Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

festat ISLAME

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 festat ISLAME prej 16.10.08 13:42

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
'''Ramazani'''
Ramazani ėshtė muaji i [[Agjėrimi|agjėrimit]] nė fenė [[Islam]]e. Ramazani ėshtė njė nga muajt sipas llogaritjes Islame tė kohės dhe ka 30 ditė aq sa dhe i bien ditė agjėrimi. Vlera e muajit tė ramazanit ėshtė e madhe pėr muslimanėt pėr atė dhe ėshtė bėrė obligim agjėrimi i kėtij muaji.Madhėshtorė e bėn kėtė muaj Kur'ani famėlartė sepse pikėrisht nė kėtė muaj ka filluar zbritja e tijė dhe nė kėtė muaj ėshtė bėrė kompletimi i tijė. Kėtė muaj janė tė obliguar tėgjith muslimanėt e muslimanet tė e agjėrojnė, pėrveē atyre tė cilėt lirohen nga agjėrimi sipas rregullave Islame.
Vlerat e kėtij muaji

'''Pika e parė''': Agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė nga pikat e para tė "Themeleve tė Besimit" tė fesė Islame.

Agjėrimi ka disa anė tė dobishme, qė mbėshteten tek Edukata Hyjnore, tek jeta shoqėrore dhe individuale, sidomos nė edukimin e veseve tė nefsit dhe pėr tė shprehur falenderimin ndaj All-llahut xh.sh., pėr mirėsitė qė na ka dhėnė. Muaji i Ramazanit ėshtė njė vėrejtje dhe paralajmėrim nga pikėpamja e Edukatės Hyjnore, sepse ka shumė dobi. Ja njė nga kėto:

All-llahu xh.sh. i Madhėruar, faqen e tokės e ka krijuar nė formėn e njė sofre, tryeze, me tė gjitha llojet e mirėsive dhe e ka shtruar pėrpara tė gjithė popujve nė njė mėnyrė tė atillė: “nga nuk e kujton fare (nga s’ta merr mendja); dhe nė kėtė mėnyrė, Ai shfaq Edukimin e Gjithmėshirshmėrisė dhe Plotmėshirshmėrisė sė Vet. Njerėzit, nėn perden e pakujdesisė tė tė mirave materiale, nuk po munden tė vlerėsojnė dhe tė ēmojnė tė mirat e All-llahut xh.sh.. All-llahu i Madhėruar me urdhėrin e agjėrimit tė Ramazanit, i shtyn besimtarėt tė vihen nė pozitėn e njė ushtrie. Sunduesi i Pafillimtė dhe i Pambarimtė, duke dalur para Mbretėrisė, i fton besimtarėt tė marrin pjesė nė njė adhurim dhe festė tė amshueshme. Ata dalin dhe presin ftesėn Hyjnore tė iftarit me fjalėn e ezanit tė akshamit, duke thėnė: “All-llahu- Ekber!", qė shpirtėrisht ka kėte kuptim: "Urdhėroni robėrit e Mi tė nėnshtruar”. Pėrkundrejt kėsaj situate tė bukur tė Mėshirshmėrisė sė Gjerė tė tė Gjithmėshirshmit, besimtarėt pėrgjigjen me njė rregullsi dhe pėrsosmėri tė shkėlqyer. Tė gjithė besimtarėt nė momentin e iftarit, pėrpara sofrės presin urdhėrin e Krijuesit tė Madhėruar. Ēfarė thua, a e meritojnė t’u thuash njerėz,atyre qė nuk marrin pjesė kėtė adhurim tė ndershėm dhe fisnik?

'''Pika e dytė''': Kjo pikė e ka qėllimin tek falenderimi i mirėsive tė All-llahut xh.sh..dhe pėrmban shumė dobi, por ne do tė parashtrojmė vetėm njė. Siē ėshtė treguar edhe nė “Fjalėn e Parė", nuk mund tė merret me mend se sa ēmenduri ėshtė tė shpėrblesh shėrbėtorin pėr arsye se ka sjellur dhurata nga mbreti, duke mosvlerėsuar atė qė i ka dėrguar dhe nė mėnyrė tė pakujdesshme t'i nėnvlerėsosh ato, kur dihet qė ato dhurata kanė vlerė tė jashtėzakonshme. Pra duhet pranuar se All-llahu i Madhėruar, pėrballė mirėsive qė ka ekspozuar nė faqen e tokės, kėrkon falenderime nga njerėzit.

Shkaqet e dėrgimit tė mirėsive, nuk vlejnė pėr gjė tjetėr, por mė tepėr ato janė si njė shėrbyes. Ne veten e konsiderojmė mirėnjohės ndaj tyre, duke i dhėnė njė vlerė apo ēmim, mė shumė se sa e kanė merituar, kurse Bamirėsi i Vėrtetė, duke u nisur nga arsyeja e mirėsive, meriton shumė mė tepėr falenderime. Pra duhet ta falenderosh Atė, duke i pranuar mirėsitė drejtėsisht nga Furnizuesi i Madhėruar, duke e ditur se kush ėshtė Pronari i vėrtetė dhe tė pėrcaktosh vlerėn e tyre. Kjo do tė dalė nė pah atėhere kur e pranon nevojėn ndaj tyre, e kjo vlerėsohet vetėm kur agjėron.

Tani e kuptuat se agjėrimi nė muajin e Ramazanit ėshtė njė "Ēelės" i vėrtetė pėr njė falenderim tė madh dhe tė pastėr. Nė kohėra tė tjera, ngaqė nuk kanė qenė tė detyruar, shumė njerėz nuk e kanė ndjerė dhimbjen e urisė dhe nuk kanė mundur tė pėrcaktojnė dot vlerėn reale tė mirėsive. Njeriu nuk mund ta dijė vlerėn e copės sė bukės tė thatė, sidomos pasanikėt, tė cilėt e kanė mundėsinė e vlerėsimit vetėm gjatė muajit tė Ramazanit. Kurse nė pikėpamjen e besimtarit, nė kohėn e iftarit ajo bukė thatė, nė dėshminė e shqisės sė shijes, na tregon se ėshtė njė mirėsi e madhe.

Duke filluar qė nga Mbreti dhe deri tek mė i varfėri i fundit, nė muajin e Ramazanit, duke vlerėsuar mirėsitė e All-llahut xh.sh., shpirtėrisht e fitojnė sevapin e falenderimit. Besimtari ėshtė i ndaluar tė hajė ditėn, mirėsitė e All-llahut xh.sh. dhe nuk mund t'u afrohet, duke menduar se kėto mirėsi nuk janė tė tiat. Unė nuk jam i lirė t'i konsumoj nė qejfin tim. Ato janė malli dhe mirėsia e tjetėrkujt dhe duhet pritur urdhėrin e Tij. Me kėtė mendim duke i vlerėsuar mirėsitė, shpirtėrisht ai falenderon All-llahun xh.sh.. Tani e kuptuat se duke agjėruar, ju bėni detyrėn ndaj All-llahut xh.sh., qė ėshtė ēelėsi i falenderimit.

'''Pika e tretė''': Ne do tė shėnojmė vetėm disa nga dobitė e shumta tė agjėrimit, qė kanė si pikėsynim jetėn shoqėrore.

Kėshtu: Njerėzit, Zoti i ka krijuar qė tė ushqehen nė forma dhe mundėsi tė ndryshme. Sipas kėtyre dallimeve, pėr kėtė pasanikėt i fton tė ndihmojnė tė varfėrit. Kurse pasanikėt gjendjen e dhimbshme tė varfėrisė, mund ta kuptojnė vetėm atėhere kur duke agjėruar, ta ndjejnė vetė atė. Po tė mos ishte agjėrimi, shumė pasanikė duke mos e provuar dhimbjen e urisė, do tė binin viktimė e nefseve tė tyre dhe nuk do tė kishin asnjė pikė mėshire pėr tė varfėrit, tė cilėt kanė shumė nevojė pėr atė mėshirė. Ky mendim qė tė shtyn tė respektosh racėn tėnde, ėshtė themeli i tė vėrtetės sė falenderimit. Patjetėr qė mund tė gjesh dikė mė tė varfėr se vetja, sado i varfėr qė tė jesh. Po qe se nuk detyrohet tė vuajė urinė, atėhere askush nuk mund tė kryejė detyrimin e mėshirės, qė ėshtė i obliguar tė bėjė mirė dhe tė ndihmojė tė varfėrit siē e meritojnė. Pa ndjerė dhimbjen e urisė edhe nė qoftė se do tė bėjė mirė, e bėn mangut, sepse nuk ka rėnė nė gjendjen e saj.

'''Pika e katėrt:''' Agjėrimi i Ramazanit mbi edukimin e nefsit ka shumė dobi, ne vetėm* njė do tė shpjegojmė:

Kėshtu nefsi i njeriut do ta shohė veten tė lirė. Pėrderisa veten e imagjinon idhull, nuk pranon qė dikush t'i ndėrhyjė nė fushėn e vet. Nuk mund tė pranojė se dikush po e edukon me mirėsi tė panumėrta. Nė veēanti kush ka pasuri dhe pushtet tė pakufizuar dhe sidomos kur atė e ndihmon edhe pakujdesia. Nė kėtė rast, mirėsitė e All-llahut xh.sh. i gėlltit si kafshė dhe pėrfiton si i shfrenuar. E pe se nė muajin e Ramazanit nefsi i secilit, nga mė i pasuri deri tek mė i varfėri e kupton se askush nuk ėshtė zot, sepse Pronar ėshtė tjetėrkush. Askush nuk ėshtė i lirė, por rob dhe e pranon se po nuk urdhėroi Ai edhe punėt mė tė thjeshta dhe mė tė lehta nuk mund tė realizohen. As dorėn nuk mund ta zgjasė pa lejen e Tij, prandaj imagjinata e tij thyhet dhe idhujt e tij bien. Nė kėto rrethana i kushtohet adhurimit dhe fillon tė bėjė detyrėn kryesore tė falenderimit. *nefs, egoja, uni, dėshira qė janė tė karakterizuara vetėm pėr kėtė botė.

'''Pika e pestė:''' Prej shumicės sė dobive, agjėrimi ėshtė ndikimi nė edukimin e nefsit,duke i pėrmirėsuar ato. Njėrin, tė cilin po e pėrmendim mė poshtė, i shėrben braktisjes sė punėve tė liga dhe pėrmirėsimit tė sjelljeve tė kėqija. Nefsi i njeriut nga pakujdesia e harron vetveten, sepse mban dobėsinė, varfėrinė e pafundme dhe paaftėsitė e panumėrta. Ai nuk do qė t’i shohė ato dhe ta kuptojė se ėshtė njė i varfėr qė mund tė shkojė drejt zhdukjes. Ky ėshtė edhe thelbi i fatkeqėsisė, sepse ai ėshtė njė krijesė qė ėshtė krijuar prej mishi dhe kocke, qė do tė prishet sė shpejti dhe do tė ndahet. Ai mendon se ka njė trup prej ēeliku, qė kurrė nuk do tė zhduket, prandaj sulet pas interesave tė kėsaj bote, duke imagjinuar se nuk do tė vdesė. Me njė ambicje tė tmerrshme dhe me njė lidhje tė fortė pas kėsaj bote, bėn ēdo pėrpjekje. Tėrhiqet pas ēdo gjėje qė ėshtė e shijshme dhe e vlefshme, duke e harruar Krijuesin qė e edukon me Mėshirėn e Pasosur. Mė nė fund rrokulliset nė moralin e keq, duke mos menduar pėr pėrfundimin e jetės, sepse edhe ai do tė vdesė njė ditė dhe do tė ikė nė jetėn e pėrjetshme. Agjėrimi i Ramazanit u tregon dobėsinė mosmirėnjohėsve, varfėrinė dhe pakujdesinė e tyre. Pėr shkak tė urisė ata mendojnė stomakun dhe e pranojnė nevojėn e tij. Me anė tė urisė sė agjėrimit, njeriu e kujton se sa mashtrues ėshtė trupi i tij dhe e pranon se ka nevojė pėr Mėshirėn e All-llahut xh.sh.. Uria e shtyn tė braktisė idhujtarinė e nefsit dhe tė pranojė dobėsinė dhe varfėrinė e tij. Nė kėtė mėnyrė i zgjohet dėshira qė tė mbėshtetet nė praninė e All-llahut xh.sh. dhe atėhere shpirtėrisht bėhet gati qė me dorėn e falenderimit tė trokasė nė derėn e Mėshirės sė Tij (me njė kusht qė tė mos ia prishė zemrėn pakujdesia).

'''Pika e gjashtė:''' Gjithashtu nė muajin e Ramazanit, ėshtė zbritur Kur'ani, e cila ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme. Ne vetėm pėr njė dobi do tė flasim. Kur'ani i bekuar qė ka zbritur nė tokė pikėrisht nė kėtė muaj, ka zgjedhur pėr vete muajin e Ramazanit, po kėtė periudhė, pėr tė treguar mikėpritjen e mesazhit tė All-llahut xh.sh. dhe pėr t’u pastruar nga veset e kėqija epshore. Pėr kėtė arsye, ne duhet t’i pėrulemi urdhėrit, duke mos ngrėnė dhe pirė, veprime kėto qė tė ēojnė nė pėrngjasimin e melekėve (engjujve). Pra siē veprojmė kur lexojmė Kur'an, ashtu edhe e dėgjojmė me respekt fjalėn e All-llahut xh.sh., me njė vėmendje tė madhe, sikur se sapo tė kishte ardhur nga Ai, nėpėrmjet tė Dėrguarit Fisnik (a.s.), nga Xhebraili (a.s.). Tė duket sikur kėto fjalė po i shpreh Ai, i Pafillimti dhe kėshtu pėrfiton njė kėnaqėsi shpirtėrore, sepse mendon arsyen e zbritjes sė Kur'anit nė tokė. Veē kėsaj, pėr tė tjerėt ju bėheni edhe si njė pėrkthyes i posaēėm.

Nė muajin e Ramazanit sipėrfaqja e tokės shndėrrohet nė njė xhami tė tillė, qė njė milion hafizė tė Kur'anit, ia kėndojnė atė popullit, tė cilėt e dėgjojnė me respekt. Kėshtu sa herė qė vjen muaji i Ramazanit. Kėtė kuptim e nxjerr nė dritė ky Ajet i ndritur:

3) Muaji i Ramazanit qė nė tė (filloi tė) shpallet Kur’ani.

Me kėtė veprim dėshmohet se muaji i Ramazanit ėshtė gjithashtu edhe muaji i Kur'anit. Pėrveē hafizėve tė fesė Islame edhe shumė grupe tė tjera, i pėrulen Atij kur dėgjojnė zėrin e bukur tė hafizėve, gjithashtu edhe shumė tė tjerė kėndojnė pėr vete. Nė kėtė mėnyrė tė ndahesh nga njė xhami, prej njė adhurimi tė bukur qė i bėhet Zotit dhe tė adhurosh nefsin duke ngrėnė dhe pirė, padyshim kjo sjellje ėshtė e shėmtuar dhe i hidhėron shumė ata qė shkojnė nė xhaminė e madhe tė botės (domethėnė tė gjithė myslimanėt qė agjėrojnė, konsiderohen si njė xhami e madhe). Po kėshtu edhe kur u kundėrshton atyre qė agjėrojnė muajin e Ramazanit, fiton urrejtjen shpirtėrore tė tė gjithė popujve myslimanė kudo nė botė.

'''Pika e shtatė:''' Prej shumė dobive tė agjėrimit tė muajit Ramazan, ėshtė edhe vėrtetimi se kjo botė ėshtė njė vend tregtimi dhe bujqėsie pėr jetėn tjetėr:

Pra nė muajin e Ramazanit vetėm me njė punė tė mirė tė jetės sė mbrapme, pėrfiton njėmijė sevape. Me Kur'an dhe me Hadithe tė Pejgamberit (a.s.), theksohet se jashtė Ramazanit, pėr ēdo shkronjė tė Kur'anit qė ti kėndon, fiton sė paku dhjetė sevape, mirėsi dhe fruta tė xhennetit. Nė muain e Ramazanit, jo dhjetė, por pėr secilėn shkronjė fiton njėmijė, kurse pėr ato tė disa ajeteve, siē janė ato tė “Ajetul Kursi”-sė, fiton me mijėra sevape. Nė tė xhumatė e muajit Ramazan dhe nė natėn e Kadrit, pėr njė shkronjė fiton tridhjetėmijė sevape. Ja pra, njė shkronjė njeriut i jep tridhjetėmijė sevape dhe Kur'ani pėr atė bėhet dobiprurės nė muajin e Ramazanit, si njė pemė e xhennetit, "Tuba”-s, njė dru frutor i shndritshėm dhe i pėrjetshėm.Tani ec,duke kujtuar dhe soditur kėtė tregti tė amshuar dhe tė pėrjetshme dhe kuptoje se sa humbje tė pafundme ėshtė pėr ata qė nuk e ēmojnė Kur'anin.

A e kuptove se Ramazani ėshtė njė model ekspozite dhe shumė fitimprurės pėr jetėn e pėrjetshme? Pėr tė mbjedhur prodhimet e jetės tjetėr, Ai ėshtė si ai shiu i prillit nė pranverė. Prandaj ndaj mirėsive dhe Edukatės sė Zotit xh.sh., ėshtė si njė festė dhe parakalim zyrtar. Ky ėshtė njė shkak i arsyeshėm pėr t'i urdhėruar myslimanėt tė agjėrojnė Ramazanin dhe tė mos i shtojnė pakujdesitė. Tė mos jenė tė pangopur ndaj ushqimit dhe pijes, larg nefseve dhe nevojave kafshėrore dhe orekseve tė papėlqyera. Kėshtu urdhėrohen qė pėr njė kohė tė shkurtėr tė braktisin veset kafshėrore dhe t’u shėmbėllejnė melekėve tė pamėkatshėm. Ndoshta njeriu duhet ta mendojė se ka hyrė nė tregtinė e jetės tjetėr, pėr tė mbledhur prodhimet e saj, prandaj le tė bėhet njeri i pamėkatshėm pėr njė farė kohe. Shpirtėrisht le t’i braktisė nevojat dhe tė bėhet Pasqyra e Gjithėdrejtuesit duke pranuar dobėsinė dhe varfėrinė e vet.

Nė muajin e Ramazanit myslimanėt nė kėtė jetė tė pėrkohshme, me njė jetė tė shkurtėr u jepet mundėsia tė pėrfitojnė moshėn e pėrjetshme dhe njė jetė tė pėrgjithmonshme.Vetėm nė muajin e Ramazanit njeriu mund tė pėrfitojė frutat e njė moshe tė gjatė prej tetėdhjetė vjetėsh. Nė Kur'an theksohet se nata e Kadrit vlen mė shumė se njėmijė muaj.

Shpesh herė njė Mbret i Famshėm, disa ditė tė vitit i zgjedh pėr vetveten si ditė festimi apo kuvendi dhe shtetasit e posaēėm tė vet i njeh me ligje tė veēanta, ndoshta dhe u falė dhurata tė veēanta, duke qėndruar ballė pėr ballė njėri tjetrit pa kurrfarė perdeje, ashtu siē u ka hije shtetasve besnikė.

Po kėshtu edhe Sunduesi i Pafillimtė dhe i Pambarimtė, Mbretėria e tė Cilit arrin nė njėzetetetė mijė botėra, ku tė gjitha mbretėritė lėvizin me Fermanin e Urdhėrave tė Tij. Mesazhin dhe Fermanin mė tė madh dhe mė tė pėrsosur neve na i ka zbritur nė muajin e Ramazanit. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė Ramazani tė bėhet si festė e veēantė pėr All-llahun xh.sh., tė Gjithdijshėm dhe tė shndėrrohet nė njė ekspozitė tė madhe tė Edukatorit tė Vėrtetė dhe nė njė kuvend shpirtėror. Pra kjo festė qė thamė ėshtė Ramazani i Bekuar. Nė tė vėrtetė pėr nga angazhimi i largimit tė veseve epshore dhe tė jetės kafshėrore, duhet tė na urdhėrohet pėr njė agjėrim. Pėrsosmėria e Tij mė e madhe ėshtė se ashtu siē na largon nga nevojat e stomakut, na pastron edhe nga zilia e shqisave; syri, veshi, zemra apo mendimet e liga tė imagjinatės.

Domethėnė secilės shqisė i ndalohet tė ndėrhyjė nė shijime tė ndaluara dhe tė padobishme.

Pėrshembull: Gjuhėn ta ndalosh nga gėnjeshtra, pėrgojimi dhe nga fjalėt e papėlqyera, sepse pėr tė tilla veprime ėshtė duke agjėruar edhe ajo. Atė ta angazhosh nė kėndimin e Kur'anit, tė bėjė "tespih", tė pėrmendė All-llahun xh.sh., tė pendohet pėr gabimet dhe t’i dėrgojė pėrshėndetje Pejgamberit (a.s.).

Shembull tjetėr: Syrin ta ndalosh nga vėshtrimi i harameve dhe nga lėvizjet nė vende tė dyshimta, kurse veshin ta drejtosh tė mos dėgjojė fjalėt e liga, por Kur'anin dhe fjalėt e drejta. Nė kėtė mėnyrė edhe shqisat e tjera i shtyn tė agjėrojnė nė kėtė muaj tė ndritur.

Nė qoftė se gjatė agjėrimit e ndalon tė punojė kėtė fabrikė tė madhe tė stomakut, tryezat e tjera do t’i pėrshtaten mė shumė atij. .



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 16.10.08 13:46, edituar 1 herė gjithsej

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

2 Fitėr Bajrami prej 16.10.08 13:45

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Fitėr Bajrami
Fitėr Bajrami eshtė festa e cila bėhet pas mbarimit tė muajit tė [[Ramazani|Ramazanit]]. Emri Fitėr Bajram vjen nga ajo se myslimanėt para ditės sė bajramit shpėrndajnė lėmoshė, solidarizohen me tė varfrit, kėshtu pėr ta festuar sė bashku kėtė festė.

All-llahu i Madhėruar ligjėsoi nė fund tė muajit tė Ramazanit festėn e Fitėr Bajramit, gėzim pėr myslimanėt ashtu siē ligjėsoi festėn e [[Kurban Bajrami]]t nė ditėn e dhjetė tė muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Falja e namazit tė Bajramit

Namazi i Bajramit ėshtė vaxhib (obligim i domosdoshėm) pėr ēdo mysliman. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka kushtuar rėndėsi tė veēantė duke i urdhėruar myslimanėt qė tė falin kėtė namaz.

Koha e namazit tė Bajramit fillon me ngritjen e Diellit nga horizonti sa njė shtizė, derisa tė arrijė nė zenit.

Namazi i Bajramit ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera pėr nga mėnyra e faljes. Nė rekatin e parė pas tekbirit fillestar merren shtatė tekbire, mandej lexohet sureja Fatiha dhe ndonjė sure tjetėr (preferohet tė lexohet sureja [[Suretu El A`ėla|A’ėla]] ose [[Suretu Kaf|Kaf]]). Pas plotėsimit tė rukusė dhe sexhdesė sė rekatit tė parė, ngritet pėr nė rekatin e dytė dhe menjėherė merren pesė tekbire pas tė cilėve lexohet Fatiha dhe ndonjė sure (preferohet leximi i sures Gashije ose Kamer), mė pas shkohet nė ruku dhe sexhde e kėshtu pėrfundon namazi.

Pėrgatitja pėr festėn e Bajramit
Nga elementet pėrgatitjes pėr festėn e bajramit janė:
#Larja e trupit.
#Tė stolisurit me rrobe tė bukura.
#Ngrėnia e hurmave para daljes pėr tė falur namazin e Bajramit.
#Shkuarja herėt nė musal-la pėr tė falur namazin e Bajramit.
#Shkuarja nė musal-la kėmbas.
#Ndėrrimi i rrugės nė shkuarje dhe kthim nga musal-la.

Gabimet qė bėhen nė kėtė festė
Shumė njerėz duke mos i ditur rregullat qė kanė tė bėjnė me festėn e Bajramit, bien nė gabime, qė duhet tėrhequr vėrejtjen nga ato:
#Agjėrimi i ditės sė Bajramit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka ndaluar kėtė vepėr, siē transmetohet nga Ebu Seid el-Hudriju nė Buhari dhe Muslim.
#Mospjesėmarrja e grave nė faljen e namazit tė Bajramit. Duke pasur parasysh faktin, se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhėruar qė gratė tė falin kėtė namaz.
#Mosdhėnia rėndėsi kėshillimit tė grave nė hutben e Bajramit.
#Caktimi i vizitimit tė varrezave ditėn e Bajramit. Kjo vepėr bie nė kundėrshtim me praktikėn e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
#Shqiptimi i tekbireve bashkėrisht. Gjithashtu kjo ėshtė nė kundėrshtim me praktikėn e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
#Gėzimi pėr shkak kalimit tė muajit Ramazanit dhe kthimit tė jetės sė shfrenuar. Kjo nuk gjendet pėrveē se tek ata tė cilėve All-llahu [subhanehu ve teala] ua ka vulosur zemrat nė mėkate.

Pas festės
Prej shenjave tė pranimit tė adhurimit ėshtė vazhdimi i bamirėsisė pas ēdo vepre tė mirė. Tė parėt tanė [All-llahu i mėshiroftė], gjithmonė janė pėrpjekur qė adhurimin ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] ta pėrkryejnė, janė kujdesur qė veprat e tyre tė jenė nė pėrputhje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e me kėtė tė jetė e pranuar tek All-llahu [subhanehu ve teala]. Ibėn Omeri [radijall-llahu anhu] thotė: Qė tė pranohet njė vepėr e imja tek All-llahu [subhanehu ve teala] ėshtė mė mirė pėr mua se sa tėrė bota.

Vetėm All-llahun [subhanehu ve teala] e lusim qė t’i drejtojė muslimanėt nė rrugė tė drejtė, t’i bėjė ata prej atyre qė shkojnė rrugės sė Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shokėve tė tij. Sepse tėrė e mira ėshtė nė pasimin e selefit )gjeneratave tė para tė myslimanėve), kurse e tėrė e keqja ėshtė nė pasimin e shpikjeve nė fe.

Ajete dhe hadithe mbi bajramin

*Transmetohet nga Enesi [radijall-llahu anhu], i cili thotė: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] erdhi nė Medine dhe gjeti njerėzit duke festuar dy ditė tė caktuara. Ai pyeti: “Ēfarė janė kėto dy ditė”? Ata u pėrgjigjėn: Nė periudhėn e injorancės, kėto ditė ishin festa pėr ne. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “All-llahu ua zėvendėsoi me dy ditė mė tė mira, me Kurban Bajramin dhe Fitėr Bajramit.” ([[Ebu Davud]]i, Nesaiu, Ahmedi – hadith sahih)

*All-llahu [subhanehu ve teala] nė Kur’anin Famėlartė thotė: “Ka shpėtuar ai qė ėshtė pastruar. Qė pėrkujton madhėrinė e Zotit tė vet dhe falet.” (A’la: 14-15) Po ashtu All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: “Ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd.” (Keuther: 2)

*Ummu Atijje thotė: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhėronte edhe gratė qė tė dalin dhe tė falin namazin e Bajramit”. (Buhariu, Muslimi)

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Historia e sakrificės sė Ibrahimit'''
Shume prej nesh e dine historine e Ibrahimit dhe sakrifices se tij, dhe e shohim ate si nje test apo prove per Ibrahimin nga Allahu i Madheruar. Por a mund ta kuptojme ne nė tė vertete se ēfare perjetoi Ibrahimi (as)? A mundet truri jone ta mendoje se cfare ndodhi? Pse konsiderohet Ibrahimi si babai i fese?
Ibrahimi, alejhi selam (shkurt as. -paqja qofte mbi te), dallohet ne Kur'an me titullin Halil-ul-Allah (shok e afert e Allahut). Ne Sura En-nisa, Allahu thote: '''"Kush ka fe mė tė mirė se ai qė sinqerisht i ėshtė bindur All-llahut dhe, duke qenė bamirės, e ndjek fenė e drejtė tė Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin tė dashurin mė tė ngushtė." (Kur'an, 4:125)'''
Po ashtu ne Suren e Bletes (An-Nahl) pershkruhet Ibrahimi (as) si shembull/model: '''"Vėrtet, Ibrahimi ka qenė shembėlltyrė e tė mirave, adhurues i All-llahut, besimtarė i drejtė dhe nuk ka qenė nga idhujtarėt." (Kur'an, 16:120).'''
Ibrahimi (as) u lind ne mes te njerezve qe adhuronin yjet dhe idhujt - fisi Kaldej. Azari, babai i Ibrahimit ishte mjeshter per pregatitjen e idhujve dhe adhurues i tyre. Ibrahimi ishte ndermjet jobesimtareve por ai nuk ishte si ata. Nga ai vend i politeizmit / shirkut ēeli monoteizmi / Teuhidi. Ne Kur'an ne suren El-An'am:''' "Pėrkujtoju (o i dėrguar) kur Ibrahimi i tha babait tė vet Azerit: “A statuja (idhuj) adhuroni pėr zota? Unė po tė shoh ty dhe popullin tėnd nė njė humbje tė sigurt." (Kur'an, 6:74)'''
Nga kjo revolte ne shtepine e Azarit, babait te tij, Ibrahimi vazhdoi te sfidoje politeizmin e fisit te vet. Ibrahimi njihet si prishesi i idhujve dhe themeluesi i monoteizmit dhe luftues i injorances.

Ne disa sure ne Kur'an pershkruhet sesi Ibrahimi ka argumentuar logjikisht me adhuruesit e idhujve dhe te trupave qiellore, dhe sesi komunikoi ai me jobesimtaret e sesi i mesoi njerezit. Per shembull, ne suren El-Bakara Allahu thote: "ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit tė tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im ėshtė Ai qė jep jetė dhe vdekje!” Ai tha: “Edhe unė jap jetė dhe vdekje!” Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atė nga perėndimi?” Atėherė ai qė nuk besoi mbeti i hutuar." (Kur'an, 2:258)

Ne nje shembull tjeter ne suren El-Enbija thuhet:
"Ne i dhamė Ibrahimit herėt tė mbarėn, sepse Ne kemi njohur mirė atė (ia dhamė tė mbarėn se e meritoi). Kur ai babai dhe popullit tė vet u tha: “Ē'janė kėto statuja qė i adhuroni?” Ata thanė: “I gjetėm tė parėt tanė, qė po i adhuronin”. Ai u tha: “Edhe tė parėt tuaj e edhe ju qartė ishit tė humbur!” Ata thanė: “Me gjithė mend e ke apo mos po tallesh!” Atėherė ai tha: “Jo, por Zoti juaj ėshtė Zoti i qiejve e i tokės, ėshtė ai qė i krijoi ato, ndėrsa unė jam dėshmues pėr kėtė!” Pasha All-llahun, posa tė largoheni ju, unė kam pėr t’ia bėrė atė qė duhet statujave tuaja! Dhe i bėri ato copė-copė, pėrveē njė mė tė madhes qė e kishin ata mė shpresė se atij do t’i drejtohen (pėr tė kuptuar se kush i theu).
(Kur u kthyen i panė) Ata thanė: “Kush e bėri kėtė me zotat tanė? Ai na qenka kriminel!” (pastaj) thanė: “Kemi dėgjuar pėr njė djalosh qė i pėrqeshte ato, tė cilit i thonin Ibrahim”. Ata thanė: “Silleni atė kėtu nė sy tė njerėzve qė ta shohin (e ta dėnojmė)”.
I thanė: “A e bėre ti kėtė me zotat tanė, o Ibrahim?” Ai tha: “Jo, por atė, e bėri i madhi i tyre, ju pyetni ata nėse janė qė flasin?”
Ata u ndalėn e u menduan me veten, e dikush tha: “Vėrtet, ju jeni ata tė gabuarit (pse adhuroni gjėra tė kėto)”. Mirėpo, pastaj e shoshitėn kėtė gjė nė kokat e tyre (u kthyen nga bindja nė kokėfortėsi) dhe thanė: “Po ti e ke ditur se kėta nuk flasin!” Ai tha: “A po adhuroni pra nė vend tė All-llahut asish qė nuk u sjellin kurrfarė dobie as dėmi?” Medet pėr ju dhe pėr ata qė i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?” Atėherė ata thanė: “Digjeni atė (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nėse doni t’u ndihmoni!” (Kur'an, 21: 51-68)
Por argumentat intelektuale te Ibrahimit ndaj jobesimtareve e bene ate subjekt te opresioneve te popullit te tij. Pergjigja qe i dha populli da'uas qe beri Ibrahimi as. gjendet ne suren e Merimanges (El-Ankebut): "Po pėrgjegjja e popullit tė tij nuk ishte tjetėr vetėm tė thotė: “Mbytni atė (Ibrahimin) ose digjeni!” (Kur'an, 29:24) Ibrahimi mund te kishte hequr dore nga mesazhi dhe besimi i tij per te shpetuar nga zjarri i Nemrudit. Por ai zgjodhi martirizimin. Ai zgjodhi te hyje ne zjarrin e tiranise dhe injorances qe te shpetoje njerezimin nga ky zjarr.



Por Allahu i Madheruar kishte nje plan tjeter per Ibrahimin as. '''"Mirėpo, All-llahu e shpėtoi atė prej zjarrit. Pė njė popull qė beson, kėtu vėrtet ka fakte bindėse. (Kur'an, 29:24)''' si dhe "Po Ne i thamė: '''“O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin!” (Kur'an, 21:69)''' Sidoqofte kjo mrekulli nuk i dha fund perpjekjeve te jobesimtareve per ta persekutuar dhe izoluar Ibrahimin, i cili qendroi i patundur ne besimin e tij, i durueshem ne vuajtjet e tij, i dashur ne sjelljet e tij deri ne migrimin e tij per ne tokat e Aramit dhe Kananit.
Edhe ne kete toke te premtuar jeta e Ibrahimit vazhdoi me perpjekje, da'ua, duke mbajtur i vetem pergjegjesine e madhe te misionit te Teuhidit ne kete kohe te erresires, paragjykimeve dhe injorances. Ibrahimi nuk kishte femije dhe deshira qe te kishte nje femije i shtohej me kalimin e viteve. Ne moshe te thyer Ibrahimi lutet per nje femije: '''"Zoti im, mė dhuro mua (njė fėmijė) prej tė mirėve!" (Kur'an, 37:100)''' Nderkohe gruaja e tij Sarah nuk mund te kishte femije.
Allahu e plotesoi premtimin e Tij per ta bere Ibrahimin faren e nje linje te gjate te Profeteve, rrenje te feve te medha. '''"Ne e gėzuam atė me njė djalė qė do tė jetė i butė (i sjėllshėm)." (Kur'an, 37:101)'''


Allahu solli meshire per te Derguarin e Tij te plakur, vetmuar e plot shqetesime. Per Ibrahimin, Ismaili nuk ishte vetem bir i nje babai qe nuk kishte femije, ai ishte fundi i nje jete duke pritur, shperblimi per nje shekull plot vuajtje, fruti i jetes se tij, shpresa e tij. Pra kishte shume gezim ne shtepine eIbrahimit nderkohe qe Ismaili vazhdonte te rritej. Por provat nuk mbaruan ketu per Ibrahimin as. Ai pati nje vizion ne te cilin ai u komandua nga Allahu te beje kurban djalin e tij.
Dhe pyetja qe na vjen ne mend eshte: Pse duhej Ibrahimi te kalonte edhe nje tjeter prove pas gjithe atyre provave te tjera te protesise se tij, Xhihadit te tij per te hequr injorancen dhe per te vendosur themelet e besimit ne nje Zot te vetem?
Eshte e pamundur te thuhet me fjale se cfare do te thoshte kjo per Ibrahimin as - qe u urdherua nga Allahu ta sakrifikoje birin e tij te vetem Ismail. Dhimbja, ndjenjat jane shume te medha te imagjinohen, jo me te perjetohen.

Si mundet Ibrahimi ta marre birin e tij te dashur, frutin e jetes se tij, gezimin e jetes se tij, dhe t'ia vere thiken ne fyt? Ismaili i ri duhet te vdiste dhe Ibrahimi plak te jetonte?! Kushedi sesi eshte ndjere Ibrahimi as. Brenda tij duhet te kete qene nje xhihad i vertete. Te zgjedhe midis Zotit dhe Ismailit. Cilen do te zgjedhe Ibrahimi? Dashurine e Zotit apo dashurine per vete? Besimin apo emocionet? Pergjegjesine apo kenaqesine?

Ibrahimi as nuk vendosi menjehere. Ai vuajti nen presionin e dyshimeve, lekundjeve dhe dhimbjes. Vetem pasi e perjetoi vizionin per te treten here ai vendosi ta kryeje urdherin e Allahut. Kjo reflektohet ne nje nga ritet e Haxhit: hedhja e gureve tek tre idhuj qe perfaqesojne Iblisin / Shejtanin i cili tentoi ta shtyje Ibrahimin te mos i bindet Zotit.



Por Ibrahimi - Halil-ul-Allah (shok i afert i Allahut) - kishte besim tek Allahu dhe ai e dinte se Allahu i Madheruar e ka urdheruar per kete sakrifice. De keshtu ne Mina, nje bisede e mrekullueshme dhe tronditese ndodh midis babait dhe birit te tij te dashur.
Ibrahimi i tha Ismailit: '''"O djali im, unė kam parė (jam urdhėruar) nė ėndėrr tė te bej kurban ty. Shiko pra, ēka mendon ti?” (Kur'an, 37:102)''' Ēfare fjale te veshtire per babin te thote dhe sa te frikshme per Ismailin te degjoje! Por edhe Ismaili ishte besimtar dhe ai iu dorezua deshires se Allahut. Duke qene i vetedijshem sesa e veshtire ishte kjo per te jatin e tij, Ismaili e qetesoi babain e vet duke i thene: '''“O babai im, punoje atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do All-llahu, prej tė durueshmėve!” (Kur'an, 37:102)''' Kjo i dha Ibrahimit force, i cili e mori Ismailin ne nje dore dhe thiken ne tjetren dhe ecen ashtu deri ne vendin e sakrifices. Ibrahimi ishte duke vuajtur dhe ne cdo moment ishte e mundur te terhiqej. Por jo. Ai e shtriu Ismailin ne toke, e drejtoi fytyren e tij larg nga ai per te mos e renduar edhe me shpirtin e tij te copetuar dhe duart e tij te paralizuara. E keshtu ai e beri kurban Ismailin. Por nga meshira e Allahut thika nuk e preu. Ibrahimi pa atehere nje dele dhe i tha atehere Allahu atij: '''“O Ibrahim!” Ti tashmė e zbatove ėndrrėn! Ne kėshtu i shpėrblejmė tė mirėt!" (Kur'an, 37:104-5)'''


Kjo histori nder te tjera na meson permes asaj qe i ndodhi dhe perjetoi Ibrahimi se jeta e secilit prej nesh ashtu si ajo e Ibrahimit, Ismailit, merr kuptim dhe vlere nga Zoti - Krijuesi - dhe jo nga natyra. Gjerat e mira ne kete jete, te perfaqesuara nga Ismaili ne histori, marrin vlere jo nga fakti i thjeshte se ato ekzistojne dhe mund te vleresohen, shijohen dhe mund te kenaqesh me to; por nga Zoti.... Ka sigurisht edhe shume mėsime te tjera qe mund te nxirren nga kjo histori me permasa te rralla per nga niveli i sakrifices njerezore.

Ky bajram nuk eshte Festa e fitores por eshte Festa e Sakrifices.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi