Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

planet pėr copetimin e tokave Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
“Megali Idea”
greke dhe “Naēertania” serbe

Kryengritjet pėr autonomi tė viteve 30-40, si pjesė pėrbėrėse dhe element aktiv i lėvizjes ēlirimtare nė Ballkan, e dobėsuan sundimin e Portės sė Lartė dhe krijuan kushte objektive pėr bashkėpunimin ushtarak tė popujve tė shtypur tė gadishullit dhe pėr shpejtimin e ēlirimit tė tyre nga zgjedha osmane. Por ky
bashkėpunim u minua nga politika ekspansioniste e Greqisė dhe e Serbisė. Nė vitet 40 shteti serb dhe ai grek nuk e kishin pėrfunduar ende bashkimin e
tyre kombėtar. Njė pjesė e territoreve me popullsi serbe e greke ndodhej ende nėn sundimin osman. Pėr kėtė arsye, njė nga drejtimet e politikės sė kėtyre
vendeve ishte ai i ēlirimit tė territoreve dhe i bashkimit tė tyre me shtetet
kombėtare pėrkatėse. Por, krahas kėtij synimi tė drejtė, te qeveritė greke e serbe qė drejtonin kėto shtete ishin shfaqur prirje tė frymėzuara nga ide
shoviniste, tė cilat u zhvilluan e u shndėrruan nė njė vijė themelore tė
politikės sė tyre.
Nė fillim tė vitit 1844 kryeministri grek J. Koleti e formuloi dhe e shpalli
zyrtarisht programin politik ekspansionist, i cili hyri nė histori me emrin
“Megali Idea” (“Megali Idhea” - “Ideja e Madhe”). Sipas kėtij programi, Greqia si trashėgimtare e Bizantit duhej tė shndėrrohej nė njė shtet tė madh me kryeqytet Stambollin (Konstandinopojėn), ku do tė bėnin pjesė jo vetėm tokat
greke, por edhe tė gjitha territoret me popullsi ortodokse jogreke tė
Ballkanit, qė kishin qenė nėn Perandorinė Bizantine dhe vareshin fetarisht nga Patrikana e Stambollit. “Megali Idea” pėrfshinte nė kufijtė e Greqisė sė Madhe
edhe tokat shqiptare. Me kėtė projekt, nė veri nė fillim pėrfshihej nė kufijtė e Greqisė gjithė Shqipėria, kurse pas viteve 60 caktohej si kufi verior herė lumi Drin, herė Shkumbini, ndėrsa shovinistėt
mė tė moderuar grekė e ēonin atė deri te lumi Vjosė.
Pėr realizimin e kėsaj platforme qeveria greke parashikonte tė hidhte nė
Shqipėrinė e Jugut ēeta tė armatosura, tė cilat do tė provokonin kryengritje
dhe do tė pėrgatisnin truallin pėr aneksimin e kėtyre territoreve nga Greqia. Ajo u orvat tė shfrytėzonte pėr qėllimet e saj edhe kryengritjet shqiptare,
sidomos ato tė Shqipėrisė sė Jugut, siē ishte ajo e vitit 1847, kur
kryeministri grek J. Koletis hyri nė bisedime me Zenel Gjolekėn, tė cilat, pėr shkak tė synimeve ekspansioniste tė Athinės, dėshtuan.
“Megali Idea” greke gjeti njė mbėshtetje tė fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit. Me formimin e shtetit grek, Patrikana e humbi dora-dorės karakterin ekumenik qė kishte mė parė dhe u kthye nė njė kishė greke, nė njė aleate e Greqisė. Kėshtu qė kisha ortodokse dhe shkollat nė gjuhėn greke u kthyen nė vatra pėr tė helenizuar besnikėt e nxėnėsit qė i frekuentonin ato.
Po atė vit, mė 1844, ministri i Serbisė I.
Garashanin shpalli programin qė do tė vihej nė themel tė politikės serbe e qė ėshtė i njohur nė histori me emrin “Naēertanie” (“Projekt”). Edhe qarqet
politike drejtuese tė Serbisė, ashtu si ato tė Greqisė, me pretekstin e
ēlirimit tė tokave tė sllavėve tė jugut nga zgjedha osmane, synonin tė krijonin njė shtet tė madh, qė do tė pėrtėrinte perandorinė mesjetare tė Stefan Dushanit. Nė kufijtė e kėsaj perandorie tė re, sipas “Naēertanies”, do tė hynin edhe viset e Shqipėrisė sė Veriut sė bashku me Kosovėn, qė ministri serb e pagėzoi me emrin “Serbi e Vjetėr”.
Tė dyja programet kishin karakter shovinist dhe shprehnin aspiratat
ekspansioniste tė borgjezisė greke e serbe. Ato nuk e njihnin ekzistencėn e kombit e tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe si pasojė kundėrshtonin idenė e krijimit tė shtetit shqiptar. Sipas kėtyre programeve, tokat shqiptare ishin tė destinuara tė ndaheshin midis Greqisė dhe Serbisė.
Kėto synime tė shteteve fqinje, qė ishin shfaqur edhe mė parė, u shndėrruan prej viteve 40 tė shek. XIX nė njė politikė tė pėrhershme zyrtare, pasojat e sė cilės u ndien shumė shpejt nė Shqipėri.
Lufta kundėr “turkomanizmit” dhe “grekomanizmit”
Duke filluar prej viteve 50 Lėvizja Kombėtare Shqiptare bėri njė luftė gjithnjė e mė tė ashpėr kundėr ideologjisė sė panislamizmit, tė propaganduar nga Porta e Lartė, dhe tė panhelenizmit, tė pėrhapur nga qarqet shoviniste tė Athinės. Qeveria e Stambollit ua mohonte kombėsinė shtetasve myslimanė joturq tė Perandorisė, tė cilėt i quante osmanllinj dhe ndiqte me kėmbėngulje parimin, sipas tė cilit Perandoria teokratike Osmane duhej tė mbėshtetej mbi gjithė shtetasit myslimanė pa dallim.
Me qėllim qė tė pėrforconin pozitat e tyre nė Shqipėri, tė rrezikuara nga
kryengritjet e vazhdueshme shqiptare dhe nga lėvizja e pėrgjithshme
kryengritėse e popujve tė tjerė ballkanas dhe pėr t’i lidhur sa mė ngushtė
masat e prapambetura tė popullsisė myslimane shqiptare me fatet e Perandorisė, qeveritarėt e Stambollit filluan tė zhvillonin njė fushatė me parulla panislamike pėr tė nxitur fanatizmin e pėrēarjen fetare midis shqiptarėve. Ata dėrguan nė Shqipėri pėr kėtė qėllim edhe klerikė myslimanė nga Anadolli e nga vende tė tjera lindore. Kėtij qėllimi i shėrbenin edhe shkollat shtetėrore
turke qė po ngriheshin nė vitet 50-60 nė Shqipėri, tė cilat, edhe pse quheshin formalisht shkolla laike, pjesėn mė tė madhe tė programit e kishin me lėndė fetare islamike. Kundėrshtimi qė i bėnte Porta lėvizjes shqiptare gjente mbėshtetje te disa shtresa tė caktuara tė shoqėrisė shqiptare, te “turkomanėt”. Kėta pėrbėheshin, nė radhė tė parė, nga elementėt fanatikė tė klerit mysliman shqiptar, si dhe
nga njė pjesė e feudalėve tė vendit, tė cilėt pozitėn e privilegjuar qė kishin
si funksionarė fetarė ose shtetėrorė ia detyronin sulltanit dhe prandaj ishin
tė interesuar tė mos prisheshin e as tė prekeshin lidhjet me tė. Ndėr
turkomanėt bėnin pjesė edhe disa elementė tė borgjezisė sė pasur qytetare, tė cilėt, jo vetėm nėn ndikimin e parullave fetare islamike, por edhe si sipėrmarrės shtetėrorė e pjesėmarrės nė spekulime tė pėrbashkėta me funksionarėt e Perandorisė, kishin interes tė ruanin gjendjen ekzistuese, qė u
siguronte atyre njė varg fitimesh. Qarqet e turkomanėve pėrpiqeshin tė
shfrytėzonin pėr qėllimet e tyre prapambetjen arsimore e kulturore tė shtresave
tė gjera tė popullsisė shqiptare, ndjenjat e tyre tė natyrshme fetare islame
dhe sidomos ndikimin mbi to tė sulltanit si Kalif.
Kundėrshtim tė ashpėr gjeti Lėvizja Kombėtare Shqiptare, si edhe ajo e disa popujve tė tjerė ballkanas, edhe nga prirjet shoviniste tė disa qarqeve tė borgjezisė greke, qė propagandonin “panhelenizmin” si armė ideologjike pėr tė
pėrgatitur realizimin e planit ekspansionist tė “Idesė sė Madhe”. Njė rol tė
veēantė nė kėtė lėvizje luante edhe kleri i Patrikanės greke tė Stambollit.
Ideologjia panheleniste u mbėshtet edhe nga disa shtresa tė caktuara tė
shoqėrisė shqiptare, nga “grekomanėt”, siē u quajtėn pėrfaqėsuesit e kėtij
orientimi, qė vinin nė radhė tė parė nga njė pjesė e tregtarėve ortodoksė tė Shqipėrisė sė Jugut, qė kishin lidhje me tregjet e Selanikut, tė Korfuzit etj. Dobėsia e borgjezisė shqiptare si klasė e re dhe ndikimi i parullave fetare tė pėrhapura me anė tė kishės e tė shkollave greke u bėnė shkak qė “grekomanėt” tė
shihnin te borgjezia greke, e cila kishte krijuar shtetin e vet kombėtar, tė
vetmen mbėshtetje pėr t’u ēliruar nga zgjedha osmane.
Protagonistėt e “Idesė sė Madhe” nė Shqipėri u pėrpoqėn tė shfrytėzonin pėr qėllimet e tyre edhe dasitė fetare midis borgjezisė e fshatarėsisė sė krishtere shqiptare dhe bejlerėve ēifligarė tė vendit, qė nė shumicėn dėrrmuese ishin
myslimanė, si edhe nevojėn e madhe pėr arsim qė kishte popullsia shqiptare,
nevojė e cila, pėr mungesė shkollash nė gjuhėn shqipe, nuk kishte mundėsi tė plotėsohej atėherė veēse nė shkolla greqisht.
Duke luftuar kundėr kėtyre rrymave mendimtarėt rilindės pėrpunuan platformėn e
vet, qė u bė baza e veprimit tė mėtejshėm politik-kulturor tė Lėvizjes
Kombėtare Shqiptare. Tė nisur nga fakti se nė bazė kriteresh objektive populli shqiptar, me gjithė ndarjen fetare, pėrbėnte njė komb mė vete dhe si i tillė kishte njė rrugė tė veēantė tė formimit historik qė e shpinte nė mėvetėsinė e tij kulturore e politike, ideologėt e lėvizjes kombėtare e drejtuan propagandėn
e tyre kundėr pėrpjekjeve tė “panislamistėve”dhe “panhelenistėve” pėr tė bėrė pėr vete politikisht, sipas parimit fetar, pjesė tė veēanta tė popullit
shqiptar. Njė luftė tė posaēme bėnė ata, ndėr tė tjera, kundėr tezave politike tė panhelenistėve, qė, duke i mbėshtetur synimet e tyre nė teorinė pellazgjike,
propagandonin se shqiptarėt dhe grekėt kishin origjinė tė pėrbashkėt, ishin pasardhės tė pellazgėve nga gjuha e nga prejardhja dhe si rrjedhim ishin vėllezėr, e arrinin kėshtu nė pėrfundimin se shqiptarėt duhej tė shkriheshin jo vetėm nga pikėpamja kulturore, por edhe politikisht nė gjirin e “helenizmit”.
Megjithatė, vėshtirėsitė e krijuara nga njė propagandė e tillė armiqėsore ndaj kombit shqiptar, nuk i penguan Naum Veqilharxhin dhe aktivistėt e tjerė tė ēėshtjes kombėtare tė vijonin rrugėn e nisur. Naum Veqilharxhi iu drejtua pasanikėve shqiptarė nė Rumani, Vangjel Zhapės nga Labova e Lunxhėrisė
(Gjirokastėr) dhe Apostol Arsaqit nga Hotova e Pėrmetit, tė njohur si dhurues shumash tė mėdha pėr qėllime mirėbėrėse nė Greqi, qė tė jepnin pėrkrahjen e
tyre pėr tė shtypur libra shkollorė nė gjuhėn amtare, tė hartuar prej tij dhe
pėr tė hapur shkolla shqipe. Por Vangjel Zhapa doli kundėr orientimit tė
pavarur tė veprimtarisė arsimore shqiptare.
Kur po zhvillonte njė veprimtari tė dendur pėr ēėshtjen shqiptare, Naum
Veqilharxhi vdiq (nė vitin 1854). Si fajtor pėr vdekjen e tij shqiptarėt
akuzuan nė radhė tė parė Patrikanėn e Stambollit, e cila, pėr tė ruajtur
“unitetin” e fesė sė krishterė qė gjoja ishte vėnė nė rrezik nga veprimtaria e Naum Veqilharxhit, kishte nxitur Portėn pėr tė marrė masa kundėr tij. Rrugėn e veprimtarit tė palodhur e vijuan shumė dishepuj, midis tė cilėve edhe Thimi
Mitkoja nga Korēa.
Njė rrugė tė veēantė filluan tė ndiqnin nė kėto vite disa intelektualė
ortodoksė nga Shqipėria e Jugut e nė radhė tė parė Anastas Byku nga Lekli i Tepelenės (veproi nė vitet 1859-1878). Duke u nisur nga bindja se pa pėrparim kulturor, pa lėvrimin e mėsimin e gjuhės amtare populli shqiptar nuk do tė
kishte mundėsi tė zinte vendin qė i pėrkiste midis popujve tė tjerė, Anastas Byku botoi nė vitet 1861-1862 nė Lamia
tė Greqisė gazetėn greqisht-shqip “Pellasgos”, kushtuar ēėshtjes shqiptare. Tė njėjtit qėllim i shėrbente edhe abetarja e vogėl me titull “Gramė pėr
shqiptarėt” (1861), nė tė cilėn pėrdorej alfabeti greqisht pėr shkrimin e
shqipes. Mė tej Anastas Byku punoi pėr ngritjen e njė rrjeti tė gjerė shkollash fillore e tė mesme nė gjuhėn shqipe, pėr tė cilat u pėrpoq tė fitonte pėrkrahjen financiare edhe tė Vangjel Zhapės. Por Anastas Byku, ndonėse ishte pėr ruajtjen e karakterit tė veēantė tė popullit shqiptar, u shpreh kundėr
zhvillimit tė tij tė pavarur dhe pėr pėrfshirjen e tij nė gjirin e helenizmit.
Rrugėn e Anastas Bykut e ndoqi nė fillim tė veprimtarisė sė vet edhe Jani
Vretoja nga Postenani i Leskovikut (1822-1900), si dhe Eftim Brandi nga Korēa (veproi nė vitet 1860-1880).
Mendimi i Anastas Bykut, i cili e vinte lėvizjen shqiptare nė vartėsi tė
synimeve tė qarqeve panheleniste, u kundėrshtua nga veprimtarėt e lėvizjes
shqiptare, midis tyre nga Thimi Mitkoja. Lufta qė zhvillonte Lėvizja Kombėtare
Shqiptare nė fronte tė ndryshme dėshmonte pėr rritjen e saj ideologjike.
Mendimi i rilindėsve, i formuar qysh nė kėtė kohė, nė lidhje me rrugėn e
veēantė historike tė popullit shqiptar, u bėnte jehonė kėrkesave tė
kryengritjeve popullore kundėrosmane pėr autonominė e Shqipėrisė. Me forcimin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare filluan tė diferencoheshin edhe radhėt e rretheve borgjeze “turkomane” e “grekomane”, njė pjesė e anėtarėve tė tė cilave u bashkua me tė



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 21.04.09 14:08, edituar 1 herė gjithsej

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Themelimi i Lidhjes sė Prizrenit

(10 qershor 1878)
Njė nga ēėshtjet kryesore, qė u shtrua gjatė pranverės sė vitit 1878, nė
mbledhjet popullore tė krahinave tė vendit ishte formimi i lidhjes shqiptare,
karakterin kombėtar tė sė cilės e mbrojtėn si patriotėt radikalė, ashtu dhe
qarqet e moderuara. Si procedurė pėr formimin e saj udhėheqėsit politikė
vendosėn tė shfrytėzonin traditėn e lashtė shqiptare. Sipas kėsaj tradite, sa
herė qė vendin e kėrcėnonte rreziku i jashtėm, secila krahinė thėrriste
kuvendin e vet krahinor dhe pastaj pėrfaqėsuesit e tyre mblidheshin nė njė
kuvend tė jashtėzakonshėm, i cili formonte, sipas rastit, besėlidhjen
ndėrkrahinore ose lidhjen e pėrgjithshme. Ekzistenca, nė pranverėn e vitit
1878, e besėlidhjeve lokale ose e komisioneve tė vetėmbrojtjes, e lehtėsonte
punėn e udhėheqėsve politikė. Duhej vetėm thirrja e kuvendit tė pėrgjithshėm
dhe organizimi me sukses i punimeve tė tij.
Nismėn pėr thirrjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm e mori Komiteti i Stambollit.
Por, pėr tė mos shkaktuar reagimin e hapur tė organeve qeveritare osmane,
Komiteti i Stambollit vepronte, si edhe mė parė, nė rrethanat e fshehtėsisė sė
plotė. Si vend pėr mbledhjen e Kuvendit u caktua Prizreni, qyteti kryesor i
Kosovės dhe njė nga mė tė mėdhenjtė e Shqipėrisė, qė ndodhej nė afėrsi tė
krahinave, ku do tė zhvillohej qėndresa e armatosur e Lidhjes pėr mbrojtjen e
tėrėsisė sė atdheut. Me organizimin e drejtpėrdrejtė tė veprimeve pėr thirrjen
e Kuvendit u ngarkua njė Komision i posaēėm, shumica e anėtarėve tė tė cilit ishin
nga Prizreni e Gjakova. Ndėrmjet tyre njihen Ymer Prizreni dhe Ahmet Koronica,
ndėrsa thirrjen pėr mbledhjen e Kuvendit e lėshoi qysh nė fund tė prillit njė
nga pėrfaqėsuesit mė tė shėnuar tė qarqeve atdhetare tė moderuara, Ali bej
Gucia (mė vonė: Ali pashė Gucia), pronar i madh tokash dhe kundėrshtar i vjetėr
i Tanzimatit e i Traktatit tė Shėn-Stefanit.
Lėvizja pėr thirrjen e Kuvendit Kombėtar u gjallėrua nė kulm gjatė gjysmės sė
dytė tė majit. Sapo u pėrhap lajmi se Kongresi i Berlinit do tė mblidhej mė 13
qershor 1878, nė viset e tė katėr vilajeteve u zhvilluan mbledhje pėr tė
zgjedhur delegatėt qė do tė niseshin pėr nė Prizren. Nga viset shqiptare tė
vilajetit tė Kosovės, tė Shkodrės, tė Manastirit dhe tė Janinės, nuk u caktua
si delegat pėr nė Prizren asnjė nga elementėt sulltanistė. Megjithatė, ulematė
dhe funksionarėt osmanė, duke pėrdorur mjete nga mė tė ndryshmet, bėnė qė nė
ato kaza, ku banonin nė mėnyrė tė pėrzier popullsi myslimane shqiptare,
boshnjake, turke dhe pomake (bullgarė tė islamizuar), tė caktoheshin si
delegatė edhe mjaft pashallarė e bejlerė sulltanistė.
E shqetėsuar nga zhvillimi i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Porta e Lartė nuk e
la fatin e politikės sė saj nė Shqipėri vetėm nė duart e autoriteteve
shtetėrore tė vilajeteve, por ndėrhyri edhe vetė pėr tė ndryshuar rrjedhėn e
ngjarjeve. Pėr kėtė qėllim ajo thirri nė Stamboll, nė fund tė majit,
personalitetet mė tė dėgjuara tė jetės politike shqiptare, si Iljaz pashė
Dibrėn, Ali bej Gucinė, Abdyl Frashėrin, Ymer Prizrenin, Ahmet Koronicėn, Zija
Prishtinėn, Mustafa pashė Vlorėn, sheh Mustafa Tetovėn, Vejsel bej Dinon dhe
disa dhjetėra tė tjerė, ndaj tė cilėve ushtroi pėr disa ditė me radhė njė
trysni tė fortė pėr t’i detyruar qė t’i jepnin besėlidhjes karakterin e njė
organizate islamike ballkanike. Personalitetet shqiptare, qė i rezistuan
presionit tė qeverisė osmane, Porta u pėrpoq t’i mbante nė Stamboll me
pretekste tė ndryshme, pėr tė penguar pjesėmarrjen e tyre nė Kuvendin Kombėtar.
Por ata u nisėn pėr nė Prizren pa lejen e saj. Prizreni kishte marrė nė ato
ditė tė para tė qershorit njė pamje festive. Pėrveē banorėve tė pėrhershėm
qarkullonin nė qytet mijėra mysafirė tė tjerė tė veshur me rrobat e krahinave
tė tyre dhe tė armatosur.
Kuvendi Kombėtar u hap mė 10 qershor 1878. Por atė ditė nė Prizren nuk kishin
arritur tė gjithė delegatėt e krahinave shqiptare. Mungonin delegatėt e
vilajetit tė Shkodrės, nisjen e tė cilėve e kishin penguar intrigat e valiut
turk, Hysen Pashės. Po ashtu, nga vilajeti i
Janinės arritėn vetėm dy delegatė (njėri nga tė cilėt ishte Abdyl Frashėri),
pasi tė tjerėt ishin ende nė udhėtim. Nga tė dhėnat e derisotme dokumentare nuk
ka qenė e mundur tė pėrcaktohet lista e plotė e delegatėve, as numri i saktė i
atyre qė u ndodhėn tė pranishėm nė ditėn e hapjes sė Kuvendit tė Pėrgjithshėm
tė Lidhjes. Njihen mė se 110 emra, shumica e tė cilėve vinin nga vilajeti i
Kosovės. Ishin kėta pėrfaqėsues tė shtresave tė ndryshme shoqėrore, ēifligarė e
agallarė, tregtarė e zejtarė, klerikė e nėpunės, bajraktarė e malėsorė. Kishte
personalitete tė shquara politike tė sė kaluarės, por edhe emra tė rinj qė po
hynin nė jetėn politike tė vendit, figura qė kishin marrė pjesė nė kryengritjet
kundėr Tanzimatit ose qė kishin luftuar prej kohėsh kundėr ushtrive tė
monarkive fqinje ballkanike. Ndėr figurat mė tė shquara qė merrnin pjesė nė
Kuvendin e Pėrgjithshėm njihen: Ali bej Gucia, Iljaz pashė Dibra, Hasan pashė
Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator tė Kuvendit), Abdullah
pashė Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar
bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali
Ibra, Abdyl Frashėri etj. Nė Prizren kishin ardhur gjithashtu delegatė disa
feudalė sllavė e sulltanistė nga viset e Bosnjė-Hercegovinės.
Kuvendi i Prizrenit i filloi punimet nė ditėn e caktuar, me qėllim qė kėrkesat
shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive tė Mėdha para se tė mblidhej Kongresi i
Berlinit (13 qershor 1878). Kuvendi i Pėrgjithshėm i zhvilloi punimet nė njė
nga sallat e medresesė sė ndėrtuar nė shek. XVII nga Mehmet Pasha; kjo ndėrtesė
ndodhet pranė xhamisė ose Bajrak-Xhamisė, siē quhej nga qytetarėt prizrenas.
Kryetar i Kuvendit u zgjodh delegati mė i moshuar, Iljaz pashė Dibra (Qoku)?.
Delegatėt qė morėn pjesė nė Kuvendin e Pėrgjithshėm kishin pėr ēėshtjen
kryesore tė ditės njė unitet tė plotė mendimi; tė gjithė qenė tė vendosur pėr
tė kundėrshtuar me ēdo kusht copėtimin e trojeve shqiptare, pėr tė mbrojtur
tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė. Mendim tė njėjtė shprehėn delegatėt qė u
takonin qarqeve atdhetare edhe pėr karakterin dhe programin politik tė
organizatės, qė do tė themelonte Kuvendi. Ata kėrkuan me kėmbėngulje qė
Kuvendi, ashtu siē ishte parashikuar prej tyre, tė formonte njė Lidhje
Shqiptare me karakter kombėtar. Ndryshe nga kėta, delegatėt, qė i takonin
krahut sulltanist, u pėrpoqėn qė organizata qė do tė themelohej tė kishte njė
karakter islamik e jo kombėtar shqiptar dhe t’ia nėnshtronin atė interesave tė
Stambollit. Nė ditėn e parė tė punimeve nė Kuvend folėn delegatė tė tė gjitha grupimeve
politike. Nga fjalimet qė u mbajtėn nė kėtė ditė ruhet vetėm njė fragment i
fjalės sė Abdyl Frashėrit, kryetar i Komitetit tė Stambollit dhe delegat i
Toskėrisė (i vilajetit tė Janinės). Duke mbrojtur platformėn atdhetare tė
lėvizjes kombėtare, ai i ftoi tė gjitha krahinat shqiptare qė tė bashkoheshin
si njė trup i vetėm pėr tė mbrojtur mbarė atdheun nga rreziku i asgjėsimit.
Abdyli ndėr tė tjera tha: “Qėllimi i Kuvendit ėshtė qė t’ua presim hovin
armiqve tė pashpirt, duke lidhur besėn shqiptare dhe duke u betuar qė t’i
mbrojmė me gjak trojet qė na kanė lėnė gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit tanė”.
Fjalimi i Abdyl Frashėrit la pėrshtypje brenda dhe jashtė sallės.
Delegatėve tė grupimit atdhetar, iu desh tė pėrballeshin nė Kuvend si me
qendrimet e dėmshme tė qarqeve sulltaniste, ashtu edhe me trysninė e autoriteve
qeveritare osmane, tė pėrfaqėsuara nga mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu,
qė ishte i pranishėn nė kėtė tubim. Tė dyja kėto forca u pėrpoqėn tė pengonin
bashkimin e shqiptarėve nė njė lidhje kombėtare. Megjithatė, Kuvendi i
Prizrenit e pėrmbushi misionin e tij historik kombėtar. Akti mė i rėndėsishėm i
tij ishte vendimi pėr themelimin e njė organizate me karakter politik e
ushtarak, tė njė Lidhjeje (Ittifaku), me njė qendėr tė vetme drejtuese dhe me
degė tė saj nė tė gjitha krahinat e vendit, e cila do tė merrte pėrsipėr
detyrėn qė tė mbronte me ēdo mjet interesat e vendit.
Po atė ditė Kuvendi Kombėtar miratoi tekstin e
njė proteste, drejtuar Kongresit tė Berlinit, me anėn e sė cilės ngrihej zėri
kundėr shkėputjes sė krahinave shqiptare nė favor tė shteteve fqinje. Sipas
traditės, sė bashku me formimin e Lidhjes, u shpall edhe njė besė e
pėrgjithshme, nė bazė tė sė cilės duhej tė pushonin menjėherė tė gjitha
veprimet e gjakmarrjes ndėrmjet banorėve tė krahinave qė ishin pėrfaqėsuar nė
Kuvendin e Prizrenit.
Vendimi i Kuvendit tė Prizrenit pėr themelimin e Lidhjes ishte njė fitore e
madhe e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, pasi me anėn e tij iu dha goditja e parė
dhe e fuqishme pėrpjekjeve tė Stambollit pėr ta veshur Lidhjen me karakter
islamik dhe u hodhėn themelet e njė organizate kombėtare shqiptare, e cila,
qysh nė ditėn e parė tė saj, pati njė karakter atdhetar.
Menjėherė pas themelimit tė Lidhjes u formuan organet e saj tė larta. Nė krye
tė Lidhjes qėndronte Kėshilli i Pėrgjithshėm me funksione legjislative dhe me
seli nė Prizren, nga i cili do tė vareshin degėt krahinore. Kryetar i tij u
zgjodh Iljaz pashė Dibra. Pėr tė ushtruar funksionet ekzekutive u formua
Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare, i pėrbėrė nga tri komisione, secili me
njė pėrgjegjės tė veēantė: komisioni i punėve tė jashtme (Abdyl Frashėri),
komisioni i punėve tė brendshme (Haxhi Shabani) dhe komisioni i tė ardhurave
financiare (Sulejman Vokshi).
Krijimi i organeve tė larta tė Lidhjes sė Prizrenit dhe pajisja e tyre me
funksione pushtetore ishin njė fitore tjetėr qė korrėn forcat atdhetare, pasi
me anėn e tyre u hodhėn themelet pėr krijimin nė Shqipėri tė njė pushteti tė
veēuar nga ai i Portės sė Lartė. Kjo fitore u pėrforcua me caktimin nė krye tė
organeve tė larta tė personaliteteve qė militonin nė Komitetin e Stambollit
(Abdyl Frashėri e Sulejman Vokshi), ose qė u takonin qarqeve tė moderuara
(Iljaz pashė Dibra e Haxhi Shaban Prizreni). Pėr fitoren e plotė tė krahut
patriotik nuk mbetej tjetėr hap, veēse pajisja e besėlidhjes me njė statut ose
kanun, siē quhej nė atė kohė, tė ndėrtuar mbi platformėn rilindėse.
Lufta e
Armatosur e Lidhjes
[/b]

Sipas vendimeve tė
kuvendit Forcat e
Armatosura tė Lidhjes sė Prizrent
duhej tė ishin diku 190.000 trupa
tė organizuar nė 380 batalione.Veprime
Ushtarake te Lidhjes
Pasi u kthyen nė krahinat e tyre delegatėt qė
kishin marrė pjesė nė Kuvendin e Prizrenit, besėlidhjet lokale ose komisionet e
vetėmbrojtjes, qė ishi
n krijuar mė parė, u kthyen menjėherė nė degė tė Lidhjes
Shqiptare. Nė ato krahina, ku ato mungonin, u organizuan mbledhje tė posaēme,
tė cilat formuan degėt lokale tė Lidhjes. Pėr tė shpejtuar lidhjet ndėrmjet
tyre, komitetet krahinore shfrytėzuan edhe linjėn telegrafike, madje, nėpėrmjet
telegrafistėve atdhetarė, edhe shifrazhin sekret telegrafik.Nė fund tė gushtit
u dėrgua nė Shqipėri mareshali Mehmet Ali pashė Maxhari
si komisar me fuqi tė jashtėzakonshme pėr kufijtė turko-malazezė, i shoqėruar
nga njė adjutant i sulltanit. Ai u porosit qė, para se tė shkonte nė kufi, ta
bindte Komitetin e Lidhjes tė mos e kundėrshtonte dorėzimin e Plavės e tė
Gucisė dhe tė mos i sillnin atij pengesa nė zbatimin e Traktatit tė Berlinit

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Aksioniet per mbrojtjen e tokave Shqiptare
Aksioni i Gjakovės
1 - 3 shtator 1878
Mehmet Ali pasha arriti nė Prizren mė 25 gusht 1878 dhe ra menjėherė nė kontakt me anėtarėt e organeve qendrore e ndėrkrahinore tė Lidhjes Shqiptare. Mė 31 gusht ai u nis pėr nė Gjakovė i shoqėruar nga tri batalione ushtarėsh turq, duke kėrkuar nga Mitrovica qė t’i dėrgonin nė ndihmė
edhe njė batalion tjetėr. Edhe nė Gjakovė ai thirri mė 1 shtator nė njė mbledhje krerėt e degės sė Lidhjes, tė cilėt u pėrpoq t’i bindte qė t’i
nėnshtroheshin vullnetit tė sulltanit. Por kėtu ai gjeti njė qėndrim mė tė rreptė. Me pėrjashtim tė kryetarit tė degės sė Lidhjes, Abdullah pashė Drenit,
i cili si pėrfaqėsues i krahut sulltanist u bashkua me Maxhar Pashėn, tė gjithė anėtarėt e tjerė, tė udhėhequr nga patriotėt e vendosur Sulejman Vokshi e Ahmet Koronica, e ftuan mareshalin osman qė tė mos e vijonte mė tej rrugėn drejt kufirit malazez. Sapo morėn vesh nisjen e tij, udhėheqėsit e Lidhjes Shqiptare pėr Gjakovėn, lėshuan kushtrimin, tė cilit iu pėrgjigjėn mijėra malėsorė tė armatosur. Mė 1 shtator, nėn drejtimin e Ali pashė Gucisė, ata u grumbulluan nė malin Erenik, duke zėnė rrugėn qė kalonte prej Gjakove nė Plavė e nė Guci. Nė kėto rrethana, Mehmet Ali pasha e shtyu
marshimin pėr nė kufi dhe u struk nė sarajet e Abdullah pashė Drenit nė Gjakovė. Pas kėsaj, pėr t’i dhėnė njė paralajmėrim tjetėr mė tė prerė, po atė
mbrėmje qytetarėt e malėsorėt gjakovarė, rreth 4 500 veta tė armatosur, tė cilėt i qenė pėrgjigjur kushtrimit tė Lidhjes Shqiptare, lanė malin Ereē dhe
zbritėn nė qytet, ku rrethuan sarajet e Abdullah pashė Drenit. Tė nesėrmen, mė 2 shtator 1878, njė delegacion gjakovarėsh u paraqit pėrsėri te Abdullah pashė Dreni dhe i dha njė ultimatum prej 24 orėsh qė ta pėrcillte mareshalin nga kishte ardhur. Tė dy pashallarėt shpresuan se me gjashtė kompanitė, rreth 600 veta qė mbronin sarajet, me 30 trimat qė kishin me vete dhe me ndihmat qė
prisnin t’u vinin nga Mitrovica, nga Prizreni dhe nga miqtė e tyre, do ta shtypnin kryengritjen. Nė tė vėrtetė atyre u erdhėn vetėm 70 malėsorė nga Fandi i Gjakovės, tė mashtruar prej priftit tė tyre.

Mė 3 shtator, pasi mbaroi afati i ultimatumit, rreth 4
500 kryengritės, qė mbanin tė rrethuar sarajet, filluan sulmin. Pėrleshja ishte
e ashpėr dhe me humbje tė mėdha pėr tė dyja palėt. Nė mbrėmje u bė njė armėpushim prej 24 orėsh pėr tė rifilluar bisedimet, tė cilat vijuan gjatėnatės dhe gjatė ditės sė nesėrme, por pa ndonjė rezultat. Nė mbrėmjen e 4 shtatorit rifilluan luftimet. Mė 5 shtator gjendja e tė rrethuarve u keqėsua,
pasi shumica e ushtarėve qė mbronin sarajet u dorėzuan. Batalioni qė u nis nga Mitrovica pėr t’i ardhur nė ndihmė Maxhar Pashės u shthur rrugės dhe shumica e ushtarėve tė tij, duke qenė shqiptarė, u bashkuan me kryengritėsit. Mė 6 shtator 1878, pas njė sulmi tė rreptė qė ndėrmorėn luftėtarėt e Lidhjes
Shqiptare, edhe mbeturinat e kompanive turke qė mbronin mareshalin osman u dorėzuan. Pastaj kryengritėsit arritėn t’u vėnė zjarr sarajeve. Mehmet Ali pasha dhe Abdullah pashė Dreni mbetėn tė vrarė gjatė sulmit tė fundit. Me vrasjen e
tyre luftimet morėn fund me fitoren e forcave tė Lidhjes Shqiptare. Gjatė kėtij luftimi treditor tė dyja palėt patėn humbje tė mėdha, tė rrethuarit rreth 90
veta, forcat e Lidhjes rreth 500 veta.

Mbrojtja e Plavės dhe e Gucisė
tetor 1879-janar 1880
Gjatė muajit tetor 1879 Mali i Zi filloi pėrqendrimin e ushtrive nė kufi, duke e ēuar numrin e tyre nė 5 600 veta. Kėtyre masave Lidhja e Prizrenit iu pėrgjigj duke vėnė nė gatishmėri luftarake forcat e saj tė armatosura.Sipas vendimit qė Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes kishte marrė mė 3 tetor 1879, Komisioni Ushtarak a Shtabi Ushtarak, nėn kryesinė e Ali pashė Gucisė, i krijuar nga Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes
Shqiptare pėr Kosovėn, shpalli pėr zonėn e Plavės e tė Gucisė gjendjen e luftės.Porta e Lartė, pėr tė mėnjanuar konfliktin e armatosur, i propozoi
Cetinės qė nė vend tė krahinave shqiptare tė Plavės e tė Gucisė t’i jepte disa vise sllave tė Hercegovinės. Por propozimin e Stambollit, tė cilin e kundėrshtoi Austro-Hungaria, nuk e pranoi as Mali i Zi.

31 tetor - 1 nėntor
Pas disa ndeshjeve sporadike kufitare, qė ndodhėn gjatė tetorit, knjaz Nikolla vendosi mė nė fund tė kalonte nė sulme tė hapura. Mė 31 tetor dhe 1 nėntor 1879 forcat malazeze, duke dashur tė tėrheqin vėmendjen e Fuqive tė Mėdha dhe, njėherazi, tė matnin pulsin e shqiptarėve, kryen dy
inkursione kundėr vijės mbrojtėse tė forcave tė Lidhjes, tė parin nė fshatin Pepaj dhe tė dytin nė fshatin Arzhanicė. Nė kėtė tė fundit vranė nė befasi 30 fshatarė dhe dogjėn mjaft shtėpi, por pas disa orė luftimesh u dėbuan nga forcat e Lidhjes. Nė tė vėrtetė kėto qenė sulme demonstrative, tė cilat
shqiptarėt i pėrballuan pa ndonjė vėshtirėsi. Edhe pse dėshtoi, sulmi malazez nxiti njė valė tė madhe mobilizimi nė tė katėr anėt e Shqipėrisė. Me mijėra
vullnetarė tė tjerė vrapuan nė krahinat e Gjakovės, tė Pejės, tė Dibrės e tė Shkodrės. Gatishmėria e shqiptarėve qe aq masive, sa Shtabi Ushtarak i Lidhjes sė Prizrenit, i vendosur nė Guci, u detyrua tė pengonte nisjen e tyre drejt frontit, pasi nuk ua ndiente nevojėn dhe nuk kishte mundėsi pėr t’i sistemuar. Nė fillim tė muajit dhjetor forcat kryesore malazeze qenė rreshtuar gjatė vijės kufitare, nė fshatrat Murinė, Pepaj, Arzhanicė e Velikė, kurse forcat shqiptare pėrballė tyre nė fshatrat Guci, Kolenivicė, Martinaj, Plavė e Nokshiq. Midis forcave malazeze dhe shqiptare nė sektorin verilindor kalonte lumi Lim vetėm me njė urė prej druri. Zona malazeze ishte kryesisht malore, ndėrsa nė atė shqiptare dominonte pllaja e Plavės.

4 dhjetor 1879
Mė 4 dhjetor 1879, pjesa mė e mirė e ushtrisė malazeze prej 4 mijė ushtarėsh, nėn komandėn e Mark Milanit, ndėrmori njė sulm tė furishėm nė sektorin e Nokshiqit, nė drejtim tė Plavės e tė Gucisė. Shtabi ushtarak i Lidhjes, i pėrbėrė nga Ali pashė Gucia (kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Filip Ēeka, Jusuf Sokoli e tė tjerė, midis tė cilėve kishte edhe disa oficerė tė karrierės, u pėrgjigj duke hedhur nė sulm rreth 2 mijė luftėtarė. Luftimet mė tė ashpra u bėnė nė luginėn e Nokshiqit, ku u angazhuan forca tė shumta malazeze. Luftėtarėt u pėrleshėn aq ashpėr me
njėri-tjetrin, sa qė tė dy palėt lanė mėnjanė hutat dhe nxorėn jataganėt, duke
u pėrleshur trup me trup. Pėrleshja vazhdoi disa orė me radhė. Forcat vullnetare tė Lidhjes ndalėn sulmin e ushtrisė malazeze dhe i shkaktuan asaj disfatė
nė Nokshiq, duke e detyruar tė tėrhiqej brenda kufijve tė Malit tė Zi. Edhe pse tė dhėnat pėr humbjet e tė dy palėve janė kontradiktore, mund tė nxirret si pėrfundim se nga malazezėt pati 300 tė vrarė e tė mbytur nė lumė gjatė tėrheqjes, ndėrsa nga shqiptarėt 300-400 veta. Nė kėto luftime u vra edhe njė nga komandantėt e shquar tė ushtrisė sė Lidhjes, Jakup Ferri.
Dėshtimi i misionit tė Ahmet Muhtar pashės e bindi pėrfundimisht knjaz Nikollėn tė mos shpresonte mė as te ndėrhyrjet e Fuqive tė
Mėdha. Si rrjedhim, ai vendosi tė ndėrmerrte kundėr forcave tė Lidhjes Shqiptare njė mėsymje tė pėrgjithshme, e cila u zhvillua javėn e parė tė muajit
janar 1880. Nė kėtė mėsymje u hodh pothuajse e gjithė ushtria malazeze, 25 batalione me rreth 9 mijė veta, qė u rreshtuan pėrballė Plavės e GucisėShtabi ushtarak i kryesuar nga Ali pashė Gucia, pėrqendroi nė zonėn kufitare me Plavėn
e Gucinė 4 mijė luftėtarė vendas dhe 3 mijė vullnetarė tė tjerė, gjithsej 7 mijė veta.

6 janar - 9 janar
Komanda malazeze kishte rreshtuar nė vijėn e parė tė frontit forcat vullnetare tė komanduara nga Mark Milani, tė cilėt do tė fillonin sulmin sipas taktikės sė tyre tradicionale qė kishte pasur kurdoherė sukses pėrballė ushtrive osmane. Forcat malazeze ishin pėrqendruar nė njė sektor tė ngushtė (Velikė-Pepaj), me qėllim qė t’i shpartallonin shqiptarėt qė
me sulmin e parė, nė drejtim tė Plavės. Por Shtabi Ushtarak Shqiptar ua mori malazezėve nė mėnyrė tė papritur iniciativėn. Mė 6 dhe 7 janar 1880 njėsi tė
vogla shqiptarėsh, me qėllim qė tė tėrhiqnin vėmendjen e komandės ushtarake malazeze, ndėrmorėn dy sulme nė verilindje tė Malit tė Zi, nga ana e sanxhakut tė Novi Pazarit. Komanda ushtarake malazeze, duke kujtuar se shqiptarėt do tė
vazhdonin tė sulmonin nga verilindja, pėr t’u dalė forcave tė tyre prapa shpine e tėrhoqi ushtrinė nga zona jugore dhe e nisi drejt veriut. Duke pėrfituar nga kjo rrethanė, forcat shqiptare, tė rreshtuara nė sektorin e Plavės, shpėrthyen mė 8 janar njė sulm tė furishėm kundėr pozitave tė armikut qė ndodhej nė Velikė, nė Pepaj e nė Arzhanicė.Sulmin e nisėn luftėtarėt e Nokshiqit tė komanduara nga Kurt Asllani dhe Nure Kurti. Mėsymja ishte e furishme dhe pas luftimesh tė
ashpra e trup mė trup forcat malazeze, tė pėrbėra nga 4 mijė luftėtarė, u detyruan tė tėrhiqeshin. Ushtritė e Lidhjes, pasi thyen edhe njėsitė malazeze
tė komanduara nga Mark Milani, hynė nė tokėn malazeze, shtinė nė dorė Arzhanicėn, Velikėn e Pepajn dhe u drejtuan pėr nė Murinė. Luftimet mė tė pėrgjakshme u bėnė nė Velikė e nė Pepaj, prandaj pėrpjekja e 8 janarit mori emrin e tyre. Ushtria malazeze u tėrhoq nė Sutjeskė. Por Shtabi Shqiptar nuk kishte ndėrmend tė vazhdonte pėrparimin nė thellėsi tė tokės sė Malit tė Zi. Mė 9 janar ai urdhėroi forcat shqiptare, qė nuk hasėn ndonjė kundėrshtim nga ushtritė
malazeze, tė tėrhiqeshin nė kufirin e vjetėr.

Gjatė betejės sė Pepajt e tė Velikės, tė dyja palėt patėn dėme nė njerėz, por, sipas tė dhėnave tė ndryshme, ato tė Malit tė Zi qenė mė
tė shumta. Shqiptarėt lanė nė kėto luftime edhe dy kapedanėt trima, Kurt Asllanin e Nure Kurtin.

Pėr kėtė arsye knjaz Nikolla shpalli menjėherė se i
kishte pezulluar veprimet luftarake nė kufi dhe se zbatimin e Traktatit tė Berlinit nė kėtė pikė po ua linte pėrsėri nė dorė Fuqive tė Mėdha. Madje ai
kėrkoi nga konsulli britanik nė Shkodėr qė tė ndėrhynte pranė autoriteteve qeveritare tė vilajetit, me qėllim qė edhe shqiptarėt t’i pezullonin veprimet e mėtejshme luftarake.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi