Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

Si ju duket forumi?

48% 48% [ 263 ]
13% 13% [ 72 ]
9% 9% [ 51 ]
6% 6% [ 31 ]
5% 5% [ 29 ]
18% 18% [ 98 ]

Totali i votave : 544


You are not connected. Please login or register

Mbi Namazin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Mbi Namazin prej 20.09.08 10:00

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Tė drejtuarit nga Kibla
1. Kur tė ngrihesh pėr t’u falur, o ti musliman, drejtohu nga Kibla kudo qė tė jesh, pėr faljen e namazit farz apo sunet. Kjo gjė ėshtė prej shtyllave tė namazit pa tė cilat namazi nuk ėshtė i vlefshėm.
2. Shkakrohet nga tė drejtuarit nga Kibla luftėtari nė rastin kur ai fal namazin e frikės dhe kur lufta ėshtė e ashpėr.* Po kėshtu shkarkohet nga ajo i pamunduri; si i sėmuri, ai qė ndodhet nė anije, apo nė makinė, nė aeroplan, apo qė ka frikė se mbaron koha e namazit. * Gjithashtu shkarkohet nga ajo ai i cili fal namaz vullnetar apo namazin e vitrit duke qenė i hipur mbi kafshė apo mbi ndonjė mjet tjetėr udhėtimi. Pėr kėtė person ėshtė e preferuar qė nėse ka mundėsi, tė drejtohet nga Kibla kur merr Tekbirin fillestar, dhe mė pas nuk ka problem nėse drejtohet andej nga e drejton kafsha e udhėtimit.
3. Ėshtė obligim pėr ēdokėnd qė e sheh
Kaben tė drejtohet nga ajo nė namaz, ndėrsa ai i cili nuk e sheh atė dhe
ndodhet larg saj, ai duhet tė drejtohet nė drejtim tė saj.

Gjykimi pėr namazin e falur jo i drejtuar nga
Kabja gabimisht:

4. Nėse dikush falet jo nė drejtim tė Kibles pėr shkak tė reve apo diēkaje tjetėr dhe pas pėrpjekjes pėr kėrkimin e drejtimit tė saj, atij i lejohet tė falet nė atė drejtim qė mendon se ėshtė Kibla dhe nuk e pėrsėrit mė namazin (nėse mė pas mėson se Kibla nuk ka qenė andej).
5. Nėse ky ėshtė duke u falur dhe vjen njė person i besueshėm tek ai, i cili e lajmėron se Kibla ėshtė nė drejtim tjetėr, ky e ka pėr detyrė tė kthehet menjėherė nga ajo dhe namazi i tij ėshtė i saktė.
2. Tė qėndruarit nė kėmbė
6. Tė qėndruarit nė kėmbė gjatė namazit ėshtė obligim dhe njė nga ruknet (shtyllat) e namazit,
por nga kjo pėrjashtohen rastet e mėposhtme:
* Ai person i cili fal namaz frike dhe nė rast lufte tė ashpėr; i lejohet kėtij qė tė falet mbi kafshė (kal apo deve). Po kėshtu edhe i sėmuri i cili nuk ka mundėsi tė qėndrojė nė kėmbė, i lejohet tė falet
ulur, e nėse nuk mundet ulur, atėherė tė falet i mbėshtetur. Gjithashtu edhe atij i cili fal namaz nafile, i lejohet qė tė falet mbi kafshė, ose ulur nėse dėshiron, ndėrsa rukunė dhe sexhden e bėn duke bėrė shenjė me kokė, dhe po
kėshtu vepron edhe i sėmuri, por pėrkuljen e kokės pėr sexhden e bėn mė shumė se pėr rukunė.

7. Nuk i lejohet atij qė falet ulur qė tė vendosė diēka tė ngritur nė tokė me qėllim qė tė bėjė sexhden mbi tė, por ajo qė duhet tė bėjė ėshtė vetėm pėrkulja e kokės
pėr sexhden mė shumė se sa pėr rukunė, siē e thamė mė sipėr, nėse nuk ka mundėsi qė ta prekė tokėn me ballin e tij.

Namazi nė anije dhe aeroplan:
8. Lejohet falja e namazit farz nė anije dhe po ashtu nė aeroplan.
9. Lejohet tė falesh ulur nė kėto mjete udhėtimi, nėse ke frikė se rrėzohesh.
10. Lejohet qė gjatė qėndrimit nė kėmbė nė namaz tė mbėshtetesh nė ndonjė shtyllė apo shkop, pėr shkak tė vjetėrsisė nė moshė apo dobėsisė nė trup.
Bashkimi mes qėndrimit nė kėmbė dhe uljes:
11. Lejohet qė namazin e natės ta falėsh duke qėndruar nė kėmbė ose i ulur, edhe pa arsye. Po kėshtu lejohet qė tė bashkosh mes kėtyre dyjave: qė tė falesh dhe tė lexosh
Kuran ulur, ndėrsa pak para se tė bėsh rukunė tė ngrihesh nė kėmbė, tė lexosh ajetet e mbetura duke qenė nė kėmbė, pastaj tė bėsh rukunė dhe sexhden. Pastaj
tė veprosh po kėshtu nė rekatin e dytė.

12. Nėse falesh ulur, lejohet qė tė ulesh kėmbėkryq ose nė ēdo lloj mėnyre tjetėr qė je mė rehat.
Falja e namazit me sandalet mbathur:
13. Lejohet qė gjatė namazit tė qėndrosh nė kėmbė i zbathur ose me sandale.
14. Dhe mė e preferuar ėshtė qė tė falesh herė kėshtu e herė ashtu, sit a kesh mė tė lehtė.
Nuk duhet tė mundohesh pėr veshjen e tyre me qėllim tė falesh me to dhe as pėr heqjen e tyre me qėllim qė tė falesh zbathur, por nėse je zbathur, falu zbathur
dhe nėse je mbathur, falu mbathur, pėrveē rasteve aksidentale.

15. Nėse i heq sandalet nė namaz, nuk duhet t'i venosėsh ato nga e djathta jote, por nga e majta nėse nga e majta nuk gjendet dikush tjetėr qė falet, pėrndryshe i vendos
para kėmbėve tė tua
[1].
Kėshtu ka ardhur me hadith tė saktė nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem).

Namazi mbi minber:
16. I lejohet imamit qė tė falet nė vend tė ngritur siē ėshtė minberi, me qėllim qė tė mėsojė
njerėzit. Lejohet qė ai tė qėndrojė nė kėmbė mbi tė, tė lexojė Kuran, tė bėjė rukunė dhe pastaj tė zbresė mbrapsht deri sa tė mund tė bėjė sexhden nė tokė,
rrėzė minberit, pastaj tė kthehet tek aid he tė veprojė nė rekatin tjetėr ashtu
si nė tė parin.

Obligueshmėria e tė falurit para Sutras[2] dhe tė afruarit nga ajo:
17. Ėshtė
obligim qė tė falesh para Sutras, pa pasur dallim nėse falesh nė xhami apo
jashtė saj, qoftė pėr tė madhin apo pėr tė voglin, sepse Pejgamberi (salallahu
alejhi ue selem) thotė: "Mos u fal
veēse para njė Sutra dhe mos lėr askėnd qė tė kalojė para teje (nė namaz), e
nėse ai ngul kėmbė qė tė kalojė, atėherė sulmoje, sepse me tė ėshtė
karini."
D.m.th. shejtani.

18. Ėshtė
obligim qė tė afrohesh nga sutra, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka urdhėruar pėr kėtė.

19. Distanca nga
sutra e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe vendi ku ai bėnte sexhden ishte aq sa kalonte delja, dhe kush vepron kėshtu, ai ėshtė afruar aq sa ėshtė obligim.
[3]
Lartėsia e Sutras:
20. Sutra duhet tė jetė rreth njė apo dy pėllėmbė e ngritur nga toka, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka
thėnė: "Nėse dikush nga ju vendos
para vetes njė send sa lartėsia e shkopi qė vendoset pas bishtit tė kafshės (qė
mban samarin), atėherė tė falet dhe tė mos e e ketė problem se kush kalon pas
saj."[4]

21. Duhet tė kthehesh nė drejtim tė Sutras dhe nė mes tė saj, sepse kjo ėshtė ajo qė kuptohet nga urdhri pėr namazin drejt sutras, ndėrsa mėnjanimi djathtas apo majtas saj duke mos qėndruar drejtpėrdrejt saj, ėshtė diēka qė nuk ka ardhur nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem).
22. Lejohet qė tė falesh drejt njė
shkopi tė ngulur nė tokė apo ngjashėm me kėtė, drejt pemės, shtyllės, ose drejt njė gruaje tė shtrirė nė krevat e cila ėshtė nėn mbulesė, ose drejt kafshės edhe nėse ėshtė deve.

Ndalimi i namazit nė drejtim tė varreve:
23. Nuk lejohet nė asnjė mėnyrė qė tė falesh nė drejtim tė varreve, qofshin varre tė Pejgaberėve apo tė njerėzve tė tjerė.
Ndalimi i tė kaluarit para atij qė falet qoftė edhe nė Mesxhid el Haram (Kabe):
24. Nuk lejohet tė kalosh para atij qė
falet nėse ai ka sutra para vetes, dhe pėr kėtė nuk ka dallim mes xhamisė sė Kabes dhe xhamive tė tjera. Qė tė gjitha xhamitė janė njėsoj pėr moslejimin e
kėsaj, bazuar nė kuptimin e pėrgjithshėm tė fjalės sė Pejgamberit (salallahu
alejhi ue selem): "Sikur ta dinte
ai qė kalonte para atij i cili ėshtė duke u falur, se ēfarė gjynahi merr,
atėherė qė tė qėndronte dyzet (hapa, apo njėsi tjetėr matėse) do tė ishte mė e
mirė pėr tė se sa tė kalonte para tij."
D.m.th.
kalimi mes atij qė falet dhe sutras sė tij.
[5]
Ai qė ėshtė duke u falur e ka obligim qė ta pengojė atė qė kalon para tij, qoftė edhe nė xhaminė e Kabes:
25. Nuk i lejohet atij qė falet para
sutras, qė tė lejojė ndokėnd tė kalojė para tij, bazuar nė hadithin e mėsipėrm: "…dhe mos lejo askėnd qė tė kalojė para
teje."

Pejgamberi
(salallahu alejhi ue selem) gjithashtu thotė: "Nėse dikush nga ju falet para njė sendi qė e mbulon nga njerėzit,
dhe ndokush kėrkon tė kalojė para tij, atėherė ta shtyjė atė nga gjoksi dhe ta
shmangė sa tė mundet."
Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr
thuhet: "Ta ndalojė atė –dy herė-
dhe nėse refuzon, atėherė ta sulmojė sepse ai ėshtė shejtan."


ecurit pėrpara pėr tė ndaluar kalimin para teje gjatė faljes:

26. Lejohet tė ecėsh njė apo dy hapa
pėrpara me qėllim qė tė ndalosh dikėnd qė kėrkon tė kalojė para teje gjatė
faljes, qoftė ajo kafshė apo fėmijė, me qėllim qė tė kalojė nga mbrapa teje.

Ēfarė e ndėrpret namazin27.
Nga rėndėsia e vendosjes sė Sutras nė namaz ėshtė se ajo bėhet pengesė mes atij qė falet dhe
prishjes sė namazit tė tij: me kalimin para tij, ndryshe nga ai i cili nuk
vendos Sutra, namazin e tė cilit e pret (prish) kalimi i gruas sė rritur,
gomari dhe qeni i zi.

Nijeti
28. Ai qė falet duhet patjetėr qė tė bėjė
nijetin pėr namazin qė ngrihet tė falė, duke e pėrcaktuar atė me zemrėn e tij,
si p.sh. pėr namazin farz tė drekės apo tė ikindisė, apo pėr faljen e suneteve
tė tyre pėr shembull. Nijeti ėshtė kusht ose shtyllė e namazit, ndėrsa tė
shprehurit e tij me gjuhė ėshtė bidat nė kundėrshtim me sunetin, dhe askush
prej bidatēinjve imitues tė Imamėve tė mėdhenj nuk e kanė thėnė kėtė gjė (se
nijeti shprehet me gojė).

Tekbiri fillestar
29. Pastaj e hap namazin duke thėnė
"Allahu Ekber", dhe kjo ėshtė shtyllė e namazit, sepse Pejgamberi
(salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: "Ēelėsi
i namazit ėshtė pastrami, ndalimi i tij[6]
ėshtė tekbiri dhe lejimi i tij ėshtė selami."

30.
Nuk duhet ngritur zėri me thėnien e
tekbirit nė asnjė prej namazeve vetėm nė rast se je imam.

31. Lejohet qė muezini ta pėrcjellė
tekbirin e imamit tek njerėzit nė rast nevoje (kur nuk dėgjohet zėri i imamit)
pėr shkak tė ndonjė sėmundje tė imamit, zėrit tė dobėt tė tij ose pėr shkak tė
numrit tė madh tė njerėzve qė falen pas atij imami.

32. Ata qė falen pas imamit nuk duhet tė
marrin tekbir veēse pas mbarimit tė thėnies sė tekbirit nga imami.

Ngritja e duarve dhe mėnyra e saj
33. Me marrjen e
tekbirit ngrihen edhe duart pėrnjėherė me tė, ose para tij ose pas tij. Qė tė
gjitha kėto kanė ardhur nė sunet.

34. Duart
ngrihen duke qenė me gishta tė shtrira.

35. Pėllėmbėt e
duarve i ngre deri nė lartėsinė e supeve, dhe ndonjėherė i ngre edhe mė shumė
deri nė lartėsinė e tė butave tė veshėve.
[7]
Vendosja e duarve dhe mėnyra e saj
36. Pastaj vendos dorėn e djathtė mbi tė
majtėn pas marrjes sė tekbirit, gjė e cila ėshtė prej suneneve tė pejgamberėve
(alejhimu selam), dhe me kėtė ka urdhėruar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) shokėt e tij, dhe nuk lejohet shtrirja e tyre.

37. Dorėn e djathtė e vendos mbi shpinėn e dorės sė majtė, mbi kyēin e saj dhe mbi parakrah.
38.
Ndonjėherė e kap dorėn e majtė me tė djathtėn.[8]
Vendi ku vendosen duart:
39. Duart vendosen vetėm mbi gjoks, si pėr burrat edhe pėr gratė.[9]
40. Nuk lejohet qė dorėn e djathtė ta
vendosėsh mbi ijė (nė namaz).

Frikėrespekti dhe shikimi nė vendin e sexhdes:
41. Njeriu duhet tė falet me
frikėrespekt dhe tė shmangė gjithēka qė ia largon vėmendjen nga ai, prej
zbukrimeve e gdhendjeve. As tė mos falet nė prezencė tė ushqimit dhe as duke qenė se mban urinimin dhe nevojat personale.

42. Kur je nė kėmbė duhet tė shohėsh nė
vendin ku vendos kokėn nė sexhde.

43. Nuk duhet tė kthehesh djathtas e
majtas nė namaz, sepse kthimi ėshtė vjedhje qė shejtani i vjedh robit nga
namazi i tij.

44. Nuk lejohet qė ta ngresh shikimin nė qiell (gjatė namazit).
Lutja e hapjes sė namazit:
45. Pastaj e fillon leximin me disa lutje tė pėrcjella nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), dhe ato janė tė shumta. Prej tyre ėshtė: "Subhaneke Allahume ue bihamdike, ue tebareke
ismuke, ue teala xhedduke, ue la ilahe gajruke"
(I Pastėr
je Ti, O Zoti im nga ēdo e metė. U shenjtėroftė Emri Yt! U lartėsoftė Krenaria
Jote! Nuk ka tė adhuruar tjetėr (me tė drejtė) pėrveē Teje.)

Duaja pėr fillimin e namazit ėshtė urdhėruar nga
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kėshtu qė ajo duhet tė bėhet.

Leximi nga Kurani nė namaz
46. Pastaj i kėrkon mbrojtje Allahut nga shejtani i mallkuar, gjė e cila ėshtė vaxhib dhe nė lėnien e saj ka gjynah.
47. Suneti ėshtė
qė herė tė thuash: "Eudhu bilahi mine shejtani rraxhim, min hemzihi ue
nefkhihi ue nefthihi" (I kėrkon mbrojtje Allahun nga shejtani i mallkuar,
nga nxitja e tij, fryrja e tij dhe nefthi i tij!) –Nefthi nė kėtė rast ėshtė
poezia e dėnuar, negative.

48. Dhe herė tė
thuash: "Eudhu bilahi es semijil alim, mine shejtani rraxhim, min hemzihi
ue nefkhihi ue nefthihi".

49. Pastaj thua
nėn zė (pa zė), si nė namazet ku Kurani lexohet me zė edhe nė ato ku lexohet pa
zė: "Bismilahi rrahmani rrahim".

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

2 Re: Mbi Namazin prej 20.09.08 10:08

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Leximi i sures Fatiha:
50. Pastaj lexon
suren Fatiha plotėsisht –ku pėrfshihet edhe Bismila-ja- dhe leximi i saj
(Fatihasė) ėshtė rukn (shtyllė) e namazit pa tė cilėn namazi nuk vlen. Kėshtu
qė tė huajt (joarabėt) e kanė vaxhib qė ta mėsojnė atė.

51. Ndėrsa ai i
cili nuk mundet ta mėsojė atė, atėherė i mjafton tė thotė "Subhanallah uel
hamdu lilah ue la ilahe ilallah ue Allahu ekber, ue la haule ue la kuvete ila
bilah" (I lartėsuar qoftė Allahu! Tė gjitha lavdėrimet dhe falėnderimet
janė vetėm pėr Allahun. Nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut dhe Allahu
ėshtė mė i Madhi! Nuk ka mundėsi dhe as fuqi veēse me Allahun.)

52. Suneti ėshtė
qė Fatihaja tė lexohet me ndėrprerje pas ēdo ajeti, duke vepruar kėshtu: Tė
thuash: "Bismilahi rrahmani rrahim", pastaj tė pushosh, pastaj tė
thuash: "Elhamdu lilahi rabil alemin", pastaj tė pushosh, pastaj tė
thuash: "Er rrahmani rrahim", e kėshtu deri nė fund tė sures.

Kėshtu ishte leximi i Pejgamberit (salallahu alejhi ue
selem) nė tė gjitha suret: qėndronte nė krye tė ēdo ajeti dhe nuk e lidhte njė
ajet me ajetin pasardhės, edhe nėse kuptimi i ajetit pasardhės lidhet me ajetin
paraardhės.

53. Lejohet qė
tė lexohet "Maliki" me theksin te a-ja, dhe lejohet tė lexohet
"Meliki" me theksin te i-ja e fundit.

Tė lexuarit e fatihasė nga ai qė falet pas njė
imami:

54. Ai i cili
falet pas njė imami e ka obligim (vaxhib) qė ta lexojė Fatihanė pas imamit nė namazet ku lexohet pa zė dhe nė ato ku lexohet me zė nėse nuk e dėgjon leximin
e imamit, ose nėse imami hesht pas leximit tė Fatihasė me qėllim qė xhemati tė
mund ta lexojnė Fatihanė! Megjithėse ne mendojmė se kjo heshtje dhe qėndrim i
imait nuk ka ardhur nė sunet.

Tė lexuarit nga Kurani pas leximti tė Fatihasė:
55. Ėshtė sunet
qė pas leximti tė Fatihasė tė lexohet edhe njė sure tjetėr, ose tė disa ajeteve
nė dy rekatet e para tė namazit, madje edhe nė namazin e xhenazes.



56. Herė lexon gjatė dhe herė shkurt pas leximit tė Fatihasė, sipas kushteve si nė rastin kur
je nė udhėtim, ose i sėmurė ose kur qan fėmija.

57. Tė lexuarit
nga Kurani ndryshon me ndryshimin e namazeve; leximi nė namazin e sabahut, pėr
shembull, ėshtė mė i gjatė se leximi nė namazet e tjera, pastaj vjen dreka,
pastaj ikindia, pastaj jacia dhe pastaj akshami, nė shumicėn e rasteve.

58. Ndėrsa leximi
nė namazin e natės ėshtė mė i gjatė se leximi nė tė gjitha kėto namaze.

59. Suneti ėshtė
qė leximi nė rekatin e parė tė jetė mė i gjatė se nė rekatin e dytė.

60. Dhe leximi
nė dy rekatet e fundit tė jetė mė i shkurtėr se nė dy rekatet e para, sa gjysma
e tyre.

Tė lexuarit e Fatihasė nė ēdo rekat:


61. Leximi i Fatihasė ėshtė vaxhib nė ēdo rekat.
62. Ėshtė sunet qė pėrveē saj tė lexohet edhe diēka tjetėr nga Kurani nė dy rekatet e fundit, ndonjėherė.
63. Nuk lejohet
qė imami tė lexojė mė gjatė se ajo qė ka ardhur nė sunet, sepse kėshtu ai ngushton ndokėnd qė falet pas tij prej tė moshuarve, tė sėmurėve, grave
gjidhėnėse apo ndonjė nevojtari.

Tė lexuarit me zė dhe tė lexuarit pa zė nė namaz:
64. Lexohet me zė nė namazin e sabahut,
tė xhumasė, tė dy festave, tė shiut, tė eklipsit, nė dy rekatet e para tė
akshamit dhe nė dy rekatet e para tė jacisė.

Lexohet pa zė nė namazin e drekės, tė ikindisė, nė rekatin e tretė tė akshamit dhe nė dy rekatet e fundit tė jacisė.
65. Lejohet qė imami tė nxjerrė zė qė ta
dėgjojė xhemati nė leximin e ndonjė ajeti nė namazet ku lexohet pa zė.

66. Ndėrsa nė namazin e vitrit dhe nė
namazin e natės lexohet herė pa zė dhe herė me zė por nuk e ngre shumė zėrin.

Tė lexuarit e Kuranit ngadalė:
67. Suneti ėshtė
qė Kurani tė lexohet ngadalė, as shpejt dhe as lodhshėm, por me lexim tė qartė
gėrmė pėr gėrmė dhe duke e zbukuruar leximin me zėrin tėnd.

Mund ta kėndosh Kuranin brenda kufijve tė rregullave
tė njohura nė texhvid, por nuk lejohet ta kėndosh atė sipas melodive tė
shpikura dhe as sipas rregullave tė muzikės.

Tė kujtuarit imamin nėse ai harron gjatė leximit:
68. Lejohet pėr xhematin qė ta kujtojė
imamin nėse ai harron apo ngatėrrohet gjatė leximit tė Kuranit nė namaz.


Rukuja –pėrkulja e kurrizit
69. Pasi mbaron sė lexuari, pushon pak sa tė marrėsh frymė.
70. Pastaj ngre duart si nė formėn e
pėrmendur mė parė nė tekbirin fillestar.

71. Thua "Allahu Ekber", gjė e cila ėshtė vaxhib tė thuhet.
72. Pastaj pėrkulesh nė ruku deri sa
gjymtyrėt tė zenė vend dhe secila prej tyre tė qetėsohet, dhe kjo ėshtė rukn(shtyllė nė namaz).

Forma e rukusė:
73. Duart i vendos mbi gjunjė dhe i mbėshtet
mirė mbi to me gishtat e duarve tė hapura sikur shtrėngon gjurin, dhe e gjitha kjo ėshtė vaxhib nė namaz.

74. Shpinėn e shtrin dhe e drejton sa qė
sikur tė hidhej ujė mbi shpinė, tė qėndronte mbi tė. Kjo ėshtė vaxhib nė namaz.

75. Koka nuk ulet dhe as nuk ngrihet por
mbahet nė njė nivel me trupin.

76. Bėrrylat i largon nga ijet.
77. Dhe duke qenė nė ruku thua:
"Subhane rabiel adhim", tre ose mė shumė herė.[10]

Barazimi mes rukneve (shtyllave tė namazit):
78. Ėshtė prej sunetit qė tė barazosh mes
rukneve tė namazit; qė rukuni, ngritjen pas rukusė, sexhden dhe qėndrimin ulur
mes dy sexhdeve t'i bėsh afėrsisht njėsoj pėr nga gjatėsia.

79. Nuk lejohet qė nė ruku apo nė sexhde
tė lexohet nga Kurani.

Tė drejtuarit pas rukusė:
80. Pastaj ngre kurrizin nga rukuja
duke u drejtuar dhe kjo vepėr ėshtė prej rukneve tė namazit.

81. Gjatė tė drejtuarit thua:"Semiallahu limen hamideh" –Allahu e dėgjon atė qė e falėnderon Atė. Kjo vepėr ėshtė nga vaxhibet e namazit.
82. Gjatė tė drejtuarit ngre duart nė formėn e pėrshkruar mė parė.
83. Pastaj qėndron drejt i qetė deri sa
ēdo pjesė e trupit tė shkojė nė vendin e vet, dhe kjo ėshtė rukn nė namaz.

84. Nė kėtė drejtqėndrim thua: "Rabena ue lekel hamd"[11]
–O Zoti ynė! Ty tė takon lavdėrimi. Kjo gjė ėshtė vaxhib pėr ēdokėnd qė falet,qoftė edhe pėr imamin[12];
sepse ky dhikėr ėshtė trėndafili i drejtqėndrimit, ndėrsa thėnia
"Semiallahu limen hamideh" ėshtė trėndafili i ngritjes nga rukuja.

85. Mes kėtij qėndrimi nė kėmbė dhe
rukusė bėn barazim pėr nga gjatėsia, siē e thamė mė sipėr.

Sexhdja

86. Pastaj thua: "Allahu ekber", gjė e cila ėshtė vaxhib.
87. Dhe ndonjėherė i ngre duart (kur bie nė sexhde).
Rėnia nė sexhde:
88. Pastaj bie nė sexhde mbi duar duke i
vendosur ato para gjunjėve, gjė me tė cilėn ka urdhėruar Pejgamberi (salallahu
alejhi ue selem), ėshtė vėrtetuar nga vepra e tij dhe ai ka ndaluar nga tė
ngjasuarit me uljen e devesė, e cila ulet mbi gjunjėt e pėrparme.

89. Kur bėn sexhden, gjė e cila ėshtė
rukėn nė namaz, mbėshtetesh mbi pėllėmbėt e duarve dhe i hap ato.

90. Ndėrsa gishtat e duarve i bashkon me njėri-tjetrin.
91. Duke i drejtuar nga Kibla.
92. Duart i vendos paralel me supet.
93. Dhe ndonjėherė paralel me veshėt.
94. Bėrrylat duhet t'i ngresh nga toka detyrimisht (vaxhib) dhe nuk duhet t'i mbėshtesėsh nė tokė ashtu siē bėn qeni.
95. Hundėn dhe ballin i mbėshtet mirė nė tokė, dhe kjo ėshtė rukn nė namaz.
96. Po kėshtu edhe gjunjtė i mbėshtet mirė nė tokė.
97. Po kėshtu edhe majat e gishtave tė kėmbėve.
98. Kėmbėt i mban drejt (mbi majat e gishtave), dhe tė gjitha kėto janė vaxhib nė namaz.
99. Majat e gishtave tė kėmbėve i pėrthyen me drejtim nga Kibla.
100. Thembrat e kėmbėve i bashkon me njėra-tjetrėn.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

3 Re: Mbi Namazin prej 20.09.08 10:17

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
150. Pastaj ngrihesh pėr rekatin e tretė,
i cili ėshtė rukn ashtu si edhe ai pas tij.



151. Po kėshtu vepron edhe kur ngrihesh pėr
rekatin e katėrt.



152. Por para se tė ngrihesh nė rekatin e
katėrt duhet tė qėndrosh ulur mbi kėmbėn e majtė aq sa ēdo gjymtyrė tė zėrė
vendin e vet.



153. Pastaj ngrishesh duke u mbėshtetur
mbi duar, ashtu siē vepron kur ngrihesh pėr rekatin e dytė.



154. Pastaj lexon suren Fatiha nė rekatin
e tretė dhe tė katėrt, gjė e cila ėshtė vazhib nė namaz.



155. Ndonjėherė shton pas saj ndonjė ajet
apo mė shumė.



Kunuti (duaja) nė rast fatkeqėsije dhe vendi i
tij:



156. Ėshtė sunnet
qė tė bėsh kunut dhe tė lutesh pėr muslimanėt nė rast fatkeqėsie tė
pėrgjithshme.



157. Vendi i tij
ėshtė qė tė bėhet pasi tė ngrihesh nga rukuja dhe pas fjalės "Rabbena ue
lekel hamdu".



158. Pėr kėtė nuk
ka ndonjė lutje tė prerė, por lutesh sipas fatkeqėsisė sė ndodhur.



159. Gjatė kėsaj
duaje ngre duart.



160. Nėse je
imam, duhet ta bėsh duanė me zė.



161. Ata qė falėn
pas imamin duhet tė bėjnė "amin!" (pas ēdo lutje dhe heshtje tė
imamit).



162. Kur tė
pėrfundosh duanė, merr tekbir dhe bie nė sexhde.



Kunuti (duaja) e namazit tė vitrit dhe shprehja
e tij:



163. Kunuti i
vitrit ėshtė i ligjėruar qė tė bėhet ndonjėherė.



164. Vendi i tij
ėshtė para rukusė, ndryshe nga kunuti nė rast fatkeqėsie.



165. Nė kunutin e vitrit lutesh me kėtė
lutje:



"Allahume
ihdini fijmen hedejte, ue afini fijmen afekte, ue teveleni fijmen tevelejte, ue
barik li fijma eatejte, ue kini sherra ma kadajte, fė inneke tekdi ue la jukda
aleje. Innehu la jedhilu men ualejte ue la jeazzu men adete.
Tebarekte
rabbena ue tealejte, ue la menxha minke ila ilejke."



166. Kjo dua
ėshtė nga mėsimet e tė Dėrguarit tė Allahut (salallahu alejhi ue selem), ndaj
nuk duhet tė shtohet mbi tė, pėrveē dėrgimit tė salavateve mbi Pejgamberin
(salallahu alejhi ue selem) e cila lejohet, pasi qė kjo gjė ėshtė pėrcjellė nga
sahabet (Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre!).



167. Pastaj bėn
rukuni dhe dy sexhdet, siē e pamė mė sipėr.



Teshehudi i fundit dhe mėnyra e uljes nė tė:


168. Pastaj ulesh
pėr teshehudin e fundit dhe qė tė dy ata (teshehudet) janė vaxhib nė namaz.



169. Vepron nė tė
ashtu si nė teshehudin e parė.



170. Pėrveē se nė
kėtė teshehud ulesh nė atė mėnyrė qė kofsha dhe e ndenjura e majtė vendoset mbi
tokė, ndėrsa tė dyja kėmbėt i nxjerrė nga njėra anė, duke e futur kėmbėn e
majtė nėn kėrcirin e kėmbės sė djathtė.



171. Ndėrsa
kėmbėn e djathtė e mban tė drejtuar (tė ngritur).



172. Ndonjėherė
lejohet qė ta shtrish edhe atė me kurriz nė tokė.



173. Me dorėn e
majtė kap gjurin e majtė dhe mbėshtetesh mbi tė.



Obligueshmėria e tė dėrguarit salavat mbi
Pejgamberin dhe tė kėrkuarit e mbrojtjes sė Allahut pėr katėr gjėra:



174. Nė kėtė
teshehud ėshtė vaxhib qė tė dėrgosh salavat mbi Pejgamberin (salallahu alejhi
ue selem), disa prej shprehjeve tė sė cilit i pėrmendėm nė teshehudin e parė.



175. Si dhe t'i
kėrkosh mbrojtje Allahut nga katėr gjėra: "Allahume inni eudhu bike min
adhabi xheheneme ue min adhabil kabr, ue min fitnetil mehja uel mezati, ue min
sherri fitneti el mesiti ed dexhal." (O Zot! Tė kėrkoj mbrotje nga dėnimi
i xhehenemit, nga dėnimi i varrit, nga sprova e jetės dhe e vdekjes dhe nga
sprova e dexhalit!).



Lutjet para dhėnies selam:


176. Pastaj lutesh
pėr veten tėnde me ēfarė tė dėshirosh prej lutjeve tė ardhura nė Kuran dhe nė
Sunet, tė cilat janė tė shumta e tė mira. Nėse nuk di asnjė prej atyre lutjeve,
lutesh me ēfarė ta kesh mė lehtė pėr gjėra qė tė bėjnė dobi nė dynja dhe nė
ahiret.



Dhėnia e selamit dhe llojet e tij:


177. Pastaj jep
selam nga ana e djathtė, gjė e cila ėshtė rukn nė namaz, deri sa tė duket e
bardha e nofullės sė djathtė.



178. Pastaj jep
selam nga ana e majtė deri sa tė duket e bardha e nofullės sė majtė, qoftė edhe
nė namazin e xhenazes





179. Imami duhet
ta ngrejė zėrin me dhėnien e selamit, me pėrjashtim tė namazit tė xhenazes.



180. Dhėnia e
selamit ka disa forma:



E para: "Es
selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu"; nga ana e djathtė, dhe
"Es selamu alejkum ue rahmetullah"; nga ana e majtė.



E dyta: Njėsoj si e
para por pa shtuar "ue berekatuhu".



E treta: "Es
selamu alejkum ue rahmetullah"; nga e djathta dhe "Es selamu
alejkum"; nga e majta.



E katėrta: Jep vetėm
njė selam pėrpara vetes duke anuar pak nga e djathta.





Vėlla mysliman! Kjo ėshtė ajo qė m'u mundėsua nga
pėrmbledhja e formės sė namazit tė Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem),
duke u pėrpjekur qė ta afroj dhe ta lehtėsoj atė pėr ty, ,e qėllim qė ta kesh
tė qartė dhe ta pėrfytyrosh nė mendjen tėnde njėsoj sikur ta shohėsh me sytė e
tu.



N.q.s ti falesh ashtu si ta pėrshkrova prej namazit tė
Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), unė shpresoj nga Allahu i Madhėruar qė
ta pranojė atė prej teje, sepse nė kėtė rast ti ke praktikuar me tė vėrtetė
fjalėn e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): "Faluni siē mė shihni mua tė falem."



Pas kėsaj, ti nuk duhet tė harrosh pėrkujdesjen pėr
prezentimin e zemrės dhe frikėrespektit nė namaz, gjė e cila ėshtė qėllimi mė i
madh nga tė qėndruarit e robit para Allahut tė Madhėruar nė namaz. Nė varėsi tė
realizimit nė veten tėnde tė kėtyre qė tė pėrshkrova prej frikėrespektit dhe
imitimit tė namazit tė Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), do tė korrėsh
frytet e shpresuara tė cilat i ka pėrmendur Zoti ynė i Madhėruar nė Fjalėn e
Tij: "Vėrtet qė namazi ndalon nga
shthurja dhe e keqja."


Nė mbyllje: Lus
Allahun e Madhėruar qė ta pranojė prej nesh namazin tonė dhe tė gjitha veprat e
mira, dhe tė na i rezervojė shpėrblimet e tyre pėr nė Ditėn kur ta takojmė Atė:
"Ditė nė tė cilėn nuk bėn dobi as
pasuria dhe as fėmijėt, pėrveē atij i cili shkon tek Allahu me zemėr tė pastėr
.

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi