete liruar nga deboret dhe populluar nge penestet.Ne baze te gjuhes shqipe emri nuk thiret Dober po Diber .Po perseri per te deshmuar se ky popullim ka nje vazhdimesi ne fund te shekullit te X dhe fillim te shekullit XI mendohet te jete ndertuar edhe nje peshkopate ne Dibren e poshtme.Emri i Dibrės pėrmendet qė nga shekulli i pestė para
erės sonė nga Herodoti, e mė vonė nė shekullin e parė tė erės sonė nga Straboni dhe Plini. Kėta pėrmendin, fisin e Doberėve, tė cilėt themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu nė shekullin e dytė tė erės sonė konfirmon nė hartat e tija planin e qytetit tė quajtur Dober apo Doberos dhe banorėt e tij Doberėt.Hulumtimet arkeollogjike dhe historike tė deritanishme konfirmojnė se Dibra ėshtė pasardhėsi i qytetit tė Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotėm Dibėr. Dibra ka qenė qendėr e njohur tregtare dhe e artizanatit nė tė kaluarėn dhe ka luajtur rol tė ėndėsishėm nė historinė e kėtij regjioni.Ky qytet ka qenė udhėkryqi kreysor i kėtij regjioni nepėr tė cilin kalonte edhe Mė vitin 1502 njihet si qendėr e rėndėsishme qytetare. Nė vitet 30-40 tė shek. XIX, ka afro 8400 banorė dhe 250 dyqane, dhe ishte njė nga qendrat mė tė rėndėsishme ekonomike.
Deri nė vitin 1911 Dibra ka qenė njė nga vendet mė tė zhvilluara nė regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndėrtimet dhe arhitek-turėn e saj tė veēantė por edhe nė planin kulturo-social. Nė kėtė kohe Dibra numėronte 11.000 banorė dhe 462 shitore. Por mbas turbullirave dhe luftave Ballkanike ky vend e humbi rėndėsinė e vet, ashtuqė sot ėshtė njė nga vendet mė tė pazhvilluara ne Shqiperi.Si vepreimtari kryesore ekonomike dominon bujqėsia dhe blegtoria. Sipėrfaqja e pėrgjithshme agrare nė rethin e Dibrės pėrfshin 7.708 ha nga e cila tokė 33.4% ėshtė tokė e punueshme, kullosat pėrfshihen me 22% ndėrsa me pyje pėrfshihen 44.6%. Si pasuri natyrore tė qytetit mund tė pėrmendim ujėrat mė tė njohura termo-minerale nė Evropė, rezervat e mėdha tė gipsit si dhe liqenin hidroakumulues si burim tė energjisė.Dibra ka qenė njė nga vatrat e qėndresės kundėr pushtuesve tė ndryshėm dhe dha njė ndihmesė tė veēantė nė luftrat shqiptaro-osmane nėn udhėheqen e Skėnderbeut.pasi ka qene edhe vend lindja e tij Dibra si vend i vjetėr ka dhe traditėn e vjetėr tė saj, e cila mund tė themi se nė mėnyrė fanatike rruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja tė veēanta me tė cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka pasė ndikime tė kulturave tjera, dibranėt akoma i rruajnė zakonet e vjetra, kėngėt e tyre tė vjetra, lojrat,veshjen dhe tė gjithė simbolet tjera etnografike.Sot ka njė stagnim nė zhvillimin e sportit dhe kulturės ne mesin e tė rinjve, pėr arsye se shoqėritė dhe objektet e shumta qė mė parė egzistonin, sot nuk janė aktive apo kanė njė aktivitet simbolik.

Nga tė dhėnat historike rezulton se fillesat e tij qyteti i Peshkopisė i ka rreth vitit 527 – 565 perriudhė kjo kur perandori bizantin me origjine ilire, Justiani, ndėrtoi 58 fortesa mes sė cilave dhe kalaja e Gradishtės sė Peshkopisė, afer lagjes Bulke dhe kjo kėshtjellė ėshtė identifikuar si keshtjella e Stefaniakės e ndėrtuar nga ky perandor. Rreth vitit 1020 rezulton tė ketė qenė qendra e banimit tė njė peshkopi tė parisė sė Dibrės. Nė vitin 1467 ky fshat kishte emrin Peskopi dhe numėronte 32 shtepi, ndėrsa 115 vjet mė vonė, aty rreth vitit 1582 u njoh si qendėr tregtare, me emrin e sotėm duke u konsideruar si vėndbanim i Peshkopatės sė Dibrės sė Poshtme dhe numėronte 102 familje. Nė vitin 1920 (pas kongresit tė Lushnjės) Peshkopia u shpall nga qeveria e asaj kohe si bashki me kryetar z. Shehat Shehu. Nė ditėt e sotme si zonė historike konsiderohet zona e Teqesė me banesat e saj karakteristike tė ndėrtuara me nje stil specifik turk. Nga pikėpamja e interesit pėr turizėm si dhe pėr tė pėrmiresuar identitetin e qytetit tė Peshkopisė ėshtė shumė e rėndėsishme tė ruhet dhe tė mirėmbahet pjesa e vjetėr e qytetit. Dibra dibra Diber diber.peshkopia.Peshkopi.Gjeografi.Dibra ka qenė njė nga vatrat e qėndresės kundėr pushtuesve tė ndryshėm dhe dha njė ndihmesė tė veēantė nė luftrat shqiptaro-osmane nėn udhėheqen e Skėnderbeut. Dibra si vend i vjetėr ka dhe traditėn e vjetėr tė saj, e cila mund tė themi se nė mėnyrė fanatike rruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja tė veēanta me tė cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka pasė ndikime tė kulturave tjera, dibranėt akoma i rruajnė zakonet e vjetra, kėngėt e tyre tė vjetra, lojrat, veshjen dhe tė gjithė simbolet tjera etnografike.



Edituar pėr herė tė fundit nga Dibrani_84 nė 14.04.13 13:36, edituar 1 herė gjithsej

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

2 historiku i treves se Dibres prej 12.05.12 14:42

Historiku i Dibres
Aty nga shekulli i XI-te eres se re hasim per here te pare emrin Diber ne trajtat: Debor-os dhe Diboros, te cilin gjeografi aleksandrian Klud Ptolemeu e vendos ne koordinatat gjeografike 46ŗ40`gjatesi dhe 40ŗ45`gjeresi.
Sipas ketyre koordinatave Dibra ndodhej ne verilindje te Skampinit(Elbasanit) dhe ne
veriperendim te Lyhnidit(Oherit). Zosimi ne ģHistorine e reī rreth vitit 410 na e jep ne trajten e Doberes, Thukididi kryeqendren e quan Dobiros, Straboni i vendos ne rrjedhen e siperme te lumit Struma. Shkrimtari romak Plini Sekundi i vendos doberet se bashku me disa fise te tjere pajaone rreze maleve te Rodonit, Skopit dhe Orbelit. Ne shkrimet bizantine u shnderua nga trajta Diboros ne Debri. Njekohesisht me penestet kohevendes qene dhe Doberet, por meqe te paret qene me te fuqishem, emri I tyre I njohur harroi doberet qe me vone do te shtriheshin ne gjithe Penestine duke I dhene treves emrin e tyre Diber.

Ne nje diplome perandorake, te vitit 1019 te Vasilit te 11-te, Dibra hynte ne arqipeshkopaten e
Peshkopise se sotme. Ne vitin 1040 permendet per here te pare nga Kredano si krahine ne formen e trajtes Debri. Ana Komnena, me 1107, e shkruan po ne trajten e Kredanos. Ndersa kryepeshkopi i Ohrit, po kete vit, ruan trajten e shkrimtareve Bizantine: Debri. Shkrimtari bizantin Akrepoliti eshte i pari qe perdori ne vitin 1257 emrin e krahines ne shumes: Dibrat. Ne mesjeten para turke tre shkrimtare bizantin: Efremi me 1257, Pahymeres me 1259 dhe Kautakuzeni me 1350, na thone se ka ekzistuar :ī nje krahine me emrin Diberī. Ne nje dokument te nenshkruar nga Kral Valuaj dhe mbreti i serbeve Miljutin, me 20 Mars 1305 Diber njihet e gjithe krahina. Turqit e quajten ģ Deberī, ndersa sllavet ģ Debarī e ģDabarī. Feliks Petani, me 1502 e quan Dibren ģDibriī. Austriaku Han dhe francezet Bozhur e Pukevil permendin dy Dibra: e siperme dhe e poshtme, me 500 shtepi.

Ne defterin turk te vitit 1467 vilajeti I Dibres jepet me 188 fshatra me 75 000 banore . ne fund te shekullit te 18-te Dibra permblidhte 220 katunde me 250 000 banore. Sami Frasheri me 1891 shenon 25 000 banore vetem qyteti I Dibres se Madhe. Ne kohen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Dibra numeronte 220 000 mysliman dhe 10 000 te krishtere vellezer te nje gjaku. Konsulli Italian ne Manastir Gaetani D`Aragona, me 1902, na jep 52 000 banor, 35 000 ne Diber te Siperme dhe 17 000
ne Reke pa Dibren e Poshtme dhe Golloborden.

Me 1910 rregjistra turk te vilajetit te Bitoles (Manastiri) japin 120 486 banor ne Diber( 112 226
mysliman, 8 254 ortodoks dhe 6 katolik) pa Luren dhe Golloborden.

Dibra etnike shtrihet nga bjeshket e Nalta te Sharrit, prej ku fillon te buroje Vardari, 40 km pertej Korabit, pastaj ulet drejt jugut paralel me Drinin e Zi deri sa te takohet nje perpendikulare qe
zbret nga malet e Jabllanices, duke bere nje ngjitje drejt veriut. Dibra nga ana topografike mbyllet nga pese qafa ose porta duke I dhene kesaj treve trajtat e nje kalaje natyrale: Qafe-Buell, Qafe Murre, Guri I Kuq ne Lure, Portat e Korabit, ne Duf te Rekes, ne Bizhure te Manastirit dhe mbyllet ne Qafe
Studen.

Tradita Popullore na transmeton lokalizimin e Dibres me dy fjale te rimuara: Ne Gjur e Bizhur(ne
Lure e Manastir) Si krahina fqinje kishte Kukesin, Tetoven, Gostivarin, Kercoven, Perlepen, Librazhdin, Matin e Mirditen. Administrativisht Dibra ndahej ne dy pjese Topallti dhe Malesi.Ne te paren benin pjese fshatrat qe kishin njohur dhe pranuar sundimin turk dhe paguanin ne te
rralle taksa e xhelep, por asnjehere nuk kishin dhene ushtare. Ketu hynin fshatrat qe shtriheshin ne lindje te rruges automobilistike Qafe- Studen Sllove. Ne Malsi hynin fshatrat qe sundoheshin mbi
bazen e kanunit te maleve, me bajraktar e pleq, qe kurre nuk i ishin nenshtruar sundimit turk, d.m.th
nuk jepnin taksa e xhelep dhe as ushtare.
Malesia e Dibres ndryshe quhej dhe ģNente Maletī e Dibres e njohur me kete emer qe me shpalljen e ģHatt-I Sherifinī (Manifestin Perandorak) me 1839, ose sic u quajt ky rregull, reformat e Tanzimatit. Ne kuptimin e mirefillte ģnente malet ģ e Dibres qene nje organizim ushtarak i ndertuar mbi bazen e tradites, si domosdoshmeri mbrojtje kunder vershimeve osmane , qe nxirrnin nje sasi te caktuar ushtaresh (forcash te afta per lufte nga cdo ģMalī. Nente Malet e Dibres ishin: Reci, Dardha, Cidhna, Muhurri, Luznia ne Diber te Poshtme; Gryka e Vogel, Gryka e Madhe, Bulqiza dhe Selishta ne Diber te Eperme. Shpesh ģMalī futesh edhe Golloborda Perendimore. Sipas situatave qe krijoheshin perfaqesuesit e maleve mblidheshin ne kuvende. Ishin te caktuara dhe vendet ku mblidheshin si tek Varret e Shupenzes, Gjurre te Mazhices, Ferre te Pashes ne Cidhen, Varret e Delihasanit, Pjepi i Eger etj. Karakteristike e vecante e kuvendit te Maleve ka qene: lenia e hasmerive, falja e xhaqeve dhe lidhja e
beses per ti bere balle agresionit kur Dibra sulmohej. Dibranet kane perballuar luftra te shumta kunder turqve osman, serbeve e deri kunder nazifashizmit.
Nga 24 beteja qe zhvilloi Skenderbeu gjithesej, 19 te tilla numerohen ne Diber. ģ Fushat e Pollogut, te Dibres, te Ohrit, te Domosdoves, grykat e luginat te Drinit, Matit, Shkumbinit qe nga viti 1444-1448,
1450-56; 1462-65 fushat e Ujit te Bardhe(1457), te livdhit prane Ohrit, te Vajkalit(1465)etj u bene sheshi I disfatave te ushtrive osmaneī.¹ Nente vjet luftuan kunder serbeve(1912-1921). Dibranet dhane kontribut ne disa kuvende locale e kombetare si ne Lidhjen Shqipetare te Prizrenit 1878, Kuvendin e Ornanices, 1879, Kuvendin e Dibres 1899, Kongresin e Dibres 1909, Kuvendin e Vlores 1912 e tj.

1. Hylli I Drites, Nr.1, f.12, v.1942. Perkth, I Karl Gurakuqit; rev.LEKA,v.1935, f.140-145 dhe 314-326,art. ģMbi historine e
Shqiperiseī nga Dr. George Shtadmyler; perkth.Buletin USHT, seria Shkencat Shoqerore, Nr.1, v.1962, F.233, art.i B.Becit:
ģHulumtime gjuhesore ne Matī.
2. E.Cabej: ģStudime Gjuhesoreī, vol. VI, f.16.Prishtine,1975
[
/justify]

Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi