Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Komuniteti shqiptar nė Xhenova

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Komuniteti shqiptar nė Xhenova prej 03.10.08 17:32

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral

Xhenova-Itali
Qyteti i Xhenovės, ka njė numėr tė konsiderueshėm me shqiptarė qė prej vitesh jetojnė dhe punojnė nė sektor tė ndryshėm dhe vijnė pothuajse nga tė gjitha zonat e Shqipėrisė. Disa prej tyre posedojnė lejet e qėndrimit dhe kanė bėrė tė mundur bashkimin familjarė, kurse njė pjesė tjetėr po aq e konsiderueshme, kanė ardhur nė formė klandestine ( fshehur) dhe nė tre vitet e fundit nuk kanė pasur fatin dhe mundėsinė tė marrin lejet e qėndrimit (nė kėto tre vjet nė Itali nuk ka dalė asnjė fluks gjithėpėrfshirės pėr legalizimin e emigrantėve, por vetėm disa flukse tė punės sezonale me kuota fare tė vogla pranimi nė numėr). Ato emigrantė qė kanė lejet e qėndrimit, kanė pėrfituar disa “privilegje” si: 1) kanė mundėsi mė tė mira pėr tė gjetur punė, sepse mund tė lėvizin lirshėm, pa pasur frikė nga autoritet e ruajtjes dhe rendit publik.2) mund tė punojnė nė rregulla me siguracione shoqėrore pėr jetėn 3) mund tė shkojnė nė Shqipėri pėr festa dhe festime tė ndryshme familjare 4) kanė mundėsinė tė marrin dhe familjarėt e tyre duke aplikuar pėr procedurėn e bashkimit familjarė
5) e kanė mė tė lehtė tė marrin me qira apo tė blejnė shtėpi Pra,nga rreshtimi qė bėmė mė sipėr, mund tė shprehemi se: kjo kategori e emigrantėve shqiptarė ėshtė me fat dhe nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr
pėrpiqet tė integrohet mė shpejt dhe mė lehtė nė shoqėrinė vendase.Megjithatė integrimi i tyre ėshtė jo i njėtrajtshėm dhe uniformė. Integrimi ekonomik Normalisht integrimi ekonomik i punėtorėve shqiptarė qė emigrojnė nė formė individuale ėshtė shumė i shpejtė dhe realizohet nė njė periudhė kohe tė shkurtėr, falė edhe ndarjes nė segmente tė tregut tė punės kėtu nė Xhenova, sepse emigrantėt zėnė vende pune qė janė pak tė paguara dhe tė pa pėlqyera nga vendasit.Emigrantėt shqiptarė, jo vetėm kanė arritur tė bėjnė i ntegrim tė shpejtė ekonomik, por mund tė themi sekanė arritur tė zėnė edhe pozicionin e liderit nė kėtė fushė, sepse janė bėrė sipėrmarrės nė aktivitete tė ndryshme punėsimi .
Shqiptarėt zėnė vendin e parė, pėr sa i pėrket fushės sė sipėrmarrjes, pėr nga komunitet e huaja tė pranishme nė qytetin e Xhenovės, ku pothuajse nė ēdo ndėrmarrje pune nė sektorin e ndėrtimit janė pronarė ose bashkėpronar. Punėt qė shqiptarėt (gjinisė mashkullore) kryejnė nė fushėn e ndėrtimit janė ndihmės punėtorė, punėtorė, mjeshtėr, artixhan dhe imprezar (sipėrmarrės). Ndėrsa, nė fushėn e hoteleri-turizmit. ushtrojnė profesionet e njohura si: ndihmės kamerier, kamerier, ndihmės kuzhinier, kuzhinier. Nė kooperativa tė ndryshme solidariteti, kryejnė kryesisht rolin e ndėrmjetėsuesit kulturor, kurse nė bujqėsi punojnė nė vreshta me rrush si dhe nė ferma me pemė frutore. Kėto janė profesionet mė kryesore dhe mė tė dukshme qė kryejnė shqiptarėt e gjinisė mashkullore nė qytetin e Xhenov ės.
Roli i gruas shqiptare nė mėrgim Femra shqiptare idhur edhe me paragjykimet tradicionale tė marra me vete nga
Shqipėria, nė hapat e para tė emigracionit, nuk ka qenė angazhuar drejtpėrdrejtė nė asnjė formė punėsimi, pėrveē shtėpiakes sė mirė qė kujdeset pėr fėmijėt, pėr shtėpinė dhe pėr burrin. Me kalimin e
kohės, burrat (bashkėshortėt) shqiptarė e kanė parė se: ėshtė shumė e vėshtirė, thuajse e pamundur qė vetėm me njė burim tė ardhurash tė kėnaqin nevojat e gjithė familjes. Prandaj, mė shumė pėr nevojė
ekonomike dhe mbijetese, se sa sensibilizimi, burri shqiptar, ka filluar t’i jap mė shumė hapėsira bashkėshortes sė tij, duke e lejuar tė pėrfshihet me tė drejta tė plota nė tregun e punės. Prandaj, kohėt e fundit edhe pozicioni i femrės shqiptare nė shoqėrinė e komunitetit shqiptar nė Xhenova po ndryshon, sepse sot, femra shqiptare nuk ėshtė vetėm njė shtėpiake e mirė, qė kujdeset vetėm pėr burrin, shtėpinė dhe fėmijėt, por po bėhet gjithmonė e mė aktiveve edhe jashtė
mureve tė shtėpisė, duke ushtruar profesione tė ndryshme si: Badante (pėrkujdesjes pėr moshėn e tretė), kameriere, shitėse nė super markete etj. Nė disa familje qė kanė zgjedhur tė jetojnė kėtu nė Xhenova, me tė
cilėt unė kam marrėdhėnie miqėsore, kam vėnė re se: gruaja shqiptare jo vetėm jep njė kontribut tė rėndėsishėm pėr familjen, sepse ushtron njė profesion dhe sjellė tė ardhura ekonomike, por ka marrė nė dorė timonin e drejtimit tė familjes, duke i qėndruar pranė bashkėshortit qė tė dalė nga situata e vėshtirė e pesimizmi (pėr shkak tė vėshtirėsive tė shumta qė njė emigrant has nė jetėn e pėrditshme si dhe pėr hapėsirat e vogla qė disponon pėr ti kaluar, kalon nė faza tė vėshtira edhe pesimizmi) dhe tė besoj seriozisht tek vetja dhe tek familja se njė e ardhme mė e mirė e pret atė dhe familjen e tij.
Prandaj, mendoj se femra shqiptare, meriton tė ketė njė pozicion mė tė fortė dhe mė tė
rėndėsishėm nė shoqėri, duk e pasur parasysh iniciativėn e sakrificės dhe guximit qė ka marrė mbi supe pėr tė bėrė njė jetė mė tė mire si dhe nė aftėsitė intelektuale qė ajo mbart.
Shqiptarėt e duan punėn Zonat mė tė populluara me shqiptarė kėtu nė qytetin e Xhenovės janė nė
Sampiederena, Korniliano, Peli, Principe, Dinegro, Brinjole, nė qendrėn
komerciale Fiumara etj.Mjafton tė vizitosh kėto vende pėr kuptuar botėn e komunitetit shqiptar si dhe hallet, vėshtirėsitė, aspiratat, dėshirat, ėndrrat, zhgėnjime e tyre. Shqiptarėt njihen si njerėz qė e duan punėn, qė punojnė shumė (thuajse gjithmonė punojnė nga 10 deri nė 11 orė nė ditė), qoftė edhe tė dielave duke mos njohur ditė pushimi.Megjithatė, pavarėsisht nga dėshira qė shqiptarėt kanė pėr tė
punuar, jo gjithmonė arrijnė ta gjejnė dhe ta kenė atė nė formė tė vazhdueshme. Nuk mungojnė rastet, qė emigranti shqiptar tė mbetet pa punė edhe me periudha edhe relativisht tė gjata.
Nėse emigranti gjendet papritu r papunė, mund tė themi me plot kuptimin e fjalės se kemi tė bėjmė mė njė periudhė tė zezė pėr atė, sepse komplikohen njė seri problematikash si: pa mundėsia me paguar qiranė ose kėstin e
shtėpisė (nė rast se e ka blerė me kredi), pa mundėsia me ushqyer veten dhe familjarėt e tjerė (nėse ka bėrė bashkimin familjarė) etj. Zakonisht, nė rastet, kur njė emigrant humb vendin e punės dhe nuk arrin tė gjej
njė tė re, nga depresioni, mėrzia, largėsia me vendin dhe familjarėt e bėn tė ndjehet keq nė aspektin psikologjik dhe tė mbyllet nė vetvete, duke e konsumuar periudhėn e vėshtirė nė shoqėrinė e duhanit, shishes sė birrės, gotės sė konjakut, kafesė sė zezė dhe meditimit personal. Po si fillon dhe zhvillohet dita e njė emigranti qė punon? Zgjohet zakonisht rreth orės pesė tė mėngjesit, merr nė telefon punėdhėnėsin me tė cilin vendos vendin se ku do tė takohen, pastaj hynė nė njė barė pėr tė bėrė mėngjesin. Mėngjesi i njė emigranti ėshtė njė kafe makiato
e sh oqėruar me njė ėmbėlsirė, me njė gotė raki, apo konjak. Nga kurioziteti qė kisha, i kam pyetur: pse para se fillojnė punėn, pinė njė gotė raki apo konjak? Mė janė pėrgjigjur se: njė gotė raki tė bėnmirė pėr stomakun, sepse ta mbledh dhe nuk e ndjejnė bosh, plus pastajnė mėngjes gjatė dimrit tė ngroh dhe tė bėn mė tė fortė pėr tė punuar. Pasi bėn mėngjesin, nuk harron tė blej paketėn e duhanit ( nėse e pinė) dhe bashkė me punėdhėnėsin hypin nė makinė pėr ikur tek vendi i punės. Nėse distanca ėshtė relativisht e madhe, gjatė udhėtimit mes punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit, zhvillohet vetėm dialog pune, ku punėdhėnėsi i bėn lavdėrime ose kritika punėtori pėr punėn qė ka bėrė njė ditė mė parė si dhe i jep urdhra pėr punėn e re qė do tė kryej. Nga ora tetė e mėngjesit, fillon rutina e punės, sepse punėtori ndėrron
rrobat e udhėtimit me ato tė punės dhe fillon tė bėj atė qė i thotė punėdhėnėsi i tij. Kjo rutinė vazhdon kėshtu, me pushime tė vogla nga pesė minuta, d erisa vjen ora njė e drekės, kur lan duart dhe fillon tė
haj bukėn qė ka marrė me vete, ose nėse nuk ka pasur mundėsi tė marr me vete, shkon aty afėr nė ndonjė market, ku blen bukė, domate, proshutė dhe nuk harron tė marrė birrė ose ujė sipas mundėsive dhe kur mbaron sė ngrėni, shfrytėzon ato pak minuta qė i kanė mbetur nė dispozicion ( pushimi i drekės nuk ėshtė mė shumė se njė orė) pėr tu shtri qė tė ēlodhet. Pasi mbaron pushimi i drekės, i rikthehet pėrsėri punės deri nga ora pesė e
gjysmė, gjashtė ( ka edhe raste deri nė tetė tė darkės) qė ėshtė edhe koha, kur punėtori shqiptar mbaron ditėn e punės, ndėrrohet duke veshur pėrsėri rrobat e udhėtimit dhe pret tė vij ta marrė pėrsėri punėdhėnėsi i tij pėr ta ēuar nė shtėpi.
Duhet theksuar se: jo gjithmonė
punėdhėnėsi i garanton udhėtimin punėtorit tė tij, nė shumicėn e rasteve punėtori, duhet tė pėrdorė shėrbimin publik tė transportit pėr tė vajtur nė punė dhe pėr tu kthyer nė shtėpi.
Dita e diel ėshtė dita e pushimit dhe rrugėt e qytetit tė Xhenovės mbushen me shqiptarė, qė mė nė fund edhe ata si tė tjerėt mund tė pushojnė, tė dalin tė shėtisin, tė bėjnė shoping dhe tė takojnė ndonjė shokė. Tė dielave shqiptarėt grumbullohen mė shumė tek qendra komerciale Fiumara, ku qėndrojnė ulur gjithė ditėn nė baret e saja, duke parė ndonjė gocė tė bukur qė kalon aty pranė, duke ngacmuar me shikim ndonjė tjetėr qė
mund tė jetė ulur aty pėrballė si dhe qajnė hallet e njėri- tjetri.
Pse shqiptarėt zgjedhin qendrat komerciale pėr tė kaluar tė vetmen ditė pushimi qė kanė? Sipas analizės time mendoj se: ditėt e punės pėr shqiptarin janė tepėr monotone, sepse nuk ka asnjė hapėsirė tjetėr pėrveē punės.Ai ėshtė thjeshtė njė robot pune, qė nuk ka mundėsi tė takohet me njerėz, tė shkėmbej biseda. Pra, ai ndjehet nė njė farė mėnyre i braktisur nga bota njerėzore, dhe mezi pret tė vij dita e diel pėr tė shkuar tek qendra komerciale, ku ka shumė njerėz, zhurma etj. Kjo ditė e vetme pushimi i jep shpresėn se edhe ai ėshtė pjesė e jetės urbane sė qytetit dhe i largon qoftė edhe pėr njė ditė idenė e stamposur nė kokė se nuk ėshtė robot pune, qė merr vetėm komanda pėr ti zbatuar, por qenie njerėzore qė pėr nga natyra ka nevojė tė jetė nė marrėdhėnie reciproke me njerėzit e tjerė.
diber.dibra.peshkopi.pashkopia



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 22.03.09 12:35, edituar 2 herė gjithsej

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

2 Dino Dibra prej 27.01.09 15:35

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
Dino Dibra


Shpesh
kemi degjuar per shqiptare te implikuar ne boten e Mafies, por asnje
prej tyre nuk ka arritur qe te portretizohet ne televizion. Nga
Australia, kete vit vjen lajmi me befasues.Kanali televiziv "Nine
Network", ka filluar transmetimet e nje seriali te ri televiziv ku nje
prej personazheve kryesor eshte nje mafioz shqiptar – Dino Dibra.

Teksa "Underbelly" eshte shnderruar ne "The Sopranos" australiane,
shumkush jashte Australise eshte habitur kur ka mesuar per Dino
Dibren.Ndonese lajmet nga komuniteti shqiptar ne Australi kane qene te
pakta,ato gjithmone kane qene bombastike.Ne fillim nje kengetare e
njohur,pastaj nje model e me se fundi nje mafioz qe portretizohet ne
nje prej serialeve televiziv me te suksesshem ne Australi.Nga nje djale
i ri qe pelqente “Reservoir Dogs” tek nje prej personazheve kryesore ne
"Underbelly"…Albaniac ju tregon se kush ishte Dino Dibra.
Varet se ke pyet…Dedektivi i pare qe arrestoi Dibren i ka treguar
"Herald Sun" se ai ishte nje djale i kendshem dhe me humor.Gjate nje
arrestimi kur e ka pyetur nese ka pasur dicka per te thene Dibra i
eshte pergjigjur "Jam i ri,jam i lezetshem dhe jam i pafajshem".
E motra e tij Viloleta Mujushi tregon se "Ai ishte nje vella fantastik
dhe nje djale i mrekullueshem per nenen dhe babain"."Nje njeri me zemer
flori".
Por policia e Melburnit flet ndryshe.Per ta Dibra ishte nje prej
figurave me te rrezikshme te krimit ne qytet.Ai akuzohet per nje sere
vrasjesh,rrembim personi,trafikim droge etj.
Midis moshes 15 dhe 18 vjecare Dibra eshte denuar me disa thyerje te
vogla te ligjt si vjedhje,ngarje te pakujdesshme te makines dhe mbajtje
te drograve te lehta.Policia ne ate kohe e ka karakterizuar si nje
kriminel me pamjen e nje gangsteri te qete dhe cool.
Policia ka treguar se dhoma e tij ishte e mbushur me postera prej
filmave "Scarface","Pulp Fiction" apo "Reservoir Dogs". Njehere kur u
pyet ne lidhje me nje ngjarje ai u pergjigj "Mik,Kam pare "Reservoir
Dogs" shume here".

Ne moshen 19 vjecare ai u akuzua per tentative vrasje dhe disponim
droge.U burgos dhe u gjobit per keto shkelje te ligjit.Me vone ne 15
tetor te 1996 Dibra u riburgos kete here per 18 muaj per ngarje te
pakujdesshme te makines por u lirua pas nje viti.
Policia beson se Dibra dhe nje mik i vjeter, Rocco Arico ishin partnere
ne shitje dhe shperndarje te kokaines,ekstazise dhe amfitamines.Ata
ishin te njohur dhe vizitonin shpesh klubet Dome dhe Crown Casino Dihet
se ne ate kohe Dibra shoqerohej me nje sere figurash te Mafies ne
Melburn si Mark Moran,Jason Moran,Andrew Veniamin,Carl Williams dhe Nik
Radev dhe besohet se keto lidhje kane pasur per qellim trafikimin es
sasive shume te medha drogrash. Ne 1998 nje bodigard u gjuajt per
vdekje jashte Dome Nightclub ne Prahran.Dibra ishte i dyshuari kryesor
dhe besohet se vrasja ka ndodhur ne lidhje me nje moskuptim ne lidhje
me trafikim te droges.
Me 2 gusht te 1999,Dibra dhe miku i tij Rocco Arico ishin dy prej disa
personave te akuzuar per rrembim ne mes te dites, se vellait te nje
bashkepunetorit te Arico.Ne ate kohe,policia pergjonte banesen e Dibres
si edhe makinen e tij,per te marre informacion ne lidhje me vrasjen e
bodigardit.Policia bastisi shtepine e Dibres ne Taylors Lake ku viktima
gjendej i lidhur.Dibra dhe Arico u gjykuan ne disa pika ne lidhje me
kete incident.
Ne 23 nendor te 1998,Charles Hegyaljie apo sic njihej me emrin "Mad
Charlie",u vra ne shtepine e tij ne Caulfield.Dibra ishte perfshire ne
vrasje dhe mendohet se shkaku ka qene mospagesa e disa dergesave nga
trafiku i droges.Gjithashtu besohet se figura e njohur mafioze "Mad"
Richard Mladenich, eshte goditur per vdekje me arme zjarri nga Dino
Dibra ne hotelin "St. Kilda Esquire" ne 16 ma

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
» Njė pėrmendore madhėshorte pėr Skėnderbeun!

Ndėrkohė qė nė Burrel dua ta heqin bustin nga qendra e qytetit dhe Oliver Jens Schmitt e bėn gjysėm serb e gjysėm grek, njė shtatore 3.3 metra e lartė po pėrgatitet pėr tu vendosur nė pranverė nė Peshkopi.Skulptori Sadik Spahia po punon shtatoren e Skenderbeut, e sponsorizuar nga Zaim Korsi. Nė Pranverė nė Peshkopi, para Pallatit tė Kulturės do vendoset shtatorja 3.3 metra e lartė.Nė shtatoren e Spahisė formėsohet ēdo ditė qė kalon njė figurė artistike e madhėshtisė sė Skėnderbeut, siē nuk ėshtė parė kurrė me parė.
SHTATORJA E SKĖNDERBEUT
Ndėrkohė qė media po pasqyron njė fushatė “pro” dhe “Kundra” Skėnderbeut, nė qendėr tė Tiranės, nė studion e skulptorit Sadik Spahia, po punohet njė shtatore pėr Skenderbeun. Kjo shtatore ėshtė sponsorizuar nga biznesmeni Zaim Krosi dhe mendohet qė stina e
pranverės nė Peshkopi tė vije sė bashku me shtatoren. Shtatorja, 3.3
metra e lartė, do vendoset nė njė bazament rreth 1.5 metra, duke e ēuar
lartėsinė e pėrmendores 4.8 metra, njė ndėr mė tė mėdhatė ngritur pėr Heroin tonė Kombėtar. Zaim Krosi, i pyetur pėr arsyet e kėtij sponsorizimi, nuk preferon tė flasė shumė, por thekson se “kjo ka qenė njė dėshirė e hershme dhe jam shumė i gėzuar qė po ia arrij kėsaj”. Nė studion e Dekanit tė Fakultetit tė Arteve Figurative nė Akademinė e
Arteve tė Bukura nė Tiranė, shkojnė pothuajse ēdo tė shtunė miq dhe dashamirės tė tij, por edhe dibranė qė kanė informacion se po ndėrtohet shtatorja pėr Skenderbeun. Ata e lėnė pa punė “artistin”, por edhe ai ndjehet i gėzuar qė i ka mes tyre. “Kjo ėshtė njė vepėr qė do qėndrojė mes tyre gjatė gjithė kohės, thotė skulptori Spahia, dhe unė, para se kjo vepėr tė dalė nė publik, kam dėshirė tė marr ēdo perceptim tė atyre qė neser do ta kenė nė qytetin e tyre”. Shtatoren qė po punohet e vizitojnė shpesh, pėrvec sponsorizuesit, Zaim Krosi, edhe Naim Plaku dhe Qerim Sula. I pari ka hartuar tekstin e njė kėnge pėr Skėnderbeut, ndėrsa i dyti e kėndon atė. Muzikėn e kėngės e ka kompozuar kompozitori
dibran Pėrparim Tomcini. Skėnderbeu nė shtatoren e artistit Sadik Spahia nuk ėshtė siē e kemi njohur ne, nė krye tė ushtrisė duke luftuar pėr atdheun, me shpatė nė dorė dhe majė kalit, por nuk ėshtė as si pėrshkrimet romaneske tė Oliver Jens Schmitt, por ėshtė i gjallė,
burrėror, mes trimash tė tjerė dibranė, qė u shtrin dorėn dhe i fton pėr betejat pėr ēlirim. Nė shtatoren e Spahisė formėsohet ēdo ditė qė kalon njė figurė artistike e madhėshtisė sė Skėnderbeut, siē nuk ėshtė parė kurrė me parė. Lidhur me detajet e vendosjes sė bustit nė qytetin e Peshkopisė, organizatorėt kanė menduar ēdo gjė, shumicėn e tė cilėve duan ti ruajnė suprizė pėr ditėn e vendosjes. Gjithēka po ecėn normalisht dhe deri nė pranverė, kur shtatorja prej bornxi tė jetė gati pėr nė Peshkopi, duhet tė pritet vetėm njė vendim i Kėshillit Bashkiak tė Qytetit pėr ta vendosur Heroin Tonė Kombėtar nė mes tė qytetit tė
Peshkopisė.



Pėrsa i pėrket heqjes sė bustit nė Burrel, u prononcua edhe kryetari i Bashkisė sė Burrelit, Skėnder Lleshi. Ai e cilėsoi vendimin si njė vendim kolegjial, duke premtuar njekohėsisht edhe gjetjen e menyrave pėr ndėrtimin e njė busti mė tė madh pėr Burrelin. Mė i ashpėr ka qenė reagimi i Komitetit tė Organizatės sė Veteranėve tė LANĒ tė rrethit tė Matit. Nėj njė peticion tė drejtuar z. Bujar Nishani, ministėr i Punėve tė Brendshme, Kėshillit tė Bashkisė tė qytetit Burrel, Prefektit tė qarkut Dibėr, z. Xhafer Seiti, dhe pėr dijeni Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, z. Bamir Topi, Kryeministėrit Sali Berisha, kryetares sė
Kuvendit znj. Jozefina Topalli, etj, ata shprehen indinjatėn e thellė pėr veprimin e kėshillit bashkiak tė Burrelit. “Nėpėrmjet medias vizive e asaj tė shkruar, jemi njohur me tentativėn e Kėshillit tė Bashkisė tė qytetit Burrel, pėr tė marrė vendim pėr heqjen nga sheshi kryesor i kėtij qyteti, bustin e bronxtė tė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu dhe nė vendin e tij tė vendoset shtatorja e Ahmet Zogut, ish-mbret i Shqipėrisė e i shqiptarėve, thuhet nė fillim tė peticionit. “Komiteti i Organizatės sė veteranėve tė LANĒ tė rrethit Mat, mbėshtetur edhe nga mendimet e dhėna nė takimet me anėtarėsinė e kėsaj organizate, si dhe nga opinione tė shumta dhėnė nga qytetar tė ndryshėm deri dhe nga pėrfaqėsues tė forcave politike inicuese e kėtij vendimi, ėshtė tejet i indinjuar, prandaj e injoron kėtė nismė pėr marrjen e kėtij vendimi, duke kėrkuar njėherazi, urgjentisht heqjen dore nga kjo tentative e rrezikshme”. Mė pas, veteranėt sjellin disa argumenta pėr kėtė: E para, Simboli historik, busti i Heroit Kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, pavarėsisht se nė ē'rrethana ėshtė vendosur aty, nuk mund tė jetė objekt diskutimi i Kėshillit tė Bashkisė, pėrveēse Kėshillit tė Ministrave. Pra nuk ka njė bazė ligjore. E dyta, Ėshtė kėnaqėsi kur njihesh me fakte tė shumta, qė Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun e kanė dhe po e respektojnė shumė vende e popuj tė Evropės ndėrsa neve pėr interesa politike sektoriale e keqadashėse, po pėrpiqen ta heqin”. Veteranėt e Matit pėrfundojnė peticionin e tyre, duke premtuar akte tė tjera demokratike nė mbrojtje tė bustit tė Heroit Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Deri mė tani, i vetmi reagim zyrtar ka qenė ai i Prefektit tė Dibrės, z. Xhafer Seiti. “Prefekti ka tė drejtėn e verifikimit dhe shprehjes pėr bazueshmėri ligjore pėr vendimet qė marrin kėshillat vendorė brenda dhjetė ditėve nga data e depozitimit tė tyre nė institucionin e prefektit”, thuhet nė pėrgjigjen e tij. “Siē thoni dhe ju nė peticionin tuaj bėhet fjalė pėr njė vendim qė akoma nuk ėshtė marrė pėr heqjen e bustit tė Skėnderbeut dhe vėnien e shtatores sė Ahmet Zogut, por ėshtė i pritshėm dhe, si i tilllė, prefekti nuk mund tė shprehet paraprakisht pa pasur mė parė nė dorė vendimin e argumentuar ligjėrisht. Shprehja e
prefektit para kėtij momenti do ta bėnte palė Prefektin dhe Institucionin qė drejton, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim flagrant me ligjin”, mbyll pėrgjigjen e tij zyrtare Prefekti i Dibrės.
Shėnim: Artikull marrė nga gazeta "Rruga Arbėrit"




Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 05.04.09 13:50, edituar 1 herė gjithsej

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

4 Dibra dhe Dibranet prej 04.02.09 14:37

Dibrani_84


gjeneral
gjeneral
Dibra dhe Dibranet
''Meshtat krala ka vote zani, nuk e njeh Dibra sulltanin'' Pra sic shihet edhe nepermjet vargjeve Dibranet deshmojne qarte qe nuk
e kane njohur asnjehere autroritetin zyrtar te administrates osmane ne Diber. Dibranet jane ndeshur me ushtrine Turke, sidomos gjate Rilindjes Kombetare Shqiptare (1830-1912)Ne vitet 1912-1921, Dibranet zhvilluan beteja te ashpra ne luftimet me ushtriet serbe, bullgare, austro-hungareze e italiane.''N`tan Evropen ka shkua fjala,qe nante vjet luftojne me krala'' Dibra, per mbrojtjen e tokave shqiptare ka qene e angazhuar ne nje lufte te gjate. Dibranet gjithnje e kane mbrojtur me dinjitet nderin e lirine, qe e kane mabjtur lart dhe zbukuruar me shume flamurin e shqipetareve. Dibranet, ne themel te beselidhjes, te qendereses e te luftes kane patur dashuri te madhe per token e atdheun dhe etjen e madhe per liri e pavaresi. Populli i dibres me shpirtin e tij luftarak, ndjenja liridashese, qendresa dhe patriotizmin e tyre e kane patur tradite qe nuk u eshte shtere asnjehere, neper te gjitha lufterat e zhvilluar ne shekuj per te mbrojtur lirine dhe pavaresine e Shqipetareve. Ne betejen e vitit 1844 kunder ushtrise turke me komandant Hajredin Pasha u luftua me heroizem e me nje vendosmeri te madhe sa qe edhe grate e femijet qene te reshtuar me luftetaret e lirise dhe pavaresise.

''mos na shtie ne ma ngushte,
sepse ndryshe kemi pushke.
kemi pushke jo besa pak,
S`shkelen malet jo pa gjak''.
''pushka e shehit, nje karafile
dyqind djem i ka pas pa hile''.
''T`na shkoje zani ne shtate krala
ne shtate krala ne ballkan
Lufte po bejne trimat per vatan''.
''Demir pasha po ben medet,
per nizamet qe mu feruan krejt''.
''Ska te dhjeta as nizame,
do mbajme arme
do mbajme xhephane,
Dibra mbetet sic ka qene''.
''Me toke teme mbreti c'ka?
rob askujt skemi per tju ba''.
''Ne prizren kane lidh besen
fjala e huta zjarr po qesin''.

''C'jemi shqiptare kemi dhene besen, faqe n'faqe gjithe do te vdesim''. ''Bini djem kush do me vdek, trojet tona kush ska me na i prek''. Dibra e male kuvendojne, pashane ktu ne se durojme malet tona cerdhe e lirise ju kujtonii zanin e Shqipnise''Pushka e maleve vendin tundi, kadale turk se te ka ardh fundi'' HAXHI VEHBI DIBRA :alb: (1867-1937) Kongresi i Dibres 1909 zgjodhi vehbi dibren kryetar te kuvendit. Ai mbeshteti perpjekjet per arsimin ne gjuhen Shqipe mr alfabetin me shkronja latine.Ne krye te delegacionit te Dibres mori pjese ne kuvendin kombetar ne vlore me 28 nentor 1912. Kuvendi i vlores e zgjodhi ate Kryetar parlamenti. Ai zevendesonte kryeministrin Qemali kur mungonte. Kreu dhe detyren e kryemyftyut te Shqiperise. i mbrujtur me patriotizem ai vuri kombesine mbi fene dhe punoi per bashkimin e shqipetareve.DOM NIKOLLE KACORI (1862-1917)
Klerik, atdhetar dhe veprimtar i dalluar i rilindjes kombetare. Ishte nga Lura e Dibres sherbeu ne famulline katolike ne Durres per 20 vjet. Ne te njejten kohe u dalllua si nje veprimtar ne fushen politike e kulturore. Gjate viteve 1905-1907 drejtoi kryengritjen e armatosur te Kurbinit. Mori pjese ne kongresin e Manastirit 1908 dhe ne ate te Elbasanit 1909, si dhe ne kryengritjet e medha antiosmane 1910-1912. Perfaqesoi krahinen e Durresit ne kuvendin kombetar te vlores qe shpalli me 28 nentor 1912 pavaresine e Shqiperise. Kuvendi e zgjodhi ate nenkryetar te qeverise se pare te kryesuar nga Ismail Qemali.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi