Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!

You are not connected. Please login or register

ILAHITE ISLAME

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 ILAHITE ISLAME prej 20.09.08 9:39

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
ILAHITE ISLAME


Falėnderimet i takojnė vetėm Allahut tė Madhėruar,
pėrshėndetjet dhe nderimet ia dėrgojmė tė dėrguarit tė Tij (paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi tė), familjes, shokėve tė tij dhe gjithė atyre qė pasojnė
udhėzimin e tij deri nė ditėn e gjykimit.



Ajo qė njihet sot me emrin “ilahi islame” ka ekzistuar edhe nė kohėt e
mėparshme, por e quajtur ndryshe. Nė atė kohė ilahitė njiheshin me emrat
“Tagbir” dhe “Kasaid”.

Tė parėt tanė tė ndershėm ua tėrhoqėn vėrejtjen njerėzve nga ilahitė dhe
gjėrave tė ngjashme me to. Kur ėshtė pyetur imam Ahmedi se ēfarė mendimi kishte
pėr personat tė cilėt merreshin me kasaid, ėshtė pėrgjigjur: Eshtė bidat dhe ulja
me ata qė e praktikojnė nuk lejohet.
Ndėrsa, imam Shafiu ka thėnė: Nė Bagdad lashė pas diēka tė cilėn e kishin
shpikur zindikėt (prishėsit e fesė), e quanin “tagbir” dhe e pėrdornin me
qėllim qė tė largonin njerėzit sa mė shumė nga Kurani.
Pas fjalės sė imam Shafiut, Ibėn Tejmija shprehet duke thėnė: Kjo tregon
njohjen dhe diturinė e plotė tė imam Shafiut nė kėtė fe. Dihet se kur zemra
mėsohet duke dėgjuar vargje dhe ilahi, ndien kėnaqėsi e si rrjedhojė ndodh
largimi nga dėgjimi i Kuranit. Pra, njeriu mjaftohet duke dėgjuar shejtanin nė
vend qė tė dėgjojė Rrahmanin.[1]
Gjithashtu ka thėnė: Ata tė cilėt dėgjonin kėtė gjė tė shpikur tė cilėn imam
Shafiu e konsideroi si shpikje dhe prishje tė fesė, nuk merrnin pjesė nė kėto
tubime me gra e djelmosha, nė praninė e tingujve dhe fyejve. Pėrkundrazi,
poezitė qė kėndonin ftonin nė asketizėm dhe zbusnin zemrat.[2]
Dijetari i islamit Ibėn Tejmije, u pyet pėr njė person i cili e konsideron
dėgjimin e kėtyre fjalėve metodė pėr tė thirrur njerėzit qė tė pendohen tek
Allahu nėpėrmjet tyre. Teksti origjinal i pyetjes ėshtė: Njė grup njerėzish
bėnin gjynahe tė mėdha, si; vrasja, vjedhja, pirja e alkolit etj. Njė shejh i
njohur si i mirė nė mesin e tyre dhe pėr pasim tė sunetit, deshi ti ndalonte
kėta njerėz nga gjynahet e mėdha, por nuk gjeti rrugė tjetėr pėrpos kėtij lloj
grumbullimi nė mėnyrė qė tė dėgjojnė. Fjalėt qė do tė kėndoheshin do tė
shoqėroheshin me def, pa tinguj, ndėrsa kėnga do tė ishte poezi e lejuar dhe e
pashoqėruar me fyell. Kur u realizua ky takim, u penduan njė grup prej tyre
derisa ai qė nuk falej, ai qė vidhte dhe ai qė nuk jepte zekat, filluan tė
ruheshin nga dyshimet, ti praktikojnė detyrimet dhe tu largohen tė ndaluarave.
A i lejohet kjo vepėr kėtij dijetari pėrderisa nė praktikimin e saj ka shumė
pėrfitime, dhe duke mos harruar faktin se dijetari nuk mundet ti thėrrasė nė
rrugė tė drejtė, vetėm se nė kėtė mėnyrė?
Dijetari i islamit Ibėn Tejmije u pėrgjigj me njė pėrgjigje tė zgjeruar: Me tė
vėrtetė qė dijetari qė pėrmendet ka patur pėr qėllim pendimin e tyre nga
gjynahet e mėdha, dhe nuk gjeti rrugė tjetėr vetėm se kėtė qė u pėrmend; rrugėn
e bidatit (shpikjes). Kjo tregon qartė injorancėn e kėtij dijetari rreth
rrugėve tė lejuara, nėpėrmjet tė cilave pendohen mėkatarėt, ose ky dijetarė nuk
ka mundur ti gjejė ato.
Dijeni se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė), shokėt e tij
dhe tabiinėt (ata qė erdhėn pas shokėve tė tij) thėrrisnin njerėz mė tė kėqinj
se kėta qė u pėrmendėn, siē ishin; ithtarėt e mosbesimit dhe mėkateve. Ata
thėrrisnin me rrugė tė lejuara nėpėrmjet tė cilave Allahu i bėri tė mos kenė
nevojė pėr rrugėt e shpikura.[3]
Nga dėmet e tė ashtuquajturave “ilahi islame”, janė:

1) Janė shpikje nė fe dhe ngjasojnė me shpikjen e Sufijve,
2) Eshtė pėrngjasim me ithtarėt e librit,
3) Quhen islame por islami qėndron shumė larg tyre,
4) Eshtė pėrngjasim me mėkatarėt dhe meloditė qė ata pėrdorin nė kėngėt e tyre,
5) Ndodhė ajo qė quhet “fitne (mahnitje)” ndaj zėrave tė bukur e tė hollė,
6) Hutojnė tė rinjtė nga Kurani dhe dija e dobishme,
7) I mėson dėgjuesit tė dėgjojnė edhe muzikėn e paturpshme,
Pėrdoret pėr ti ftuar tė tjerėt nė parti dhe grupacione tė ndryshme,
9) Shoqėrohet edhe me vegla muzikore, si; defi etj.
Mė poshtė do tė paraqesim disa fetua (thėnie) tė dijetarėve tė sunetit, nė
lidhje me “ilahitė islame”
Dijetari i madh, Muhamed Nasirudin el
Albani:
"Ilahitė islame janė prej veēorive tė Sufijve"
Pyetje: Cfarė gjykimi kanė tė ashtuquajturat “ilahi islame”?
Pėrgjigje: Ajo qė mendoj unė pėr kėto ilahi fetare, tė cilat
kanė qenė veēori e tarikateve sufije ku shumė djelmosha besimtarė i kritikonin
ato, ėshtė se ata arrinin nė ekstrem duke lavdėruar Profetin (paqja dhe bekimet
e Allahut qofshin mbi tė). Ato pėrmbanin kėrkim ndihme nga tė tjerė pėrveē Allahut
tė Madhėruar.
Pas ilahive qė pėrmendėm erdhėn disa ilahi tė reja, tė cilat sipas meje
ndryshojnė nga ato qė kanė qenė mė parė. Nė to ka ndryshime tė shumta pėrsa i
pėrket largimit nga shirqet dhe idhujtarizmat qė gjendeshin nė ilahitė e
mėparshme. Ajo qė duhet tė dimė tė gjithė, ėshtė fakti se ēdo muslimani i del si detyrė tė zbulojė
rrugėn nė tė cilėn ka qenė Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi
tė). Kushdo qė kėrkon nė librin e Allahut dhe nė hadithet e tė Dėrguarit tė
Tij, madje edhe nė udhėzimin e tė parėve tanė tė mirė, kurrsesi nuk mund tė
gjejė nga ato qė sot i quajnė; ilahi fetare.
Edhe pse nė ilahitė e sotme kanė ndryshuar shumė nga gjėrat qė gjendeshin nė
ilahitė e vjetra, siē ishte; teprimi nė lavdėrimin e Profetit (paqja dhe bekimet
e Allahut qofshin mbi tė), neve na mjaftojnė si argument pėr mospranimin e
kėtyre ilahive, tė cilat po pėrhapen nė mesin e tė rinjve me pretendimin se nuk
pėrmbajnė ndonjė thyerje rregulli nė sheriat, pra na mjaftojnė si argument dy
gjėra. E para: Kėto ilahi nuk ekzistonin nė udhėzimin e tė parėve tanė tė mirė,
dhe e dyta; Me sa kam vėnė re, nė realitet ato janė tė rrezikshme. Po vėrejmė
tė rinjtė musliman se po hutohen mbas kėtyre ilahive fetare, madje i kėndojnė
ato siē thuhej mė para “Huxhejra” nė ēdo kohė.
Kjo i largoi ata nga kujdesi pėr tė lexuar Kuranin, apo pėr tė pėrmendur
Allahun e pėr tė bėrė salauate mbi tė dėrguarin e Tij (paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi tė) ashtu siē ka ardhur nė hadithe tė sakta. Pėr kėtė shkak
apo pėr ndonjė tjetėr i cili largon nga e vėrteta, Profeti (paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: Lexojeni bukur Kuranin dhe mbajeni fortė atė.
Betohem nė Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, se ky Kuran
largohet nga krahėrorėt e burrave mė shpejt se deveja e zgjidhur.[4]

Dijetari i madh, Muhamed bin Salih el
Uthejmin: "Ilahitė islame, ilahi tė shpikura"

Pyetje: A lejohet qė njė grup burrash tė kėndojnė sė bashku
ilahi? A lejohet qė tė shoqėrohet kėndimi i tyre me pėrdorimin e defit? A janė
tė lėjuara ilahitė pėrveē nė bajrame dhe nė dasma?
Pėrgjigje: Ilahitė islame janė ilahi tė shpikura dhe
pėrngjasojnė me atė qė shpikėn Sufijtė. Duhet tė distancohemi nga ato dhe tė
shkojmė tek kėshillat e Kuranit dhe sunetit, me pėrjashtim tė momenteve tė
luftės kur ato nxisin pėr tė pėrparuar nė luftė nė rrugė tė Allahut, kjo ėshtė
diēka e mirė. Nėse nė kėtė rast i bashkohet ndonjė vegėl muzikore si defi,
atėherė kjo ėshtė mė larg tė vėrtetės.[5]
Dijetari i madh, Salih el Feuzan: "Na
del si detyrė qė tė ruhemi nga kėto ilahi, ta ndalojmė shitblerjen dhe
qarkullimin e tyre"

Dijetari i nderuar Salih el Feuzan ka thėnė: Ajo qė duhet tė kemi parasysh
ėshtė se; ajo qė qarkullon me shumicė nė mesin e tė rinjve musliman, kasetat e
inēizuara me ilahi me zė tė pėrbashkėt tė cilat i quajnė “ilahi islame”, nė
realitet janė njė lloj muzike. Ka raste qė kėto ilahi kėndohen me zėra
provokues, madje shiten nėpėr panairet e kasetave bashkė me kasetat e Kuranit
dhe ligjėratave fetare. Pra, emėrtimi i tyre si “ilahi islame” ėshtė i gabuar,
sepse islami nuk na ka lejuar ilahitė por na ka lejuar; pėrmendjen e Allahut tė
Madhėruar, leximin e Kuranit dhe kėrkimin e dijes sė dobishme.
Ilahitė i pėrkasin fesė sė shpikur tė Sufijve, tė cilėt e konsiderojnė fenė
dėfrim dhe lojė. Gjithashtu, nėse do ti konsiderojmė ilahitė si pjesė tė fesė,
kjo do tė thotė tu shėmbėllejmė tė krishterėve tė cilėt e kanė shndėrruar fenė
e tyre nė tinguj dhe kėngė nė grup.
Eshtė detyrė pėr ne qė tė kemi kujdes nga kėto ilahi, ta ndalojmė shitblerjen
dhe qarkullimin e tyre. Kėsaj qė thamė i shtoni edhe faktin qė kėto ilahi
pėrmbajnė dhe nxisin fitnet (pėrēarjet) si pasojė e entuziazmit tė tepruar,
duke krijuar kėshtu rrėmujė nė mesin e muslimanėve.
Ai qė merret me qarkullimin e kėtyre ilahive, mund tė argumentohet duke thėnė
se; para Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė) recitoheshin
poezi dhe ai i dėgjonte duke i miratuar ato.
Kėtij personi i pėrgjigjemi duke thėnė; poezitė qė recitoheshin nė prezencė tė
Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė) nuk recitoheshin nė kor
dhe me zė si kėngėt, gjithashtu nuk quheshin “ilahi islame” por “poezi arabe”
tė cilat pėrmbanin fjalė tė urta, shembuj, cilėsi tė trimėrisė dhe bujarisė.
Sahabėt nuk i recitonin ato nė kor, dhe pse pėrmbanin kujtime tė rėndėsishme.
Ata recitonin poezi nė kohėn kur kishin punė tė lodhshme, siē ėshtė; ndėrtimi
apo udhėtimi natėn.
Kjo qė thamė tregon pėr lejimin e kėtij lloji recitimi nė raste tė veēanta, dhe
jo tė shndėrrohet nė njė prej arteve tė edukimit dhe thirrjes pėr nė rrugė tė
Allahut, siē po ndodh sot.
Kėto ilahi u mėsohen nxėnėsve duke i quajtur ilahi islame ose fetare, por kjo
padyshim qė ėshtė shpikje nė fe dhe bėn pjesė nė fenė e shpikur tė Sufijve,
sepse vetėm ata njihen qė ti kenė konsideruar ilahitė si pjesė tė fesė.
Na del si
detyrė qė tė jemi tė kujdesshėm ndaj kėtyre kurtheve dhe tė ndalojmė
shitblerjen e tyre. E keqja fillon me pak, por me kalimin e kohės rritet e
shumohet nėse ne nuk e shkatėrrojmė qė nė fillimet e saj.[6]
"Nuk ekziston termi “ilahi islame” nė
librat e tė parėve tanė tė mirė"

Pyetje: Dijetari ynė i nderuar! Janė shtuar fjalėt rreth
ilahive islame, madje disa i kanė lejuar ato, e disa thonė se kėto ilahi i
pėrdorin nė vendė tė kasetave muzikore. Cili ėshtė mendimi juaj?
Pėrgjigje: Ky lloj emėrtimi nuk ėshtė i saktė, madje ėshtė
emėrtim i shpikur sepse nuk ekziston nė librat e tė parėve tanė tė mirė dhe tė
atyre qė u merret fjala pėr bazė (dijetarėve). Ajo qė dihet, ėshtė se; Sufijtė
i konsiderojnė ilahitė si pjesė tė fesė dhe e quajnė ndryshe “sema-dėgjim”. Nė
kohėn tonė nė tė cilėn janė shtuar grupet dhe partitė, ka ndodhur qė ēdo parti
tė ketė ilahi entuziazmuese nėn emrin “ilahi islame”. Ky lloj emėrtimi nuk
ėshtė i saktė, dhe si rrjedhojė nuk lejohet posedimi i kėtyre ilahive dhe as
shpėrndarja e tyre tek njerėzit.[7]
Hirėsia e tij, myftiu i Arabisė Saudite: AbdulAziz ali
Shejh: "Ilahitė islame nuk lejohen"
Pyetje: Cfarė gjykimi ka pėrplasja e duarve nė dasma nga
gratė, kur ato i shoqėron kėndimi i ilahive islame?
Pėrgjigje: Sė pari mund tė themi se emėrtimi i kėtyre ilahive
si “islame” dhe pėrdorimi nė dasma nuk lejohet, sepse feja islame ėshtė feja e
preokupimit dhe punės. Emėrtimi “ilahi islame”, nuk ėshtė emėrtim nė vendin e
duhur dhe njerėzit nuk duhet ti pėrdorin kėto ilahi, sepse nė to mund tė ketė
fjalė tė Allahut duke u shoqėruar me duartrokitje. Pėrplasja e duarve e tė
tjera gjėra qė mund ti shoqėrojnė ilahitė, tė gjitha kėto bėjnė pjesė nė
moralet e Sufijve.
Nė lidhje me idhujtarėt, Allahu i Madhėruar ka thėnė: “Lutja e tyre pranė
shtėpisė (Qabes) nuk ishte tjetėr vetėm se britmė dhe duartrokitje.” Pra,
duartrokitja e shoqėruar me ilahitė islame nuk lejohet, sepse nė tė vėrtetė
kėto ilahi janė kėngė dhe kjo gjė i mvishet islamit.[8]

Dijetari i madh, Hamud et Tuejxhiri: "Ilahitė
islame nuk janė gjėra islame"

Nė njė nga librat e tij, ky dijetarė shprehet duke thėnė: Vėrtet, disa ilahi tė
cilat i praktikojnė shumica e nxėnėsve nė ceremonitė dhe kampet verore duke i
emėrtuar si islame, duhet ta dimė se nuk janė gjėra islame. Ato janė pėrzier me
kėndime, dridhje tė tepruara zėri dhe tinguj, tė cilat tė gjitha sė bashku
provokojnė ata qė kėndojnė dhe ata qė dėgjojnė. Ato ftojnė nė kėrcim e largojnė
nga pėrmendja e Allahut, leximi dhe meditimi nė ajetet e Kuranit Fisnik, e
shumė dije tė tjera tė dobishme.[9]
Ata qė zgjedhin si paraardhės dhe shėmbėlltyrė Sufijtė e hershėm, sa gjė tė
keqe kanė zgjedhur pėr vetet e tyre.
Gjithashtu ka thėnė: Ai qė krahason kėto ilahi me pėrdredhje zėri, me recitimet
e sahabėve kur ndėrtonin xhaminė e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut
qofshin mbi tė) apo kur hapnin gropėn e hendekut, apo e krahason me fjalėt qė
sahabėt u thonin deveve pėr tė shpejtuar ecjen, le ta dinė se krahasimi i tyre
ėshtė i gabuar. Sahabėt nuk i recitonin poezitė duke pėrdredhur zėrat, gjė e
cila provokon kėngėtarin dhe dėgjuesin, siē ndodh me nxėnėsit nėpėr ceremoni
dhe kampe verore.
Por pėrkundrazi, sahabėt e kufizonin poezinė dhe e recitonin atė me zė tė
lartė. Nuk ėshtė transmetuar qė ata tė jenė bashkuar pėr tė kėnduar sė bashku,
siē veprojnė nxėnėsit nė kohėn tonė
E mira mė e madhe gjendet nė pasimin e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut
qofshin mbi tė) dhe tė shokėve tė tij, ndėrsa e keqja mė e madhe qėndron nė
kundėrshtimin e tyre dhe marrjes sė shpikjeve qė nuk i pėrkasin udhėzimit tė
tyre, madje as qė janė njohur nė periudhėn e tyre.



Ato nuk janė gjė tjetėr vetėm se shpikje e Sufijve, tė cilėt e konsiderojnė
fenė si lojė e dėfrim. Eshtė pėrmendur se Sufijtė mblidheshin pėr tė kėnduar
poezi me stėrgjatje zėri dhe melodi muzikore pėr ta tepruar nė lavdėrimin ndaj
Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė). Mblidheshin pėr atė qė e
quanin “dhikėr-pėrmendje” edhe pse nė realitet ishte tallje me Allahun dhe
pėrmendjen e Tij. Ata qė zgjodhėn si paraardhės dhe shėmbėlltyrė Sufijtė e
hershėm, sa gjė tė keqe zgjodhėn pėr vetet e tyre.[10]

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

2 Re: ILAHITE ISLAME prej 20.09.08 9:41

Dibrani_84

avatar
gjeneral
gjeneral
Dijetari i madh, AbdulMuhsin el Abad: "Nuk duhet tė merremi me
ilahitė e as tu kushtojmė rėndėsi atyre
"

Nė pėrgjigjen e njė pyetjeje rreth ilahive, dijetari u shpreh duke thėnė:
Njeriu duhet ta mbushė kohėn e tij me gjėra qė i sjellin dobi nė kėtė botė dhe
nė botėn tjetėr. Ai duhet tė merret me pėrmendjen e Allahut, leximin e Kuranit
dhe leximin e librave tė dobishėm. Gjithashtu, duhet tė lexojė poezi tė cilat
nxisin pėr morale tė larta dhe sjellje tė mira.



Pėrsa u pėrket ilahive qė janė shfaqur kohėt e fundit, tė cilat realizohen duke
u mbledhur grup e duke kėnduar me zė melodioz, inēizohen e shpėrndahen duke u
marrė kohėn shumė njerėzve, nuk duhet tė merremi me to e as tu kushtojmė
rėndėsi. Qėllimi ėshtė qė tė pėrfitojmė njohuritė dobiprurėse, tu kushtojmė
rėndėsi pikėrisht kėtyre njohurive dhe tė dėgjojmė gjėra tė mira. Ndėrsa
mallėngjimi i zėrave dhe kujdesi pėr ti dėgjuar kėta zėra, kjo nuk duhet tė
ndodhė kurrė e as nuk ėshtė e udhės.[11]

Dijetari i nderuar, Salih ali Shejh: "Ilahitė islame erdhėn nga
Ihuan el muslimin"


Pyetje: Nė kėtė kohė janė shtuar mjetet qė ndihmojnė pėr
thirrjen e njerėzve nė fenė e Allahut tė Madhėruar. Nė disa prej kėtyre metodave unė kam dyshim, e
ato janė; teatri dhe ilahitė. A janė ato tė lejuara?

Pėrgjigje: Ilahitė, ajo qė di nga fjalėt e dijetarėve tanė tė
cilėve u merret fjala nė pėrgjigje, janė tė mendimit se ato nuk lejohen.
Ilahitė kanė ardhur nga Ihuan el musliminėt, dhe dihet se nė llojet e edukimit
qė ata pėrdorin janė edhe ilahitė

Ilahitė pėrdoreshin nė tarikatet e Sufijve, si metodė ndikuese tek ndjekėsit e
tyre. Ndėrsa nė kohėt e sotme si mjet dhe metodė e re, ilahitė u futėn edhe nė
kėtė shtet (Arabinė Saudite) dhe u praktikuan nė shumė gjėra. Nė momentet e
para kur u shfaqėn kėto ilahi, dijetarėt thanė se nuk lejohen.



Nė lidhje me “Tagbirin” tė cilin e shpikėn Sufijtė dhe qė ngjason me ilahitė e
sotme, imam Ahmedi ka thėnė: Ato janė shpikje dhe pėrdoren pėr tė larguar
njerėzit nga Kurani. Sufijtė e quanin atė “dėgjim i lavdėruar”, i cili nė tė
vėrtetė nuk ėshtė i lavdėruar por i nėnēmuar.[12]

Shiko profilin e anėtarit http://dibra.bigforumonline.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi